Tag: dakord

  • Mourinho: Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai i zakonshmi, por nuk jam dakord

    Mourinho: Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai i zakonshmi, por nuk jam dakord

    11 Dhjetor 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    José Mourinho u rikthye te fitorja në Champions League, duke mposhtur Napolin e Antonio Contes dhe afruar me zonën “play-off”. Trajneri portugez theksoi vlerën e suksesit: “E merituam, kemi bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë.
    Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai që njohim, por nuk jam dakord. Ne e kontrolluam gjithmonë ndeshjen, të fitosh ndaj një skuadre si Napoli, në këtë mënyrë, dhe të jesh ende gjallë në kompeticion, e bën mbrëmjen fantastike”.
    Mourinho shpjegoi se ecuria në grup ka qenë e ndërlikuar: “Llogaritë janë të thjeshta, kemi 6 pikë. Benfica humbi në shtëpi me Qarabag; ndryshe mund të ishim 9 pikë. Më pas kalendari ka qenë tepër i vështirë”.
    Ai shtoi se Champions tani do të ndalet për dy muaj dhe skuadra duhet të fokusohet diku tjetër: “Sot ishte jetike të fitonim, përndryshe gjithçka do të kishte mbaruar”.

  • Votohen ndryshimet në shërbimin ushtarak në Gjermani

    Votohen ndryshimet në shërbimin ushtarak në Gjermani

    Parlamenti gjerman miratoi projektligjin për ndryshimet në shërbimin ushtarak me 323 vota pro, 272 kundër dhe një abstenim , duke futur elementë të rekrutimit të detyrueshëm nëse nevojat e Bundeswehr-it nuk plotësohen nga vullnetarët . Megjithatë, sot në të gjithë vendin po zhvillohen demonstrata studentore kundër modelit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027.
    Duke folur në Bundestag, Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) mbrojti ndryshimet, duke theksuar se Gjermania “nuk e mbron veten, por kjo duhet të bëhet nga njerëz që janë të gatshëm ta mbrojnë atë dhe jo vetëm të qëndrojnë në anë duke pritur që të tjerët ta bëjnë këtë”, ndërsa përmendi shembujt e Suedisë, Letonisë, Lituanisë dhe Kroacisë, të cilat, tha ai, “reaguan ndaj situatës së kërcënimit në ndryshim dhe rifutën një formë të shërbimit të detyrueshëm”.
    Duke iu referuar protestave studentore, Ministri i Mbrojtjes tha se, ndërsa mbetet i bindur për korrektësinë e masave të reja, ai gjithashtu e konsideron “të shkëlqyer” që të rinjtë po reagojnë, “sepse kjo tregon se ata janë të interesuar, se janë të përkushtuar dhe se e dinë se çfarë është në lojë”.

    Në një sondazh të kohëve të fundit nga Instituti YouGov në emër të Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), 62% e të anketuarve thanë se pak a shumë ishin dakord me planet fillestare të qeverisë për rekrutimin vullnetar, ndërsa 31% nuk ​​ishin dakord. Me projektligjin përfundimtar dhe futjen e rekrutimit të detyrueshëm, 53% ishin dakord dhe 37% nuk ​​ishin dakord.
    Sipas legjislacionit të ri, në moshën 18 vjeç, burrat do të duhet të plotësojnë një pyetësor, dhe gratë do të duhet të plotësojnë vullnetarisht një pyetësor, në të cilin do të përshkruajnë, ndër të tjera, aktivitetet e tyre, si dhe interesin e tyre për shërbimin ushtarak ose shërbime të tjera vullnetare.
    Do të pasojnë ekzaminimet mjekësore dhe, bazuar në rezultatet e tyre, do të hartohen listat e rekrutëve, “në mënyrë që Bundeswehr-i të dijë se kë mund të thërrasë në rast të një emergjence kombëtare ose rikthimit të shërbimit të detyrueshëm”.
    Legjislacioni i ri gjithashtu përpiqet ta bëjë shërbimin ushtarak më tërheqës në mënyrë që nevojat të plotësohen kryesisht nga vullnetarët, të cilët, nëse angazhohen për të paktën 12 muaj, do të marrin një pagë bruto mujore prej 2,600 eurosh. Qëllimi i qeverisë është të rrisë numrin e ushtarëve aktivë nga 183,000 në 255,000 deri në 270,000 deri në vitin 2035 dhe të shtojë 200,000 rezervistë shtesë.

  • Gjermania miratoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shpërthejnë protestat në të gjithë vendin

    Gjermania miratoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shpërthejnë protestat në të gjithë vendin

    Parlamenti gjerman miratoi projektligjin për ndryshimet në shërbimin ushtarak me 323 vota pro, 272 kundër dhe një abstenim, duke futur elementë të rekrutimit të detyrueshëm nëse nevojat e Bundeswehr-it nuk plotësohen nga vullnetarët.

    Megjithatë, sot në të gjithë vendin po zhvillohen demonstrata studentore kundër modelit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027.

    Duke folur në Bundestag, Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) mbrojti ndryshimet, duke theksuar se Gjermania “nuk e mbron veten, por kjo duhet të bëhet nga njerëz që janë të gatshëm ta mbrojnë atë dhe jo vetëm të qëndrojnë në anë duke pritur që të tjerët ta bëjnë këtë”, ndërsa përmendi shembujt e Suedisë, Letonisë, Lituanisë dhe Kroacisë, të cilat, tha ai, “reaguan ndaj situatës së kërcënimit në ndryshim dhe rifutën një formë të shërbimit të detyrueshëm”.

    Duke iu referuar protestave studentore, Ministri i Mbrojtjes tha se, ndërsa mbetet i bindur për korrektësinë e masave të reja, ai gjithashtu e konsideron “të shkëlqyer” që të rinjtë po reagojnë, “sepse kjo tregon se ata janë të interesuar, se janë të përkushtuar dhe se e dinë se çfarë është në lojë”. Në një sondazh të kohëve të fundit nga Instituti YouGov në emër të Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), 62% e të anketuarve thanë se pak a shumë ishin dakord me planet fillestare të qeverisë për rekrutimin vullnetar, ndërsa 31% nuk ​​ishin dakord. Me projektligjin përfundimtar dhe futjen e rekrutimit të detyrueshëm, 53% ishin dakord dhe 37% nuk ​​ishin dakord.

    Sipas legjislacionit të ri, në moshën 18 vjeç, burrat do të duhet të plotësojnë një pyetësor, dhe gratë do të duhet të plotësojnë vullnetarisht një pyetësor, në të cilin do të përshkruajnë, ndër të tjera, aktivitetet e tyre, si dhe interesin e tyre për shërbimin ushtarak ose shërbime të tjera vullnetare.

    Do të pasojnë ekzaminimet mjekësore dhe, bazuar në rezultatet e tyre, do të hartohen listat e rekrutëve, “në mënyrë që Bundeswehr-i të dijë se kë mund të thërrasë në rast të një emergjence kombëtare ose rikthimit të shërbimit të detyrueshëm”.

    Legjislacioni i ri gjithashtu përpiqet ta bëjë shërbimin ushtarak më tërheqës në mënyrë që nevojat të plotësohen kryesisht nga vullnetarët, të cilët, nëse angazhohen për të paktën 12 muaj, do të marrin një pagë bruto mujore prej 2,600 eurosh. Qëllimi i qeverisë është të rrisë numrin e ushtarëve aktivë nga 183,000 në 255,000 deri në 270,000 deri në vitin 2035 dhe të shtojë 200,000 rezervistë shtesë.

  • Mira Konçi flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord

    Mira Konçi flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord

    Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini. Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.
    Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.
    Biseda ne studio:
    Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.
    Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.
    Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.
    Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.
    Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.
    Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.
    E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:
    “Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar./TvKlan

  • Ethet e konsultimeve para takimit në Gjenevë/ Starmer dhe Trump bien dakord të bashkëpunojnë për planin e paqes, Carney dhe Merz riafirmojnë mbështetjen për Kievin

    Ethet e konsultimeve para takimit në Gjenevë/ Starmer dhe Trump bien dakord të bashkëpunojnë për planin e paqes, Carney dhe Merz riafirmojnë mbështetjen për Kievin

    Keir Starmer dhe Donald Trump folën në telefon të shtunën vonë dhe ranë dakord të punojnë së bashku për një “plan paqeje” për Ukrainën, raportoi DW , duke cituar një zëdhënës të qeverisë britanike.

