Tag: danaj

  • Shkon në lokal dhe dhunon këngëtarin dhe pronarin/ Denoncimi i 69-vjeçarit: Autori ka dy emra është problematik. S’dua të më ngatërrohet..

    Shkon në lokal dhe dhunon këngëtarin dhe pronarin/ Denoncimi i 69-vjeçarit: Autori ka dy emra është problematik. S’dua të më ngatërrohet..

    Një 69-vjeçar nga Vlora, ka denoncuar në polici dhe publikisht një rast të ndodhur në lokalin e tij në Llakatund. Niko Hoxha tregon se ditën e djeshme, 39-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 69-vjecarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë. 
    “Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash ‘çfarë bën?’ Më tha ‘e do dhe ti një?’. Shiko mua më goditi. Fillonte të fliste m fjalë të ndyra. Kur vjen policia këtu, më thotë që ai kishte dhe emër tjetër. Është problematik në të gjithë vendin. Nuk dua të më ngatërrohet djali. Djali më tha që dhe mua më kanë provokuar. I bëj thirrje shtetit që të kapet”, tha Hoxha. 
    Vetë Hoxha tregon se gjithçka ndodhi pa asnjë arsye ndërsa thekson se nuk ka konflikte me personin që e dhunoi apo me persona te tjerë. Vete 69-vjecari thekson se për këtë ngjarje kërkon qe gjithçka t’i lihet në dorë drejtësisë. 
    Hoxha thekson se autori është person problematik dhe njihet si i tillë në zonë ndërsa i bën thirrje policisë te hetojë edhe më shumë dhe të arrestojë autorin e dhunimit. Nuk kërkon asgjë tjetër, por sipas tij në këtë ngjarje te mos preken edhe persona te tjerë apo familjarë. Sakaq, policia ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin ndërsa Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për të. 
    “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 
    Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi më datë 25.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit N. H., 69 vjeç, banues në fshatin Llakatund”, njofton policia. 

  • Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi/ Gjykata jep vendimin, dënim me burg të përjetshëm për 40-vjeçarin Danaj

    Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi/ Gjykata jep vendimin, dënim me burg të përjetshëm për 40-vjeçarin Danaj

    Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduard Danaj, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, 40 vjeçares Enkelejda Danaj, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024 në Athinë.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e xhelozisë. Pas veprimit makabër të vrasjes së bashkëshortes 52-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    “Akti i vrasjes është një akt dhune dhe mizorie i veçantë. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës”, tha kryetari i gjykatës, duke shpallur vendimin unanim të gjykatës mbi fajësinë e vrasësit 52-vjeçar, bashkëshortit të 40 vjeçares.
    “I pandehuri është një njeri i dhunshëm dhe apatik, ai nuk mbante mend as datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Doli që ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe jo më parë siç pretendon ai. Akti i tij ishte i paramenduar. Ai mbante një kapelë, mori një taksi dhe më pas shkoi në një hotel. Kur u arrestua, duke i thënë oficerit të policisë “Ia bëra mirë asaj”. Ai ishte i shtyrë nga xhelozia dhe zilia ekstreme”, theksoi gjithashtu Kryetari, duke njoftuar më vonë se gjykata hedh poshtë pretendimet e pavarura të autorit të krimit për ndryshim akuze.
    Sipas dosjes së çështjes së vrasjes në Menidi, gjithçka filloi më 16.5.2024 kur ndërtuesi 52-vjeçar shkoi në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite. Në atë kohë, gruaja ishte nisur për të shkuar në punë. Më pas, 52-vjeçari e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë, ku nga plagët e marra 40-vjeçarja vdiq menjëherë.

  • Vrau me thikë bashkëshorten, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj

    Vrau me thikë bashkëshorten, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj

    Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    ‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel’, tha kryetari i gjykatës.
    Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje të një arme pa leje.
    Në sallën e gjyqit, një nga momentet më prekëse ishte dëshmia e vajzës 22-vjeçare të çiftit, e cila pas humbjes së nënës ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël.

  • Vrasja e gruas shqiptare në Greqi, burri dënohet me burgim të përjetshëm

    Vrasja e gruas shqiptare në Greqi, burri dënohet me burgim të përjetshëm

    Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.
    Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
    Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
    Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
    “Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.

  • Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

    Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

    Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.

    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.
    Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
    Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
    Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
    “Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.
     
