Tag: dajko

  • “Dajko do të lexojë aktet tona”, Lapaj: Do të përfaqësohemi ndryshe… me juristë

    “Dajko do të lexojë aktet tona”, Lapaj: Do të përfaqësohemi ndryshe… me juristë

    Në një intervistë në A2 Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, hodhi akuza të forta ndaj sistemit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një mekanizëm me “dy standarde”.
    Lapaj kujtoi se para zgjedhjeve subjekti i tij politik kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj shumë forcave të tjera, duke hyrë në proces me lista të hapura dhe duke vendosur edhe kandidatë fiktivë, në mënyrë që qytetarët të kishin zgjedhje reale. Sipas tij, kjo strategji u përkrah nga mbi 64 mijë votues, çka e bëri lëvizjen një nga forcat më domethënëse antisistem në vend.
    Megjithatë, pas zgjedhjeve, sipas Lapajt, marrëveshja e bërë me qytetarët nuk u respektua. “Ky është një sistem që nuk të lë të garosh. Madje, edhe kur përpiqesh të garosh, përdoren mjete deri tek tradhtia mes aleatëve për të zhbërë konceptin e garës”, tha ai.
    Lapaj theksoi se ndërsa për Partinë Socialdemokrate u zbatua rregulli i listës së hapur, për lëvizjen e tij kjo nuk ndodhi, pasi një nga anëtarët e koalicionit prishi marrëveshjen, shkruan A2 CNN.
    Duke iu referuar deputetes Ana Dajko, Lapaj deklaroi se prania e saj në Kuvend nuk do të jetë në formën klasike të një deputeteje që përfshihet në debate politike, por si një përfaqësim juridik i qytetarëve. “Zonja Dajko nuk hyri në garë për të qenë deputete. Ajo është aty që mandati të mos humbasë dhe që vota e 80 mijë qytetarëve të mos mbetet pa përfaqësim. Ajo do të flasë përmes akteve dhe shkresave ligjore, duke depozituar projektligje që adresojnë problemet e qytetarëve”, tha ai.
    Sipas Lapajt, një ekip juristësh i angazhuar në këtë projekt do të punojë për të ofruar zgjidhje konkrete ligjore, ndërsa përplasjet politike me kryeministrin Rama “nuk janë prioritet”.

  • Mandatimi i Ana Dajkos, Lapaj zbulon prapaskenat: S’e lëshon karrigen për të mos bërë deputet Shabanin

    Mandatimi i Ana Dajkos, Lapaj zbulon prapaskenat: S’e lëshon karrigen për të mos bërë deputet Shabanin

    Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në një emision televiziv foli për deputeten e vetme të ish-koalicionit, Ana Dajko, e cila foli dy ditë më parë pas seancës hapëse të Kuvendit, ku tha se donte të ishte aty. Lapaj u shpreh se Dajko e mban atë mandat në mënyrë që ai të mos shkojë te Endri Shabani, të cilin ai e cilësoi tradhëtar.
    “Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi që të detyronte një lëvizje që mori 64 mijë vota që të mos përfaqësonte qytetarët?
    U përdor standard tjetër për PSD-në? Për ne u përdor standard tjetër?
    Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën? Bëri fjalë njeri për atë mandatin që u ndërrua për 5 minuta në Fier? Përdorën një kalë Troje, një tradhëtar.
    Ana Dajko nuk e ka dashur dhe nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhëtari. Është nënë e nderuar e 2 djemve dhe e 3 nipërve e mbesave. E ndoqa, e pashë emocionin e saj. Foli me emocionin e nënës. Është njeriu më i ndershëm i asaj salle.
    KAS ka 5 vetë, 3 të PS dhe 2 të PD dhe këta të PD-së qeshnin me këta të Ramës. Këta që bëjnë sikur zihen, kjo opozita nuk mbante anën e një subjekti opozitar.
    Ajo nuk do të jetë deputete e zakonshme, por do të jetë përfaqësuese ndryshe, do të ketë pas 7 avokatë që do të përgatitin rezoluta dhe ajo do t’i depozitojë me shkresa dhe akte”-tha Lapaj.

