Tag: dabulla

  • “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja.
    “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?

  • “Po flas nga marazi dhe si miku i presidentit”! Dabulla: Refik Halili ka harxhuar 20 milionë euro për 3 tituj, si nuk i vjen keq për paratë e tij?

    “Po flas nga marazi dhe si miku i presidentit”! Dabulla: Refik Halili ka harxhuar 20 milionë euro për 3 tituj, si nuk i vjen keq për paratë e tij?

    Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja.
    “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit.
    Unë po flas edhe si miku i Refik Halilit, t’i them të keqen që të kuptojë gabimin, që të ndryshojë ai. Duhet që të vendos njerëzit e duhur në një punë të caktuar, të bëj rolin e presidentit dhe kaq, asnjë punë tjetër. Presidenti merret me gjëra të mëdha, jo me gjëra të vogla që i humbin kohë dhe humbasin prestigjin. Tiranës i ka humbur prestigji, nuk pranon më futbollist shqiptar që të vijë te Tirana tani, thotë nuk punojë dot, pavarësisht rrogës që i jep.
    Unë flas nga marazi, por edhe se më vjen keq. Halili është më i vjetri në Superiore, mund të ketë harxhuar më shumë para se të gjithë, ka 3 tituj kampion dhe mund të ketë harxhuar 20 milionë euro nga paratë e tij. Dhe mua më vjen keq, them me vete si nuk i vjen keq për paratë e tij? I ka harxhuar me zgjedhjet e gabuara”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/
    ?

  • INTERVISTA/ “Tirana ka vdekur, s’ka më shpresë”, Dabulla i drejtëpërdrejtë: Kemi rënë nga kategoria, ekip mediokër (VIDEO)

    INTERVISTA/ “Tirana ka vdekur, s’ka më shpresë”, Dabulla i drejtëpërdrejtë: Kemi rënë nga kategoria, ekip mediokër (VIDEO)

    Tirana po kalon një periudhë të vështirë, teksa aktualisht e sheh veten në fund të klasifikimit. Pas 14 javësh, bardheblutë kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Për dramën në kryeqytet, humbjen 6-2 me Dinamon, apo edhe për ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve, ish-trajneri i Tiranës, Rezart Dabulla bëri analizën e tij, në Sport News, në News 24. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Dabulla u tregua i ashpër.
     

