Tag: danez

  • Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

    Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

    20 Nëntor 2025

    8:59

    Telesport

    Përveç rikthimit romantik të Thiago Silva, skuiadra e Milan po shqyrton edhe opsione të tjera mbrojtëse për merkaton e janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po synojnë edhe danezin Thomas Kristensen.
    Qendërmbrojtësi që luan me Udinese në Serie A aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, por së shpejti mund të jetë përsëri i disponueshëm.
    Kontrata e lojtarit 23-vjeçar danez (2 gola në 52 ndeshje me Udinese në Serie A) skadon në vitin 2028, por friulianët mund të shqyrtojnë oferta në rreth 15-20 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
    Kristensen e njeh mirë kampionatin italian dhe për shkak të moshës së re mund të jetë një investim i mirë. Klubi është duke monitoruar situatën, me shpresën që ta marrë lojtarin në formë huazimi në janar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

  • Modeli danez frymëzon Britaninë e Madhe, masa të ashpra për të frenuar emigracionin e paligjshëm

    Modeli danez frymëzon Britaninë e Madhe, masa të ashpra për të frenuar emigracionin e paligjshëm

    Qeveria britanike po analizon politikat e Danimarkës për të ulur emigracionin e paligjshëm.

    Media britanike Sky News raporton se ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka dërguar zyrtarë në Kopenhagë për të studiuar sistemin danez të kontrollit kufitar dhe të azilit, një nga më të ashprit në Evropë.
    Në qendër të vëmendjes janë rregullat e rrepta për ribashkimin familjar dhe qëndrimet e përkohshme për refugjatët, të cilat Danimarka i aplikon për të frenuar fluksin migrator. Mahmood pritet të shpallë ndryshime të mëdha në sistemin britanik të emigracionit më vonë këtë muaj.
    Megjithatë, në Partinë Laburiste ka ndarje të forta mbi këtë qasje. Disa deputetë kërkojnë politika edhe më të ashpra për të frenuar emigracionin. Ndërkohë, të tjerë paralajmërojnë se këto masa mund të largojnë votuesit progresistë dhe ta shtyjnë partinë shumë në të djathtë.
    Kjo nismë vjen ndërsa Britania po përballet me rritje të kalimeve ilegale përmes Kanalit Anglez. Vetëm të premten, 648 persona kaluan me gomone drejt Britanisë, duke e çuar numrin total të këtij viti në 38,223.
    Mahmood synon të vendosë masa ndaluese për hyrjet e paligjshme dhe të lehtësojë dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi. Ajo pritet të takohet së shpejti me ministrin danez të emigracionit, Rasmus Stoklund, i cili e ka përshkruar Danimarkën si “një vend i vogël e paqësor, si hobbitët në ‘Lord of the Rings’, ku ata që nuk kontribuojnë pozitivisht, nuk janë të mirëpritur”.

    Top Channel

  • Arsenali arrin marrëveshjen me mesfushorin danez, kapiteni i Brentford transferohet në “Emirates”

    Arsenali arrin marrëveshjen me mesfushorin danez, kapiteni i Brentford transferohet në “Emirates”

    26 Qershor 2025

    10:35

    Telesport

    Arsenal ka rënë dakord për një tarifë prej 10 milionë eurosh, plus bonuse, për të nënshkruar me mesfushorin e Brentford, Christian Norgaard (në total marrëveshja do të shkojë në 15 milionë euro).
    Edhe pse ende nuk është arritur marrëveshja me kapitenin 31-vjeçar të “Bees”, gjithçka po tregon drejt një përfundimi brenda një ose dy ditësh. Edhe përfaqësuesi i kombëtares danez dëshiron të transferohet në “Emirates” dhe kushtet personale nuk pritet të jenë problem.
    Interesi i “Gunners” për kapitenin e Brentford vjen mes skadimit të kontratës së Thomas Partey me Arsenal. Skuadra e Mikel Arteta po vepron shpejt pasi nuk ka mundur, deri më tani, të gjejë një marrëveshje për një marrëveshje të re për Partey.
    Norgaard është në sezonin e tij të gjashtë në Angli, 4 prej të cilave i ka kaluar në Premier League me Brentford, ku dhe është dalluar. Pra, ai ka mjaft përvojë, çka pritet ta ndihmojë në përfshirjen e tij me skuadrën e Arsenal.

  • Danimarka miraton marrëveshjen, i jep SHBA-ve qasje të pakufizuar në bazat e saj ajrore

    Danimarka miraton marrëveshjen, i jep SHBA-ve qasje të pakufizuar në bazat e saj ajrore

    Parlamenti danez ka miratuar me shumicë dërrmuese një marrëveshje të re të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, e cila i jep ushtrisë amerikane qasje të pakufizuar në bazat ajrore të Danimarkës dhe juridiksion të plotë mbi trupat e saj në këtë territor.
    Marrëveshja, e cila është kritikuar ashpër nga politikanë dhe ekspertë të të drejtave të njeriut, parashikon që ushtarët amerikanë të kenë të drejtë të veprojnë në bazat ajrore në Karup, Skrydstrup dhe Aalborg, si dhe t’u ushtrojnë autoritet edhe civilëve danezë në dhe përreth këtyre zonave.
    Sipas saj, nëse një ushtar amerikan kryen një vepër penale në Danimarkë, ai do të gjykohet fillimisht sipas ligjeve të SHBA-ve.
    Gjithashtu, marrëveshja i lejon SHBA-ve të zhvillojnë aktivitete ushtarake në dhe nga territori danez, përfshirë stacionimin e personelit, ruajtjen e pajisjeve ushtarake, trajnime dhe aktivitete mirëmbajtjeje.
    Pavarësisht tensioneve të mëhershme midis dy vendeve, veçanërisht pas përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të blerë Groenlandën, një territor strategjik i Mbretërisë Daneze dhe raporteve për shtim të aktivitetit të inteligjencës amerikane në atë zonë, shumica e parlamentit danez votoi pro marrëveshjes. 94 deputetë votuan në favor, ndërsa vetëm 11 ishin kundër.
    Kreu i partisë Unity List, Pelle Dragsted, e quajti marrëveshjen “të dëmshme për vendin” dhe paralajmëroi për pasoja serioze për sovranitetin danez.
    “Do të ketë zona në Danimarkë që janë nën juridiksion amerikan, ku autoritetet tona nuk do të kenë kontroll dhe ku mund të ndodhin keqtrajtime të të burgosurve”, u shpreh ai.
    Marrëveshja u nënshkrua në dhjetor të vitit 2023 nën administratën e presidentit Joe Biden, por rikthimi i Donald Trump në detyrë ka sjellë ndryshime në marrëdhëniet dypalëshe.
    Ndërsa disa politikanë danezë shprehin shqetësime për një cenim të mundshëm të kushtetutës dhe sovranitetit kombëtar, qeveria e ka mohuar këtë.
    Kryeministrja Mette Frederiksen tha se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-të është më e rëndësishme se kurrë, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë.
    Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, deklaroi se autoritetet daneze do të kenë “përgjegjësi parësore për sigurinë, si brenda ashtu edhe jashtë zonave të mbuluara nga marrëveshja”.
    Ndërkohë, Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se ligji i ri mund t’u japë ushtarëve amerikanë të drejtën për të ndaluar protesta dhe demonstrata pranë bazave të tyre dhe do ta bënte të pamundur ndjekjen e tyre penale nga ana e drejtësisë daneze në rast të përdorimit të tepruar të forcës.
    Peter Vedel Kessing, studiues i lartë pranë institutit, deklaroi se nëse marrëveshja hyn në fuqi dhe ndodhin veprime të paligjshme nga ushtarët amerikanë në Danimarkë, këto veprime do të jenë përtej kontrollit dhe juridiksionit danez.

  • Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

    Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë. Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.
    “…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim,”- tha Shërbimi danez i Burgjeve.
    Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.
    Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen. Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”. Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.
    Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar. Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.
    Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.
    Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore. Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro. Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme. Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut. Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.
    Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./REL

  • Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.
    SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune.
    DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.