    Top Channel

  • Vrau gruan me 14 goditje thike, gjykata dënon me burgim të përjetshëm shqiptarin në Greqi

    Vrau gruan me 14 goditje thike, gjykata dënon me burgim të përjetshëm shqiptarin në Greqi

    Eduard Danaj është dënuar nga drejtësia greke me brugim të përjetshëm, pasi para një viti vrau me thikë bashkëshorten e tij. 52-vjeçari është dënuar gjithashtu edhe me 5 mijë euro gjobë, për asyen se mbante armë pa leje. Gjykata e ka përshkruar vrasjen e 40- vjeçares nga Danaj, si një akt dhune dhe mizorie të veçantë.

    Raportohet se Danaj e kishte plagosur viktimën me thikë në stomak, duke i sjellë kështu vdekjen e menjëhershme. Gjykatësi ka thënë se autori i krimit shqiptari, Eduart Danaj nuk mbante mend as ditëlindjet e fëmijëve të tij dhe ishte një njeri i dhunshëm. Pas arrestmit të tij menjëherë pas kryerjes së krimit, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë pendese.

     “Ja bëra mirë asaj”, është shprehur Danaj.

    Sipas asaj çfarë raportojnë mediat greke, më 16.5.2024, Danaj mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite dhe debatoi me të. Pas kësaj ai e plagosi 14 herë me thikë bashkëshorten e tij. Dyshohet se shkak i vrasjes ishte xhelozia e tij, ndaj bashkëshortes.

  • Dënohet me burg përjetë shqiptari pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi

    Dënohet me burg përjetë shqiptari pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi

    Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.  
    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek. 
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia. 
    ‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel’, tha kryetari i gjykatës.  
    Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje dhe përdorim të armës së ftohtë pa leje. 
    Në sallën e gjyqit, një nga momentet më prekëse ishte dëshmia e vajzës 22-vjeçare të çiftit, e cila pas humbjes së nënës ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël. 

  • Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi ndaj ndërtuesit shqiptar/ Viktima kishte bërë tre denoncime

    Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi ndaj ndërtuesit shqiptar/ Viktima kishte bërë tre denoncime

    Një ngjarje e rëndë ndodhi më 16 maj 2024 në zonën e Akarnes, në Atikë të Greqisë. Sipas Prokurorisë, autori – një 51-vjeçar, Eduart Danaj u drejtua në banesën e ish-bashkëshortes së tij 40-vjeçare, Enkelejda Danaj në Menidi, duke fshehur një thikë nën rrobat e tij. 
    Rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur gruaja po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. Viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të shumta. 
    Sipas raportimeve të gazetës Protothema, ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan dëmtime të rënda nga arma e ftohtë në pjesë të ndryshme të trupit. 
    Sot nisi gjyqi ndaj të pandehurit para Gjykatës së Përzier me Juri, ku vajza e viktimës – njëherazi edhe vajza e autorit të dyshuar – u paraqit në mbështetje të akuzës. 
    Megjithatë, seanca u shty për shkak të mungesës së 51-vjeçarit në sallë. Siç u bë e ditur, ai nuk u transferua nga burgjet e Larisës në Gjykatën e ish-shkollës Evelpidon për mungesë të një urdhri të nevojshëm nga prokuroria përkatëse. 
    Autoritetet gjyqësore po përpiqen të shmangin tejzgjatjen e procesit, për të mos rrezikuar skadimin e afatit 18-mujor të paraburgimit. 

  • U gjet i vdekur në Marbella! Danajn e takoi i fundit ‘ushtari’ i Visit të Pojës, nisin verifikimet për ADN-në

    U gjet i vdekur në Marbella! Danajn e takoi i fundit ‘ushtari’ i Visit të Pojës, nisin verifikimet për ADN-në

    Miklovan Danaj dhe Juxhin Drazhi

    SPANJË-Miklovan Danaj i shpallur i zhdukur prej muajit maj u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Pas gjetjes së trupit të pajetë, që besohet se i përket Danajt, autorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij. Policia ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Danajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.
    Ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar në gusht po në Spanjë për llogari të SPAK për trafik kokaine. Drazhi është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.
    Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Dakajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

    Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të ishte bashkëshortja e tij, me të cilën disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Partnerja e tij denoncoi në Polici në shtetin spanjoll zhdukjen e bashkëshortit të saj si dhe të njëjtin kallëzim e ka bërë dhe në komisariatin e Shkodrës. Asakohe familjarët e Danaj kanë rrëfyer se një person u ka thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Dhe për fat të keq ai u gjet i pajetë.
    Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi.

    Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.
    Në lidhje me rastin ende nuk ka arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRI

    gaggagaggapng

    ggagagaggapng

    screenshot 5 1

  • U gjet i vdekur në Marbella! ‘Ushtari’ i Visit të Pojës e takoi i fundit, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

    U gjet i vdekur në Marbella! ‘Ushtari’ i Visit të Pojës e takoi i fundit, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt