Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.
Ai thotë se kjo vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të dhe vazhdon të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”.
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka zhvilluar telefonata të rregullta me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe ministrin e jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar që nga fundi i prillit.
Trump tha më parë këtë javë se tensionet në rritje ishin një turp dhe se ai donte që kjo të ndalej, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë midis dy vendeve “nuk do të ishte puna e SHBA-ve”.
Tag: dakord
-

Trump jep lajmin: Pakistani dhe India kanë rënë dakord për armëpushim
-

Merz në Bruksel: Armëpushim 30-ditor në Ukrainë i mundshëm brenda ditësh, vendimi i takon Moskës
Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, të propozuar nga ndërmjetësit amerikanë në Arabinë Saudite që në muajin mars, por Moska ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen deri më tani, duke paraqitur në vend të saj kundërkërkesa që përfshijnë ndalimin e riarmatosjes së forcave ukrainase dhe pezullimin e ndihmës ushtarake perëndimore.
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, deklaroi se një marrëveshje për armëpushim është “në prag” dhe se “topi tani është ekskluzivisht në fushën e Moskës”. Ai vuri në dukje se pas Ditës së Fitores që festohet në Rusi më 9 maj, ekziston një mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për ndalimin e luftimeve në Ukrainë.
“Ukraina është dakord me këtë. SHBA-të e filluan dhe e sugjeruan këtë, shtetet e mëdha evropiane ranë dakord në mënyrë të qartë. Mund të them se kjo është një gjë e mirë për gjithë BE-në dhe NATO-n,” u shpreh Merz në konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Deklarata e përbashkët SHBA-Ukrainë, e lëshuar pas bisedimeve në Xheda, konfirmon se armëpushimi 30-ditor mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë, por kërkon zbatimin e njëkohshëm nga Federata Ruse – një hap që Moska nuk ka ndërmarrë ende.
Në vend të kësaj, Kremlini ka shpallur njëanshmërisht dy periudha të shkurtra armëpushimi për festat fetare dhe Ditën e Fitores, por në të dyja rastet, ka vazhduar me sulme ajrore ndaj Ukrainës, duke i bërë këto lëvizje më tepër simbolike sesa realisht të zbatueshme.
Merz konfirmoi gjithashtu mbështetjen e BE-së për planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe paralajmëroi se nëse Moska vazhdon të refuzojë marrëveshjen, do të përballet me rritje të sanksioneve nga Perëndimi.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që më në fund të nisë rrugën e negociatave të vërteta për paqe,” deklaroi ai krah Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. “Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të hezitojmë të rrisim presionin.”
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Merz zhvilloi gjithashtu bisedime me krerët e institucioneve kryesore të BE-së, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian António Costa, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për një Evropë të bashkuar dhe aktive në drejtim të paqes në Ukrainë.
-

“Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë”, Rama: Nëse presim “kënetën” humbasim kohë për të hyrë në BE
Kryeministri Edi Rama përmbylli në qytetin e Pogradecit fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Rama tha se është shumë e rëndësishme që vendi ynë të shfrytëzojë mundësinë e artë dhe të mbyllë sa më shpejt që të jetë e mundur negociatat me BE-në.
Edi Rama shtoi se nëse presim kënetën të veprojë kjo mundësi mund të ikë dhe dera e hapur për Shqipërinë nga BE mund të mbyllet.Rama: Dera është hapur dhe ne jemi ulur në tryezë dhe duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi. Duhet të biem dakord me ta për standardet, rregullat dhe ligjet dhe ne duhet të bien dakord me ata. Parafytyroni ju që ne këtë kohë kaq intensive për të përmbushur gjithë negociatën sepse na duhet që të rrimë këtu dhe të presim që t’i mbushet mendja kënetës që të bashkohet me ne për të bëtë një ligj të caktuar. Si t’u themi atyre në Bruksel ne që prisni se ne ramë dakord, por ne kemi një kënetë atje që nuk i mbushet mendja. Ne mund t’ia themi këtë, por problemi është që siç ka treguar historia e BE, dera mbyllet.
/vizionplus.tv -

