Tag: daneze

  • Danimarka vendos hapjen e ambasadës në Tiranë

    Danimarka vendos hapjen e ambasadës në Tiranë

    Për të mbrojtur më së miri interesat e Danimarkës në këto kohë të pasigurta, Ministria e Punëve të Jashtme do të kryejë një numër rregullimesh organizative dhe kjo përfshin edhe hapjen e ambasadave të reja, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze. Në përputhje me rrethanat, Danimarka do të hapë ambasada të reja në Argjentinë dhe Shqipëri në vitin 2026. Me një ambasadë në Shqipëri, Danimarka do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.
    Përveç kësaj, ambasada daneze në Mianmar do të mbyllet. Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen ka informuar Komitetin e Politikës së Jashtme për rregullimet. Rregullimet duhet të shihen në dritën e ambicies së qeverisë për të ndërtuar partneritete të reja në një kohë pasigurie në rritje. “Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të azhornuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në atë drejtim sot”, tha Rasmussen.

    Hapja e një ambasade të re daneze në Argjentinë duhet të shihet në dritën e ambicies për të rritur angazhimin e Danimarkës në Amerikën Latine. Argjentina është një lojtare e rëndësishme në kontinent dhe një ambasadë do të ofrojë një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet tona tregtare. Emërimi i një Përfaqësuesi Special në Azinë Qendrore do të forcojë marrëdhëniet e Danimarkës me një rajon që ne dëshirojmë ta afrojmë me Evropën dhe rëndësia gjeopolitike e të cilit po rritet.

    Si pasojë e reduktimit gradual të angazhimit tonë në Mianmar nga Danimarka, ambasada në Mianmar do të mbyllet deri në fund të vitit 2026. Kushtet kornizë për bashkëpunim janë përkeqësuar ndjeshëm që nga grushti ushtarak i shtetit dhe aktualisht nuk ka indikacione se kjo do të ndryshojë. Burimet do të ridrejtohen për qëllime të tjera, ku Danimarka ka interesa më të mëdha në politikën e jashtme dhe komerciale. Në këtë drejtim, u vendos gjithashtu që ambasada në Tanzani nuk do të mbyllet, siç ishte planifikuar më parë. Me rregullimet e reja, Danimarka do të ketë gjithsej 105 misione jashtë vendit në të gjithë botën. 71 prej tyre janë ambasada.

  • Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

    Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

    Danimarka po bëhet gati të hapë Ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026.
    Kështu bëhet e ditur në publikimin e medias daneze The Copenhagen Post, duke përmendur faktin se ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë.
    Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.
    Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen:
    “Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të azhurnuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”.
    Me një Ambasadë në Shqipëri, Danimarka – sipas raportimit të mediave daneze – do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë rezistencën e tij, duke përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.
    Teksa themelimi i një ambasade të re daneze në Argjentinë duhet të shihet në dritën e ambicies për të rritur angazhimin e Danimarkës në Amerikën Latine. Argjentina është një lojtare e rëndësishme në kontinent, dhe një ambasadë do të ofrojë një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet tona tregtare.

  • Çelet grupkapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një ëndërr, tashmë realitet!

    Çelet grupkapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një ëndërr, tashmë realitet!

    edi rama ne bruksel

    BRUKSEL- Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, kryeministri Edi Rama tha se  çelja e grup kapitujve me BE dukej një ëndërr, ndërsa sot është një realitet me plan pune. Rama shtoi se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate.
    “Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin. Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”, u shpreh Rama.
    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, falenderoi presidencën daneze për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve së fundmi. Në konferencën e përbashkët, Kos vlerësoi punën e Shqipërisë për zbatimin e reformave, teksa e quajti shembullin më të mirë të fuqisë transformuese të zgjerimit. 
    “Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë, jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme. Është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, kur jepni rezultate, ju ecni para, jeni frymëzim për Ballkanin perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real. Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me faktorë të tjerë për zbatimin e reformave. Reformat sjellin ndryshime në ekonomi, politikë dhe shoqërinë shqiptare”, tha Kos. 
    Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se Shqipëria do të jetë shumë shperjt anëtare e BE0së nëse vazhdon me këtë ritëm. 
    “Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo
    Konferenca e sotme, e shtata me radhë, është e fundit në ciklin e hapjes së të gjashtë grupkapitujve dhe pritet të hapë rrugën për përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027. Pas kësaj faze, vendi do të hyjë në procesin politik të integrimit, që kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e të 27 shteteve të BE./ZËRI

  • Ministrja e jashtme daneze vlerëson Shqipërinë: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë

    Ministrja e jashtme daneze vlerëson Shqipërinë: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë

    Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së. Ajo tha se Shqipëria i përket familjes evropiane.
    “Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhsdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo.

