Tag: çyrbja

  • Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix

    Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix

    Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit rreth aplikacionit Matrix, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e paligjshme, i cili tashmë është marrë zyrtarisht në dorë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Ferhati shpjegoi se ky aplikacion ka një rol të ngjashëm me aplikacionin Sky ECC, i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.

    “Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.
    Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.

    Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.
    “Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.
    Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, thekson gazetari.

  • SYRI TV/ Mbyllen hetimet, Çyrbja që i bëri Ramës listën e Durrësit shkon për gjykim

    SYRI TV/ Mbyllen hetimet, Çyrbja që i bëri Ramës listën e Durrësit shkon për gjykim

    Altin Hajri ka fundosur Jurgis Çyrbjan, përmes bisedave në aplikacionin ‘Matrix’ ku konfirmon me bashkëbiseduesit pas arrestimit të ish-deputetit, bisedat me këtë të fundit. SPAK vë në dukje se marrëdhënia e socialistit me personazhin e rekordeve kriminale kishte bazë edhe interesin pasi deputeti e njoftonte për operacionet, ndërsa Hajri i jepte vota. SPAK ka zyrtarë të tjerë të dyshuar për dekonspirime operacionesh policore dhe ka ndarë procedimin penal.

    Syri TV

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal anëtarëve të të cilëve duke shfrytëzuar pozitën e deputetit jepte informacione për operacione policore. Nën akuzë është edhe Ahmet Masha që u arrestua bashkë me Çyrben ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri. SPAK zbulon se ka ndarë çështjen për shkak se ka dyshime për zyrtarë të tjerë që kanë tregtuar informacion shtetëror, ndërsa konfirmon se Altin Hajri ka folur me të njohur të tij në aplikacionin Matrix pas arrestimit të ish-deputetit.

     “Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2024, Altin Hajri dhe bashkëbiseduesit e tij, për arrestimin e Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës. Nga përmbajtja e komunikimeve evidentohet njohja mes të pandehurve, pohimi i përmbajtjes së komunikimeve të zhvilluara mes tyre me anë të platformës së enkriptuar “SkyEcc”, si dhe veprimet e paligjshme të kryera në episodet objekt akuze, ku janë pohuar dhe vendtakimet që kanë realizuar me punonjësit e policisë, të cilët i kanë informuar edhe për operacionet e zhvilluara për kapjen e personave në kërkim. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se funksionarë publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 8 (tetë) raste, kanë zbuluar akte, të përcaktuar si “sekret shtetëror” nga ligji, pasi me përmbajtjen e tyre, rezulton se janë vënë në dijeni edhe të pandehurit objekt gjykimi”.

    Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve, si dhe të funksionarëve publikë, të cilët kanë zbuluar akte të përcaktuar nga ligji si “sekret shtetëror”, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal. Hetimet rreth këtij procedimi vijojnë.Jurgis Çyrbja thotë SPAK jepte informacione në disa raste përmes Lulzim Mashës, anëtarëve të botës së krimit përfshirë Altin Hajrin.

    “Rezulton e provuar se të pandehurit në 8 (tetë) episode të ndryshme, gjatë periudhës 1.5.2020 deri në datë 8.3.2021, janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. Këto informacione, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim”.

    SPAK ndalet tek marrëdhënia e ngushtë e ish-deputetit socialist me Altin Hajrin në kërkim për vepra shumë të rënda penale, një marrëdhënie që dukshëm nxjerr në pah edhe interesin e ndërsjellët. Jurgis Çyrbja, për shkak edhe të funksionit si deputet, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale, thotë SPAK në akuzën e saj.