    Downing Street e përshkroi bisedën e Starmer me Trump si “të mirë dhe konstruktive”, duke vënë në dukje se të dy palët diskutuan hapat e ardhshëm në planifikimin diplomatik.
    Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez Mark Carney dhe kancelari gjerman Friedrich Merz diskutuan luftën në Ukrainë dhe situatën në Gaza në margjinat e samitit të Grupit të 20 (G20) në Afrikën e Jugut, thanë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët.
    Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan se çdo marrëveshje duhet të përfshijë drejtpërdrejt Kievin, të mbrojë të drejtat e tij themelore dhe të përfshijë garanci konkrete sigurie.
    Lidhur me Gazën, Carney dhe Merz përsëritën mbështetjen e tyre për Planin Gjithëpërfshirës të Paqes për t’i dhënë fund luftës dhe gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e lejimit të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë.
    Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në fusha të tilla si mineralet kritike, energjia e pastër, inteligjenca artificiale, si dhe në sektorët e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes.

    Top Channel

  • Anri Bala: Drejtësia nuk po sjell qartësi, por konfuzion! Masa e pezullimit të Ballukut nuk zgjidh asgjë

    Anri Bala: Drejtësia nuk po sjell qartësi, por konfuzion! Masa e pezullimit të Ballukut nuk zgjidh asgjë

    Gazetari Anri Bala, në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, ka kritikuar masën e pezullimit të dhënë ndaj Ballukut, duke theksuar se problemi kryesor në vend mbetet mungesa e një sistemi drejtësie funksional. Ai u shpreh se qytetarët pranojnë se vidhen dhe keqqeverisen, por kërkojnë që drejtësia të japë përgjigje të qarta dhe të gjejë përgjegjësit realë.

    Sipas Balës, reforma në drejtësi, e mbështetur si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, nuk ka prodhuar drejtësi por vetëm konfuzion, duke lënë pas pikëpyetje dhe mosbesim tek institucioni që duhej t’u jepte fund këtyre dilemave.

    Anri Bala: Unë nuk jam dakord me masën e pezullimit, sepse nuk ekziston drejtësia këtu te ne. Unë jam dakord që ne vidhemi, po duhet të më gjejë drejtësia paratë. Unë jam dakord që keqqeverisemi, po duhet të ma saktësojë drejtësia pse Rama që më keqqeveris, nuk është njësoj me opozitën atje. Të ishin dy foltore. Njëra nga një krah, tjetra nga krahu tjetër. Pra, ne nuk na mungon alternativa. Problemi është se ne dhe drejtësinë e kemi si qeveria apo si opozita. Dhe në vend që drejtësia që ne e votuam edhe këta e përqafuam dhe këta e votuan, nuk na solli drejtësi, por na ka sjellë vetëm konfuzion. Dhe konfuzioni është ai që përmenden Tonin, përmend Tanin dhe nuk mund të bëjmë pikëpyetje ne sepse drejtësia sot, pas kaq shumë vitesh, pas gjashtë vitesh, se i mbaroi mandati dhe këtij, tjetri çështje pesë-gjashtë ditë, se merren mediat, iku, ku iku.

  • “Viti më i zi për qeverinë”, Burimi ‘thumbon’ mazhorancën: Balluku është vetëm ‘preja e radhës’, pritet të kemi…

    “Viti më i zi për qeverinë”, Burimi ‘thumbon’ mazhorancën: Balluku është vetëm ‘preja e radhës’, pritet të kemi…