  • Inteligjenca daneze: Anijet ruse drejtuan armët ndaj helikopterëve danezë

    Inteligjenca daneze: Anijet ruse drejtuan armët ndaj helikopterëve danezë

    Anijet luftarake ruse kanë lundruar vazhdimisht në drejtim të anijeve daneze, i kanë drejtuar armët ndaj anijeve luftarake daneze dhe kanë penguar sistemet e navigimit në ngushticat e Danimarkës që lidhin Detin Baltik me Detin e Veriut, njoftoi të premten shërbimi i inteligjencës së Mbrojtjes daneze.
    Ngjarje të tilla rrezikojnë përshkallëzim të paqëllimshëm, tha ai.
    Rajoni i Baltikut mbetet në gjendje alarmi pas incidenteve që përfshijnë këputjen e kabllove nënujore, defekte në tubacionet e gazit, shkelje të hapësirës ajrore dhe shfaqje dronësh qëkurse nisi pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, i cili rriti tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.

     

  • Situata me dronët rus, kryeministrja daneze ngre alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore

    Situata me dronët rus, kryeministrja daneze ngre alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me sigurinë në kontinentin evropian, duke e cilësuar situatën aktuale si më të vështirën dhe më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore, madje më të rëndë se gjatë Luftës së Ftohtë.

    “Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo i Luftës së Ftohtë”, – u shpreh Frederiksen në një intervistë për mediat daneze.
    Deklarata e saj vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje, veçanërisht pas shtimit të incidenteve me dronë të panjohur mbi infrastrukturën kritike në vendet e Evropës Veriore.
    E pyetur për qëndrimin e saj ndaj këtyre ndërhyrjeve me dronë në hapësirat ajrore të vendeve evropiane, Frederiksen u shpreh se është në parim pro rrëzimit të tyre, por shtoi se: “Kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur.”
    Kryeministrja daneze nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë vend apo palë të caktuar si përgjegjëse për këto incidente, por komentet e saj pasojnë një seri shqetësimesh në rritje për aktivitetet e dyshimta ajrore, veçanërisht pas incidenteve të fundit në Gjermani dhe Danimarkë, ku dronë të pazakontë u panë mbi rafineri, centrale dhe institucione shtetërore.

    Top Channel

  • Kryeministrja daneze: Evropa në periudhën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

    Kryeministrja daneze: Evropa në periudhën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me luftën në Ukrainë si një faktor kyç në përshkallëzimin e tensioneve.

    “Mendoj se situata është shumë serioze. Lufta në Ukrainë është jashtëzakonisht kritike. Kur shoh pamjen e Evropës sot, mendoj se jemi në momentin më të vështirë dhe më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore – jo që nga Lufta e Ftohtë”, tha ajo.
    E pyetur në lidhje me ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore evropiane, Frederiksen tha se ajo ishte përgjithësisht në favor të rrëzimit të tyre, por theksoi se “kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur”.
    Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së saj në samitin në Kopenhagen, kryeministrja daneze tha se detyra kryesore e udhëheqësve ishte të “diskutonin sigurinë dhe parandalimin, duke përfshirë dronët dhe të ndihmonin Ukrainën”, ndërsa diskutonin edhe migracionin.
    Ajo gjithashtu mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për një kredi kompensimi për Ukrainën, e cila do të sigurohej nga asetet e ngrira ruse.
    “Shpresoj që të gjithë tani ta kuptojnë se ekziston një luftë hibride , dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër ndoshta është diku tjetër ku do të shohim sabotim ose do të shohim dronë që fluturojnë”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Samiti informal i BE-së, Danimarka ndalon fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin

    Samiti informal i BE-së, Danimarka ndalon fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin

    “Ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë nga e hëna deri të premten”, njoftoi të dielën Ministria Daneze e Transportit.

    Danimarka do të presë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-të mërkurën prandaj vendi ka në fokus të veçantë sigurinë, thuhet nga Ministria Daneze.
    Masa erdhi si pasojë e fluturimeve misterioze të dronëve mbi Danimarkë të shfaqura në ditët e fundit. Që nga 22 shtatori, shfaqja e dronëve të paidentifikuar në Danimarkë ka çuar në mbylljen e disa aeroporteve. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka quajtur këto “sulme hibride”.
    Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se kush është përgjegjës për incidentet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje.
    Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit
    Danimarka, si Presidentja aktuale e Këshillit të BE-së, do të organizojë një samit informal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagen të mërkurën, i ndjekur nga një samit i Komunitetit Politik Evropian (EPC).
    Ndër temat e pritshme për diskutim do të jetë mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe forcimi i gatishmërisë së përbashkët evropiane për mbrojtje. Kancelari Friedrich Merz (CDU) gjithashtu planifikon të fluturojë për në kryeqytetin danez për të dy takimet.
    Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, kanë vendosur t’i përgjigjen një kërkese daneze për mbështetje dhe të kontribuojnë në mbrojtjen nga dronët, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
    Më tej NATO planifikon të vendosë edhe fregatën “Hamburg” të Marinës Gjermane, së bashku me njësi të tjera nëse është e nevojshme, si pjesë e misionit të saj “Baltic Sentry”, i cili përqendrohet në sigurimin e Detit Baltik. Bundeswehr po jep kështu një kontribut të dukshëm në sigurinë e një samiti të rëndësishëm evropian, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
    Fregata “Hamburg” mori pjesë në një stërvitje në Detin Baltik javën e kaluar së bashku me luftanijen amerikane “USS Bainbridge” dhe anije luftarake nga Suedia dhe Finlanda./ DW