     
    “Dramë bardheblu, Tirana prek fundit”, kështu e kemi cilësuar ne, është realisht kështu Dabulla, një dramë kjo që po përjeton Tirana?
    Tirana është në një pikë që vështirë të rikthehet. Po flas për një situatë që do duhen vite. Nuk do ekzistojë për shumë kohë. Nuk besoj se janë më të zotët që ta rikthejnë këtë Tiranë. Duke i hequr identitetin dhe grintën, ka mbetur lëng i shtrydhur. Për mua Tirana ka vdekur dhe nuk rikthehet më. Nuk ka asnjë futbollist shqiptar të afirmuar që luan futboll. Tirana nuk ka askënd.
    E ndoqe derbin e fundit kundër Dinamos, më thuaj të vërtetën kishte frikë për ndonjë goleadë edhe më të thellë?
    Para derbit thashë diku tjetër që, Tirana mund ta ketë më të thjeshtë të marrë pikë ndaj Dinamos ose Partizani, sesa ndaj Bylisit. U zhgënjeva edhe te kjo pjesa. Jo vetëm që na shkatërroi, por na shkatërroi me lehtësinë më të madhe. Dinamo mund të shënonte edhe tetë gola. Tirana nuk hyn në varkën e lojës. Pashë deklaratën e trajnerit që fliste se mund të kthente kur po humbiste 3-1, qesha.
    Po kërkoja pak në internet, po e kisha të vështirë të gjeja një humbje të tillë 6-2 vitet e fundit, unë jam pak më e re, po juve Dabulla ju kujtohet ndonjë humbje e tillë?
    6-3 me Flamurtarin, mbaj mend 6-1 me Lushnjen. Jo, jo. Mos të duket tabu, ne kemi mbyllur kampionatin me 10 ose 12 gola. Nuk ndodhte që të bëje dy humbje radhazi, nuk ndodhte që të humbisje 6-2. Jo vetëm drejtuesit, por edhe lojtarët diskutonin bashkë. Në kohën kur fitonim 1-0, ne diskutonim pse kemi fituar 1-0.
    4-7 pikë në 14 javë, ke frikë për Tiranë Dabulla, është aktualisht ekipi më i rrezikuar për të rënë nga Kategoria?
    Ka dalë nga Kategoria. Kujt do ia marri vendin?
    Më bëri shumë përshtypje në fakt edhe deklarata e trajnerit Nuhiu, “duhet të shohim përpara”, ndërkohë nuk kishte asnjë reagim nga drejtuesit e klubit, nuk besoj që kjo ishte një humbje që mund të kalohet kaq lehtë, për më tepër që vjen përpara derbit me Partizanin?
    Trajneri në 5 ndeshje, ka 4 humbje dhe 1 barazim. Në Tiranën time, Nuhiu do shkarkohej që para dy javësh. Nuk është më problem trajneri. Nuk ka faj trajneri, atë brum ka. Kush do vijë, edhe nëse ikën ky? Je në këtë pikë, ku nuk di ku të kapesh. Nuk kemi shpëtimtar. Ky është brumi. Ne jemi kthyer në një ekip më poshtë se normalja. Jemi ekip mediokër. E them me dhimbje këtë pjesë.
    Në fakt, shenjat nuk ishin pozitive që në fillim të sezonit, ku u ndërtua i gjithë ekipi nga e para, afrime pa fund, largime, por nuk kishin ende një trajner, një situatë sureale për një klub profesionit, për një klub kaq të madh sa Tirana, si është e mundur Dabulla?
    Faji kryesor është i presidencën. Edhe i të madhit ,edhe të vogëlit. Se janë bërë dy tani. Që pas largimit të Shehit dhe Osmanit, unë kam menduar që kanë bërë goxha mirë. Në atë periudhë, një vit doli kampion, e një vit nënkampion. Kur ikën ato, ra cilësia. Ato kanë bërë eksperimente pafund. Nuk mund t’i japësh Tiranën një trajneri pa eksperiencë. Kanë bërë budallallëqe pafund.
    A sheh shpëtim për Tiranën, si mund të dalë nga kjo situatë, si mund të shpëtojë sezonin?
    Në këtë sezon jo. S’po flas tani, ka vite që po flas. U kam rënë daulleve me kohë. Kam patur raporte me ta, nuk kam patur konflikte. Jam menduar t’i këshilluar, u kam thënë kujdes, është e juaja, por është edhe e jona. Tirana nuk pranon eksperimente. Nuk ka lojtarë të mirë në janar. Nuk është problem vetëm lekët. Nuk dijnë si të shpenzojnë lekët. Nuk ka lojtarë më shqiptarë ose të huaj që kanë reputacion, dhe që vijnë te Tirana.
    Këshilla për Halilin?
    Duhet të bëjë rolin e Presidentit dhe jo të drejtorit, menaxherit, rojës. Roli i pronarit në një ambient të shendetshëm, ose duhet të bëjë rolin e vet, ose duhet të marrë dikë që di.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Deklarata e fortë e Dabullës: Partizani dhe Tirana do të luftojnë për vendin e Play Out

    Deklarata e fortë e Dabullës: Partizani dhe Tirana do të luftojnë për vendin e Play Out

    Rezart Dabulla ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Dabulla parashikon një paraqitje të errët të kryeqytetit në këtë sezon të Superiores. Dicka e tillë ka ndodhur, por sipas Dabullës, nuk do të ndryshojë deri në fundin e kampionatit.
    “Unë uroj që ta fitojë Vllaznia këtë kampionat, pas Tiranës, jam me Vllazninë. Sa i përket Tiranës dhe Partizanit, i shoh te ajo lufta për vendin e Play Out aty, jo më shumë sesa kaq. Keq më vjen, por kjo është e vërtetë. Më thoni një lojtar të konfirmuar që luan te Tirana sot, vetëm një, jo më shumë? Një lojtar i konfirmuar që ka 5 sezone në Superiore”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?

