Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë kanë rënë dakord për një traktat paqeje.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale, që dy liderët kanë rënë dakord për t’i dhënë fund konfliktit 37-vjeçar mes tyre, që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra njerëzve deri më sot.
Von der Leyen uron që dy liderët ta nënshkruajnë sa më shpejt këtë traktat.
“Unë përgëzova liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit për përfundimin e traktatit të paqes.
Është një hap i madh përpara. Dhe ne mezi presim nënshkrimin e saj të shpejtë.
BE-ja është e gatshme të investojë në lidhjen rajonale – dhe të sjellë të gjithë rajonin më afër Bashkimit tonë”, shkruan Von der Leyen në platformën “X”.
Tag: dakord
-

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
-

“Ditë e rëndësishme për paqen botërore”/ Ministri i Jashtëm i Turqisë përshëndet bisedimet në Stamboll: Palën ranë dakord të takohen sërish
Ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i cili kryesoi një takim midis delegatëve ukrainas dhe rusë në Stamboll sot, i përshëndeti bisedimet si një “ditë të rëndësishme për paqen botërore”.
“Si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike, delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim në Stamboll, të ndërmjetësuar nga Turqia”, shkroi Hakan Fidan në X.
“Si rezultat i takimit, ata ranë dakord të shkëmbenin 1,000 persona nga secili vend si një masë për ndërtimin e besimit me palëve”, shtoi ai.
“Ata gjithashtu ranë dakord të ndajnë me palën tjetër me shkrim kushtet që do të bënin të mundur arritjen e një armëpushimi”, përfundoi ai.
Fidan shtoi se të dyja palët kishin rënë dakord në parim të takoheshin përsëri.Top Channel
-

Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, diskutime për armëpushimin e takimin Zelensky-Putin
Rusia dhe Ukraina ranë dakord në bisedime të drejtpërdrejta të premten që secila të shkëmbejë nga 1,000 të burgosur lufte, diskutuan mundësinë e një armëpushimi, si dhe një takim të mundshëm të udhëheqësve të vendeve të tyre, thanë negociatorët nga të dyja palët në deklarata të ndara televizive.”Në ditët në vijim, do të ketë një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve, 1,000 për 1,000,” tha Vladimir Medinsky. “Pala ukrainase ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta midis krerëve të shteteve. Ne e kemi marrë parasysh këtë kërkesë… Ne kemi rënë dakord që secila palë të paraqesë vizionin e saj për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen,” shtoi ai.Negociatori kryesor i Ukrainës, Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, konfirmoi shkëmbimin në një deklaratë të veçantë dhe tha se ishte diskutuar një armëpushim dhe një takim i mundshëm Zelenskyy-Putin./ Al Arabiya English.
-

Theo do Champions-in, Milan-i e nxjerr në shitje dhe cakton çmimin
16 Maj 2025
14:51
Telesport
Milani ka rënë dakord ta shesë Theo Hernandez këtë verë.
Mbrojtësi i majtë ka një vit në kontratën e tij me Milan-in, por të dyja palët janë dakord se është koha për t’u ndarë.
Theo dëshiron të largohet për një klub të Champions League, thotë TMW, megjithëse do të shqyrtojë bashkimin me një projekt emocionues.
Mbrojtësi mund të largohet nga Milani për një ofertë prej 40 milionë eurosh ose më shumë këtë verë.
Në Angli, Manchester United dhe Chelsea janë të dy të interesuar, ndërsa Como i Cesc Fabregas synon ta mbajë Theo në Serie A.
Megjithatë, skuadra e Theos ka qenë në kontakt me Real Madrid-in për një rikthim në ish-klubin e tij.
Për momentin, Reali po përqendrohet në pozicione të tjera në merkaton e verës. -