  • Lapaj: Ana Dajko nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari

    Lapaj: Ana Dajko nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari

    Drejtuesit i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se e vlerëson vendimin e Ana Dajkos për të mos e dorëzuar mandatin te të tjerët edhe pse nuk e do atë.
    Lapaj paralajmëroi se Dajko nuk do të jetë një deputete e zakonshme, por do të përfaqësojë qytetarët me mbështetje të fortë ligjore dhe institucionale.
    “Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi që të detyronte një lëvizje që mori 64 mijë vota që të mos përfaqësonte qytetarët? U përdor standard tjetër për PSD-në? Për ne u përdor standard tjetër?
    Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën? Bëri fjalë njeri për atë mandatin që u ndërrua për 5 minuta në Fier? Përdorën një kalë Troje, një tradhtar.Ana Dajko nuk e ka dashur dhe nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari. Është nënë e nderuar e 2 djemve dhe e 3 nipërve e mbesave. E ndoqa, e pashë emocionin e saj. Foli me emocionin e nënës. Është njeriu më i ndershëm i asaj salle.
    KAS ka 5 vetë, 3 të PS dhe 2 të PD dhe këta të PD-së qeshnin me këta të Ramës. Këta që bëjnë sikur zihen, kjo opozita nuk mbante anën e një subjekti opozitar. Ajo nuk do të jetë deputete e zakonshme, por do të jetë përfaqësuese ndryshe, do të ketë pas 7 avokatë që do të përgatitin rezoluta dhe ajo do t’i depozitojë me shkresa dhe akte,” tha Lapaj.

  • ‘Ithtare e helenizmit’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

    ‘Ithtare e helenizmit’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

    Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
    Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet.
    Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë.
    “Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj…
    Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,
    Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

  • Nga shtatori, deputete në Kuvend! Kush është tezja e Adriatik Lapajt, Ana Dajko

    Nga shtatori, deputete në Kuvend! Kush është tezja e Adriatik Lapajt, Ana Dajko

    Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja e anëtarit të kryesisë “Shqipëria Bëhet” Vasil Dajko dhe gjithashtu tezja e drejtuesit të kësaj force politike, Adriatik Lapajt.
    Emri i saj u bë pjesë e listave të mbyllura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, bashkim i Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, si pjesë e strategjisë së këtij të fundit, i cili ishte kundër formatit “lista të hapura” e “lista të mbyllura” për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maj.
    Propozimi i Lapajt i pranuar nga palët e koalicionit, konsistonte në përfshirjen në “listat e mbyllura” kandidatë fiktivë, të të cilët më pas me dakordësinë e palëve do të digjnin mandatin, në mënyrë që në Kuvend të futen kandidatët që morën më tepër vota nga lista e hapur.
    Ana Dajko është e para e radhitur në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, ndërsa Lapaj është më i votuari i listës së hapur. Të gjithë kandidatët e listave të mbyllura, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, kanë dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen nga kandidimi me qëllim që mandati i fituar të kalojë në listën e hapur.
    Dorëheqjet e listave të mbyllura janë cilësuar si procedura të pavlefshme nga ana e KQZ si dhe Kolegjit Zgjedhor, duke e lënë përfundimisht mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në duart e Ana Dajkos.
    ***
    Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke ia kaluar mandatin e deputetit tezes së tij Ana Dajko. Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar më parë, se mandatin duhet ta merrte tezja, sot Lapaj ka pretenduar ta marrë goca e tezes, Kleana Xhuveli.
    Mirëpo, pretendimet e kreut të “Shqipëria Bëhet” nuk janë marrë parasysh dhe anëtarët kanë vendosur që mandatin ta marrë Ana Dajko, tezja e Adriatik Lapaj.
    Ky i fundit, që kur kanë përfunduar zgjedhjet është përfshirë në përplasje me anëtarin e koalicionit Endri Shabani, duke pretenduar se mandati i takonte atij. Më pas, kur rrezikohej sepse emrat në listën e sigurt nuk po jepnin dorëheqjen, ai kërkoi që mandatin ta merrte tezja e tij.
    Në skenë atë kohë, doli dhe daja i aleatit të tij, Endri Shabani, shtetasi Zeqir Kordhoni. Lapaj dhe Shabani u përplasën për dajën e këtij të fundit dhe koalicioni mori fund pas zgjedhjeve.
    Mirëpo, edhe përse koalicioni u prish dhe mandati ishte i sigurt për partinë e Lapaj, ky i fundit ka ndërruar disa herë mendje, duke pretenduar në fillim se do ta merrte ai mandatin, më pas vajza e tezes Kleana Xhuveli dhe më pas tezja Ana Dajko.
    Por siç duket, tashmë që e mori tezja, kreu i “Shqipëria Bëhet” ka kërkuar që në Shtator në Parlament të shkojë si përfaqësuese e zgjedhësve të kësaj partie kushërira, vajza e tezes. Kërkesa nuk është marrë parasysh dhe mandati i ka shkuar Ana Dajkos, jo Kleana Xhuvelit.
    “Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme.
    Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vend i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ, Pavlina Docaj.