  • “Gjysma janë amatorë”, Dabulla shpërthen për gjendjen e Tiranës: Kush dreqin i ka gjetur këta lojtarë katastrofë

    “Gjysma janë amatorë”, Dabulla shpërthen për gjendjen e Tiranës: Kush dreqin i ka gjetur këta lojtarë katastrofë

    Rezart Dabulla nuk sheh dritë në fund të tunelit për Tiranën, teksa edhe ardhja e trajnerit Nuhiu nuk e bind. Ish-lojtari i bardhebluve ka thënë në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se niveli i futbollistëve aktualë nuk është ai që nevojitet për një klub si Tirana.
    “Unë Nuhiut i uroj suksese, sepse kam një problem, nuk dua të shoh që ekipi im i zemrës të dalë nga kategoria. I uroj me shpirt sukses, por edhe Nuhiun e kanë hequr për rezultate të dobëta nga Gjilani. Për këtë arsye e hoqën. Ka ardhur në një ambjent që mbase e njeh, mbase nuk e njeh.
    Është katastrofë futbolli që kanë në këmbë këta lojtarë që ka Tirana. Për mua janë amatorë gjysma e tyre. Nuk e di kush dreqin i ka gjetur dhe i ka marrë në ekip”, ka thënë Rezart Dabulla./Sport Ekspres/

  • “Tirana ishte e barabartë me vendin e 6 në Kategorinë e Parë”, Dabulla: Po të mos hynte ai autogol, ndeshja shkonte me penallti 

    “Tirana ishte e barabartë me vendin e 6 në Kategorinë e Parë”, Dabulla: Po të mos hynte ai autogol, ndeshja shkonte me penallti 

    Tirana do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Bardheblutë shpëtuan një sezon të dështuar, deri diku, pasi mundën në finale të Play Out Pogradecin në shifrat 1-0. Një autogol në minutat e fundit vendosi për fitoren e kryeqytetasve. Ndërkohë i ftuar në “Max Sport”, ish-lojtari i Tiranës, Dabulla, nuk u shfaq shumë i lumtur për këtë fitore. 
    “Fituam, por nuk mund të jemi të kënaqur. Përtej faktit që shkuam deri në Play Out, një ekip si Tirana, por t’i kthehemi ndeshjes. Më vjen keq, por ishte katastrofë, asnjë ndryshim. Tirana nuk kishte asnjë epërsi ndaj Pogradecit, më vjen keq ta them, por Tirana ishte e babartë me Pogradecin që ka dalë në vendin e 6 në Kategorinë e Parë. Nuk mbaj mend më shumë se 3 raste, bashkë me atë autogolin. Tirana vetëm mbante topin pak më shumë se Pogradeci, pjesa tjetër ishte e gjitha e barabartë. Nëse nuk do të hynte ai autogol, kjo ndeshje do të mbaronte në barazim, edhe shtesa dhe do të vendosej me penallti”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/ 
     

  • Do të bëhej “biskota” te Skënderbeu-Bylis? Dabulla: Të jeni 100% të bindur që do dilte barazim, Tirana kishte fat të madh që shpëtoi  

    Do të bëhej “biskota” te Skënderbeu-Bylis? Dabulla: Të jeni 100% të bindur që do dilte barazim, Tirana kishte fat të madh që shpëtoi  