    “Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.
    “Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.
    Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja.
    Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania.
    DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera.
    Këshilli Danez për Refugjatët në Kosovë
    Këshilli Danez për Refugjatët ka vepruar në mënyrë të pandërprerë në Kosovë që nga viti 1998, sipas ueb-sajtit të këshillit.
    Prej vitit 2003, DRC-ja ishte përqendruar gjithnjë e më shumë në kthimin e pakicave në Kosovë, një prioritet programor.
    Ajo gjithashtu ka punuar në krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kthimit në Kosovë, duke synuar jo vetëm nevojat fizike të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të kthyer, por edhe riintegrimin dhe zhvillimin social e ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës, objekteve dhe mundësive për të dy komunitetet – pritëse dhe kthyer, sigurinë dhe dialogun ndëretnik, thuhet në ueb-sajtin e saj.
    Nga viti 2003, DRC-ja i ka kthyer 778 familje me gjithsej 2945 individë në Kosovë./REL

  • Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë edhe Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë edhe Kosovën

    Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune.DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.“Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.“Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja.Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania.DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera.Këshilli Danez për Refugjatët ka vepruar në mënyrë të pandërprerë në Kosovë që nga viti 1998, sipas ueb-sajtit të këshillit.Prej vitit 2003, DRC-ja ishte përqendruar gjithnjë e më shumë në kthimin e pakicave në Kosovë, një prioritet programor.Ajo gjithashtu ka punuar në krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të kthimit në Kosovë, duke synuar jo vetëm nevojat fizike të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të kthyer, por edhe riintegrimin dhe zhvillimin social e ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës, objekteve dhe mundësive për të dy komunitetet – pritëse dhe kthyer, sigurinë dhe dialogun ndëretnik, thuhet në ueb-sajtin e saj.Nga viti 2003, DRC-ja i ka kthyer 778 familje me gjithsej 2945 individë në Kosovë./REL

  • Kryeministri i Groenlandës viziton homologun danez mes tensioneve me SHBA-në

    Kryeministri i Groenlandës viziton homologun danez mes tensioneve me SHBA-në

    Bota E Diel, 27 Prill 2025 21:56
    Groenlanda dhe Danimarka ranë dakord të hënën të forcojnë lidhjet në përgjigje të interesit të presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjikisht të rëndësishëm nw Arktik, thanë udhëheqësit e tyre pas bisedimeve në Kopenhagen.
    Groenlanda po punon për të forcuar marrëdhëniet e saj me Danimarkën, tha të hënën kryeministri i saj i ri, Jens-Frederik Nielsen.

    “Ne jemi në një situatë të politikës së jashtme, që do të thotë se duhet të afrohemi me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.
    Jens-Fredrik Nielsen mbërriti në kryeqytetin danez të hënën për një vizitë tre-ditore në një shfaqje uniteti midis ishullit të pasur me toka të rralla dhe Danimarkës.
    Vizita e Nielsen vjen pas muajsh tensionesh pasi Trump tha vazhdimisht se Groenlanda duhet t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara.

  • Kryeministri i Groenlandës viziton homologun danez mes tensioneve me SHBA-në: Është koha të afrohemi më njëri-tjetrin

    Kryeministri i Groenlandës viziton homologun danez mes tensioneve me SHBA-në: Është koha të afrohemi më njëri-tjetrin

    Groenlanda dhe Danimarka ranë dakord të hënën të forcojnë lidhjet në përgjigje të interesit të presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjikisht të rëndësishëm nw Arktik, thanë udhëheqësit e tyre pas bisedimeve në Kopenhagen.

    Groenlanda po punon për të forcuar marrëdhëniet e saj me Danimarkën, tha të hënën kryeministri i saj i ri, Jens-Frederik Nielsen.
    “Ne jemi në një situatë të politikës së jashtme, që do të thotë se duhet të afrohemi me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.
    Jens-Fredrik Nielsen mbërriti në kryeqytetin danez të hënën për një vizitë tre-ditore në një shfaqje uniteti midis ishullit të pasur me toka të rralla dhe Danimarkës.
    Vizita e Nielsen vjen pas muajsh tensionesh pasi Trump tha vazhdimisht se Groenlanda duhet t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel