Tag: cyrus

  • Pse Miley Cyrus i ka fobi letrat?

    Pse Miley Cyrus i ka fobi letrat?

    Këngëtarja amerikane dhe e sapo-fejuara me Maxx Morando, Miley Cyrus, ka rrëfyer së fundmi për një frikë të fortë ndaj… letrës. Sipas asaj që ka thënë gjatë një interviste, ajo nuk duron dot kur “njerëzit me duar të thata prekin letër”, aq sa detyron të fejuarin të hapë për të çdo pako apo letër që vjen në adresën e saj.
    “Më pëlqen mesazhi, emaili, telefonata. Por letër — jo faleminderit. Madje kur dikush më dërgon një kartolinë të bukur, unë as nuk e hap,” tha Miley, duke përshkruar përvoja që e bëjnë të ndjejë neveri — apo siç ajo e përshkroi vetë: “më japin ndjesinë se më duhet të shpëtoj menjëherë.”
    Ndërsa bisedonte me prezantuesin Jimmy Kimmel, ajo pranoi se kjo është thjesht fobi — aq serioze sa as nuk guxon të lexojë gazetat.
    E ndërsa për disa kjo mund të tingëllojë si një thënie e çuditshme, për Miley është shprehje e qartë e personalitetit të saj, me kufij dhe preferenca të veçanta. Dhe sipas asaj që tregon, partneri i saj e kupton mirë këtë anë të saj, dhe është vetë ai që kujdeset për letra dhe pakot.
    Ky rrëfim tregon se përtej skenës dhe super-suksesit, yjet mund të kenë ankesa të zakonshme dhe ndonjëherë pak më pak “cool” nga sa e imagjinon publiku.

  • Miley Cyrus për propozimin për martesë të Max Morado-s: U habita, u dorëzova plotësisht

    Miley Cyrus për propozimin për martesë të Max Morado-s: U habita, u dorëzova plotësisht

    Miley Cyrus u habit kur Max Morado i propozoi martesë.
    Lajmi për fejesën e tyre erdhi menjëherë pasi ata u shfaqën në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, me këngëtaren e famshme që tërhoqi vëmendjen e fotografëve për shkak të unazës mbresëlënëse me diamant që i zbukuronte dorën. Ylli 33-vjeçar përshkroi në “Good Morning America” momentin kur bateristi 27-vjeçar u ul në gjunjë dhe i kërkoi asaj të bëhej gruaja e tij gjatë një udhëtimi të fundit në Azi.
    «Nuk është e lehtë të më surprizosh, sepse më pëlqen të kem kontrollin e çdo situate dhe u dorëzova plotësisht», tha ajo me entuziazëm, duke shtuar: «Dhe po ju them, isha shumë, shumë, shumë e befasuar!»
    Cyrus vuri në dukje se Morado «e bëri vërtet mirë», duke zgjedhur unazën e fejesës Jacquie Aiche të dizenjuar posaçërisht për të, me diamante të vendosura në ar 14 karatësh.
    Miley vazhdoi duke thënë më pas se prania e Max Morado në jetën e saj e ka ndihmuar të rritet. “Është shumë e qartë se sa drastikisht jam rritur në këto katër vjet me Max-in”, tha ajo.
    “Thjesht dëshiron të ëndërrosh sa më shumë që të jetë e mundur dhe dëshiron të kesh dikë pranë që të thotë gjithmonë: ‘Ti mund ta bësh!’”, shtoi ajo.

  • Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

    Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

    Miley Cyrus dhe partneri i saj, Maxx Morando, janë zyrtarisht të fejuar pas katër vjetësh romancë, ka raportuar Page Six. Lajmi vjen pasi çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash”, ku fansat vunë re menjëherë detajin që i tradhtoi: unazën e saj të re vezulluese.
    Në paraqitjen e tyre të përbashkët në Los Angeles, dyshja pozuan të buzëqeshur e të qetë, ndërsa Miley poziciononte dorën në mënyrë strategjike për të nxjerrë në pah unazën mahnitëse me diamant. Thashethemet nisën menjëherë, por nuk zgjati shumë deri sa u konfirmuan.

