Ajo deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme si kafe dhe sanduiçe. Kryemadhi theksoi se nuk është dakord me akuzat dhe se do ndjekë të gjitha procedurat ligjore.
Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj saj, duke e quajtur procesin të pabazuar. Kryemadhi kërkoi që çështja të trajtohet me durim e qetësi.
Monika Kryemadhi:
Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe nëna ime ka 8000 faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt të shkruara kundër nesh. Firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik, duhet marrë me qetësi, shëndeti ka shumë rëndësi. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vet dhe pretendohet se unë ia kam dhënë paratë për të blerë banesën.
Tag: dakord
-

“Firmosëm, por s’jemi dakord”/ Kryemadhi në SPAK: Artikuj kundër meje, do ndjekim procedurat…
-

“Nuk e ka vrarë djali im, ai nuk krijonte kurrë probleme”/ Nëna e autorit të dyshuar për krimin në Pogradec: Ilirjani e donte viktimën
Një ngjarje e rëndë goditi Pogradecin këtë të hënë, ku një 31-vjeçar dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares, Kozeta Teço dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe nëna e të dyshuarit, Sanie Selmani është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.
“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmur nga zemra.
Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, u shpreh ajo.Top Channel
-

A do të takohen Putin dhe Zelensky? Kryediplomati turk zbulon bisedimet: Moska dhe Kievi ranë dakord për …
Moska dhe Kievi kanë rënë dakord që Presidenti rus Vladimir Putin të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyyr Zelensky, sipas Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan. Komentet e tij erdhën menjëherë pas raundit të fundit të negociatave dypalëshe të lehtësuara nga Ankaraja.
Raundi i tretë i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe u zhvillua të mërkurën në Stamboll. Ndërsa nuk u arrit armëpushim, palët bënë disa përparime në çështjet humanitare, duke përfshirë marrëveshjet për shkëmbimin e mëtejshëm të të burgosurve të luftës dhe civilëve.
“Gjatë takimit, udhëheqësit diskutuan kushtet në të cilat mund të takohen”, tha Fidan për transmetuesin turk NTV të premten, duke vënë në dukje se “një samit midis udhëheqësve në Turqi u ra dakord në parim”.
Më herët gjatë javës, Fidan i përshkroi bisedimet e Stambollit si një hap tjetër drejt përfundimit të konfliktit, duke theksuar se “çdo arritje e re i sjell palët një hap më afër paqes”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se po shqyrtohet një takim i mundshëm midis Putinit dhe Zelenskyt, por theksoi se ai duhet të zhvillohet vetëm në fazën përfundimtare të negociatave të paqes. Ai shtoi se një samit i tillë “nuk ka gjasa” të ndodhë brenda një muaji.
Rusia pohon se është e hapur për një zgjidhje diplomatike, por vetëm një që adreson atë që ajo e quan “shkaqet rrënjësore” të luftës dhe shqetësimet e Moskës për sigurinë.
Zelensky ka kërkuar prej kohësh një takim personal me Putinin. Negociatorët e Ukrainës e përsëritën propozimin në Stamboll këtë javë, duke thënë se një samit kokë më kokë ishte një hap kyç drejt përfundimit të luftimeve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gjithashtu mbështetje për bisedime të drejtpërdrejta midis dy udhëheqësve, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zgjidhur konfliktin. Moska nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë, por këmbëngul se së pari duhet të krijohen bazat e nevojshme.
Rusia ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky-t, duke përmendur skadimin e mandatit të tij pesëvjeçar në maj 2024. Zelensky ka refuzuar të mbajë zgjedhje të reja, duke përmendur gjendjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët rusë argumentojnë se çdo marrëveshje e nënshkruar nën autoritetin e tij mund të kontestohet potencialisht.
Kremlini ka kërkuar gjithashtu që Ukraina të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbajë zgjedhje brenda 100 ditëve, si kusht për çdo armëpushim afatgjatë. -

