Tag: çyrbja

  • GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO ka shpallur fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

    Ai u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode, përkrahje të autorit të krimit në 4 episode.
    Çyrbja gjithashtu u shpall fajtor edhe për korrupsion në zgjedhje. Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, ish-deputeti ka një ulje të dënimit në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Nga ana tjetër, Altin Hajri, në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Nga tre vite burgim, ai përfiton një dënim të shkurtuar. Hajri do të duhet të bëjë 2 vite burg.
    Ahmet Masha, po ashtu u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit. Ai ka një ulje të dënimit, nga 2.6 vite burg, do të duhet të kryejë 1.8 për shkak të gjykimit.

    Top Channel

  • Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Jurgis curbja

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për 3 vite burg, konvertuar në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dha pretencën këtë ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021. 
    Sipas pretencës së SPAK-ut:
    Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, por përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.
    Altin Hajri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit, 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg.
    Ahmet Masha akuzohet për tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit, 2 vite e 6 muaj. Përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, më 3 nëntor, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. Dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 2 vite.
    Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode si dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode. Ai u shpall fajtor dhe për akuzën korrupsion në zgjedhje.
    Ndërkohë, përsa i përket të dyshuarve të tjerë, A.H u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim sekreti shtetëror. SPAK kaishte kërkuar 3 vite burg, që për shkak të dënimit të shkurtuar, shkon po ashtu në 2 vite dënimi. Dënimi i dhënë nga GJKKO është i njëjtë me pretencën e kërkuar nga SPAK.
    Ndërkohë, A.M u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, që ulet në 1 vit e 8 muaj burg, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Sjellim ndërmend se hetimi për ish-deputetin nisi pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC ku u gjetën biseda të tij me A.H-në, që ishte një person në kërkim. SPAK thotë se Çyrbja ka marrë mbështetje elektorale nga A.H, një person me precedent penal dhe lidhje shoqërore me të, për t’u zgjedhur deputet.
    Në këmbim të kësaj mbështetjeje, ai i ka premtuar Hajrit ndikim në polici dhe prokurori. Komunikimet, sipas hetuesve, kanë treguar se në 8 raste ata kanë siguruar nga punonjës të policisë informacione në sistemin TIMS dhe të dhëna për operacione policore. Për herë të parë në këtë dosje u përdorën edhe komunikimet e zbardhura në një tjetër aplikacion të koduar, Matrix.

  • Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Jurgis curbja

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dhënë pretencën ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021. 
    Sipas pretencës së SPAK-ut:
    Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, por përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.
    Altin Hajri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit, 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg.
    Ahmet Masha akuzohet për tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit, 2 vite e 6 muaj. Përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • Pretenca/ SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

    Pretenca/ SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

    Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën:
    Jurgis Çyrbja- Tregim i sekretit shtetërore në disa raste, përkrahje autorit të krimit disa herë, korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021 – 3 vite burg/ 2 vite burg;
    Altin Hajri- korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit- 3 vite burg/ 2 vute burg.
    Ahmet Masha- Tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg.
    LAJM NE PERDITESIM…

  • Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

    Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

    Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja. SPAK kërkon nga GJKKO dënimin me 3 vjet burg për Çyrbjan, të  akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
    A2 CNN mëson se Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, ai do të vuajë 2 vite burgim.
    Të njëjtin dënim SPAK kërkon edhe për Altin Hajrin.
    “Altin Hajri- korrupsion në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit, këkrohet 3 vite burg/ 2 vite burg nga gjykimi i shkurtuar”.
    Kurse për Ahmet Mashan kërkon 2 vite e 6 muaj, ose 1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar.
    “Ahmet Masha- Tregim i sekretit shtetëror, përkrahje e autorit të krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar”.
    ​​Kujtojmë se Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara përmes komunikimeve në platformën e koduar “SkyECC”, mes tyre tregim i Sekretit Shtetëror:  Cyrbja dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete të Policisë së Shtetit dhe të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona të kërkuar, përfshirë Altin Hajrin, t’i shmangeshin kapjes.
    Po ashtu Çyrbja, akuzohet se ka ofruar ndikim te organet ligjzbatuese në këmbim të sigurimit të votave nga Altin Hajri për zgjedhjet e vitit 2021.Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dha dorëheqjen nga mandati i tij.

  • Gjykim i shkurtuar për dosjen “Çyrbja”, GJKKO pranon kërkesën e ish-deputetit të PS, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit

    Gjykim i shkurtuar për dosjen “Çyrbja”, GJKKO pranon kërkesën e ish-deputetit të PS, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit, ky i fundit në kërkim, për gjykim të shkurtuar. Ish-deputeti Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Në fund të procesit gjyqësor nëse provohen akuzat dhe ata dënohen do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në seancën e radhës, më 20 tetor ora 13:00, do të dëgjohen konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme. Në dosjen e SPAK, që kaloi për gjykim më 15 shtator, thuhet se Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Çyrbja dhe Masha janë të arrestuar, ndërkohë që Hajri është në kërkim edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.
    Akuzat
    Hajri akuzohet për korrupsion në zgjedhje pasi i ka siguruar vota ish-deputetit Çyrbja. Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në“Sky ECC” dhe “Matrix”. Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 – 8 Mars 2021.  Sipas SPAK, të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. SPAK thekson gjithashtu se Altin Hajri dhe persona të tjerë komunikonin në platformën “Matrix” pas arrestimit të Jurgis Çyrbes dhe Ahmet Mashës gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2024. Në këto komunikime janë evidentuar edhe takimet me punonjës të policisë të cilët kanë informuar për aksionet e bluve. Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

  • Dekonspironte aksionet e Policisë, GJKKO pranon kërkesën e Çyrbjes, do të përfitojë ulje dënimi

    Dekonspironte aksionet e Policisë, GJKKO pranon kërkesën e Çyrbjes, do të përfitojë ulje dënimi

    Jurgis curbja

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për gjykim të shkurtuar, duke nënkuptuar uljen e 1/3 të dënimit. Bashkë me të do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dy të pandehurit e tjerë, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
    SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja do të gjykohet me gjykim të shkurtuar

    Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja do të gjykohet me gjykim të shkurtuar

    GJKKO, referuar akteve, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
    Dosja e SPAK:

    SPAK përfundon hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

    1. Jurgis Çyrbja i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
    i. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
    ii. “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal.
    iii. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
    iv. “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
    v. “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).

  • I akuzuar për 5 vepra penale, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

    I akuzuar për 5 vepra penale, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

    Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.
    Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht:

    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021)
    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021).
    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
    “Korrupsion aktiv në zgjedhje” (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).

    Ndërkohë, Ahmet Masha akuzohet për kryerjen e veprave penale:

    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)
    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)

    Ndërsa Altin Hajri, i cili ndryshe nga emrat e mësipërm, vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, akuzojet për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

    Korrupsion pasiv në zgjedhje” (në periudhën midis datave 1.12.2020 – 8.3.2021)
    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” (në episodin e datës 1.5.2020).

    Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri ishin përdorues të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, ndërsa ky i fundit edhe i aplikacionit “Matrix”.
    Sipas SPAK, tre të pandehurit në 8 episode të ndryshme janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
    Organi i akuzës ka raportuar se gjatë kohës që ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur miqësi të ngushtë me Altin Hajrin. Sipas SPAK, Çyrbja i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të sigurimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
    Nga hetimet ka rezultuar se Jurgis Çyrbja e informonte Altin Hajrin për aksionet e Policisë për kapjen e tij, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.