    Gazetari Genc Burimi, duke folur nga Franca për një emision televiziv, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga funksionet publike dhe i është bllokuar pasaporta.
    Burimi u shpreh se nuk është dakord me shumë nga debatet që po zhvillohen në studio, por theksoi se çështja e Ballukut është pjesë e një krize shumë më të madhe politike për mazhorancën.
    ‘Është vit zie, vit zie dhe i errët për mazhorancën, për qeverinë, për kryeministrin, për Partinë Socialiste, por dhe për ata që i mbështetën. Kjo re e zezë pas Tahirit dhe pas Veliajt, vjen Balluku, pra është një re e zezë. Këtu është gjë e përbashkët.’
    Ai shtoi se debati nuk duhet të përqendrohet tek vetë Balluku, por tek kryeministri Rama dhe tek drejtësia.
    ‘Tani ku s’jam dakord, nuk jam as me Klodin, as me Adrianën dhe Marashin. Dua t’i çoj në dy gjëra. Gjëja e parë që dua ta çoj është që nuk duhet gjykuar Belinda. Harxhuam 45 minuta me Belindën. Duhet gjykuar Rama dhe drejtësia. Nuk jam dakord me Klodin kur thotë që kjo drejtësi fillon butë dhe shkon fort.’
    Sipas Burimit, opozita duhet të fokusohet tek përgjegjësitë politike dhe rruga e parave të dyshuara, jo tek diskutime dytësore.
    ‘Kryesorja për opozitën sot nuk janë për çfarë akuzohet tani ajo. Që i madh apo që është i vjedhur. Dhe këto para që janë vjedhur sot, ku kanë shkuar? Kjo është kryesorja.’
    Ai tha se ‘bomba atomike politike’ do të ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament, gjë që nuk ka ndodhur.
    ‘Bomba e vërtetë atomike sot do të ishte kërkesa për heqje imuniteti në parlament. Ndodhi gjë kjo? Ndodhi edhe për Tahirin dhe për Beqen. Pse s’ndodhi për zonjën Balluku? Pra në këtë pamje, zonja Balluku ka një skenar të ngjashëm me mbrojtjen që kjo mazhorancë i bëri Olta Xhaçkës. Heqin diçka të vogël për diçka të madhen.’
    Sipas tij, vendimi i SPAK për pezullimin nga detyra i shmang Ramës barrën politike që liderët evropianë ia lanë Zelenskyt kur iu kërkua të largonte ministra të akuzuar për korrupsion.
    ‘Po mos t’ia lënë këtë barrë në dorë siç ia lanë Zelenskit këtij Ramës, që Rama mos të ishte i keq me zonjën Balluku, kjo drejtësi shkon dhe gërmon tek Kodi i Procedurës Penale… neni 242 që thotë që në Shqipëri me kërkesë të prokurorit mund të kërkohet heqja nga puna e një punonjësi publik. Pezullimi në këtë rast.’
    Burimi ironizoi faktin se ky nen ‘u zbulua sot’, duke shtuar se i njëjti standard duhej të ishte përdorur edhe për zyrtarë të tjerë nën hetim.
    ‘Këtë e zbuluan sot këta këtë gjë dhe të njëjtën gjë… këtë ta zbulonin këta edhe me zotin Ceno Klosi. Ju e kuptoni që Ceno Klosi është në hetim.’

  • Rusët bien dakord të shesin aksionet të tyre në Industrinë e Naftës së Serbisë

    Rusët bien dakord të shesin aksionet të tyre në Industrinë e Naftës së Serbisë

    Aksionarët rusë kanë rënë dakord të shesin pjesën e tyre prej 56.15 për qind në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ka bërë të ditur ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, sipas raportimeve të mediave.

    NIS ndodhet nën sanksione amerikane që nga 9 tetori, për shkak të shumicës së pronësisë ruse, çka ka vënë kompaninë nën presion të tregut dhe ka ngritur shqetësime për furnizimin energjetik të Serbisë.

    Ministrja tha se pala e tretë që po negocion për blerjen e aksioneve nuk bëhet ende publike, duke theksuar se procesi është në fazë konfidenciale.

    “Bëhet fjalë për negociata biznesi mes kompanive serioze. Derisa të përfundojnë bisedimet, ose të ketë pajtim për detajet kryesore, nuk është e përgjegjshme të flasim për emra,” u shpreh Handanoviq.

    Ajo theksoi se prioriteti i qeverisë serbe është funksionimi i pandërprerë i rafinerisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i furnizimit me naftë të papërpunuar.

    Më herët, NIS i ishte drejtuar administratës amerikane për një licencë të posaçme, e cila do t’i mundësonte vazhdimin e operimeve deri në përfundimin e negociatave për ndryshimin e strukturës së pronësisë. Autoritetet serbe mbeten në pritje të zgjidhjes që do të shmangte pasojat e sanksioneve dhe do të garantonte stabilitet energjetik në vend.

  • “Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

    “Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

    Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS.