Bisedimet midis qeverisë siriane dhe kurdëve do të nisin së shpejti në Paris
Franca, Siria dhe SHBA-të kanë rënë dakord që të zhvillohet ‘sa më shpejt të jetë e mundur’ një raund i ri bisedimesh midis qeverisë siriane dhe autoriteteve autonome kurde, me synim integrimin e kurdëve në shtetin sirian.
Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar pas një takimi të mbajtur në Paris mes ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, homologut të tij sirian Asaad al-Shibani dhe të dërguarit të posaçëm amerikan Tom Barrack, u ra dakord që kryeqyteti francez të presë ‘sa më shpejt që të jetë e mundur’ një raund të ri bisedimesh mes qeverisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), me qëllim zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit.
Më 10 mars, Mazloum Abdi, kreu i SDF (krahu i armatosur i kurdëve të mbështetur nga SHBA) dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sarra, ranë dakord që institucionet kurde të integrohen në shtetin sirian.
Pas kësaj marrëveshjeje kanë pasuar disa raunde negociatash, por zbatimi i saj po vonohet, me kurdët që kritikojnë deklaratën kushtetuese që i dha kompetenca të plota Sarra-s, si dhe përbërjen e qeverisë së re, të cilën e konsiderojnë si jo përfaqësuese për diversitetin etnik dhe fetar të Sirisë.
Kurdët kërkojnë të ruajnë një model qeverisjeje të “decentralizuar”, diçka që Damasku e kundërshton.
Takimi i parashikuar për të enjten në Paris mes përfaqësuesve kurdë dhe një delegacioni të qeverisë siriane u shty.
Të mërkurën, zëdhënësi i SDF-së, Farhad Sami, deklaroi se ‘dorëzimi i armëve është vijë e kuqe’ për kurdët.
“Askush nuk do të bindet. Kushdo që llogarit në dorëzimin (e forcave kurde) do të dështojë, ngjarjet tragjike e kanë provuar këtë”, tha ai, duke iu referuar përleshjeve të fundit mes beduinëve dhe druzenjve në Suvejda, ku u vranë 1.400 njerëz.
Pas këtyre trazirave, një figurë e lartë e kurdëve sirianë i bëri thirrje Damaskut ‘të rishikojë plotësisht dhe urgjentisht’ qasjen e tij ndaj pakicave. Syri.net-CNN.gr
-

Përfundon raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë, palët ranë dakord për një tjetër shkëmbim të burgosurish
Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Të dy delegacionet ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve – ushtarakë dhe civilë. Sipas TASS, bisedimet filluan në orën 20:37 dhe zgjatën rreth 40 minuta.
Në fillim të bisedimeve, Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan kishte shprehur shpresën se delegacionet e të dy vendeve do të ishin të përkushtuara për të arritur rezultate.
“Qëllimi përfundimtar është, sigurisht, një armëpushim që do të hapte rrugën për paqen në Ukrainë”, tha kreu i diplomacisë turke. -

Irani bie dakord me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të rifilluar bisedimet bërthamore
Irani dhe tre vende të tjera evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit dhe heqjen e mundshme të sanksioneve, por koha dhe vendi i negociatave janë në diskutim.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm të Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.
Top Channel
-

“Nuk jemi dakord për tarifën e vendosur nga Trump”/ Presidentja e Meksikës optimiste: Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me SHBA
Meksika shpreh besim në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në për tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u shpreh se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar Trump ishte e padrejtë.
Taksa e re iu njoftua Meksikës gjatë negociatave të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të premten midis zyrtarëve nga të dy vendet.
“Ne treguam në tryezën (e negociatave) se është një trajtim i padrejtë dhe se nuk jemi dakord. Meksika është tashmë në negociata për të rënë dakord për një alternativë ndaj tarifave doganore që do të lejonte që bizneset dhe vendet e punës të mbroheshin në të dy anët e kufirit “, thanë Ministritë e Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme në një deklaratë të përbashkët.
Administrata shpreson të shmangë hyrjen në fuqi të tarifave që më 1 gusht, tha Trump në një deklaratë të përbashkët.Top Channel
-

