Tag: dalan

  • Vrau kushëririn e tij Dalan  Alliaj në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Vrau kushëririn e tij Dalan Alliaj në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    U paraqit këtë të mërkurë në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Alliajn, ndërsa gjatë gjyqit ai tha: “Nuk jam në gjendje të flas. Jam dakord me ato që thotë avokati”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    dalan dhe bertil alliaj

    VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj. Ai u qëllua disa herë nga afër, nga kushëriri i tij Bertil Alliaj, një shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 35-vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles. Pore dhe pse në kërkim për vrasje, Bertil Alliaj arriti që të qëllonte për vdekje kushëririn e tij, i cili sipas dëshmive të familjarëve, e kishte ndihmuar financiarisht gjatë kohësh që autori ishte në arrati, që prej vitit 2015.
    Bertil Alliaj deklaroi në polici se e ka kryer vrasjen për një arsye të fortë, të cilët nuk mund ta bëjë publike, por la të kuptohet se mund ta bëjë më vonë. 
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 

    Dalan Alliaj kishte shkruar në Gjorm, pasi babai i autorit ishte operuar dhe ka shkuar aty për vizitë. Ndërsa mësohet se autori jetonte jashtë me pasaportë false të Kosovës dhe janë takuar në Gjorm. 
    Dalan Alliaj ishte biznesmen dhe e ka ndihmuar kushëririn me të ardhura gjatë kohës që ishte në arrati. 
    Viktima konsiderohej si një djalë i mirë dhe i shkolluar, ndërsa për autorin thonë se kishin kohë që nuk e kishin parë në fshat. 
    Në vitin 2015 autori ishte i përfshirë në Masakrën e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj, dhe ishte i dënuar për 35 vite burg. Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë, për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.
    Çfarë ndodhi
    Bertil Alliaj ishte rikthyer në Gjormë 2 ditë më parë,dhe për tiu shmangur arrestimit nga policia përdorte një pasaportë të falsifikuar me identitetin e një shtetasi nga Kosova. Ai thirri mbrëmjen e të shtunës Dalan Alliaj, 36 vjeç babai i 2 fëmijëve për të sqaruar një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht. Bertil Alliaj rezulton si një nga personat më të kërkuar nga drejtësia për masakrën e Çolës në 2015, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg në mungesë. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 të rinj, Akil Hasanaj, Ardi Velaj si dhe Albi Limaj.
    Ngjarja ndodhi si pasojë e një sherri banal të nisur në një kazino të qytetit bregdetar ku Hasanaj dhe Velaj dhunuan në një lokal lojërash fati 21-vjeçarin Xhuliano Lutaj. Disa orë pas sherrit, shokët e këtij të fundit mes të cilëve Bertil Alliaj, kanë shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe janë hakmarrë. Nga ana tjetër, Dalan Alliaj, viktima e të shtunës në mbrëmje që u ekzekutua nga djali i xhaxhait të tij, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. /ZËRI 

  • Banorët e Gjormit të tronditur nga vrasja: S’e dimë çfarë ndodhi mes tyre, Dalan Aliaj ishte djalë i mirë dhe i shkolluar

    Banorët e Gjormit të tronditur nga vrasja: S’e dimë çfarë ndodhi mes tyre, Dalan Aliaj ishte djalë i mirë dhe i shkolluar

    Në fshatin Gjorm, ku mbrëmjen e djeshme ndodhi ngjarja tragjike dhe u ekzekutua me armë zjarri 36-vjeçari Dalan Alliaj, banorët dhe fqinjët ndajnë shqetësimin e tyre.

    “Ne si banorë të fshatit Gjorm nuk dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Lajmin e morëm vesh nga mediat. Viktima ishte një djalë i mirë, i shkolluar, jetonte në Levan, por ishte me origjinë nga zona jonë. Për autorin nuk dimë shumë — nuk e kemi parë prej kohësh, kishte vite që nuk vinte në fshat. Vetëm dje u njoftuam për ngjarjen dhe jemi të tronditur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre,” thonë banorët.
    Ndërkohë, ceremonia mortore e 36-vjeçarit do të zhvillohet në Levan të Fierit.