    “Qoftë fizikisht, por edhe në Skype/Zoom, kryetari i bashkisë duhet të jetë i pranishëm në mbledhje ku merren vendime të rëndësishme për Tiranën”, tha anëtar i këshillit PS, Halit Valteri.
    Anëtari i Këshillit Bashkiak për PD, Dorian Teliti, thotë se të djathtët e duan Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy ato që ka bërë dhe nuk ka bërë për Tiranën: “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi të vijë, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”.
    Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i SPAK dhe i Drejtorisë së Burgjeve lidhur me kërkesën e këshilltarëve të majtë për ta pasur fizikisht Erion Veliajn në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

    Top Channel

  • Christopher Hill në Hagë: Delegacioni i Kosovës ishte dakord me Marrëveshjen e Rambujesë

    Christopher Hill në Hagë: Delegacioni i Kosovës ishte dakord me Marrëveshjen e Rambujesë

    Ish-diplomati amerikan Christopher Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë sqaroi rrethanat e nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë.
    Gjatë pyetjes së trupit gjykues, Hill tha se ekipi i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje ishin të bashkuar dhe të unifikuar për nënshkrimin e dokumentit.
    “Nuk më kujtohet kjo gjë, por ajo çka kujtoj unë është se i gjithë delegacioni i shqiptarëve të Kosovës ishin dakord me marrëveshjen, nuk më kujtohet se kush e ka nënshkruar, por të gjithë ishin dakord që të nënshkruanin dokumentin dhe ishin pozitivë në atë marrëveshje nënshkrimi në Paris. Më duhet të them që isha shumë i kënaqur nga fakti që persona të cilët nuk ishin ulur në një tryezë të përbashkët, nuk kishin pasur të njëjtin mendim në atë moment dhe ishin në një mendje, ishin bashkë. Pra, ishin persona të cilët për shkaqe politike apo për shkak të mendimit që kishin për Rugovën nuk ndanin të njëjta qasje, megjithatë në Rambuje ishin të gjithë bashkë dhe pas nëntë muajsh isha i kënaqur megjithëse nuk kishim një foshnje figurativisht në duar, për ne ishte arritje e madhe. Nga ana tjetër ne kishim edhe një ndjenjë melankolie, sepse Serbia nuk ishte aty dhe ishim në një pikë shumë të rëndësishme historie”, tha Hill.
    Hill i pyetur se pse SHBA vazhdoi me marrëveshjen me vetëm një palë nënshkruese, diplomati amerikan tha se kjo ishte dëshmi për deklaratat e Millosheviçit i cili kishte thënë se shqiptarët nuk do të pajtoheshin me asnjë marrëveshje.
    “Koncepti aso kohe ishte t’i jepej mesazh serbëve, kjo do të ndodhë kështu që ju do ishte mirë të bëheni pjesë e procesit. Pra, kjo është mënyra më e mirë të garantohen interesat e Serbisë, të bëheni pjesë e këtij procesi. Përderisa Millosheviçi kishte thënë shumë e shumë herë, pra kishte thënë që shqiptarët nuk do të bien dakord asnjëherë për asgjë dhe marrëveshja rrëzonte pikëpamjet e tij se shqiptarët nuk do të pajtoheshin me asgjë. Ai kishte thënë gjatë gjithë kohës se shqiptarët nuk do pajtoheshin me asgjë dhe për rrjedhojë ne nuk na duhej të pajtohemi me asgjë, por ky ishte mesazh i kundërt me atë që kishte thënë Millosheviçi.
    Ne po i thonim Millosheviçit që e kishte gabim, ja ne e arritëm marrëveshjen, por ti tani do të bësh mirë që të mendosh se cila do jetë lëvizja e radhës e Serbisë. Do të thotë kjo ishte ideja, të paktën jo për mua, jo për mua sepse unë personalisht mendoj se luftërat janë shumë të rënda dhe unë personalisht kam shumë probleme me zgjidhje të tilla, luftërat përfshijnë me vete shumë tragjedi të tjera, por kishte njerëz që thonin se duhet të përgatitemi, unë nuk isha njëri prej tyre dhe nuk thoja përshembull që duhet të bombardojmë Serbinë dhe çdo gjë është në rregull pastaj, thjesht i demonstrojmë Millosheviqit që u bombardove dhe pastaj duhet që ai të përqafojë procesin, unë nuk kam qenë njëri prej këtyre personave”, tha Hill.
    Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /KosovaPress