Tag: dakord

  • Dikur SHBA paguante 10 mln dollarë për “kokën” e tij, tani luan basketboll me krerët e ushtrisë Amerikane

    Dikur SHBA paguante 10 mln dollarë për “kokën” e tij, tani luan basketboll me krerët e ushtrisë Amerikane

    Takimi i udhëheqësit sirian Ahmed al-Sharaa me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e një viti mahnitës për ish-udhëheqësin e al-Kaedës, i cili u bë President i Sirisë, rrëzoi një paraardhës autokratik prej kohësh dhe që atëherë ka udhëtuar nëpër botë duke kërkuar t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të Sirisë.
    Ahmed al-Sharaa është një ish-islamist, për kokën e të cilit SHBA-të paguanin deri në 10 milionë dollarë dhe ai erdhi në pushtet pasi luftëtarët e tij nisën një ofensivë të rrufeshme nga një enklavë në Sirinë veriperëndimore dhe më 8 dhjetor 2024, përmbysën diktatorin Bashar al-Assad.
    Megjithëse pritej islamizimi i Sirisë, al-Sharaa e distancoi vendin e tij nga aleatët kryesorë të Assadit, Irani dhe Rusia, dhe iu drejtua Turqisë, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara.

    Shembuj të një metamorfoze të tillë janë të rrallë. Në të kaluarën, amerikanët e mbajtën në burg në Irak, ndërsa më 9 nëntor u publikua një video që tregon al-Sharaa dhe ministrin e Jashtëm sirian Asad al-Shaibani duke luajtur basketboll me Komandantët amerikan të CENTCOM-it Brad Cooper dhe Kevin Lambert (Krerët e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, ISIS).
    Në të njëjtën kohë, ka njoftime se SHBA-të do të krijojnë një bazë ushtarake pranë Damaskut, gjë që ishte e paimagjinueshme deri vonë. Kohët e fundit, për habinë e të gjithëve, ai njoftoi krijimin e një pakti sigurie me Izraelin, pas pothuajse tetë dekadash armiqësie midis këtyre dy vendeve.
    Në një konferencë shtypi në Damask, ish-islamisti radikal njoftoi se pakti i sigurisë siriano-izraelit është një “domosdoshmëri”, që do të thotë se Tel Avivi do të duhet të respektojë hapësirën ajrore dhe unitetin territorial sirian, të cilat do të mbikëqyren nga Kombet e Bashkuara.
    Shaara njoftoi se nëse pakti i sigurisë ka sukses, “mund të arrihen marrëveshje të tjera midis Sirisë dhe Izraelit”. Ai nuk dha detaje, por tha se një traktat paqeje ose një marrëveshje normalizimi si Marrëveshjet e Abrahamit të ndërmjetësuara nga SHBA-të, sipas të cilave disa vende me shumicë myslimane ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, ende nuk janë në tryezë. Është gjithashtu shumë herët për të diskutuar fatin e Lartësive të Golanit, pjesën më të madhe të të cilave Izraeli i pushtoi nga Siria në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967 dhe më vonë zgjeroi sovranitetin mbi to, pasi është një “çështje e madhe”.

    Izraeli ka përjashtuar mundësinë e kthimit të Golanit strategjikisht të rëndësishëm, të cilin Donald Trump e njohu në mënyrë të njëanshme si pjesë të Izraelit gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, megjithëse për pjesën tjetër të botës është pjesë e Sirisë.
    Pastaj – përsëri për habinë e shumë analistëve – al-Sharaa u takua me Vladimir Putinin në Kremlin në mesin e tetorit, ku deklaroi se donte që Siria të rivendoste marrëdhëniet me të gjitha vendet, por “kryesisht me Rusinë”. Ai e konfirmoi këtë duke rënë dakord me një kërkesë kyçe ruse, pasi Moska dëshiron qasje të vazhdueshme në portin detar të Tartusit dhe në bazën ajrore ushtarake Hmeimim në bregdetin mesdhetar të Sirisë.
    Sharara tregoi se do ta lejonte këtë, duke thënë se Siria do të “respektonte të gjitha marrëveshjet e bëra gjatë gjithë historisë së madhe” në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe midis Damaskut dhe Moskës.
    Ministrat rusë njoftuan se ishin të gatshëm të dërgonin ushqime dhe ilaçe në Siri dhe të ndihmonin në riparimin e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë dhe transportit, por një pyetje mbeti pa përgjigje. Burime siriane njoftuan se al-Sharaa do të kërkonte ekstradimin e Assadit për t’u gjykuar për krime lufte në Siri, por rusët nuk ka gjasa të bien dakord. Menjëherë pas kësaj, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u tha gazetarëve se Rusia i kishte dhënë azil Assadit sepse ai dhe familja e tij “përballeshin me rrezikun e eliminimit fizik”.

