Tag: dakord

  • Rutte: Putini mund të bindet të bjerë dakord për armëpushim në Ukrainë

    Rutte: Putini mund të bindet të bjerë dakord për armëpushim në Ukrainë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të ulet në tryezën e bisedimeve për armëpushim me Ukrainen përmes “presionit të vazhdueshëm”.
    “Jam absolutisht i bindur se me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje ta bindim Putinin të ulet në tryezë për të rënë dakord për një armëpushim dhe më pas për bisedime të tjera”, u tha Rutte gazetarëve pas një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
    Rutte tha se të dy shkëmbyen pikëpamje se si mund t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë dhe si mund të kontribuojë NATO dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të bindur Putinin të pranojë një armëpushim.

    Ai e quajti Trumpin, duke pasur parasysh “pozicionin e tij të fuqishëm dhe vizionin e tij për këtë”, “të vetmin që mund të ulet me Putinin dhe ta bindë atë të ndryshojë llogaritjet e tij dhe t’i japë pak hapësirë për ta bërë këtë”.
    Duke theksuar përfshirjen e ripërtërirë të SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën, Rutte vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Australinë dhe vendet përkatëse evropiane në kuadër të angazhimeve të sigurisë.
    Më herët në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

  • “Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

    “Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

    Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi marrëveshjen mes PS-PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 
    I ftuar në News24, përballë moderatores Ola Bruko, Duka tha se rëndësi është produkti final dhe hartimi i një kodi të ri zgjedhor. 
    “Urojmë që ky komision të ketë produkt. Nëse punohet seriozisht dhe ka produkt, s’ka rëndës nëse ka apo jo nga PAA. Është Fatmiri perzent, i cili ka qenë kundër kodit zgjedhor. Ndaj është me rëndësi, sikur jam dhe vetë aty. Duhet të ketë produkt final se lamë kokrrën e namit. Jemi 30 vite që nuk biem dakord për një kod të ri zgjedhor.”, tha ai. 
     

  • Rama: BE një paciente me 27 doktorë që s’bien dakord për kurën

    Rama: BE një paciente me 27 doktorë që s’bien dakord për kurën

    Nga podiumet ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama nuk harron asnjëherë të tërheqë vëmendjen. Pasi deklaroi me mburrje që Shqiperia po ece me mire se vete BE.  Kryeministri më pas e krahasoi Bashkimin Europian me një paciente me 27 doktorë, të cilët, sipas tij, nuk arrijnë të bien dakord për “kurën”.
    Në vijim, ai shtoi se BE është treguar shpesh hipokrite ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi “ajo që thotë nuk përputhet me faktet”.Në të njëjtën frymë, ai foli edhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, , sipas tij, xhelozia dhe mëritë ndaj njëri-tjetrit i kanë shtyrë këtu ku janë sot.
    Rama: Procesi i integrimit është binar nga njëra anë, është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër është politik. Por një gjë është e sigurte, ti nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike në çdo fazë. Mund të plotësosh të gjitha aspektet teknike në të gjitha fazat dhe mund të përballesh mbështetje politike, kjo është e qartë. Kjo është ajo që në një moment të caktuar në kohë, e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe për ne, sepse ajo që thonin nuk përputhej me faktet.
    Nuk po jepnin rezultate sepse Evropa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28, por njëri prej tyre u shmang dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. 27 të tjerët ranë dakord më vonë dhe pak nga këta doktorë për tre herë më radhë nuk ka lanë të merrnim pjesë. Më kujtohet disa vite më parë ishim tjetër, nuk ishim as pararendëse, sot na thonë që jemi pararojë.
    U them që të mos ma thonë më, sepse ndez një lloj mëri tek të tjerët. Ku bëhet fjalë për pakënaqësinë, ne jemi ballkanas, pa xhelozi, pa mëri për njëri-tjetrin, pa gjykimin e suksesit të tjetrit nuk do ishim këtu ku jemi. Lajmi i mirë është se nuk jemi vetëm në këtë botë. Kudo është kështu.

  • Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pas një konfrontimi që la dhjetëra të vdekur, Pakistani dhe Afganistani ranë dakord për një “armëpushim të menjëhershëm” gjatë bisedimeve në Katar, në përpjekje për të rivendosur qetësinë e qëndrueshme në kufirin e tyre, njoftoi Doha natën e së shtunës, 18 tetor deri të dielën, 19 tetor, shkruan RFI.

    Gjatë këtyre negociatave, “të dy palët ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe krijimin e mekanizmave për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit në një deklaratë të publikuar në X, duke përshëndetur “një hap të rëndësishëm që do të kontribuojë në dhënien fund të tensioneve në kufi” midis dy vendeve.

     

  • PS i ofroi bashkëdrejtim të ‘Zgjedhorja’, PD bie dakord por vë ‘kusht’ ODHIR-in: Të presim raportin për 11 majin

    PS i ofroi bashkëdrejtim të ‘Zgjedhorja’, PD bie dakord por vë ‘kusht’ ODHIR-in: Të presim raportin për 11 majin

    PD është dakord për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Gazment Bardhi tha se duhet të presin raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    “Jemi dakord për ngritjen e komisionit, pasi kjo çështje është një detyrim. Por unë kërkoj që ky komision të ngrihet pasi të kemi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Nuk mund të bëjmë ndryshime, kur jemi në pritje të rekomandimeve dhe sugjerimeve nga ai raport. Pra, propozoj që ngritja e këtij komisioni të bëhet menjëherë pas publikimit të raportit.
    Kam edhe një çështje të dytë: Këtu është theksuar se komisioni përbëhet nga 16 anëtarë – 8 nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë e tjera parlamentare. Partitë parlamentare në Kuvend, referuar shpërndarjes së deputetëve, janë rreth 13. Pra, nuk veprohet mbi baza partish parlamentare, por mbi grupe parlamentare. Kjo ka qenë tradita e ruajtur. Sepse, po ta vlerësojmë ndryshe, do të thotë që PS t’i lërë një vend PSD-së, ndërkohë që kjo e fundit nuk është deklaruar në opozitë”, tha Bardhi.

  • Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku?

    Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku?

    Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku?
    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin e Ligjeve.
    Këlliçi, i kërkoi kreut të SPAK-ut, përgjigje për hetimet që po zhvillohen ndaj disa institucioneve strategjike të vendit, që ndodhen nën varësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Në qendër të pyetjeve të Këlliçit ishin Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Bursa Shqiptare e Energjisë.
    Ai kërkoi konfirmim nga SPAK nëse drejtues aktualë dhe ish-drejtues të këtyre institucioneve janë nën hetim apo të pandehur për afera korruptive.
    Deputeti demokrat akuzoi se abuzimet në këto sektorë janë masive dhe përfshijnë procedura pa leje ndërtimi, pagesa pa dokumentacion të rregullt dhe favorizime për kompani të lidhura me qeverinë.Ai përmendi gjithashtu projekte madhore si “Tigrat”, tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorës, për të cilat tha se ekzistojnë dyshime serioze për shpërdorim fondesh publike.
    Postimi i Këllicit në rrjetet sociale
    Disa nga pyetjet e mia sot në mbledhjen e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku raportoi Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, mbi ecurinë e këtij institucioni për vitin 2024!
    Dumani, a jeni dakord me mua dhe konfirmoni se drejtori aktual i ARRSH është i pandehur? Jeni dakord me mua që edhe ish drejtori i ARRSH është i arrestuar dhe i pandehur? Po ashtu, një numër i lartë drejtuesish dhe ish drejtuesish të këtij institucioni, janë të pandehur apo edhe të dënuar?
    Jeni dakord me mua që drejtori aktual i KESH sh.a., ish drejtori Verdho, ish drejtori Beci, janë persona të pandehur dhe/ose për disa çështje të tjera mund të jenë në hetim lidhur me disa kallzime të bëra zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PD, të cilat janë regjistruar dhe keni konfirmuar se janë nën hetim?
    Jeni dakort me mua që disa prej drejtuesve të OSSHE, OSSH, OST dhe Bursës Shqiptare, janë nën hetim për disa çështje që lidhen me kallëzimet zyrtare të bëra nga Grupi Parlamentar i PD?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar mbi prova dhe dyshime që Grupi Parlamentar i PD ka vënë në dispozicion të SPAK në lidhje me Tigrat 1 dhe 3, për energjinë e humbur pa destinacion, për abuzimet e Bursës Shqiptare të Energjisë duke favorizuar tregtarët e furnizimit me energji, për manipulimin e të dhënave dhe fshehjen e tyre, për keq përdorimin e Mekanizmit të Qëndrueshmërisë së Sitemit Elektroenergjitik, për shkëmbimet tregtare të KESH me tregtarët e energjisë, për instalimet fotovoltaike të KESH në Digën e Qyrsaqit dhe atë të Zadejës, për black-outet e shkaktuara në verën e 2024 dhe atë të janarit 2025? Black-out i verës 2024 me efekt kaskadë në gjithë rajonin e Ballkanit, ka madje edhe një raport ekspertësh nga ENTSO-E (European Netëork for Transmission System Operators for Electricity), që lehtëson edhe konkluzionet e hetimit!
    Jeni dakord me mua që ju keni regjistruar dhe keni në hetim procedura të dyshimta në sektorin e energjisë, që më e pakta janë realizuar pa marrë lejen e ndërtimit dhe ndërkohë janë paguar kompanitë zbatuese, sipas të dhënave të konfirmuara nga thesari për punë të realizuara pa patur një leje ndërtimi? Ndërkohë që për qytetarin e zakonshëm shqiptar shkon rruspa apo përgatitet qelia e burgut?
    Jeni dakord me mua që edhe pse ju vijoni të hetoni, sektori i energjisë nuk di të ndalet në procese dhe proceduara që lehtësisht ngrenë dyshime për abuzime? Pra në thelb ju keni humbur dhe qellimin kryesor per te cilin u krijuat si Strukture e Posaçme dhe institucion, ate te PARANDALIMIT te korrupsionit apo krimit?Jeni dakord me mua se jeni duke hetuar edhe disa lidhje të mundshme midis aferës së Inceneratorëve, ish agjentit te diskretituar dhe tashme ne burg Charles McGonigal, me partnerë Serbo-Rusë, për tentativën e ndërtimit të një Termo Centrali në Fier?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar disa indicie se tek afera e Tigrave, përfitues mund të rezultojnë edhe subjekte te lidhura me Garden Revolucionare te Iranit?
    Jeni dakord me mua per faktin qe dite me pare, eshte bere publik fakti qe ish Ambasadorja Amerikane ne Shqiperi znj. Yuri Kim, e cila personalisht negocioi ardhjen e Tigrave ne Shqiperi, fill pas largimit nga sherbimi diplomatik amerikan, eshte aktualisht e punesuar nga Exoon Mobile, mbase si shpërblim për parkimin e llamarinave Bangladeshase në Vlorë? A e keni informuar ju DASH per kete çeshtje?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar projektin e ndertimit te tunelit te Llogarasë për një aferë 50 milione Euro, sipas kallëzimit të depozituar nga Grupi Parlamentar i PD?
    Jeni dakord me mua që mund të ketë indicie se këto para janë përdorur për të shpërblyer largimin e njërit prej aksionarëve të Aeroportit të Vlorës?
    Jeni dakord me mua që hapsira ajrore që aeroporti Vlorës do të operojë, është hapësirë ajrore e një vendi anëtar të NATO-s?Jeni dakort me mua që mosmarrëveshja civile ne projektin e Aeroportit te Vlores, mes aksionerëve të deklaruar apo aksionerëve indirektë, me origjinë nga vende jo partnere, mund të venë në rrezik sigurinë kombëtare te Shqipërisë, madje dhe atë ndërkombëtare, duke qene se jemi vend anetar i NATO-s?
    Dhe një pyetje e fundit i nderuar z. Dumani!
    Në të gjitha hetimet apo çështjet që ju përmenda më sipër, a i’u thotë gjë emri Belinda Balluku dhe Edi Rama? Apo do te shkojme drejt nje skenari apo filmi te pare disa here, se tashme eshte Belinda Balluku, ajo qe po ha kumbulla apo fiq pas shpines se Edi Rames dhe ky nuk di gje?

