Tag: daljeve

  • Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë

    Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë

     

    Nga mesnata e së shtunës, më saktësisht me nisjen e datës 12 tetor, do të nisë zbatimi gradual i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të cilat gëzojnë mundësinë e lëvizjes pa viza.

    Vendet e BE-së në kufijtë e jashtëm të bllokut dhe të vendeve të tjera të zonës Schengen do të nisin gradualisht përdorimin e sistemit të ri të hyrjeve dhe daljeve (Entry-Exit System – EES). Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj qytetarëve të Shqipërisë, të cilët mund të udhëtojnë në BE pa viza.

    Këto rregulla, sipas sqarimeve nga BE-ja, nuk do ta kufizojnë liberalizimin e vizave, por vetëm do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të hyrje-daljeve dhe, si rrjedhojë, në rritjen e sigurisë për vendet e BE-së.

    Nga e diela, 12 tetor, në vendkalimet kufitare do të nisë marrja e gjurmëve të katër gishtërinjve të dorës së djathtë dhe fotografimi digjital, ndërsa këto të dhëna do të regjistrohen në sistemin e ri të të dhënave. E tërë procedura do të bëhet vetëm herën e parë kur të hyjnë shtetasit e vendeve të treta në BE, ndërsa pastaj do të bëhet vetëm krahasimi i fotografisë në pasaportë me fotografinë në sistem.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Markus Lamert, ka thënë se në 6 muajt e parë sistemi i ri do të përdoret vetëm në mënyrë të kufizuar, ndërsa pas një periudhe gjashtëmujore, më saktësisht më 10 prill të vitit 2026, do të hyjë në tërësi në fuqi.

    ‘6 muaj është periudha e tranzicionit. Në fund të kësaj periudhe 6 mujore, sistemi i hyrje-daljeve do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe vulosja e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik në sistem’, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

    Masat e reja pritet të rezultojnë në pritje më të gjata në vendkalimet kufitare për shkak të procedurave të reja, megjithë deklarimet nga zyrtarët e BE-së se nuk presin që kjo të ndikojë në mënyrë dramatike.

    BE-ja beson se me masat e reja do të kontrollojë më mirë se kush hyn në territorin e saj dhe do ta ketë më të lehtë për të zbuluar dhe sanksionuar ata që nuk i respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave, sidomos ato për kufizimin e qëndrimit në territorin e BE-së.

    Liberalizimi i vizave mundëson vetëm udhëtime për vizita në BE, me qëndrim të kufizuar deri në 90 ditë, ndërsa gjatë një viti maksimum 180 ditë. Ata që do t’i shkelin këto rregulla, e të cilët do të zbulohen më lehtë me sistemin e ri, do të mund të kenë pasoja, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në territorin e Bashkimit Evropian.

  • Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim:  S’ka më vula në pasaportë, por…

    Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim: S’ka më vula në pasaportë, por…

    Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.
    Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

  • Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.

    Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
    Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
    Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
    Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
    Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
    Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
    Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme:
    E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
    “Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë.
    Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala.Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
    Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
    Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë.

    Top Channel

  • Pushuesit ‘dynden’ në Portin e Durrësit/ Ja shifrat marramendëse të hyrje-daljeve, nga turistët por jo vetëm…

    Pushuesit ‘dynden’ në Portin e Durrësit/ Ja shifrat marramendëse të hyrje-daljeve, nga turistët por jo vetëm…

    Sipas Autoritetit Portual Durrës, nga e enjtja (31 korrik) deri të dielën (3 gusht), në port kanë mbërritur 24,373 pasagjerë dhe 6957 automjete.
    Fundjava që lamë pas rezulton më e ngarkuara me punë në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare
    Tragetet operuan me lundrime dyfishe, për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.
    Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.
    Njoftimi i plotë:
    Gjatë fundjavës që lamë pas (nga e enjtja deri të dielën), Porti i Durrësit ka përballuar me sukses një fluks të konsiderueshëm të hyrjeve:
    Pasagjerë të ardhur: 24,373
    Automjete të ardhura: 6,957
    Tragetet operuan me lundrime dyfishe (dopjo corse) për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.
    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve portuale, doganore, operatorëve privatë dhe sigurisë, operacionet u zhvilluan normalisht, me përqendrim të veçantë në përpunim efikas dhe pritje minimale për udhëtarët.