    Në fund të fundit, al-Sharaa ka shumë probleme në përpjekjen për të konsoliduar pushtetin. Trupat e tij shtypën me gjak kryengritjet e alavitëve dhe druzëve (pati rreth 2,500 viktima, shpesh civilë të pafajshëm), dhe në shtator pati një konflikt midis ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane Kurde (SDF) në zonën e Alepos, qytetit më të madh në vend pas Damaskut, me një popullsi prej dy milionë banorësh.
    Luftimet filluan pasi një anëtar i forcave të sigurisë siriane u vra në një sulm të SDF-së në një pikë kontrolli në qytet, por kurdët akuzuan fraksionet qeveritare siriane se po përpiqeshin të hynin në lagjet kurde me tanke dhe kërkuan t’i jepej fund rrethimit të qytetit, duke paralajmëruar se veprimet e ushtrisë siriane do ta përkeqësonin gjendjen e popullsisë lokale. Në fund, u ra dakord për një armëpushim të brishtë.

  • “Luis Enrique nuk e do Lamine Yamal te PSG”

    “Luis Enrique nuk e do Lamine Yamal te PSG”

    2 Nëntor 2025

    12:41

    Telesport

    Gazetari i Sky Sport, Fabrice Hawkins, ka hedhur poshtë spekulimet se PSG ka interes për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
    Sipas tij, drejtori sportiv Luis Campos dhe trajneri Luis Enrique nuk janë dakord për një lëvizje të tillë, sado e bujshme që ajo duket, apo edhe spektakolare për tregun e transferimeve.
    “Enrique dhe Campos nuk e kanë kërkuar blerjen e Yamal. Ata nuk do të ishin dakord, të paktën tani për tani, me aq informacione sa kam. Kostoja do të ishte 200 mln euro. PSG nuk punon kështu aktualisht”.

  • Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama ‘kritikon’ BE: Po humbet! Shqipëria nuk ka pritur asnjë një lider rus

    Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama ‘kritikon’ BE: Po humbet! Shqipëria nuk ka pritur asnjë një lider rus

    Edi Rama

    PARIS-Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes. Në fjalën e tij teksa komentonte planin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama sugjeron për Europën autonominë e saj, pasi po humbet në këtë luftë. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që prej komunizmit nuk ka pritur një lider rus.
    Edi Rama: Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 1960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse. Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën. Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh.
    Rama me batutë tha se Italia është Shqipëria e madhe dhe se komplimentoi kryeministren Giorgia Meloni duke e cilësuar si një grua të shkëlqyer.

    Edi Rama: Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë.
    Kreu i qeverisë u pyet edhe në lidhje me raportet mes vendeve në rajon, ku u ndal në raportin e Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, problem në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë është Kosova dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me shtetësinë e saj. Rama theksoi se përpos konfliktit mes tyre, kjo nuk duhet të ndalojë punën për ato gjëra që bien dakord vendet me njëra-tjetrën.

    “Ne jemi të patundur në idenë që jo vetëm paqja është, e mirë se çdo gjë tjetër, por “komshi i lumtur, shtëpi e lumtur” ma ka mësuar gjyshja. Sigurohu që fqinjët nuk po vdesin urie. Kemi politika bashkëpunimi edhe me shtetet e tjera në rajon. Kemi një problem të madh me Serbinë, Kosova, pasi për ne është një shtet në të drejtën e vet, ndërsa për ata nuk është. Kishim dy opsione, ose do të vijonim të mbesnim me kokën pas e të dëmtonim ekominë e të ardhmen, ose alternativa tjetër ishte të thonim nuk ishim dakord por kjo nuk duhet të na ndalojë të punojmë për ato gjëra që biem dakord”, tha Rama.