Shtetet anëtare të BE-së bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot , ndërsa diplomatët evropianë thanë se gati 200 anije cisterna që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë do të vendosen nën sanksione.
Këto anije shpesh të pasiguruara me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të anashkalojë kufizimet e vendosura nga Perëndimi mbi çmimet e naftës ruse . Ato konsiderohen si një rrezik për sigurinë dhe mjedisin.
Dy vende ende duhet të konsultohen me parlamentet e tyre mbi detajet, por paketa e sanksioneve pritet të miratohet javën e ardhshme nga ministrat e jashtëm evropianë, thanë burimet, duke folur në kushte anonimiteti.Paketa e re e sanksioneve vjen ndërsa Moska dhe Kievi duket se janë afër mbajtjes së bisedimeve të tyre të para për paqe që nga ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Përveç anijeve, paketa e re shton kufizime të reja për 30 kompani të përfshira në tregtinë e mallrave me përdorim të dyfishtë, ndërsa 75 individë dhe subjekte do të listohen për lidhje me kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
Vendet anëtare ranë gjithashtu dakord të zgjerojnë bazën ligjore për kuadrin e tyre të sanksioneve mbi kërcënimet hibride ruse . Një nga masat e reja do t’i lejojë BE-së të vendosë sanksione ndaj flotave që shkatërrojnë kabllot nënujore dhe pasuritë e tjera natyrore. Kësaj liste iu shtuan edhe 20 subjekte dhe individë të tjerë.
Sipas një kuadri të të drejtave të njeriut, vendet ranë dakord të vendosin sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në rastet kundër Vladimir Kara-Murza dhe Alexei Navalny , i cili vdiq në një koloni penale në Rrethin Arktik rus në shkurt të vitit të kaluar.
Vendet anëtare ranë gjithashtu dakord për një ndalim të eksporteve të kimikateve të përdorura në prodhimin e raketave, thanë burimet.
/vizionplus.tv -

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për ulje të tarifave për 90 ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë rënë dakord për një ulje të përkohshme të tarifave.
Sipas deklaratës së përbashkët, SHBA-të do të ulin përkohësisht tarifat për produktet kineze nga 145% në 30% , ndërsa Kina do të ulë tarifat për importet amerikane nga 125% në 10% .
Sekretari i Thesarit të SHBA-ve, Scott Bessent, tha se të dy vendet do të ulin tarifat e tyre reciproke për 90 dit, raporton BBC.
Pezullimi do të hyjë në fuqi “nga sot deri më 14 maj “, thuhet në njoftim. Njoftimi vjen pas një fundjave negociatash maratonë tregtare në Gjenevë të Zvicrës, midis zyrtarëve nga dy ekonomitë më të mëdha në botë.
Ky ishte takimi i parë midis dy vendeve që kur Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi tarifa të larta kundër Kinës për mallrat e saj që hyjnë në Amerikë në janar.
Kujtojmë se ditën e djeshme, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng deklaroi se u arrit “përparim i rëndësishëm” në negociatat që SHBA-të dhe Kina patën në Gjenevë mbi çështjen e vështirë të tarifave.
Ai tha se bisedimet ishin “serioze, të thella dhe konstruktive”.
Më parë, SHBA-të folën gjithashtu për “përparim të konsiderueshëm” në bisedime.
Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të krijojnë një ” mekanizëm për të vazhduar diskutimet mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, të udhëhequr nga nënpresidenti kinez He Lifeng , sekretari i thesarit amerikan Scott Besant dhe përfaqësuesi i tregtisë i SHBA-së Jameson Greer , sipas deklaratës.
-

SHBA dhe Kina bien dakord për një moratorium tregtar 90-ditor, ulin tarifat me 115%
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të pezullojnë shumicën e tarifave që i kanë vendosur njëra-tjetrës për 90 ditë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga të dy vendet të hënën.
Sipas deklaratës së përbashkët, SHBA-të do të ulin përkohësisht tarifat për produktet kineze nga 145% në 30% , ndërsa Kina do të ulë tarifat për importet amerikane nga 125% në 10% .
Pezullimi do të hyjë në fuqi “nga sot deri më 14 maj “, thuhet në njoftim. Njoftimi vjen pas një fundjave negociatash maratonë tregtare në Gjenevë të Zvicrës, midis zyrtarëve nga dy ekonomitë më të mëdha në botë.Kujtojmë se dje, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng deklaroi se u arrit “përparim i rëndësishëm” në negociatat që SHBA-të dhe Kina patën në Gjenevë mbi çështjen e vështirë të tarifave. Ai tha se bisedimet ishin “serioze, të thella dhe konstruktive”.
Më parë, SHBA-të kishin folur gjithashtu për “përparim të konsiderueshëm” në bisedime. Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të krijojnë një ” mekanizëm për të vazhduar diskutimet mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, të udhëhequr nga nënpresidenti kinez He Lifeng , sekretari i thesarit amerikan Scott Besant dhe përfaqësuesi i tregtisë i SHBA-së Jameson Greer , sipas deklaratës.
“Këto diskutime mund të zhvillohen alternativisht në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara ose në një vend të tretë me marrëveshje të palëve.” “Në varësi të nevojave, të dyja palët mund të zhvillojnë konsultime në nivel pune mbi çështje ekonomike dhe tregtare”, shtoi ai.
/vizionplus.tv -