  • Drejtoritë e Ballukut nën hetim nga SPAK/ Këlliçi i kërkon Dumanit përgjigje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

    Drejtoritë e Ballukut nën hetim nga SPAK/ Këlliçi i kërkon Dumanit përgjigje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

    Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe atij për Mbikëqyrjen Institucionale, ku raportoi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar përgjigje për një seri pyetjesh të drejtpërdrejta, të cilat kishin të bënin me abuzimet në sistemin elektroenergjetik dhe infrastrukturën publike.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se SPAK ka në duar kallëzime dhe çështje të hapura për drejtues të nivelit të lartë të institucioneve strategjike si ARRSH, KESH, OSSHE, OST, Bursa Shqiptare e Energjisë, si dhe projekte të rëndësishme si “Tigrat”, tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorës.
    Ai ngre alarmin se abuzimet janë masive, procedurat janë zhvilluar pa leje ndërtimi, janë bërë pagesa pa dokumentacion të rregullt dhe janë favorizuar klientë të qeverisë përmes skemash të dyshimta me energjinë e humbur dhe tregun e bursës.
    Po ashtu, ai vë në pikëpyetje rolin e zyrtarëve të lartë të qeverisë në këto afera, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama, për të cilët kërkoi që SPAK të deklarojë nëse janë të përfshirë apo jo në hetimet në fjalë.
     
