Tag: daily

  • Chicago Daily Tribune (1939)/ “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog

    Chicago Daily Tribune (1939)/ “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog

    NGA: AURENC BEBJA

    “Chicago Daily Tribune” ka botuar, të enjten e 13 korrikut 1939, në faqen n°10, një shkrim rreth kurthit që nazistët kishin ndërmend të organizonin ndaj Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare asokohe në Varshavë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Hitleri fton Zogun të jetojë në një kështjellë pranë Rinit (Rhine)

    Oferta shihet si komplot italian për të marrë arkat e thesarit.

    Nga Alex Small

    Varshavë, 12 korrik. — E çliruar përkohësisht nga ankthi për rreziqet e një lufte të mundshme me Gjermaninë, popullsia e kryeqytetit polak filloi sot të shfaqte kuriozitet të konsiderueshëm për praninë e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbretëreshës së saj, Geraldinës, foshnjës së tyre dhe njëzet e dy shqiptarëve të tjerë.

    Monarkët e rrëzuar nuk shfaqen kurrë në publik dhe Zogu, me kërkesë të zyrtarëve të qeverisë polake, ka refuzuar të takojë gazetarët.

    I dërguari i nazistëve viziton Zogun.

    Zogu, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria me familjen kur Italia pushtoi mbretërinë e tij, u vizitua dy herë dje nga Hans-Adolf von Moltke, ambasadori gjerman në Poloni. Pasi fillimisht u refuzua në audiencë nga ish-mbreti, ambasadori kërkoi ndihmën e ministrisë së jashtme polake.

    Tema e bisedës së tyre ishte një ftesë nga qeveria e Adolf Hitlerit drejtuar Zogut për të shkuar në Gjermani me familjen dhe suitën e tij për t’u vendosur në një kështjellë pranë Rinit (Rhine). Thuhet se kështjella është mobiluar nga vetë Hitleri.

    Qarqe të mirëinformuara thanë se veprimi i Gjermanisë ishte frymëzuar nga Italia, aleatja e saj. Ftesa u interpretua si një hile për ta futur Zogun në një kurth dhe për t’i marrë thesarin që ai mbante në më shumë se gjashtëdhjetë kutitë (ekzistenca e thesarit në këto kuti është një hipotezë e gazetës që nuk është konfirmuar) që erdhën këtu me shqiptarët.

    Sido që të jetë Zogu është qendër e veprimtarisë misterioze.

    “Diçka po ndodh,” — thanë qarqe të mirëinformuara. Ata deklaruan se sipas planeve të shpallura të Zogut, ai dhe suita e tij do të lundronin nesër nga porti polak i Gdynia-s për në Angli.

    Sonte persona pranë Zogut deklaruan se këto plane ishin ndryshuar papritur dhe se “Oborri mbretëror shqiptar” do të qëndrojë në Varshavë të paktën edhe disa ditë.

    https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-daily-tribune-1939-oferta-e-hitlerit-ndaj-mbretit-zog-kurthi-qe-nuk-funksionoi-i-hans-adolf-von-moltke-ambasadorit-gjerman-ne-varshave/

    Shërbimi për shtyp i Chicago Tribune

  • Reportazhi i Daily Mail/ Një qytet pa burra: Si po e boshatis ‘ëndrra britanike’ Hasin

    Reportazhi i Daily Mail/ Një qytet pa burra: Si po e boshatis ‘ëndrra britanike’ Hasin

     