    Tirana “shpëtoi” duke arritur të kap Play Out-in dhe të shpëtojë nga më e keqja, që ishte më prezente, rrëzimi në Kategorinë e Parë. Tani bardheblutë kanë në dorë fatin e tyre dhe janë më shumë se favorit pasi do të përballen me fituesin e Besa-Pogradeci. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, Dabulla u shpreh se Tirana kishte një fat të madh që shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë. Sipas tij, fati i madh që Tirana kishte një bilanc më të mirë se Skënderbeu dhe Bylis, sepse në të kundërt, do të binte. Kjo pasi nëse do të ishte e kundërta, me një bilanc më të keq, me një barazim te Skënderbeu-Bylis, biskota e famshme, Tirana do të merrte vetëm vendin e 9 edhe me fitoren kundër Dinamos. Pra Skënderbeu dhe Bylis shpëtonin, Tirana binte.
    “Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, Dinamo ishte e pamotivuar, vendin e dytë nuk e kapte dot më, vendin e tretë nuk ia hiqten njeri. Ndeshje e fundit e kampionatit, energji të shpenzuara dhe në Kupë, ishin të gjithë komponentët që flisnin në favor të Tiranës. Tirana kishte një fat të madh që me Skënderbeun dhe Bylisin, në ndeshjen direkte me to ishte më lart. Se po mos të ishte, të jesh i bindur me 100% që do dilte barazim Skënderbeu-Bylis dhe do dilte Tirana nga kategoria. Tirana është mësuar të jetë gjithmonë e para, mes më të mirave dhe tani në 36 javë kampionat të ketë 7 fitore, nuk ke çfarë të flasësh më. Ne në kohën tonë kur fitonim Kupën dhe dilnim në vendin e 2 në kampionat, kishim “zi”, nuk festonte njeri se nuk dolëm kampion”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/  ?

  • “Ndoshta njerëzit nuk e dinë, po Tirana paguan 95 mijë euro rroga mujore”! Dabulla kundër Bledi Shkëmbit: E nxori edhe Dinamon nga kategoria

    “Ndoshta njerëzit nuk e dinë, po Tirana paguan 95 mijë euro rroga mujore”! Dabulla kundër Bledi Shkëmbit: E nxori edhe Dinamon nga kategoria

    Tirana është duke vuajtur në një sezon aspak të mirë. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të Superiores dhe ndodhen tre pikë larg Teutës që ndodhet në sezonin e Play Out. Ndeshja e nesërme për Tiranën do të jetë kundër Partizanit në derbi. I ftuar në “Max Sport”, ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, është shprehur se nëse Tirana humbet kundër Partizanit, do të rrëzohet nga elita e futbollit shqiptar.
    “E kam thënë që Tirana është më e rrezikuar. E kam thënë që do të luftojë për të shpëtuar Play Out-in, në fakt po lufton për të shpëtuar rënien, pra situata është më e keqe. Derbi nesër me Partizanin? Nëse Tirana nuk fiton nesër, del nga Superiorja. Nëse fiton nesër, ka shpresë për të mbijetuar. Tirana duhet të fitojë me patjetër katër ndeshje për të shpëtuar, por që të fitojë katër ndeshje në këtë pikë të kampionatit kur të gjithë duan pikë, është shumë e vështirë. Tirana ka pesë fitore në gjithë kampionatin dhe tani duhet të marrë katër fitore radhazi, për mua është më e rrezikuara nga të gjitha.
    Kanë gabuar të gjithë. Nuk janë këta lojtarët e duhur për Tiranën. Ky trajneri që kemi aktualisht ka nxjerrë Dinamon nga kategoria me 1 milionë e gjysmë euro buxhet, Tirana po del nga kategoria dhe ka 1 milionë euro buxhet, se ndoshta nuk e dinë njerëzit dhe thonë ka ulur buxhetin Tirana, ka 1 milionë euro buxhet dhe paguan 95 mijë euro rroga mujore tani që flasim. Janë paguar rrogat, mund të ketë pak vonesa si ndodh zakonisht, po nuk është problem parash. Po na vjen turp që kemi luajtur me Tiranën, një tifozi të Tiranës tani i vjen turp të thotë se është tifoz i Tiranës”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?