     
    Këlliçi përmendi gjithashtu edhe përfshirjen e emrave ndërkombëtarë si Charles McGonigal dhe ish-ambasadores amerikane Yuri Kim në projekte që sipas tij kanë dyshime të forta për korrupsion dhe ndikim të palëve të treta me lidhje rreziku për sigurinë kombëtare.
    Përmes pyetjeve të tij, deputeti demokrat kërkoi që SPAK të konfirmojë zyrtarisht hetimet për secilën nga aferat e përmendura dhe të sqarojë nëse po ushtrohet funksioni parandalues i kësaj strukture apo veç ndjekja e fakteve pasi dëmi ka ndodhur.
    Postimi i Plotë
    Disa nga pyetjet e mia sot në mbledhjen e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku raportoi Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, mbi ecurinë e këtij institucioni për vitin 2024!
    Dumani, a jeni dakord me mua dhe konfirmoni se drejtori aktual i ARRSH është i pandehur? Jeni dakord me mua që edhe ish drejtori i ARRSH është i arrestuar dhe i pandehur? Po ashtu, një numër i lartë drejtuesish dhe ish drejtuesish të këtij institucioni, janë të pandehur apo edhe të dënuar?
    Jeni dakord me mua që drejtori aktual i KESH sh.a., ish drejtori Verdho, ish drejtori Beci, janë persona të pandehur dhe/ose për disa çështje të tjera mund të jenë në hetim lidhur me disa kallzime të bëra zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PD, të cilat janë regjistruar dhe keni konfirmuar se janë nën hetim?
    Jeni dakort me mua që disa prej drejtuesve të OSSHE, OSSH, OST dhe Bursës Shqiptare, janë nën hetim për disa çështje që lidhen me kallëzimet zyrtare të bëra nga Grupi Parlamentar i PD?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar mbi prova dhe dyshime që Grupi Parlamentar i PD ka vënë në dispozicion të SPAK në lidhje me Tigrat 1 dhe 3, për energjinë e humbur pa destinacion, për abuzimet e Bursës Shqiptare të Energjisë duke favorizuar tregtarët e furnizimit me energji, për manipulimin e të dhënave dhe fshehjen e tyre, për keq përdorimin e Mekanizmit të Qëndrueshmërisë së Sitemit Elektroenergjitik, për shkëmbimet tregtare të KESH me tregtarët e energjisë, për instalimet fotovoltaike të KESH në Digën e Qyrsaqit dhe atë të Zadejës, për black-outet e shkaktuara në verën e 2024 dhe atë të janarit 2025? Black-out i verës 2024 me efekt kaskadë në gjithë rajonin e Ballkanit, ka madje edhe një raport ekspertësh nga ENTSO-E (European Netëork for Transmission System Operators for Electricity), që lehtëson edhe konkluzionet e hetimit!
    Jeni dakord me mua që ju keni regjistruar dhe keni në hetim procedura të dyshimta në sektorin e energjisë, që më e pakta janë realizuar pa marrë lejen e ndërtimit dhe ndërkohë janë paguar kompanitë zbatuese, sipas të dhënave të konfirmuara nga thesari për punë të realizuara pa patur një leje ndërtimi? Ndërkohë që për qytetarin e zakonshëm shqiptar shkon rruspa apo përgatitet qelia e burgut?
    Jeni dakord me mua që edhe pse ju vijoni të hetoni, sektori i energjisë nuk di të ndalet në procese dhe proceduara që lehtësisht ngrenë dyshime për abuzime? Pra në thelb ju keni humbur dhe qellimin kryesor per te cilin u krijuat si Strukture e Posaçme dhe institucion, ate te PARANDALIMIT te korrupsionit apo krimit?Jeni dakord me mua se jeni duke hetuar edhe disa lidhje të mundshme midis aferës së Inceneratorëve, ish agjentit te diskretituar dhe tashme ne burg Charles McGonigal, me partnerë Serbo-Rusë, për tentativën e ndërtimit të një Termo Centrali në Fier?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar disa indicie se tek afera e Tigrave, përfitues mund të rezultojnë edhe subjekte te lidhura me Garden Revolucionare te Iranit?
    Jeni dakord me mua per faktin qe dite me pare, eshte bere publik fakti qe ish Ambasadorja Amerikane ne Shqiperi znj. Yuri Kim, e cila personalisht negocioi ardhjen e Tigrave ne Shqiperi, fill pas largimit nga sherbimi diplomatik amerikan, eshte aktualisht e punesuar nga Exoon Mobile, mbase si shpërblim për parkimin e llamarinave Bangladeshase në Vlorë? A e keni informuar ju DASH per kete çeshtje?
    Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar projektin e ndertimit te tunelit te Llogarasë për një aferë 50 milione Euro, sipas kallëzimit të depozituar nga Grupi Parlamentar i PD?
    Jeni dakord me mua që mund të ketë indicie se këto para janë përdorur për të shpërblyer largimin e njërit prej aksionarëve të Aeroportit të Vlorës?
    Jeni dakord me mua që hapsira ajrore që aeroporti Vlorës do të operojë, është hapësirë ajrore e një vendi anëtar të NATO-s?Jeni dakort me mua që mosmarrëveshja civile ne projektin e Aeroportit te Vlores, mes aksionerëve të deklaruar apo aksionerëve indirektë, me origjinë nga vende jo partnere, mund të venë në rrezik sigurinë kombëtare te Shqipërisë, madje dhe atë ndërkombëtare, duke qene se jemi vend anetar i NATO-s?
    Dhe një pyetje e fundit i nderuar z. Dumani!
    Në të gjitha hetimet apo çështjet që ju përmenda më sipër, a i’u thotë gjë emri Belinda Balluku dhe Edi Rama? Apo do te shkojme drejt nje skenari apo filmi te pare disa here, se tashme eshte Belinda Balluku, ajo qe po ha kumbulla apo fiq pas shpines se Edi Rames dhe ky nuk di gje?
    Ju faleminderit!