    Foto nga Hasi

    HAS– Një reportazh i publikuar së fundmi nga media britanike Daily Mail ka rikthyer në vëmendje valën masive të emigracionit nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, duke u fokusuar te pasojat që ky fenomen po lë pas në komunitetin e vogël të Hasit.
    Sipas shkrimit, ky qytet në verilindje të Shqipërisë është kthyer në simbol të një eksodi të heshtur, ku burrat dhe djemtë largohen për të ndjekur ëndrrën britanike, ndërsa në vend mbeten gra të vetmuara dhe fëmijë që rriten pa praninë e baballarëve.
    Daily Mail sjell dëshmi dhe përshkrime nga realiteti i përditshëm në Has, ku vajzat adoleshente shëtisin rrugëve pa ndonjë mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme, ndërsa shumë djem lënë shkollën sapo mbushin moshën për të udhëtuar jashtë. Madje, disa prej tyre i lënë mësuesit me përshëndetjen ironike “Shihemi në Londër”, në vend të një “Mirupafshim” të zakonshëm.
    Në raportin e medias britanike theksohet se gjatë vitit 2022, rreth 13 mijë shqiptarë hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej tyre nëpërmjet gomoneve, të joshur nga idetë për një jetë më të mirë dhe mundësi të shpejta për të fituar para, shpesh në tregun e zi.
    Në Has, sipas artikullit, kjo valë emigracioni ka sjellë një boshllëk të dukshëm social. Mbi 80% e familjeve thuhet se mbijetojnë vetëm falë parave që dërgojnë burrat nga Britania. Kjo ka krijuar një strukturë të pabarabartë familjare, ku gratë janë kthyer në kryefamiljare, ndërsa fëmijët njohin figurën e të atit vetëm përmes videocall-eve.
    Media e përshkruan këtë fenomen si një “mikrokozmos i krizave demografike” që po ndodhin në shumë vende të varfra, ku burra të rinj, legalisht apo ilegalisht, largohen për të gjetur një të ardhme më të mirë, ndërsa komunitetet që lënë pas përballen me boshllëkun shoqëror dhe ekonomik.
    “Burrat që largohen mund ta harrojnë familjen që kanë këtu. Ka një rritje të divorceve, kur dikur mezi kishte të tilla në shoqërinë tonë të lidhur ngushtë. Qyteti është përmbysur. Sigurisht, po vijnë para, të dërguara nga Mbretëria e Bashkuar. Por paratë nuk janë gjithçka.”, kështu shprehet Besmira, një vajze e re nga Hasi për Daily Mail.
    Gjithashtu në artikull theksohet se muaji korrik shënon sezonin e dasmave në Has, kur shumë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kthehen për t’u martuar me vajzat që kanë lënë pas. Por, siç thekson Daily Mail, për shumicën e nuseve ky bashkim është i përkohshëm. Marrja e vizës bashkëshortore kërkon përmbushjen e kritereve specifike, përfshirë një prag të caktuar të ardhurash, një proces i gjatë dhe shpesh i pamundur për shumë çifte.
    Pjesë e marrë nga Daily Mail:
    “Korriku është sezoni i dasmave në Has dhe kjo është koha kur burrat që kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani – dhe për këtë arsye mund të fluturojnë përsëri në Shqipëri të sigurt duke e ditur se mund të rihyjnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar – kthehen për t’u martuar me vajzat që lanë pas. Kjo nuk do të thotë që, pas ceremonisë, nuseve të tyre të reja do t’u jepet automatikisht e drejta për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar. Për të marrë të ashtuquajturën ‘vizë bashkëshortore’, ata do të duhet të plotësojnë kritere të ndryshme, të cilat përfshijnë një prag minimal të ardhurash për të dy.
    Pra, do të ketë shumë punë për plotësimin e formularëve përpara dhe, falë këtij burokracia të Ministrisë së Brendshme, shumë nuse nuk do të jenë në gjendje t’i ndjekin burrat e tyre kur ata të largohen disa javë pas dasmës. Në dyqanin e nuseve në Has, asistentja e shitjeve Doriana Laci, 19 vjeç, është shumë e zënë kur unë telefonoj. ‘Kur djemtë largohen nga shkolla, ata nuk punojnë këtu, ata migrojnë’, thotë ajo.
    “Vajzat që vijnë këtu janë pothuajse të gjitha vetëm ose me një të dashur. Ato presin që dhëndri i tyre të mbërrijë nga Anglia. Në shkollën e mesme, vajzat me mua në klasën e gjashtë e kishin të vështirë të gjenin një të dashur, pasi të gjitha kishin shkuar për të punuar në Britani. Këta djem donin më shumë të fitonin para sesa të kishin një lidhje.”/ ZËRI/
     
     
     
     
     
     

  • Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

    Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

    Në një reportazh të fundit nga Daily Mail, vihet në qendër të vëmendjes historia e Besmirës, një gruaje 32-vjeçare nga qyteti verior i Hasit në Shqipëri, e cila prej katër vitesh jeton me shpresën se një ditë do të ribashkohet me bashkëshortin e saj, Arbenin.
    Ai emigroi ilegalisht drejt Britanisë në vitin 2021, duke paguar 5 mijë paund për të kaluar me gomone Kanalin e La Manshit nga Franca.
    Sot, punon në një kantier ndërtimi në Mançester dhe jeton në kushte të vështira, duke punuar 12 orë në ditë për t’i dërguar para familjes së tij në Shqipëri.
    Besmira, e cila jeton me prindërit e Arbenit, ka hequr dorë nga puna si eksperte statistikash në bashkinë e Hasit dhe rrëfen se po përballet me depresion dhe vetmi.
    “E dua burrin tim, duam të kemi një fëmijë. Por si mund të ndërtojmë një familje përmes telefonatave që zgjasin prej katër vitesh?”, shprehet ajo, duke kërkuar të mbetet anonime në artikull për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
    Kjo nuk është një histori e rrallë në Has, një komunë me vetëm 5 mijë banorë, ku sipas Daily Mail, tetë nga dhjetë familje mbijetojnë falë të ardhurave të djemve dhe burrave që kanë emigruar në Britani, shpesh në mënyrë ilegale.
    Në vitin 2022, më shumë se 13 mijë shqiptarë – përfshirë të mitur – hynë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe një përqindje e madhe e tyre vinte pikërisht nga kjo zonë, sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike.
    Pasojat sociale të këtij fenomeni janë thellësisht të dukshme. Vajzat e reja në Has qëndrojnë në kafe duke pritur “të fejuarit” nga Britania, ndërsa djemtë largohen sapo mbarojnë shkollën e mesme.
    “Zinxhiri normal i jetës – njohje, fejesë, martesë, fëmijë – është thyer. Djemtë janë në Angli, vajzat mbesin këtu të vetmuara,” – thotë Jahir Cahani, një mësues i kthyer në iniciator të projekteve turistike për të ndalur zbrazjen e Hasit.
    Ndërkohë, autoritetet lokale përpiqen të ruajnë lidhjen simbolike me Britaninë. Në sheshin qendror është vendosur një monument me zemrën që përmban flamurin britanik dhe atë shqiptar, dhe shumë kafene janë dekoruar me simbole si Big Ben apo imazhe të Mbretëreshës Elizabeth II.
    Por prapa kësaj fasade të “mirënjohjes”, fshihet një realitet i trishtë: fëmijë që rriten pa baballarë, gra që mbajnë mbi shpinë barrën e dyfishtë të familjes dhe një komunitet që po humbet ekuilibrin shoqëror. Profesorë dhe aktivistë lokalë e quajnë këtë “shkatërrim të strukturës familjare”.
    Edhe nëse burrat kthehen për pushime apo martesa, shumë gra nuk arrijnë të bashkohen me ta në Britani për shkak të barrierave ligjore dhe të të ashtuquajturave “viza bashkëshortore” që kërkojnë të ardhura minimale dhe dokumentacion të ndërlikuar.
    Historia e Besmirës është vetëm një zë mes qindra grave të tjera në Has që ndajnë të njëjtin fat – një martesë virtuale, një pritje pa fund dhe një jetë e mbushur me ankth. “Nuk është kjo jeta që kemi dashur,” thotë ajo. “Paratë nuk janë gjithçka.”

  • ‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

    ‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

    Shqipëria është një nga destinacionet “parajse” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimet me avion dhe ushqimin.
    Ky është rekomandimi i radhës nga e përditshmja britanike “Daily Express” ku nëpërmjet një artikulli nga blogeri i njohur i udhëtimeve, Kieran Broën, shkruan se imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë.
    Tingëllon joshëse, apo jo? Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një birrë kriko kushton 1,10 paund, por ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata.
    E përditshmja britanike “Daily Express” në artikullin për vendin tonë shkruan se pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane, Shqipërinë ku është një nga vendpushimet më mahnitëse është Ksamili.
    Në Ksamil mund të gjeni plazhe, jetë nate të mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse. Temperaturat në Shqipëri thuhet në artikullin e “Daily Express” janë ideale për pushimet verore e veçanërisht për ata që duan sa më shumë diell.
    Ndër të tjera blogeri britanik Kieran Brown nënvizon në shkrim se duhet shfrytëzuar sa më shumë ky destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe çmimet të rriten.
    Britaniku ka mbetur i mahnitur nga bukuritë e Shqipërisë duke shtuar se pasi ka vizituar 100 shtete, Shqipëria është padyshim një nga vendet e tij me të preferuara. Ndër të tjera ai shkruan se fluturimet direkte nga Britania drejt kryeqytetit shqiptar janë të leverdishme dhe me pas prej aty mund t’i drejtoheni rivieres se bukur të Jugut. Klan News

  • “Daily Express”: Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime

    “Daily Express”: Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime

    Shqipëria vijon të rekomandohet si destinacioni më të mirë evropian për pushime në vitin 2025.

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express” blogeri i njohur i udhëtimeve ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin.

    Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Evropë po bëhet gjithnjë e më sfiduese.

    Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo? Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një krikëll birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata.

    Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane? Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.

    Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe të rriten çmimet.

    Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse.

    “Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara”, tha blogeri, Kieran Brown.

    “Rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe vizitoni Rivierën në jug”, shtoi ai.

  • “Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

    “Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

    “Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të rrjetit celular që mund t’u kushtojë qindra paund që para se të dalin nga aeroporti. Turistët mbetën të habitur nga një mesazh me tekst “Mirë se vini në Shqipëri” që kishin marrë menjëherë pasi mbërritën në Aeroportin e Korfuzit, pavarësisht se ndodheshin në një ishull grek.
    Një punonjës i Daily Mail, i cili kohët e fundit kaloi pushimet në vendin e njohur evropian publikoi një mesazh me tekst që kishte marrë pas uljes nga një shërbim i quajtur “Këshilla për Vlerësimin e Çmimit”.
    Në të shkruhej: “Mirë se vini në Shqipëri! Thirrjet, mesazhet dhe të dhënat në Shqipëri janë të tarifueshme dhe nuk dalin nga pagesat tuaja standarde ose shtesat e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar. Shtesat e të dhënave Roam Beyond për këtë destinacion janë të disponueshme në aplikacionin iD Mobile për vetëm 5.00 GBP.
    Nëse nuk keni blerë ende një paketë shtesë të të dhënave Roam Beyond, do të kushtojë 1.50 GBP për MB. Minutat dhe mesazhet nuk përfshihen dhe do të kushtojnë 0.60 GBP për mesazh për roaming. Për t’ju mbrojtur nga tarifat e tepërta, është vendosur një limit prej 45.00 GBP për të dhënat në roaming”.
    Daily Mail shkruan se edhe pse Korfuzi ndodhet në cepin veriperëndimor të Greqisë, ai ndodhet vetëm një distancë të shkurtër (48.2 km) nga Ksamili, një fshat i vogël bregdetar në rivierën e Shqipërisë së Jugut. “Për shkak të vendndodhjes së ishullit, fuqia e sinjaleve të telefonisë celulare në Shqipëri pranë bregdetit mund të shkaktojë që telefonat të lidhen automatikisht me to, edhe kur përdoruesi është në Greqi. Disa pushues kanë përdorur mediat sociale për të paralajmëruar të tjerët për tarifa të papritura dhe fatura telefonike shumë të larta” – shkruan tabloidi.
    Steve Moore, nga Chesterfield, ndau përvojën e tij në Facebook duke shkruar: “Mbërrita të dielën, mesazhi i zakonshëm i mirëseardhjes për Korfuzin ishte njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar. 2 ditë më vonë erdhi mesazhi “Mirë se vini në Shqipëri”, këto janë tarifat tuaja. “Uau, çfarë mashtrimi, telefonova kompaninë dhe pas 45 minutash bisede më thanë se rrjeti duhej të kishte ndryshuar në një antenë tjetër. Duhet ta mbani nën vëzhgim, përndryshe do t’ju kushtojë shumë.”
    Një përdorues tjetër shkroi: “Vetëm nëse shkon në lindje të ishullit. E bëra atë gabim ndërsa isha në një kuad. Duke përdorur hartat e Google. 128 paund për të ngarë makinën në rrugë lol”, ndërsa një i tretë shtoi: “Na zuri fatura prej 298 paundësh kur mbërritëm në shtëpi.”
    Për të shmangur këto tarifa, udhëtarëve britanikë u kërkohet që ose të informojnë ofruesin e tyre për situatën, të çaktivizojnë ‘roaming’-un, ose të zgjedhin manualisht një rrjet grek në cilësimet e telefonit të tyre në vend që të mbështeten në përzgjedhjen automatike të rrjetit.

  • Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Uran Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Uran Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Ky është shkrimi gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull “1 në 50 shqiptarë në MB është në burg.” Kjo e dhënë e cila po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit.
    Uran Ferizi, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell një të tjera argumente të cilat tregojnë se numri shqiptarëve në shtetin ishull është shumë herë më i madh nga çka servir Nigel Farage bazuar në artikullin e Daily Telegraph.
    “Kjo shifër është mashtruese dhe statistikisht e gabuar. Ajo krahason dy grupe të dhënash themelisht të ndryshme. Një që përllogarit një segment shumë specifik të popullsisë shqiptare sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), dhe një tjetër që përfaqëson popullsinë e burgjeve sipas Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë -së Bashkuar në vitin 2024.
    Në mënyrë specifike, përveç viteve të ndryshme që mbulojnë këto të dhëna, përkufizimet e “shtetësisë” ndryshojnë midis dy grupeve. Të dyja përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar në Mbretërisë e Bashkuar dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare që kanë pasaporta jo-shqiptare. Është e paqartë si trajtohen mbajtësit e dyfishtë të pasaportës (përshembull, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk jep ndarje sipas llojit të krimeve, duke e bërë të paqartë se sa nga këto burgosje lidhen me shkelje të emigracionit”, tha ai për Top Channel.
    Krahasime të tilla statistikore të papërpunuara thotë më tej numri një i diplomacisë shqiptare në Londër, janë në thelb mashtruese, sidomos kur krahason një komunitet emigrantësh shumë specifik me popullsinë e gjerë të MB-së, e cila ndryshon dukshëm për nga mosha, gjinia dhe përbërja socio-ekonomike. Ambasadori Ferizi tregon se përse të dhënat e Daily Telegrapoh janë të gabuara.
    “Vlerësimi i popullsisë i përdorur nga The Telegraph përjashton shqiptarët e natyralizuar, mbajtësit e pasaportave të dyfishta (përfshirë dhjetëra mijëra nga Greqia dhe Italia, siç tregojnë të dhënat konsullore), si dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare. Popullsia e raportuar e burgjeve nuk jep përkufizime të qarta mbi shtetësinë dhe nuk kontrollon faktorë kyç demografikë si mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik”, deklaron ai.
    Një përmbledhje e Parlamentit të MB-së në vitin 2023 sugjeroi se popullsia shqiptare në MB mund të ishte 140,000, megjithëse nuk u dha ndonjë provë mbështetëse thotë Ambasadori Uran Ferizi.
    Të dhënat krahasuese nga konsullatat për komunitetet polake (1.2 milion), lituaneze (300,000) dhe rumune (1.4 milion) sugjerojnë se popullsia me origjinë shqiptare mund të jetë midis 350,000 dhe 500,000. Një kërkesë për informacion zbuloi se 17,271 nxënës në shkollat fillore në Angli kanë regjistruar gjuhën shqipe si gjuhë të parë. Modelimi krahasues me komunitete të tjera sugjeron një popullsi me origjinë shqiptare prej 200,000–250,000.
    Analiza e përdorimit të gjuhës shqipe në Facebook dhe Instagram, në krahasim me komunitete të tjera të Evropës Lindore, e vlerëson popullsinë shqiptare midis 170,000 dhe 330,000. Duke marrë parasysh besueshmërinë relative të të dhënave mbi lindjet, një vlerësim konservator dhe i arsyeshëm e vendos komunitetin shqiptar në MB në rreth 300,000”, u shpreh ai për Top Channel.
    Për raportin numër shqiptarësh në Britaninë e Madhe me numrin e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ambasadori Ferizi mbërrin këtë përfundim.
    “Në popullsinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar , meshkujt e moshës 18–35 përbëjnë rreth 15% të popullsisë. Në komunitetin shqiptar, kjo përqindje mund të jetë dyfish, ose më e lartë. Duke rregulluar këtë çekuilibër demografik, dhe me vlerësimin e ri të popullsisë, shkalla e burgosjes bie nga “1 në 50” në rreth “1 në 500′, tha ai.
    Sipas ambasadorit tonë në Londër, statistika të tilla mashtruese rrezikojnë të ushqejnë steriotipe të dëmshme, të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe të errësojnë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar.

  • Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori shqiptar në Londër zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori shqiptar në Londër zbërthen të pavërtetat e Farage dhe Daily Telegraph

    Ky është shkrimi gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull “1 në 50 shqiptarë në MB është në burg.” Kjo e dhënë e cila po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit.
    Uran Ferizi, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell një të tjera argumente të cilat tregojnë se numri shqiptarëve në shtetin ishull është shumë herë më i madh nga çka servir Nigel Farage bazuar në artikullin e Daily Telegraph.
    “Kjo shifër është mashtruese dhe statistikisht e gabuar. Ajo krahason dy grupe të dhënash themelisht të ndryshme. Një që përllogarit një segment shumë specifik të popullsisë shqiptare sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), dhe një tjetër që përfaqëson popullsinë e burgjeve sipas Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë -së Bashkuar në vitin 2024.
    Në mënyrë specifike, përveç viteve të ndryshme që mbulojnë këto të dhëna, përkufizimet e “shtetësisë” ndryshojnë midis dy grupeve. Të dyja përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar në Mbretërisë e Bashkuar dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare që kanë pasaporta jo-shqiptare. Është e paqartë si trajtohen mbajtësit e dyfishtë të pasaportës (përshembull, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk jep ndarje sipas llojit të krimeve, duke e bërë të paqartë se sa nga këto burgosje lidhen me shkelje të emigracionit”, tha ai për Top Channel.
    Krahasime të tilla statistikore të papërpunuara thotë më tej numri një i diplomacisë shqiptare në Londër, janë në thelb mashtruese, sidomos kur krahason një komunitet emigrantësh shumë specifik me popullsinë e gjerë të MB-së, e cila ndryshon dukshëm për nga mosha, gjinia dhe përbërja socio-ekonomike. Ambasadori Ferizi tregon se përse të dhënat e Daily Telegrapoh janë të gabuara.
    “Vlerësimi i popullsisë i përdorur nga The Telegraph përjashton shqiptarët e natyralizuar, mbajtësit e pasaportave të dyfishta (përfshirë dhjetëra mijëra nga Greqia dhe Italia, siç tregojnë të dhënat konsullore), si dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare. Popullsia e raportuar e burgjeve nuk jep përkufizime të qarta mbi shtetësinë dhe nuk kontrollon faktorë kyç demografikë si mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik”, deklaron ai.
    Një përmbledhje e Parlamentit të MB-së në vitin 2023 sugjeroi se popullsia shqiptare në MB mund të ishte 140,000, megjithëse nuk u dha ndonjë provë mbështetëse thotë Ambasadori Uran Ferizi.
    “Të dhënat krahasuese nga konsullatat për komunitetet polake (1.2 milion), lituaneze (300,000) dhe rumune (1.4 milion) sugjerojnë se popullsia me origjinë shqiptare mund të jetë midis 350,000 dhe 500,000. Një kërkesë për informacion zbuloi se 17,271 nxënës në shkollat fillore në Angli kanë regjistruar gjuhën shqipe si gjuhë të parë. Modelimi krahasues me komunitete të tjera sugjeron një popullsi me origjinë shqiptare prej 200,000–250,000.
    Analiza e përdorimit të gjuhës shqipe në Facebook dhe Instagram, në krahasim me komunitete të tjera të Evropës Lindore, e vlerëson popullsinë shqiptare midis 170,000 dhe 330,000. Duke marrë parasysh besueshmërinë relative të të dhënave mbi lindjet, një vlerësim konservator dhe i arsyeshëm e vendos komunitetin shqiptar në MB në rreth 300,000”, u shpreh ai për Top Channel.
    Për raportin numër shqiptarësh në Britaninë e Madhe me numrin e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ambasadori Ferizi mbërrin këtë përfundim.
    “Në popullsinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar , meshkujt e moshës 18–35 përbëjnë rreth 15% të popullsisë. Në komunitetin shqiptar, kjo përqindje mund të jetë dyfish, ose më e lartë. Duke rregulluar këtë çekuilibër demografik, dhe me vlerësimin e ri të popullsisë, shkalla e burgosjes bie nga “1 në 50” në rreth “1 në 500′, tha ai.
    Sipas ambasadorit tonë në Londër, statistika të tilla mashtruese rrezikojnë të ushqejnë steriotipe të dëmshme, të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe të errësojnë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar./tch