  • Verë e nxehtë për SPAK/ Mesazhet e përdoruesve të MATRIX në duart e hetuesve në Shqipëri

    Verë e nxehtë për SPAK/ Mesazhet e përdoruesve të MATRIX në duart e hetuesve në Shqipëri

    Matrix

    TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se kanë arritur të aksesojnë mesazhet në platformën e enkriptuar “Matrix”, e konsideruar nga autoritetet si një mjet komunikimi i përdorur për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe aktivitete të tjera kriminale.
    Sot në përmbyllje të hetimit për dosjen Çyrbja, SPAK njofton se ka aksesuar mesazhe nga Matrix dhe Sky Ecc që kanë përfshirë emra të njohur si: 1. Jurgis Çyrbja – ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2017–2021 dhe pjesë e legjislaturës 2021–2025 deri në momentin e dorëheqjes më 9 tetor 2024, 2. Ahmet Masha dhe 3. ⁠Altin Hajri.
    SPAK konfirmon se ka përfunduar hetimet për këtë grup dhe ka mundur të hapë komunikimet në “Matrix”, e cila së bashku me platforma si SkyECC ka qenë nën vëzhgim për rolin e saj në organizimin e aktiviteteve kriminale në rang ndërkombëtar.
    “Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara ‘SkyECC’ dhe ‘Matrix’ ka rezultuar se i pandehuri, Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt hetimi ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (në legjislaturën 2017–2021), por është zgjedhur deputet edhe në legjislaturën 2021–2025, deri në momentin e depozitimit të dorëheqjes (datë 9 tetor 2024),” – thuhet në njoftimin e SPAK.
    Tashmë 3 të parët do të përballen në Gjykatë ku pjesë e provave janë bisedat dhe komunikimet edhe në Matrix, pas zbërthimit të Sky Ecc. Se kush janë përdoruesit e tjerë të Matrix në Shqipëri, mbetet për tu parë./ZËRI

  • Teuta pa “busull”, por e shoqërojnë edhe 3 klube

    Teuta pa “busull”, por e shoqërojnë edhe 3 klube

    Veç Tiranës dhe Flamurtarit, dy skuadra të tjera nuk e kanë emëruar ende trajnerin. Bëhet fjalë për Teutën dhe Bylisin. Nëse te këta të fundit, grupi i lojtarëve ekziston, në Durrës situata është pak më ndryshe. Ende nuk dihet se cilët janë drejtuesit e skuadrës, trajneri dhe lojtarët.
    Një enigmë e madhe që po mbulon durrsakët. Thënë shkurt, në këtë moment që flasim janë katër skuadra, të cilat nuk kanë emër për stolin, Teuta, Tirana, Bylisi dhe Flamurtari ose 40% e gjithë Superiores është në ajër.

    ÇYRBJA – Pas përfundimit të sezonit, Teuta arriti objektivin për të qëndruar në Superiore edhe për një sezon. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, i cili ka analizuar këtë sezon të ekipit blu. Çyrbja shprehet se, pavarësisht arritjes së objektivave, në fund Teuta ka treguar që është ringritur gjithmonë.
    “Në përgjithësi do thosha një sezon deri diku i mirë, duke marrë parasysh situatën ku ishim. Jam i lumtur që arritëm të marrim maksimumin në përballjet direkte dhe në fund ishim të qetë, pasi siguruam gjithçka me ‘këmbët tona’. Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësore në të tria repartet mendoj se Teuta sezonin e ri do të jetë pretendente për lart. Kam besim te stafi drejtues, sepse e kanë kapacitetin dhe eksperiencën të ndërtojnë një ekip fitues.
    Momentet jo të këtij sezoni nuk janë vetëm përgjegjësi e repartit të mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumë ndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, por përgjegjës për dështimin është i gjithë ekipit. Besoj shumë në aftësitë e stafit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teuta dhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyer më e fortë”, mbylli lojtari i Teutës, Arbër Çyrbja.

  • Çyrbja, Veliaj, Beqaj e Koka vuajnë dënimin në burgun e Durrësit! 12 celularët e kapur dërgohen për ekspertim

    Çyrbja, Veliaj, Beqaj e Koka vuajnë dënimin në burgun e Durrësit! 12 celularët e kapur dërgohen për ekspertim

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-12 celularët që u kapën në paraburgimin e Durrësit mësohet se janë dërguar në laborator për ekspertim. Telefonat u kapën gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë së Burgjeve më 29 maj. Arsyeja e dërgimit të këtyre pajisjeve në laborator thuhet se është për të zbuluar se kujt i përkasin dhe nëse janë përdorur nga të paraburgosurit.
    Raportohet se celularët janë gjetur në zonën e gjelbër dhe jo në qeli dhe se ekspertimi do të zbardhë nëse përdoreshin prej të paraburgosurëve dhe fshiheshin në ambientin e jashtëm, apo ishin fshehur aty në tentativë për t’u futur brenda qelive.