  • SHBA dhe Kina bien dakord për një armëpushim tregtar njëvjeçar pas takimit Trump–Xi Jinping

    SHBA dhe Kina bien dakord për një armëpushim tregtar njëvjeçar pas takimit Trump–Xi Jinping

    Udhëheqësit bien dakord të shtyjnë kufizimet e eksportit për mineralet e rralla dhe gjysmëpërçuesit pas samitit në Korenë e JugutDonald Trump dhe Xi Jinping kanë rënë dakord të shtyjnë zbatimin e kontrolleve të eksportit për mineralet e rralla dhe çipat si pjesë e një marrëveshjeje të gjerë tregtare njëvjeçare, të arritur në një samit në Korenë e Jugut.SHBA dhe Kina njoftuan gjithashtu se kanë arritur marrëveshje për tarifat që lidhen me substancën narkotike fentanil dhe për tarifat hakmarrëse ndaj industrive të transportit detar të njëra-tjetrës, ndërsa të dy liderët kërkuan të zbusin tensionet gjatë takimit të tyre të parë pas gjashtë vitesh.“Ishte një takim i mrekullueshëm,” tha presidenti amerikan për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, teksa kthehej në Uashington të enjten. “Në një shkallë nga 0 në 10, ku 10 është më e mira, takimi ishte 12.”Trump tha se të dy palët kishin rënë dakord për një “sërë vendimesh të shkëlqyera” dhe se SHBA dhe Kina do të nënshkruajnë “shumë shpejt” një marrëveshje tregtare.“Nuk kemi shumë pengesa,” tha ai. “Çdo vit do të rishikojmë marrëveshjen, por besoj se ajo do të zgjasë shumë më gjatë se një vit.” Armëpushimi tregtar ishte parashikuar të skadonte muajin e ardhshëm, duke rrezikuar rikthimin e tarifave mbi 100%.Trump tha se të dyja palët kishin zgjidhur mosmarrëveshjen mbi mineralet e rralla, materiale kritike për prodhuesit globalë. Kina dominon zinxhirin e furnizimit me këto minerale dhe kishte vendosur më herët këtë muaj kufizime të gjera të eksportit, që shkaktuan një përshkallëzim të fortë të tensioneve.Ai po ashtu njoftoi se kishte rënë dakord të përgjysmonte tarifën ndaj Kinës për produktet që lidhen me fentanilin, nga 20% në 10%, pasi Xi ishte zotuar “të punojë shumë” për të frenuar eksportet e përbërësve kimikë që përdoren për prodhimin e opioideve. “Mendoj se do të shihni disa veprime të konkrete,” tha Trump. Ulja e tarifës për fentanilin e çon nivelin mesatar të detyrimeve doganore mbi importet nga Kina në 45%.Trump tha se të dy udhëheqësit kishin diskutuar gjithashtu për gjysmëpërçuesit dhe se kompania Nvidia do të zhvillonte bisedime me Kinën për eksportin e çipave, por theksoi se diskutimet nuk kishin përfshirë mikroelektronikën më të avancuar.Presidenti shtoi se do ta vizitojë Kinën në prill dhe se Xi do të bëjë një vizitë të ndërsjellë në SHBA.Pas samitit, ministria kineze e tregtisë konfirmoi se Pekini kishte rënë dakord të pezullojë zbatimin e kufizimeve të eksportit të mineraleve të rralla dhe se SHBA do të pezullojë zgjatjen e kufizimeve të saj për eksportet e teknologjisë ndaj filialeve të kompanive kineze, të shpallura në fund të muajit të kaluar, gjithashtu për një periudhë njëvjeçare.“Përveç kësaj, të dyja palët arritën konsensus për çështje si bashkëpunimi në kontrollin e fentanilit, zgjerimi i tregtisë bujqësore dhe trajtimi i rasteve të veçanta që përfshijnë kompani përkatëse,” tha ministria kineze.Ajo shtoi se Kina kishte rënë dakord “të punojë me SHBA-në për të zgjidhur në mënyrë të përshtatshme çështjet që lidhen me TikTok-un”. Më herët, Trump kishte deklaruar se Kina kishte pranuar të lejonte që kontrolli i aplikacionit të videove të shkurtëra në SHBA të kalonte nën administrim amerikan.Mediat shtetërore kineze nuk cituan Xi-në duke konfirmuar marrëveshjet. Por organi zyrtar i Partisë Komuniste, gazeta People’s Daily, citoi Xi-në të ketë thënë: “Të dy ekipet duhet të përmirësojnë dhe finalizojnë punën pasuese sa më shpejt të jetë e mundur, të mbështesin dhe zbatojnë konsensusin dhe të sjellin rezultate konkrete.”Trump theksoi se gjatë takimit nuk ishte diskutuar çështja e Tajvanit. Disa ekspertë kishin shprehur shqetësimin se presidenti amerikan mund të bënte lëshime lidhur me Tajvanin, mbi të cilin Kina pretendon sovranitet, për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje. “Tajvani nuk u përmend. Nuk u diskutua,” tha Trump.Në një postim në rrjetin Truth Social nga Air Force One, Trump njoftoi se SHBA po punon me Kinën për të siguruar një “marrëveshje me përmasa shumë të mëdha” që përfshin naftën dhe gazin nga Alaska, pa dhënë më shumë detaje.Bisedimet në qytetin portual Busan të Koresë së Jugut, ku të dy liderët morën pjesë në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC), zgjatën rreth 90 minuta.Në fjalët hyrëse të samitit, Trump e përshëndeti Xi-në si “një udhëheqës të madh të një vendi të madh”, duke shtuar se të dy do të kenë “një marrëdhënie fantastike për një kohë të gjatë”.Duke qëndruar përballë Trumpit në tryezë, Xi tha se ishte e natyrshme që SHBA dhe Kina “të mos jenë gjithmonë në një mendje” dhe se është “normale që dy ekonomitë kryesore të botës të kenë herë pas here fërkime”.Dennis Wilder, ish-shef i analizave për Kinën në CIA, tha se “marrëveshjet taktike” hapin rrugën që sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe homologu i tij kinez, He Lifeng, të shndërrojnë kuadrin tregtar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të finalizohet gjatë vizitës së Trumpit në Kinë, ose ndoshta edhe më herët. Ai shtoi se të dyja palët mund të rivendosin masat ndëshkuese nëse nuk arrihet progres i dukshëm.Por ekspertë të tjerë për Kinën vlerësuan se Pekini ka dalë më i fituar nga negociatat.“Xi e sfidoi Trumpin dhe Trump u tërhoq,” tha Scott Kennedy, ekspert për Kinën në qendrën e studimeve CSIS. “Xi ka mësuar si ta menaxhojë Trumpin. Duke iu përgjigjur kërcënimeve të SHBA-së me kërcënime edhe më të mëdha… ka arritur ta detyrojë Uashingtonin të tërhiqet.”Tregjet e aksioneve amerikane dhe shumica e bursave aziatike ishin të qëndrueshme ose lehtësisht në rënie të enjten pas takimit. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kishin rënë dakord për një armëpushim, dështojnë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit

    Kishin rënë dakord për një armëpushim, dështojnë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit

    Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate, njoftoi qeveria pakistaneze.

    “Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci (…) dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Ministri Pakistanez i Informacionit Attaullah Tarar në një postim në platformën X.
    Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, “dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme”, sipas ministrit pakistanez.
    Të dy palët kishin rënë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021.
    Luftimet shpërthyen kur Islamabadi kërkoi që talebanët të merrnin masa të ashpra ndaj islamistëve, të cilët sipas tij po nisin sulme ndërkufitare ndaj forcave pakistaneze. Pakistani nisi sulme ajrore në anën tjetër të kufirit dhe pasuan përleshje të ashpra.
    Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që synojnë forcat pakistaneze. Talebanët i mohojnë akuzat dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.

    Top Channel

  • Raportojnë krerët e drejtësisë, debat mes palëve për pyetjet. Çela: U hetuan krimet zgjedhore

    Raportojnë krerët e drejtësisë, debat mes palëve për pyetjet. Çela: U hetuan krimet zgjedhore

    Kuvendi i kësaj të hëne e ktheu fokusin tek krerët e institucioneve të drejtësisë.
    Në parlament, Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesit e ILD, KLP e KLGJ do të raportojnë punën e institucionit si çdo vit ku pritet të japin llogari edhe përpara ligjvënësve.
    I pari në radhë ishte Çela, i cili raportoi dhe ecurinë e hetimeve për krimet zgjedhore.