  • Elton John dhe Lady Gaga do të këndojnë në dasmën e Bezos, dy piano mbërrijnë me gondola në vendin e ceremonisë

    Elton John dhe Lady Gaga do të këndojnë në dasmën e Bezos, dy piano mbërrijnë me gondola në vendin e ceremonisë

    Elton John dhe Lady Gaga do të jenë kryesuesit e një forme artistësh të mbushur me yje në dasmën 20 milionë dollarëshe të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, me dy piano që tashmë janë transportuar në vendngjarje me gondola.

    Sipas burimeve të Daily Mail, Elton John do të jetë kryesuesi i dasmës së themeluesit të Amazon. 78-vjeçari ka një apartament në ishullin Giudecca të Venecias, vetëm pak larg vendit të ngjarjes. Atij do t’i bashkohet Lady Gaga, me të cilën ka një miqësi të ngushtë. Sipas një burimi në media, çifti i sapomartuar thuhet se u ka kërkuar personalisht dy artistëve të performojnë në dasmë.
    John dhe Gaga kanë bashkëpunuar më parë në këngë të tilla si “Hello Hello” dhe “Sine From Above”, dhe këngëtarja e famshme është gjithashtu kumbara e artistit legjendar. Honorari i tyre vlerësohet në rreth 1 milion paund, megjithëse informacioni nuk është konfirmuar ende.

    Sir Elton John set to lead star-studded musical performances at Jeff Bezos and Lauren Sanchez’s $20 million wedding in Venice https://t.co/8DigYvltsZ
    — Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) June 26, 2025

    Të mërkurën në mbrëmje, më 25 qershor, Bezos dhe Sanchez organizuan një koktej në hotelin Aman. Në shenjë respekti për dashurinë e tyre për muzikën, kënga “More Than A Woman” e Bee Gees u luajt në kopshtin e hotelit, e ndjekur nga këngë si “I’m Feeling Good” e Nina Simone, “Lovely Day” e Bill Withers dhe “Brown Eyed Girl” e Van Morrison.
    Çifti mbërriti në hotel me taksi uji nëpërmjet skelës private dhe iu bashkuan rreth 50 miq dhe familjarë të tyre më të ngushtë. Më herët gjatë ditës, stafi ngriti tenda dhe tenda në kopshtin privat të hotelit për festimet e fundjavës.
    Siç zbuloi Daily Mail, Bezos ka marrë me qira të gjithë hotelin – të njëjtin që u përdor për dasmën e George dhe Amal Clooney – për të pritur 48 mysafirë duke filluar nga e mërkura. Masa të rrepta sigurie janë vendosur rreth pronës. Një tendë e madhe është ngritur në kopshtin privat të ishullit, ndërsa oficerët e sigurisë – të gjithë ish-marina – kanë kryer inspektime të shumta.
    Lista e të ftuarve përfshin, ndër të tjerë, Leonardo DiCaprio, Mick Jagger, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Kim Kardashian. Ivanka Trump dhe familja e saj kanë mbërritur tashmë në qytet.

    Top Channel