Tag: dajti

  • Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

    Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

    Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur brenda të njëjtës ditë dy tendera të majmë për shpërndarjen e ushqimeve në spitale.
    Sipas dokumenteve, “supën” në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” do e shpërndajnë familja Qefalia dhe Kalaja, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të firmës “Dajti Park 2007”, dikur me emrin “Vllaznia”. E njëjta firmë është hetuar, teksa pronarët e saj në vitin 2018, janë dënuar për “groshët” e të burgosurëve.
    Koha ka kaluar dhe si duket ka “shëruar plagët” e firmës dhe pronarëve, të cilët kanë lidhje të forta me mazhorancën. Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018.
    Menjëherë pas kësaj mase dënimi, Ylberi firmosi në dokument që i falte djalit të tij, Desart Kalaja, 50 % të aksioneve dhe 50 % të tjera ia fali z. Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

    Kalimi formal i pronësisë ka rezultuar fatsjellës për firmën, tashmë të emërtuar “Dajti Park 2007”. Sipas dokumenteve, firma ka fituar disa tendera të majmë, madje edhe nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
    Ndërkohë, data 10 tetor 2025 ka qenë tepër fatsjellëse për firmën, me pronar dy familjet Qefalia dhe Kalaja. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një institucion i krijuar kohët e fundit për të zhvilluar tenderët me shumë zero, e ka shpallur fituese firmën “Dajti Park” në tenderin e Spitalit Ushtarak dhe atë të Maternitetit.

    Dokumenti më sipër është shpallja fituesit të tenderit me objekt “shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh. Firma “Dajti Park 2007” ka ofruar 125 milionë lekë pa TVSH.
    Fituesi është shpallur më datë 10 tetor 2025, ndërkohë që në të njëjtën ditë e njëjta firmë ka marrë të tjera miliona po nga shteti, për një tjetër tender me objekt të ngjashëm.

    Firma në pronësi të familjes Qefalia dhe Kalaja mori edhe tenderin me objekt “gatimi dhe shpërndarje ushqimi (catering) në S.U.O.GJ ‘Mbretëresha Geraldinë’”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh. Në këtë procedurë, Dajti ofroi 107 milionë lekë, ose mbi 1.1 milionë euro.
    Firma ka një të kaluar tepër të dyshimtë, me hetime dhe kalime pronësie në mënyrë fiktivë. Duke qenë se pjesëtarët e familjes Qefalia ishin në pushtet, Xhemali deputet dhe Lulëzimi kryetar i Komunës Dajt dhe më vonë Administrator po i Njësisë Dajt, firma ka qenë formalisht te familja Kalaja.

    Në disa raste, e njëjta firmë është akuzuar edhe nga opozita se ka fituar në mënyrë të dyshimtë mbi 55 milionë euro në tendera dhe leje ndërtimi. Deklaratat e opozitës janë bërë në vitin 2024, vit në të cilën firma ka dalë me një fitim minimal, duke parë edhe xhiron vjetore me shumë numra.
    Në dokumentin e bilancit të vitit 2024, të hulumtuar nga VoxNews, firma ka deklaruar një fitim prej 33,300,051 lekë. E gjithë kjo shumë, shkruan firma, është shpërndarë divident.
    /VoxNews /

  • Një tjetër kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, ja kush është emri që do të dalë përballë Qorit, Binajt dhe Manastirliut

    Një tjetër kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, ja kush është emri që do të dalë përballë Qorit, Binajt dhe Manastirliut

    Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës.
    Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste dhe Florian Binajn.
    Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare.
    Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.

  • Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

    Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun, Arlind Qorin dhe Florian Binajn.
    Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare. Lidershipi i Partisë Demokratike në një mbledhje të zhvilluar paraditen e së hënës vendosi që në morinë e emrave të mbështesë Binajn, i cili kishte shprehur interesin e tij për të qenë në garë vetëm dy ditë më parë.
    “PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha kreu i PD, Sali Berisha, në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.
    Sakaq vlen të kujtohet se Marko Dajti ka garuar edhe në vitin 2023 për Bashkinë e Tiranës, ku arriti që të merrte 2809 vota.
     “Jam i majtë i pandryshueshëm kurrë”. Kështu e cilësonte veten Marko Dajti, në një intervistë për A2 CNN në vitin 2023, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.
    Ai vjen nga radhët e partisë Fronti i Majtë, një devirat i Partisë së Punës dhe sipas Dajtit, e majta në Shqipëri ka devijuar nga parimet e saj.
    “Vendosa të kandidoj pasi pash që e majta nuk po përfaqësohet nga të majtët e vërtetë. Ne po na përfaqëson Erion Veliaj që nuk ka lidhje me të majtën shqiptare dhe duke parë që votat tona po keqpërdoren nga një njeri që nuk ka lidhje me të majtën, unë vendosa që të përfaqësoj të majtën”, shprehej ndër të tjera Dajti.
    Që ditën e parë që njoftoi se do të garonte për Tiranën, Marko Dajti u cilësua si “komunisti”, por ai tha për A2 CNN dy vite më pare se ky epitet nuk është i duhuri për të.
    “Mund ta përdorin këtë që garoj si komunist, por unë jam i majtë. Për mua komunizmi nuk ka vend sot për sot në Shqipëri. Unë jam i majtë, idealit. Komunistët ishin të tjerë, ishin të tjerë burra që kanë bërë gjëra të tjera. Nuk e besoj që jemi në atë stad që të themi që jam komunist”.

  • Masakra e Durrësit! 16 vite nga vrasja e efektivëve nga Dritan Dajti

    Masakra e Durrësit! 16 vite nga vrasja e efektivëve nga Dritan Dajti

    Dritan Dajti dhe efektivët

    DURRËS-Si sot 16 vite më parë humbën jetën në krye të detyrës Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, ish punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, u vranë më 7 gusht të vitit 2009 nga Dritan Dajti, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.
    Si ndodhi vrasja
    Dritan Dajti u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona. Ditën kur do niste gjyqi ndaj tjj, Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003. Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.
    Policia e Shtetit e kishte shpallur person në kërkim dhe pasi ka mundur ta lokalizojë, ka organizuar operacionin për arrestimin e tij. Pas konstatimit automjeti, grupi operacional ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtyre personave.
    Punonjësi i Policisë, Fatos Xhani, ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen “Ndal, Policia!”, i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit, Dritan Dajtit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë.
    Po nga brenda makinës, nga i njëjti person është hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës, sedilja e pasme nga brenda jashtë, me dy armë zjarri ku për pasojë, ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Saimir Duçkollari. Sipas Prokurorisë, personi që qëlloi nga brenda “Touareg”-ut dhe vrau dy punonjësit e Policisë, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit, dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të Policisë, Altin Dizdari.
    Sot pas hekurake

    Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ndërsa, Gjykata e Lartë riktheu dënimin me burg përjetë Dritan Dajtin./ZËRI