India dhe Pakistani kanë rënë dakord për armëpushim
Foto ilustruese
NJU DELHI- India dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm! Kështu njoftoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Truth Social. Nga ana e tij, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se të dyja palët ranë dakord gjithashtu për bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh në “tokë neutrale”.
Sipas Donald Trump, marrëveshja për armëpushim u arrit “pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara”.
“Urime të dy vendeve për logjikën e shëndoshë dhe inteligjencën e madhe që demonstruan,”-shkruan Trump.
Menjëherë më pas, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, përsëriti se India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm.
“Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm. Pakistani gjithmonë ka luftuar për paqen dhe sigurinë në rajon, pa hequr dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i tij!,”- shkroi ai në X.
Rubio: Bisedime në terren neutral
Më shumë informacion në lidhje me marrëveshjen u dha, nëpërmjet një postimi në X, nga kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke thënë se në 48 orët e fundit, ai dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance kanë qenë në kontakt me zyrtarë të lartë nga të dy vendet, përfshirë Kryeministrat Narendra Modi dhe Shehbaz Sharif.
Të paktën 13 civilë u vranë në Kashmirin pakistanez gjatë 12 orëve deri në mesditë të sotme, sipas autoritetit lokal të menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa India dhe Pakistani shkëmbyen zjarr pasi Pakistani ndërmori veprime ushtarake kundër Indisë në orët e para të mëngjesit.
Fuqia ushtarake e të dy vendeve
Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, meqenëse India dhe Pakistani zotërojnë afërsisht 350 koka bërthamore, po shkakton shqetësim global. Sipas simulimeve nga Universiteti i Princetonit, një përplasje e tillë mund të shkaktojë vdekjen e deri në 125 milionë njerëzve, si dhe pasoja globale mjedisore dhe ekonomike, siç janë rënia e temperaturave dhe epidemitë. Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, India tani ka afërsisht 180 koka bërthamore, duke tejkaluar 170 kokat e Pakistanit. Në të njëjtën kohë, strategjia indiane po përmirësohet me teknologjinë MIRV – aftësinë për të lëshuar shumë koka bërthamore nga një raketë e vetme – e cila i shndërron raketat Agni-5 në mjete për pengim dhe sulm të njëkohshëm.
Nga ana tjetër, Pakistani përballet me kufizime ekonomike dhe nevojën për të ruajtur një pengesë të mirë kundër makinës ushtarake indiane, e cila është padyshim superiore. Hendeku bëhet edhe më i qartë në shifra: 79 miliardë dollarë për shpenzimet indiane të mbrojtjes në vitet 2025–26, krahasuar me vetëm 8 miliardë për fqinjët pakistanezë./ZËRI -

India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm” pas një dite të katërt sulmesh dhe kundërsulmesh kundër instalimeve ushtarake të njëri-tjetrit.
Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha gjithashtu se të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim “me efekt të menjëhershëm” dhe ministria e Jashtme e Indisë tha se ai do të fillonte në orën 17:00 sipas kohës indiane.
“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ARMËPUSHIM TË PLOTË DHE TË MENJËHERSHËM. Urime të dy vendeve për përdorimin e Logjikës së Shëndoshë dhe Inteligjencës së Madhe”, tha Trump në një postim në Truth Social.Njoftimi i papritur erdhi në një ditë kur u rritën frikërat se arsenalet bërthamore të vendeve mund të hynin në lojë, ndërsa ushtria e Pakistanit tha se një organ i lartë ushtarak dhe civil që mbikëqyr armët e tij bërthamore do të takohej.
Por ministri i mbrojtjes i Pakistanit tha më vonë se nuk ishte planifikuar një takim i tillë.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët nga të dyja palët treguan gatishmëri për të bërë një hap prapa pas shkëmbimeve të zjarrit të asaj dite, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve civilë nga të dyja palët u rrit në 66.
/vizionplus.tv -

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se “India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.
Përmes një postim në platformën e mediave sociale Truth Social, Trump se kjo lëvizje vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të.
“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, jam i kënaqur të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ARMPUSHIM TË PLOTË DHE TË MENJËHERSHËM.
Urime të dy vendeve për përdorimin e Logjikës së Shëndoshë dhe Inteligjencës së Madhe.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”/Opinion.al