Ultimatumi i Ramës, Tavo bie dakord për “shkundjen” por jo për shkarkimin e nënkryetarëve: Janë të rinj
Vangjel Tavo
Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar sërish sot ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimn e nënkryetarëve të institucionit që ai drejton. Ai ka sqaruar gjatë një interviste për mediat, se nuk mund t’i shkarkojë nëndrejtorët pasi janë të rinj, kanë vetëm një muaj që janë emëruar.
Tavo shtoi se është dakord me ultimatumin e kryeministrit, por theksoi se administratorët publike duhet të ndryshohen në varësi të performancës që kanë.
“Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.
Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës dirën e djeshme, kritikoi nënkryetarët dhe kërkoi largimin e tyre nga detyra. Ndërkohë që pas këtij ultimatumi, kryebashkiakët demokratë kundërshtuan duke thënë se nuk do të pranojnë urdhra politikë./ZËRI/
-

Tavo: Jam dakord me kryeministrin. Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur!
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik.
Në një intervistë për Report TV, duke folur për aksionin e lirimit të hapësirave dhe prishjes së objekteve pa leje, theksoi se aksione të tilla janë ndërmarrë dhe do të vazhdojnë t’i marrin.
“Tani jemi në sezon por ne vazhdimisht kemi kryer aksion për lirimin e hapësirave publike dhe vazhdojmë të kryejmë. Në qendër të Himarës janë vendosur dy kioska pa leje vetëm mbrëmë dhe sot në mëngjes ka nisur një aksion i policisë e të gjitha strukturave për çlirimin e hapësirave që janë zënë dje në darkë. Është një fenomen i njohur ndër vite dhe është kryer gjithmonë ky aksion. S’mund t’i lejojmë me justifikimin se është sezoni turistik”, u shpreh Tavo.
Kryebashkiaku i Himarës komentoi gjithashtu edhe ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative dhe të nënkryetarëve të bashkive.
Sipas tij, një ‘rifreskim’ në këto struktura është i nevojshëm, dhe se nuk mund të rrinë për vite me radhë në poste të tilla, por sa i përket nënkryetarëve të tij, ai tha se janë të rinj dhe do t’u duhet kohë për të vlerësuar punën.
“Absolutisht. Dëgjoni të jemi korrekt me atë që thuhet. Unë po e ritheksoj atë që thashë dje, në varësi të performancës të gjithësecilit administrator nuk mund të qëndrojnë në bashki për 10 apo 15 vjet.
Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.
Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo./ Report Tv -

Kaja Kallas: BE-ja dhe Izraeli bien dakord të zgjerojnë aksesin humanitar në Gaza
Izraeli ka marrë vendime të rëndësishme për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës pas një dialogu konstruktiv me Bashkimin Evropian, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në X.
“Sot, arritëm një marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar aksesin humanitar në Gaza. Kjo marrëveshje do të thotë hapje e më shumë kalimeve kufitare, hyrje e kamionëve me ndihma dhe ushqime në Gaza, riparim i infrastrukturës jetësore dhe mbrojtje e punonjësve të ndihmës. Ne mbështetemi te Izraeli për të zbatuar çdo masë të rënë dakord”, shkroi ajo.
Sipas një deklarate të BE-së, Bashkimi Evropian dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për të siguruar që ndihma humanitare në shkallë të gjerë të shkojë direkt tek populli i Gazës dhe të mos përfundojë në duart e Hamasit.
Përveç kësaj, Izraeli ka rënë dakord të rifillojë furnizimet me karburant për agjencitë e ndihmës, të sigurojë sigurinë e punonjësve të ndihmës dhe të lehtësojë riparimet në infrastrukturën kritike, duke përfshirë rivendosjen e energjisë elektrike në impiantet e shkripëzimit.
BE-ja ka shprehur gatishmërinë e saj për të koordinuar këto hapa me agjencitë e OKB-së dhe organizatat humanitare në terren dhe ka përsëritur thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe ka mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.