    Sipas përfaqësueses së këngëtares, Francesca Consulting, unaza është krijuar me porosi nga dizajnerja e famshme e bizhuterive Jacquie Aiche, e njohur për stilin boho-luksoz dhe bashkëpunimet me shumë yje të Hollywood-it. Detajet zbuluan se diamanti ka prerje cushion, i vendosur në një shirit të trashë prej ari të verdhë 14-karatësh, duke i dhënë copës një dukje klasike, por njëkohësisht moderne e të fuqishme, pikërisht si vetë Cyrus.
    Në event, Miley mahniti me një fustan elegant të zi pa rripa, të mbushur me shkëlqim, pjesë e sipërme të strukturuar dhe fund me pala që i jepte një siluetë glamuroze. Ndërsa Maxx Morando, muzikanti dhe partneri i saj prej vitesh, u shfaq me një kostum të zi klasik dhe këmishë të bardhë, duke kompletuar një pamje harmonike me artisten.
    Fejesa e tyre shënon një kapitull të ri për çiftin, të cilët kanë preferuar gjithmonë të mbajnë një profil të ulët publik, duke e ruajtur romancën larg zhurmës së mediave.

  • Miley Cyrus bëri përsëri bujë me stil në “Vogue World: Hollywood 2025”

    Miley Cyrus bëri përsëri bujë me stil në “Vogue World: Hollywood 2025”

    Ylli i muzikës dhe stilit, Miley Cyrus, 32-vjeç, la përshtypje të forta me paraqitjen e saj në eventin Vogue World: Hollywood 2025, i mbajtur në kompleksin e Paramount Studios në Los Angeles më 26 tetor.
    Për këtë natë glamuroze, Cyrus zgjodhi një xhaketë të madhe lëkure nga koleksioni pranverë/verë 2026 i shtëpisë së modës Saint Laurent. Ajo kombinoi setin me fund dhe kapuç të njëjtë, doreza dhe geta të zeza transparente, syze të mëdha dielli dhe taka slingback me majë.Grimi i saj ishte relativisht i butë, buzë me shkëlqim rozë, ndërsa flokët i mbajti të kapura lart me disa fije që binin në valë për një pamje më të relaksuar.
    Në rreshtin e parë të eventit, Miley u shfaq pranë Hailey Bieber,ajo gjithashtu në veshje të lëkurës dhe të dyja bënë një paraqitje që tërhoqi vëmendje për stilin e përkryer të përbashkët.
    Edicioni i këtij viti i Vogue World shënoi për herë të katërt realizmin e tij dhe u bashkua me prezantimin e veshjeve kapsulë të stilistit Jerry Lorenzo, të frymëzuara nga ikonat e Los Angeles-it. Me këtë paraqitje, Miley Cyrus përsëri tregoi se është kryefjala e modës ndërkombëtare duke kombinuar modën me identitetin e saj të pakompromis. Edhe këtë herë, Miley nuk ndoqi trendet, ajo i krijoi ato.

  • Miley Cyrus tregon se ruan ende fustanin nga takimi i parë me Liam Hemsworth, edhe pse të ndarë!

    Miley Cyrus tregon se ruan ende fustanin nga takimi i parë me Liam Hemsworth, edhe pse të ndarë!

    Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka treguar një detaj të papritur nga jeta e saj personale, duke zbuluar se ende e ruan fustanin që kishte veshur kur takoi për herë të parë ish-bashkëshortin e saj, aktorin australian Liam Hemsworth.
    Në një intervistë të fundit me Vogue, ku promovonte një projekt të ri me brendin e kozmetikës Maybelline, ylli i popit foli për lidhjen emocionale që ka me disa prej veshjeve të saj më të rëndësishme. Ajo tregon se ka krijuar një hapësirë personale ku ruan kujtime të veçanta nga faza të ndryshme të jetës, që nga çmime, fustane e deri te letra personale.
    “Kam ende fustanin nga takimi ynë i parë. Nuk dua t’i fshij ato kujtime, sepse janë pjesë e imja,” tha Cyrus.
    Miley dhe Liam u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit The Last Song. Marrëdhënia e tyre kaloi nëpër disa ndarje dhe ribashkime, për të kulmuar me martesën në vitin 2018. Megjithatë, ata u ndanë pas më pak se një viti, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2019.
    Aktualisht, Cyrus është në një lidhje me muzikantin Maxx Morando. Ajo shprehet se pavarësisht ndryshimeve në jetën personale, përpiqet të ruajë me kujdes çdo kujtim që ka pasur vlerë emocionale për të.

