Tag: dalic

  • Kroacia në Botëror, Dalic: Jemi të kënaqur, shpresoj të shoh dhe Italinë…

    Kroacia në Botëror, Dalic: Jemi të kënaqur, shpresoj të shoh dhe Italinë…

    Kroacia arriti të kualifikohej direkt për në Botërorin 2026 dhe trajneri I kësaj skuadre, Zlatko Dalic që padyshim nuk e ka fshehur për këtë kualifikim që erdhi edhe pas suksesit me Malin e Zi me rezultatin 3-2.

    ‘E arritëm objektivin tonë dhe jemi të kënaqur-tha Dalic-e arritëm duke përmbysur rezultatin dhe duke treguar se kemi mentalitet. Gabime ka pasur, por tani të shijojmë këtë kualifikim në Botëror’
    Trajneri kroat nuk harroi të komentojë as dështimin e Italisë për t’u kualifikuar direkt me Të Kaltrit që do të luajnë në fazën e playoffit.
    ‘Italia ka bërë një rrugëtim të çuditshëm, nuk është kualifikuar 2 herë në borërorë, por ndërkohë ka fituar një evropian-tha Dalic-nuk e fitoi grupin dhe tani do të duhet të luajë në playoff. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj ta shoh në Botëror’

  • Kroacia nderon Daliç, ‘Vaterni’ një pikë larg Botërorit

    Kroacia nderon Daliç, ‘Vaterni’ një pikë larg Botërorit

    Kroacia kërkon 1 pikë në dy ndeshje për të siguruar biletën e Botërorit 2026. Së fundi po insiston të luajë ndeshje miqësore me Brazilin dhe Kolumbinë në SHBA, Daliç edhe pas 2026-ës në timon.

    Ish trajneri i Dinmos Zlatko Daliç pati një ditë të shënuar në duelin e fundit Kroaci- Gjibraltar 3-0. Takimi përkoi me jubileun e tij dhe ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës kroate teksa tifozët në tribunën lindore dhanë mesazhin “Zlatko 100”.

    Tekniku i Kroacisë mori gjithashtu dhurata speciale nga presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiç, dhe drejtori teknik Stipe Pletikosa, një fanellë me numrin 100. Karakteristika e veçantë e fanellës është se numri “100” është bërë nga flamujt e ekipeve kombëtare kundër të cilave Kroacia ka luajtur që kur ai ishte trajner. Kustiç dhe Pletikosa i dorëzuan Daliç një fotografi me 100 foto nga ndeshjet që ai drejtoi.

    Daliç startoi në “stolin e Vatreni” më 9 tetor 2017 kundër Ukrainës, dhe ndeshja e 100 jubilare ishte në të njëjtën ditë, por tetë vjet më vonë.

    Nën udhëheqjen e Daliç, kroatët shkuan në finale në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi (i mundi Franca 4-2), ndërsa katër vjet më vonë në Katar ishin të tretët.

    Vazhdo leximin

  • Dalic: Luka Modric po shkëlqen te Milani, e ka çuar klubin në një nivel tjetër

    Dalic: Luka Modric po shkëlqen te Milani, e ka çuar klubin në një nivel tjetër

    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e Luka Modric në fushën e lojës, duke e cilësuar si një fenomen edhe në moshën 40-vjeçare.
    Në një prononcim për mediat, Dalic u ndal tek forma e mesfushorit legjendar kroat, i cili këtë sezon po luan për Milani, duke dhënë një ndikim të madh në skuadër.

    “Luka Modric na surprizon gjithmonë. Ajo që po bën në Milano e ka çuar klubin në një nivel tjetër. Ai luan gjithmonë 90 minuta, gjë që tejkalon të gjitha pritjet dhe vazhdon të demonstrojë forcën e tij”, – tha Dalic.

    Përzgjedhësi i Kroacisë shtoi se përkushtimi dhe profesionalizmi i Modric është shembull për çdo lojtar të ri, dhe një ndër arsyet pse kombëtarja kroate vazhdon të mbetet konkurruese në nivelin më të lartë të futbollit europian.
    Luka Modric, pas një dekade të artë me Real Madridin, iu bashkua Milanit këtë sezon dhe ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Serie A dhe në arenën europiane.

  • “Modriç na impresionon, e ka dërguar Milanin në nivel tjetër”

    “Modriç na impresionon, e ka dërguar Milanin në nivel tjetër”

    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka vlerësuar në maksimum mesfushorin e kësaj përfaqësuese-je, Luka Modric. Sipas tij, Modric, edhe pse në moshën 40-vjeçare, po tregon cilësi të jashtëzakonshme te Milani.
    “Luka Modric na surprizon gjithmonë. Ajo që po bën në Milano e ka çuar klubin në një nivel tjetër. Ai luan gjithmonë 90 minuta, gjë që tejkalon të gjitha pritjet, dhe vazhdon të demonstrojë forcën e tij”,- tha trajneri i kroatëve, Dalic.

    © BalkanWeb