    Top Channel

  • Danimarka merr masat përpara samitit të BE-së në Kopenhagen, ndalon të gjitha fluturimet civile me dronë

    Danimarka merr masat përpara samitit të BE-së në Kopenhagen, ndalon të gjitha fluturimet civile me dronë

    Danimarka ka ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet civile me dronë në të gjithë territorin e saj, si masë sigurie përpara një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet këtë javë në kryeqytetin danez.

    Vendimi, i shpallur nga Ministria e Transportit, ka për qëllim të “thjeshtojë punën e sigurisë” për policinë dhe autoritetet e tjera gjatë një periudhe të rritur tensioni në rajon. Ndalimi është në fuqi deri më 3 tetor, dhe shkelësit përballen me gjoba apo burgim deri në dy vjet.
    Masat e reja vijnë pas një sërë incidentesh me dronë të paidentifikuar, të cilët janë parë mbi baza ushtarake daneze dhe afër aeroporteve kryesore si Kopenhageni, Aalborg dhe Billund. Këto incidente çuan në mbyllje të përkohshme të aeroporteve dhe në devijime të fluturimeve.
    Hetimet janë ende në vazhdim, dhe autoritetet daneze nuk kanë konfirmuar ende kush qëndron pas këtyre fluturimeve. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur ato një “sulm hibrid” dhe pjesë të një “operacioni sistematik” të mundshëm.
    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se nuk përjashton përfshirjen e Rusisë, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë. Nga ana tjetër, Moska ka mohuar çdo përfshirje, duke i quajtur akuzat “të pabazuara”.
    Rusia është akuzuar më parë për ndërhyrje hibride, përfshirë sulme kibernetike dhe shkelje të hapësirave ajrore të vendeve të NATO-s.
    Në përgjigje të incidentit, 10 vende anëtare të BE-së kanë rënë dakord të krijojnë një “mur me dronë”, për të përmirësuar mbrojtjen kundër fluturimeve të paautorizuara. NATO njoftoi se ka rritur vigjilencën në të gjithë rajonin e Baltikut.
    Ndërkohë, shtete si Norvegjia, Rumania, Estonia dhe Polonia kanë raportuar incidente të ngjashme gjatë javëve të fundit. Rumania madje ka miratuar ligje të reja që i japin më shumë fuqi ushtrisë për të rrëzuar dronë të dyshimtë.

    Top Channel

  • Ushtria daneze pikas sërish dronë në hapësirën ajrorë të Danimarkës, fluturonin mbi instalimet ushtarake

    Ushtria daneze pikas sërish dronë në hapësirën ajrorë të Danimarkës, fluturonin mbi instalimet ushtarake

    Ushtria daneze njoftoi sot se disa dronë u panë përsëri duke fluturuar mbi instalimet ushtarake në Danimarkë gjatë natës për të dytën periudhë 24-orëshe radhazi.

    “Forcat e armatosura konfirmojnë se dronë u vunë re në disa nga instalimet e tyre gjatë natës. Janë mobilizuar mjete të ndryshme”, tha ushtria në një njoftim për shtyp.
    Deklarata nuk dha asnjë detaj rreth incidenteve apo përgjigjes së ushtrisë. Media daneze raportoi se asnjë aeroport nuk u mbyll gjatë natës.
    Shfaqja misterioze e avionëve pa pilot në Danimarkë dhe Norvegji që nga 22 shtatori ka çuar në mbylljen e aeroporteve, me Kopenhagenin që lë të kuptohet për përfshirje të mundshme ruse. Dje, ushtria daneze tha se dronë me origjinë të panjohur ishin parë mbi “instalime ushtarake” gjatë natës së të premtes deri të shtunën, por nuk dha detaje.
    Policia konfirmoi se “një deri në dy dronë” u panë duke fluturuar të premten në mbrëmje pranë ose mbi bazën ushtarake Karup, më e madhja e vendit, e cila strehon të gjithë helikopterët e forcave të armatosura, shërbimet e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe shkollën e pilotëve, ndër të tjera.
    Kopenhageni do të presë një samit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe të enjten me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive.

    Top Channel