  • Miley Cyrus tregon “ilaçin” që e ka mbajtur pa alkool për pesë vite rresht

    Miley Cyrus tregon “ilaçin” që e ka mbajtur pa alkool për pesë vite rresht

    Ylli i popit Miley Cyrus ka ndarë së fundmi se kopshtaria ka qenë “ilaçi” që e ka ndihmuar të qëndrojë esëll gjatë pesë viteve të fundit, pas heqjes dorë nga alkooli dhe droga.
    Në një intervistë për CR Fashion Book me Pamela Anderson, këngëtarja e “Flowers”, 32 vjeç, tha se aktivitetet e thjeshta si kujdesi për bimët i kanë dhënë qetësi dhe qëndrueshmëri në stilin e saj të jetesës pa alkool.
    “Kopshtaria është diçka që e bën për veten. Është një proces personal dhe krijues që nuk ka lidhje me famën apo suksesin,” tha Cyrus. “Kur mbjell një farë dhe e sheh të rritet, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.”
    Cyrus falënderoi mikun dhe fotografin Vijat Mohindra që e prezantoi me këtë pasion, duke kujtuar me humor se si në kopshtin e saj papritur shpërthyen 10,000 margaritë dhe 40 lloje trëndafilash.
    Ajo e përshkroi këtë hapësirë si një “kopsht zanash princeshash” dhe tha se të qenit e rrethuar nga bukuria natyrore ka pasur ndikim të madh emocional.
    Në një intervistë të mëhershme për Apple Music, Cyrus tha se maturia e ka transformuar plotësisht jetën e saj. Ajo pranoi se gjatë pandemisë kishte rifilluar për një kohë të shkurtër të pinte, por vendimi për të qëndruar esëll ishte i domosdoshëm.
    “E dija që më duhej të bija edhe një herë, për të mësuar. Nuk do të isha këtu ku jam sot pa atë përvojë,” tha artistja.

  • Njëri prej tyre ishte Liam Hemsworth! Miley Cyrus: Mamaja ime më inkurajonte të qëndroja me burrin e gabuar

    Njëri prej tyre ishte Liam Hemsworth! Miley Cyrus: Mamaja ime më inkurajonte të qëndroja me burrin e gabuar

    Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, askush nuk është perfekt, madje as nënat. Siç e ka përmendur Miley Cyrus, nëna e Tish, ajo nuk është këshilltarja më e mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e fëmijëve të saj.
    “Mami gjithmonë donte që unë të rrija me djalin e gabuar”, tha Miley në një intervistë të përbashkët për The Cut me Tish dhe motrat e saj Brandi Cyrus dhe Noah Cyrus, të publikuar më 2 shtator, “sepse ai ishte seksi”.
    Miley, e cila më parë ishte e martuar me Liam Hemsworth, zbuloi se nuk e ndoqi këshillën e nënës së saj dhe tani është në një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që ofron më shumë sesa vetëm një pamje fizike mbresëlënëse.

    “Përfundova me një person që do të thotë shumë për mua, më trajton shumë mirë dhe më respekton”, shpjegoi Miley, e cila është në lidhje me Maxx Morando që nga viti 2021. “Më është dashur ta mësoj këtë në mënyrën e vështirë sepse mamaja ime më mësoi në mënyrën e gabuar. Më është dashur ta gjej vetë personin e duhur.”
    “Më duhej të gjeja dikë që do të më trajtonte me respekt, dhe mami nuk e kishte vënë kurrë këtë në tre gjërat e saj kryesore për një lidhje”, shtoi ajo. “Mami thoshte: ‘Ata duhet të jenë të gjatë’. Burri im është shumë seksi. Por edhe burri im më respekton.”
    Megjithatë, të tre motrat mund t’i japin merita nënës së tyre për “evolucionin” e saj në lidhje me këshillat për takimet, duke i dhënë një pjesë të meritës martesës së saj me Dominic Purcell në vitin 2023.