  • Kolegji Zgjedhor i jep mandatin Ana Dajkos, ja cila është 60-vjeçarja me arsim të mesëm që do të hyjë në Kuvend

    Kolegji Zgjedhor i jep mandatin Ana Dajkos, ja cila është 60-vjeçarja me arsim të mesëm që do të hyjë në Kuvend

    Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit.
    Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.
    Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

  • Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

    Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

    Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit. Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.
    Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt.
    Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

  • As Lapaj e as Xhuveli, Kolegji Zgjedhor merr vendimin! Ja kush e mori mandatin e “Shqipëria Bëhet”

    As Lapaj e as Xhuveli, Kolegji Zgjedhor merr vendimin! Ja kush e mori mandatin e “Shqipëria Bëhet”

    adriatik lapaj-kleana xhuveli

    TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë “Shqipëria Bëhet” të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko. Gjatë seancës së sotme, Adriatik Lapaj ndryshoi mendje duke kërkuar mandatin për kushërirën e tij, Kleana Xhuveli. Mësohet se Lapaj kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i KQZ-së që mandati t’i jepet Xhuveli, e cila ishte renditur e katërta në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës. Po ashtu, Lapaj ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS-it, i cili e kaloi te e para në listë, Ana Dajko. Por sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.
    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko. Sipas vendimit të KAS, çdo dorëheqje në bllok nga kandidimi apo mandati i kandidatëve në zgjedhje është nul dhe nuk mund të pranohet. Kështu, deputete nuk është më kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli, por Ana Dajko, e renditur e para në listën e Tiranës.
    Ndërkohë, më 4 gusht, Adriatik Lapaj depozitoi një ankimim, duke kundërshtuar vendimin e KAS. Në ankimim, Lapaj kërkoi që të njihej si fitues me pretendimin se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu ai kërkoi edhe mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe nga Kleana Xhuveli./ZËRI

  • Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin më 13 gusht

    Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin më 13 gusht

    Adriatik Lapaj

    TIRANË- Kolegji Zgjedhor do ta shqyrtojë kërkesën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, më datë 13 gusht, ora 10:00. Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, depozitoi të hënë një tjetër ankimim, duke kundërshtuar vendimin e KAS që i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko. Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe nga Kleana Xhuveli. 
    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko. Duke ia hequr kështu mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. Me vendim të KAS, çdo dorëheqje në bllok nga kandidimi apo mandati i kandidatëve në zgjedhje është nul dhe nuk mund të pranohet. Kështu, deputete nuk është më kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli, por Ana Dajko, e renditur e para në listën e Tiranës./ZËRI
     
     

  • Nuk dorëzohet Lapaj, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

    Nuk dorëzohet Lapaj, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

    Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.
    Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.
    Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.
    KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.
    Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.
    Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.