    Top Channel

  • U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Selenicës.

    Policia bëri me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.
    Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.
    Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili është vrarë nga djali i xhaxhait.

    Top Channel

  • U ekzekutua nga djali i xhaxhait, del FOTO e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

    U ekzekutua nga djali i xhaxhait, del FOTO e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

    Personi në foton e mëposhtme është Dalan Alliaj, 36 vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai u qëllua me 6 plumba përpara banesës së kushëririt të tij, Bertil Alliaj, 32 vjeç.

    Familjarët e gjetën trupin e pajetë dhe e dërguan në spital, por pa shenja jete. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt zonës malore të Gjormit, ndërsa policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi me përdorimin e dronëve për kapjen e tij.

    Dalan Alliaj

    Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

    Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë. Para hetuesve, Alliaj është shprehur: “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ndoshta në një moment tjetër do të flas, por ende nuk jam gati.”

    Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

    Menjëherë pas arrestimit, ndaj tij u ekzekutua vendimi i dënimit të formës së prerë. Ndërkohë, viktima Dalan Alliaj ishte administrator i kompanisë “Allidagu” në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtisë së ushqimeve, mbarështimit të kafshëve dhe tregtisë së automjeteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

     

  • U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë 

    U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë 

    Ky është Dalan Allaj, 36-vjeçari që u vra me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Gjorm të Selenicës. Policia arrestoi pas 5 orësh kërkimesh autorin Bertil Allia, i cili është djali i xhaxhait të viktimës. 
    I arrestuari rezulton person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje. 
    Autori është pyetur disa herë në vendngjarje mbi motivin pse e ka vrarë kushëririn e tij por nuk ka folur. Por siç konfirmohet nuk është grindje banale e çastit, dyshohet diçka e mbartur mes tyre kohët e fundit. 
    Vrasja ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn të plagosur me armë zjarri. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen. 

  • FOTO/ Ky është 36-vjeçari që u vra me 6 plumba nga kushëriri në Vlorë

    FOTO/ Ky është 36-vjeçari që u vra me 6 plumba nga kushëriri në Vlorë

    Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa ka siguruar foton e 36-vjeçarit  Dalan Alliaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
    Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.Lexo edhe :Related Posts
    Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta të mbrëmjes së të shtunës.

    Autori, Bertil Alliaj pas arrestimit, nuk ka pranuar të tregojë arysen e konfliktit që çoi në vrasjen e 36-vjeçarit./vizionplus.tv

  • Ky është Dalan Alliaj,  i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës.

    Ky është Dalan Alliaj,  i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës.

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Dalan Alliaj, administrator i kompanisë së njohur “Allidagu”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave zyrtare, autori i dyshuar i krimit është kushëriri i tij, Bertil Alliaj, i cili pas ngjarjes u largua nga vendngjarja, por u arrestua pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 5 orë, me mbështetjen e dronëve dhe forcave speciale të Policisë së Vlorës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Burime hetimore bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit lidhet me konflikte të mundshme familjare dhe ekonomike mes dy kushërinjve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Trupi i pajetë i Dalan Alliaj do të varroset sot, të dielën, në orën 13:00 në Levan të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ku Alliaj njihej si biznesmen i qetë dhe administrator i suksesshëm.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    Viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës.

    Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet.

    Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.

  • Detajet/ Atentati fatal ndaj 36-vjeçarit në Selenicë, 6 plumba në trupin e Dalan Alliajt

    Detajet/ Atentati fatal ndaj 36-vjeçarit në Selenicë, 6 plumba në trupin e Dalan Alliajt

    Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Selenicës.

    Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.
    Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
     

     
     

    Top Channel