    “Janë një sërë çështjesh penale për të cilat ka nisur hetimi. Edhe vepra penale që ju i referoheni nga të dhënat e 2025r rezulton se prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë disa çështje penale që lidhen me përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës, dhe përdorimin e administratës publike. Përdorimi i administartës, është objekt i hetimeve që ka nisur nga disa prej prokurorive”
    Megjithatë përplasjet nisën përpara raportimeve, ku shkak u bë mënyra se si do të shtrohen pyetjet e deputetëve.
    Ishte kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili u shpreh se në bazë të rregullores së Kuvendit, do të jenë krerët e institucioneve të drejtësisë që do t’i lexojnë pyetjet pa qenë nevojë të përsëriten nga ligjvënësit.
    “Më besoni se unë dhe kushdo tjetër, s’ka interes të mos ecë procedura, të ngec apo të prishet një seancë parlamentare. S’kam ardhur në këtë institucion, të punimeve të Parlamentit për të penguar parlamentarizmin”
    Kjo solli pakënaqësinë e opozitës, që akuzoi Peleshin për censurë.
    “Juve keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën, ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, ka një manual që nuk thotë se asnjë fjalë nuk bëhen me gojë pyetjet, ai që pyete duhet të këtë kohën për tu përgatitur, por kjo nuk përjashton autorin e pyetjes ta lexojë siç e ka bërë dhe me qëllimin që e ka bërë”.Sqarimet i dha kreu i grupit parlamentar i socialistëve Taulant Balla, i cili rikujtoi se ishin të djathtët ata që ranë dakord për kohën e debatit si dhe procedurat që do të ndiqen.
    “Kemi rënë dakord sipas rregullores dhe janë depozituar për dy pikat e para 25 dhe 57, 82 pyetje. Të paktën me matematikën jemi më mirë se ju… 7×7. Për këto kemi dakordësi të plotë. U sqarua më së miri, imagjoni 82 pyetje herë 3 minuta për prezantim, i bie 246 minuta ose 4 orë e pak. Ndërkohë, që merreni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve se ju keni problem të madh, bini dakord për të mos rënë dakord.”
    Nga ana tjetër, gjatë përplasjeve politike, krerët e institucioneve po përgatiteshin për raportimet e tyre.
    Pas debateve që zgjatën rreth 3 orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë 2 minuta kohë që të replikojë.
    /vizionplus.tv

  • Debati për pyetjet/ “Keni rënë dakord për të mos rënë dakord”, Balla ironizon opozitën: Në matematikë jemi..

    Debati për pyetjet/ “Keni rënë dakord për të mos rënë dakord”, Balla ironizon opozitën: Në matematikë jemi..

    Krerët e institucioneve të drejtësisë ende nuk kanë nisur raportimin në Kuvend për shkak se opozita kërkon që t’i bëjë pyetjet edhe me gojë pavarësisht se i kanë depozituar me shkrim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën dhe e kujtoi opozitës se vetë është dakordësuar për pyetjet me shkrim. 
    Më tej, teksa bëri llogaritë e kohës që merr parashtrimi i pyetjeve që kanë adresuar deputetët me shkrim, Balla ironizoi teksa përmendi matematikën. Më tej tha se do të bëjnë 15 minuta pushim dhe nëse nuk do të bien dakord për të zhvilluar seancën normalisht, do të kalojnë për votim veprimtarinë e institucioneve pa raportuar. 
    “E gjithë kjo lojë për të mos lejuar moszhvillimin normal të seancësz. Zoti Blushi the që lejoni debatin, kemi rënë dakord për 12 orë e gjysmë debat. Kemi rënë dakord për këtë. Kemi rënë dakord sipas rregullores dhe janë depozituar për dy pikat e para 25 dhe 57, 82 pyetje. Të paktën me matematikën jemi më mirë se ju… 7×7. Për këto kemi dakordësi të plotë. U sqarua më së miri, imagjoni 82 pyetje herë 3 minuta për prezantim, i bie 246 minuta ose 4 orë e pak. Ndërkohë, që merreni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve se ju keni problem të madh, bini dakord për të mos rënë dakord. E keni sjellë edhe me shkresë dakordësinë për kohën e debatit dhe pyetjet. Për ta sjellë seancën në shinat e rregullores, në mungesë të kryetarët të grupit të PD, zoti nënkryetar më lejo të të them se bazuar në rregulloren e kuvendit neni 103, ftesa juaj, kërkesa për të shkelur rregulloren as sot, as nesër as pas një muaji nuk do të marrë dakordësinë tonë. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë me ju dhe kryetarët e grupeve prezent dhe nëse nuk kemi dakordësinë, do të kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim.”, tha Balla. 
     

  • “BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama nga Berlini: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë

    “BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama nga Berlini: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë

    Nga Gjermania ku mori pjesë në një konferencë në kuadër të ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor.