  • Firmoset marrëveshja për paqen/ Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë. Optimizëm në SHBA, Gaza dhe Tel Aviv

    Firmoset marrëveshja për paqen/ Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë. Optimizëm në SHBA, Gaza dhe Tel Aviv

    Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën vonë për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, që është faza e parë e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
    Bisedimet e tërthorta që po mbahen në Egjipt i dhanë rezultatet e para vetëm tre ditë pas përvjetorit të dytë të sulmit të Hamasit në Izrael që nisi edhe luftën dy vjeçare.
    Festa shpërtheu në Gaza me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa lajmin e bëri të ditur fillimisht presidenti amerikan Donald Trump gjatë një aktiviteti Live.

    Trump tha më vonë se shkëmbimi i pengjeve me të burgosurit do të bëhet brenda pak ditësh dhe ushtria izraelite do të tërhiqet nga Gaza në një zonë të rënë dakord.
    “Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia”, tha Trump.
    Presidenti shtoi se gjatë ditëve në vijim vetë Trump mund të udhëtojë për në Egjipt ku janë mbledhur të gjithë negociatorët e ku po bëhen përpjekjet më të mëdha.
    Festë pati edhe në Izrael ku familjarët e pengjeve hodhën fishekzjarre.
    Kryeministri Netanjahu mbledh qeverinë ditën e sotme për të miratuar marrëveshjen të cilën e quajti një fitore kombëtare dhe morale për shtetin hebre.
    Zbatimi i amrrëveshjes së arritur një natë më parë do të ishte një çlirim i madh për të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe një triumf në politikën e jashtme për presidentin Trump./vizionplus.tv

  • De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

    De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

    9 Tetor 2025

    11:33

    Alfred Lleshi

    Frenk De Jong, kapiteni i Barcelonës, është shprehur kundër vendimit për ta luajtur ndeshjen ndaj Villarrealit, më 20 dhjetor në Miami, për javën e 17-të të La Liga-s: “Nuk më pëlqen që do të luajmë atje dhe nuk jam dakord”.
    Ai, si edhe Adrien Rabiot për luajtjen e Milan-Como në Perth, mendon se zhvillimi i ndeshjeve jashtë vendit është i gabuar: “Nuk është e drejtë për konkurrencën. Nuk më pëlqen dhe nuk besoj se është e drejtë për lojtarët. Klubet do të paguhen për këtë, por unë nuk jam dakord të luajmë një ndeshje kampionati në Miami. E kuptoj që edhe klube të tjera nuk janë dakord”.
    De Jong thekson se prioritet duhet të jenë lojtarët dhe integriteti i kampionatit, jo përfitimet financiare nga ndeshjet jashtë vendit.

  • BE-ja ndan 2 miliardë euro për sistemin mbrojtës kundër dronëve

    BE-ja ndan 2 miliardë euro për sistemin mbrojtës kundër dronëve

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se blloku ka rënë dakord të ndajë 2 miliardë euro për teknologjinë e dronëve për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.
    “Kjo i lejon Ukrainës të zgjerohet dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, sigurisht, do t’i lejojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
    Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe kapur më mirë dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës.

    “Ne duhet të mbrojmë qiellin tonë. Iniciativa e murit të dronëve është në kohën e duhur dhe e nevojshme”, theksoi Rutte.
    Vendimi erdhi pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë dhe aeroportet e Evropës u testuan nga dronë të paligjshëm, në të cilët Rusia është fajësuar për disa prej tyre, akuza të cilat ajo i ka hedhur poshtë.