    Kujtojmë se në qelitë e burgut të Durrësit ndodhen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-deputetët Jurgis Çyrbja e Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj./ZËRI

  • Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS

    Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e masës së sigurisë. Vendimi i Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj tyre.
    Kjo zgjatje ishte kundërshtuar nga të hetuarit, por trupa gjykuese e Apelit e ka konsideruar të ligjshme dhe të bazuar në nevojën për vijimin e veprimeve hetimore.
    SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë çështje. Sipas burimeve zyrtare, organi i akuzës është në pritje të përgjigjes për një letërporosi të dërguar partnerëve ndërkombëtarë, për marrjen e informacioneve shtesë mbi disa episode të dyshuara dhe subjektet që po hetohen.
    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 dhe është nën hetim për veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahjes së autorit të krimit, dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë, hetimet po vijojnë për të zbardhur të plotë skemën e dyshuar të ndikimit të paligjshëm në procesin zgjedhor.

  • Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO lë në qeli Ahmet Mashën

    Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO lë në qeli Ahmet Mashën

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimin e Ahmet Mashës, i cili kundërshtoi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
    Masha, i njohur si bashkëpunëtori i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, kërkonte nga shkalla e dytë e gjyqësorit zbutje të masës, ndërkohë që mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, me urdhër të SPAK.
    Masha dhe Jurgis Çyrbja ranë në pranga me urdhër të SPAK më 20 tetor 2024, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
    Ish-deputetit Çyrbja i akuzohet nga struktura antikorrupsion se ka kryer veprat penale “tregim i sekretit shtetëror nga shtetas”, kryer më shumë se një herë (sipas episodeve respektive), “përkrahje e autorit të krimit”, kryer më shumë se një herë (sipas episodeve respektive), dhe “tregim i sekretit shtetëror nga shtetas”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha.
    Lidhur me këtë hetim, i cili ndiqet nga prokurori Adnan Xholi, ndodhet në kërkim Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i cili kërkohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion edhe për një tjetër çështje, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

  • “Ti i pesti, Liri i shtati…”/ Si e ndihmuan “të fortët”, Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputet

    “Ti i pesti, Liri i shtati…”/ Si e ndihmuan “të fortët”, Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputet

    Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme krimin zgjedhor, cenimin e votës së lirë në Shqipëri, referuar rasteve të publikuara në media, disa prej të cilave janë pjesë e hetimit të SPAK.
    Ndryshe nga vitet e shkuara, për parandalimin e krimit zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, SPAK është angazhuar për identifikimin dhe parandalimin e ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të funksionarëve shtetërorë dhe subjekteve private në procesin zgjedhor për të siguruar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.

     

     

    Rasti i ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja është një prej tyre ku nga të dhënat e përgjimeve të SkyECC, rezultoi se emri i tij ishte i diktuar nga eksponentë të krimit të organizuar, të cilit siç edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionin SkyECC ai i kishte shërbyer në forma të ndryshme.
    Devotshmëri që e kishte shpërblyer edhe renditjen në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës, aty ku krimi kishte shtrirë tentakulat e veta dhe bënte ligjin, duke vendosur edhe se kush do shkonte në parlament dhe kush jo.
    “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd se kam 3 orë me atë, po mos fol me njeri se na prishin punë. Se ja kërkova personalisht. Do ja çoj ashtu tha, normal ti i pesti, Liri i shtati”, thotë Altin Hajri, një nga krerët e grupeve kriminale në zonën e Shijakut, sipas të dhënave të dosjes hetimore ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja i cili shprehet se tani ndjehet i qetë shpirtërisht pas këtij lajmi.
    Në dosjen hetimore përmendet dhe një emër tjetër, Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i interesuar që Jurgis Çyrbja, për të cilin mesa duket se krimi në zonë ka hapur një garë se kush e kush ta rendisë sa më lart në listën e sigurt.
    Sipas dosjes hetimore, Meçaj gjatë periudhës parazgjedhore të 25 Prillit 2021, mban raporte të ngushta me deputetin Jurgis Çyrbja.
    Dhe ashtu siç pritej Jurgis Çyrbja nuk ka harruar të falenderojë bamirësin e tij, të cilit i tregon se sa i qetë ndihet shpirtërisht tani që mori këtë lajm.
    “Ok vëllai. Rrofsh, je i madh. Na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, thotë Çyrbja, referuar përgjimeve të bisedave në SKYECC.

  • Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputet: Na ngrite moralin se na kishte ik mendja

    Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputet: Na ngrite moralin se na kishte ik mendja

    Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar krimin zgjedhor, cënimin e votës së lirë në Shqipëri, referuar rasteve të publikuara në media, disa prej të cilave janë pjesë e hetimit të SPAK. Rasti i ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja është një prej tyre ku nga të dhënat e përgjimeve të SkyECC, rezultoi se emri i tij ishte i diktuar nga eksponentë të krimit të organizuar, të cilit siç edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionin SkyECC ai i kishte shërbyer në forma të ndryshme. Devotshmëri që e kishte shpërblyer edhe renditjen në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës, aty ku krimi kishte shtrirë tentakulat e veta dhe bënte ligjin, duke vendosur edhe se kush do shkonte në parlament dhe kush jo.
    “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd se kam 3 orë me atë, po mos fol me njeri se na prishin pun. Se ja kërkova personalisht. Do ja çoj ashtu tha, normal ti i pesti, Liri i shtati”, thotë Altin Hajri, një nga krerët e grupeve kriminale në zonën e Shijakut, sipas të dhënave të dosjes hetimore ndaj ish-deputetit Jurgen Çyrbja i cili shprehet se tani ndjehet i qetë shpirtërisht pas këtij lajmi.

    Në dosjen hetimore përmendet dhe një emër tjetër, Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i interesuar që Jurgis Çyrbja, për të cilin mesa duket se krimi në zonë ka hapur një garë se kush e kush ta rendisë sa më lart në listën e sigurtë. Sipas dosjes hetimore, Meçaj gjatë periudhës parazgjedhore të 25 Prillit 2021, mban raporte të ngushta me deputetin Jurgis Çyrbja.
    Dhe ashtu siç pritej Jurgis Çyrbja nuk ka harruar të falenderojë bamirësin e tij, të cilit i tregon se sa i qetë ndihet shpirtërisht tani që mori këtë lajm. “Ok vëllai. Rrofsh, je i madh. Na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, thotë Çyrbja, referuar përgjimeve të bisedave në SKYECC.

  • Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër.

    Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin dhe ka përfituar statusin e të verbrit, duke mos pasur mundësi as të shikojë por as të shkruajë.

    Mirëpo në dokumentet e hipotekës së Durrësit, rezulton se ajo ka kryer një seri veprimesh noteriale duke autorizuar persona të ndryshëm me qëllim përpilimin e dokumenteve hipotekore e deri tek shitja e një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 metra katror në Shkallnur të Durrësit.

    Sipërfaqja fillimisht është regjistruar në emër të N., Sh., dhe K Gjeçit. Më tej është shitur në qershor 2015 nga përfaqësuesi i tyre me prokurë.

    Por gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, N. Gjeçit, ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për hipotekimin e kësaj pasurie dhe s’kishte asnjë dijeni për kontratën e shitjes, duke shtuar se personin e autorizuar G. Tushe nuk e njihte dhe as kishte lëshuar prokurë përfaqësimi për këtë shtetas.

    Por një muaj më vonë nga shitja e tokës, në korrik 2015, në cilësinë e drejtuesit të hipotekës, Jurgis Çyrbja, ka lëshuar certifikatën hipotekore të kësaj pasurie për dy blerësit A. Xhafa dhe M. Merja.

    Këta dy të fundit, pasi kanë marrë letra e pronës, kanë vendosur në 2018 të marrin një kredi prej 23 mijë euro, duke vendosur si garanci hipotekore pikërisht këtë pronë.

    Përgjatë 3 viteve hetime, SPAK ka zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull.

    Ndërkohë të pandehur për 5 rastet janë marrë Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS), Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës dhe Edlira Çollaku, ish-juriste.

    /Ora News