Rakitic: Jam dakord me Pique, Yamal nuk do ishte titullar me Messin
30 Prill 2025
18:33
Telesport
Në një intervistë të fundit, ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, u pyet për Lamine Yamal dhe për formën aktuale të katalanasve.
Kroatit i kujtuan një deklaratë që Gerard Pique, sipas të cilit Lamine nuk do të kishte vendin e titullarit në Barcelonën e viteve 2009-2015.
“Jam dakord me Gerard. Lamine është i jashtëzakonshëm, por sulmi i Barcelonës ishte më i forti në histori: Messi, Neymar dhe Suarez”, u shpreh Rakitic.
“Gjithsesi, Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që e shijon futbollin”. -

Nuk i jep pjesën e pasurisë ish-burrit: Do të marr kartelë false
Florian Zenunaj nga Fieri është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” nëë Tv Klan pasi tregon se ai dhe ish-bashkëëshortja kishin një apartament të blerë në Tiranë. Qytetari largohet në emigrim dhe i lë prokurë ish-bashkëshortes për të shitur pronën dhe automjetin.
Zonja i shet, por nuk i jep asnjë pjesë Florianit edhe pse prona ishte përfituar gjatë martesës. Çifti u nda, por nuk mundi të marrë atë që i takon.
Ish-bashkëshortja: Ça do ti? Të kam thënë unë fol me avokaten? Si ke guximin më merr në telefon mua ti?
Florian Zenunaj: Dakord, më lër një sekondë mua të flas.
Ish-bashkëshortja: Fare, as gjysmë sekondi nuk ke të drejtë ti. I ke humbur të drejtat ndaj meje ti. I ke humbur të drejtat që para 10 vjetësh.
Florian Zenunaj: Okej, më ke ca detyrime mua, e di ti shumë mirë…
Ish-bashkëshortja: Hap gjyq!
“Stop” kontakton zonjën e cila tha se me ato para ka mbajtur 3 fëmijët dhe i ka shkolluar në Gjermani, ndaj nuk i detyrohet asgjë ish-bashkëshortit.
Ish-bashkëshortja: Kam tre fëmijë me atë njeri. Kur unë atë shtëpi, e kemi blerë të dy. Nuk mund të thuash ti zonjë, shtëpinë e tij.
Gazetarja: Po, dakord. Shtëpinë tuaj.
Ish-bashkëshortja: Hë pra! Kur zotëria, kur është blerë shtëpia, kam firmosur unë.
Gazetarja: Sepse keni pasur prokurë apo jo?
Ish-bashkëshortja: Po, po prokurë. Ta lexoj unë prokurën do të thuash që atje janë 1 milionë përqind të drejtat e mia. E kam prokurën aty që ai më ka dhënë të drejtën, mund ta shes shtëpinë, të bëj ç’të dua me lekët. Ja, është e shkruar e zeza mbi të bardhë.
Gazetarja: Dakord. Tani, sipas së drejtës bashkëshortore, pra në një martesë nëse një pronë është e të dyve, do të thotë që vlera do të ndahet nëse është bërë shitja.
Ish-bashkëshortja: Po.
Gazetarja: Ju pse nuk e keni ndarë?
Ish-bashkëshortja: Se s’ma kërkoi!
Madje zonja i drejtohet ashpër gazetares duke i thënë se mund të bëjë sikur po kalon krizë prej saj e ta fusë në telashe.
Ish-bashkëshortja: Nëse zotëria do të gjejë të drejtën për shtëpinë, të hapë gjyq dhe unë i përgjigjem në gjykatë me të tëra dokumentet!
Gazetarja: Po pse duhet ta bëni me gjyq…
Ish-bashkëshortja: Se ashtu dua unë, se nuk… E di si është puna? Unë ta kam hapur për mirësjellje ty se unë të këpus një ’block’ ty edhe të denoncoj edhe ty, edhe atë bashkë që po më shqetësoni. Se shkoj marr një kartelë atje që unë po kaloj krizë nervore vetëm nga ju. E di ça të bëj unë ty? Unë të bëj ty atë që s’ta pret ty mendja dhe atij bashkë! Shkoni në gjykatë dhe vazhdoni në rrugë ligjore!
Gazetarja: Po ti e di se çfarë bëj unë me këtë telefonatë dhe me këto fjalë që ti po më thua?
Ish-bashkëshortja: Ça do më bësh moj?
Gazetarja: Sepse ti po më kërcënon, e dashur.
Ish-bashkëshortja: A zotrote, unë po të kërcënokam? Me ça? Me të drejtën e ligjit?
Gazetarja: Me të drejtën e ligjit kur më thua se e di se çfarë të bëj unë ty?
Ish-bashkëshortja: Unë të denoncoj moj! Unë të denoncoj!
Gazetarja: Po je shumë e lirë të më denoncosh zonjë.
Ish-bashkëshortja: A pra, më kërcënoke mua ti!
Gazetarja: Je shumë e lirë, siç jam unë e lirë që të të denoncoj unë ty.
Ish-bashkëshortja: Më kërcënoke mua ti që po të kërcënoj unë ty. Ik moj! Ik moj, çfarë do më bësh?! Ik moj! Më bëj çfarë të duash!
Gazetarja: Dakord.
Ish-bashkëshortja: Ik gjeje të drejtën, moj!
Gazetarja: Dakord.
Ish-bashkëshortja: Gjejeni të drejtën dhe do më gjeni mua pastaj!
Eksperti Klaudi Zholi shprehet se ligji shqiptar parashikon që të ardhurat e pronës së përfituar gjatë martesës të ndahen dhe zotëria duhet t’i drejtohet gjykatës civile. Por sipas tij, procese të tilla zgjasin. -

Ramën e presin me banderolë në Gjirokastër: Burrat janë 100% dakord me gratë
Një banderolë e madhe ishte shpalosur në Gjirokastër teksa kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gra dhe vajza.Në banderolë shkruhej “Burrat e Gjirokastrës janë 100% dakord me gratë”.
Gjatë fjalës së tij para grave dhe vajzave, kryeministri Edi Rama tha se ato janë mbështetëset kryesore të Partisë Socialiste në të gjithë vendin. -

Kievi: 90% jemi dakord me planin e paqes të presidentit Trump
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov u tha zyrtarëve amerikanë se Kievi është 90 për qind dakord me planin e paqes të presidentit amerikan, Donald Trump të paraqitur në Paris këtë javë, raporton ”New York Post”, duke cituar një zyrtar të lartë të Uashingtonit.
Pyetja tani është nëse Moska do t’i bashkohet apo jo planeve të paqes të liderit amerikan.
“Javën e ardhshme në Londër, ne duam të marrim një vendim për një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës”, tha zyrtari.
”Qëllimi më pas është që të kemi diskutime me rusët dhe më pas të themi se kjo është oferta juaj më e mirë dhe përfundimtare”, theksoi Umerov.
Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina pritet të kryejnë edhe sot një shkëmbim të të burgosurve të afro 500 të burgosurve, përfshirë 46 ushtarë të plagosur, të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një burim i cituar nga ”Sky News”.
”Me rastin e Pashkëve, 246 të burgosur nga secila anë do të shkëmbehen në mënyrë të barabartë”, zbuloi burimi.
Numri i përgjithshëm i të burgosurve të shkëmbyer me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe tani është 3 233. -

Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm
16 Prill 2025
17:18
Telesport
Milani nuk ka më dilema. Klubi ka vendosur që Igli Tare të marrë rolin e drejtorit sportiv të kuqezinjve duke nisur nga sezoni i ri.
Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Giorgio Furlani ka rënë dakord që ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është emri i duhur.
Calciomercato raporton se Milani po mendon edhe për trajnerin e ri. Sugjerimi i Tares ka qenë Allegri dhe Milani duket dakord.
Vlen për t’u theksuar që Zlatan Ibrahimovic ishte ai i cili propozoi emrin e Tares në Milano. -