    Rama përsëriti se Shqipëria do t’i përmbushë ‘detyrat e shtëpisë’ brenda vitit 2027 dhe do të jetë unioni që do të marrë vendimin.
    “BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij. BE ka kufij të jashtëm dhe të ndrendshëm, brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Jemi kërthiza e BE. Hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Besoj se për të gjitha ato arsye të mira, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa kemi mundësi edhe ne.
    Me BE nuk i dihet kurrë, nuk është bishë e parashikueshme, është një asamble 27-tëshe. Pacient me 27 mjekë dhe të gjithë patolog. Ju duhet që në çdo moment të bien dakord me çdo gjë.
    Kemi rënë dakord për një kalendar për të gjitha detyrat e shtëpisë, na duhet që të vazhdojmë t’i mbyllim kapitujt deri në 2027. Ana e tyre e marrëveshjes është që do t’i quajnë të mbyllura kapitujt dhe do kërkojnë ratifikimin nga shtetet anëtare. Për ratifikimin kemi parashikuar edhe dy vite të tjera. Kam dikë të fajësoj nëse kjo nuk do të ndodhë”-u shpreh Rama në Berlin.

    Top Channel

  • ‘Raporti i OSBE, më i zymti ndonjëherë për Shqipërinë’/ Nesho: Zgjedhjet u deformuan nga krimi i organizuar

    ‘Raporti i OSBE, më i zymti ndonjëherë për Shqipërinë’/ Nesho: Zgjedhjet u deformuan nga krimi i organizuar

    Ish ambasadori Agim Nesho e cilësoi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më të rëndin dhe më kritikun që ka marrë ndonjëherë Shqipëria.
    Sipas tij, megjithëse raportet ndërkombëtare zakonisht përdorin një gjuhë diplomatike, ky dokument evidenton qartë deformimin e procesit zgjedhor, rolin e krimit të organizuar dhe kapjen e institucioneve.
    Agim Nesho: Raportet e organizatave ndërkombëtare, ne biem dakord që flitet me një gjuhë diplomatike, por evidentohen të gjitha. Ky raport vjen pas një sërë raportesh të tjera që kanë dalë për zgjedhjet në Shqipëri, ku kulminanti ishte deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PE, që tha: Në Shqipëri nuk u mundësua rotacioni për arsye të krimit të organizuar. Dhe nëse ne prisnim një raport tjetër dhe të shpejtë, e tha që, ishte një vonesë sepse po të ishte që do të publikoheshin të vërtetat në raportin e pranuar në heshtje, Shqipëria do të ishte kthyer më keq se Nepali, Sri Lamka ose Madagaskari. Do të ishte sepse, zgjedhjet është një kontratë që e bëjnë çdo qytetar dhe nuk janë partitë politike që mbrojnë vetëm zgjedhjet, por është e drejtë e çdo qytetari të mbrojtë të drejtën e tij që ka zgjedhur në mënyrë vullnetare. Nga gjithë pikëpamja, raporti është i zi. Nuk ka qenë ndonjëherë… Në qoftë se ne ose ndonjë që pretendon që ky raport (OSBE-ODIHR) të ishte me nota të tjera, unë jam protësisht dakord sepse atëherë do të rrëzohej edhe gjithë funksioni i organizatës së vetë. Në diplomaci, zakonisht kur vlerësohen gjërat nga raportet, krijohen tre këndet e katërkëndëshit dhe i thonë popullit: Je dakord ti që ne po të themi që është partia shtet? A bëhen zgjedhjet me parti shtet? A je dakord ti që një pjesë të Shqipërisë, krimi i organizuar ka tentuar dhe ka vepruar për të bërë deformim të rezultateve? A je dakord ti që media në përgjithësi është e kapur… Këto janë ulëritëse!

  • “BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë

    “BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë

    Nga Berlini ku mori pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë. Rama tha se synimi për të qenë pjesë e Unionit deri në vitin 2030 nuk është një dëshirë, por një axhendë e dakordësuar me BE. Deri në vitin 2027, Rama thotë se duhet të mbyllin të gjitha detyrat e shtëpisë. 
    “Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt. Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë”, tha Rama. 
    Gjithsesi Rama theksoi se BE është e paparashikueshme, pasi është një pacient me 27 mjekë.   
    “Ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, por jo vetëm, por në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë, është i tillë që e mban BE shumë të përqendruar në këtë aspekt, me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend. Është një asamble 27-ëshe, është një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë, se ju duhet që në çdo moment të bien dakord për çdo gjë, kështu që tragjikisht optimist, është pozita më e mirë për të qëndruar”, tha Rama.