Vendet e Ballkanit po armatosen me ritme të frikshme, pse pakti Serbi-Hungari po shitet si historik, ja truku i Vuçiçit
Marsela SHYTIA
Mediat shtetërore në Serbi janë unanime në lavdërimet e tyre për bashkëpunimin ushtarak të rënë dakord ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë: “Një bombë që trondit rajonin”, ka shkruar tabloidi “Informer”. Gazeta qeveritare “Kurir” e sheh marrëveshjen si një “moment historik”. E përditshmja “Novosti” flet për “dëshmi të re të miqësisë së hekurt”, ndërsa portali Republika pohon se “kroatët dhe shqiptarët janë në panik për aleancën ushtarake serbo-hungareze”, shkruan Deutsche Welle. Qofshin gazeta, stacione televizive apo faqe interneti: të gjitha mediat nën kontroll të rreptë shtetëror raportuan njëzëri për aleancën ushtarake të nënshkruar në Beograd në fillim të prillit nga ministrat e mbrojtjes të Hungarisë dhe Serbisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky dhe Bratislav Gašić. Disa ditë më vonë, presidenti i entitetit të Republika Srpska, Milorad Dodik, njoftoi hyrjen e entitetit të tij në “aleancën e re ushtarake”.
Marketingu i Vuçiçit
Mediat serbe e portretizuan “paktin e ri ushtarak” si një reagim ndaj aleancës ushtarake të rënë dakord së fundmi midis partnerëve të NATO-s, Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe Kosovës, pavarësinë e së cilës nga Serbia Beogradi nuk e ka njohur as pas një dekade. Jutarnji List i Zagrebit pretendon se ka mësuar se presidenti i gjithëfuqishëm serb Aleksandër Vuçiç pësoi një krizë nervore në përgjigje të marrëveshjes. Prandaj, titujt triumfues të shtypit serb ishin mjaft të logjikshëm: “Kroacia dhe Shqipëria morën një përgjigje të shprehur: Hungaria dhe Serbia nënshkruan një aleancë ushtarake”. Megjithatë, “aleanca ushtarake” e Beogradit dhe Budapestit, e cilësuar si historike, në shikim të dytë duket të jetë një spin politik i skenës mediatike të kontrolluar nga Vuçiq. “Kjo është në përputhje me truket e tjera të marketingut të Vuçiçit,” i tha politikani opozitar Petar Boshkoviç për gazetën beogradase Danas, një nga të paktët kritikë ndaj qeverisë në Beograd. Eksperti ushtarak serb Aleksandër Radiç shpjegoi në disa faqe interneti se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë aleanca e supozuar ushtarake: “Nuk ka elemente të një aleance ushtarake”, thuhet në analizën e tij. Marrëveshja e shpallur me pompozitet përmban vetëm projekte specifike të bashkëpunimit ushtarak, të cilat bien dakord çdo vit në bazë të marrëveshjes kornizë nga viti 2023.
Armatosja e Ballkanit
Megjithatë, pavarësisht nga bashkëpunimi ushtarak i rënë dakord, sado i paqartë të jetë ai, një grumbullim drastik i armëve ka qenë i dukshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor prej vitesh. Për shembull, Kroacia, e cila planifikon të rivendosë shërbimin e detyruar, ka blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe po negocion dërgimin e tankeve Leopard. Serbia, nga ana e saj, gjithashtu ka nënshkruar një kontratë me Parisin për blerjen e avionëve të tillë luftarakë me shumë role dhe po blen sisteme armësh nga Rusia dhe Kina. Megjithatë, motoja vazhdon të zbatohet: “Armiku i armikut tim është miku im”. Por nëse shikohet përtej ekuilibrit ushtarak të fuqisë, lufta nuk ka gjasa në të ardhmen e afërt. “Ka pak mundësi që të shpërthejë një luftë e vërtetë,” është i sigurt edhe Vuk Vukasanović nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë.
Kontrolli i NATO-s
Pavarësisht riarmatimit, beson Vuksanoviç, vendet nuk do të kishin burime të mjaftueshme për një konflikt të tillë dhe mbi të gjitha. Përveç kësaj, NATO ka një prani të fortë në rajon. SHBA operon një bazë të madhe ushtarake në Kosovë, Camp Bondsteel. Baza ajrore e Rumanisë Mihail Kogalniceanu pranë Konstancës po zgjerohet aktualisht për t’u bërë baza më e madhe e NATO-s në Evropë sipas zonës, me një kosto prej të paktën 2.5 miliardë euro për 10,000 trupa. Prej kohësh është planifikuar një bazë e madhe detare në portin e Durrësit në bregdetin shqiptar të Adriatikut. Lufta kundër kësaj fuqie ushtarake do të ishte e barabartë me vetëvrasje, shkruan Deutsche Welle.
-

Tarifat e Trump, India në bisedime me SHBA, kërkon marrëveshje tregtare
India dëshiron një marrëveshje tregtare me SHBA-në, ka thënë një zyrtar qeveritar.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha për Reuters, se “India është një nga vendet e para që ka filluar bisedimet për një marrëveshje me SHBA-në dhe që kanë rënë dakord bashkërisht për një afat për ta përfunduar atë”.
Në shkurt, India dhe SHBA ranë dakord të punojnë në fazën e parë të një marrëveshjeje tregtare që do të përfundohet në fund të këtij viti, me synimin për të arritur tregtinë e dyanshme me vlerë 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030.
Pas ndryshimit të djeshëm të Trump, India është në tarifën bazë prej 10%, nga 27% e vendosur në “ditën e çlirimit”.Top Channel