Tag: currajt

  • E pickoi nepërka, Forca Ajrore shpëton qytetarin nga Kosova në Tropojë

    E pickoi nepërka, Forca Ajrore shpëton qytetarin nga Kosova në Tropojë

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 18:40
    Një operacion i suksesshëm shpëtimi është kryer nga Forca Ajrore e Shqipërisë në zonën malore të Currajt të Epërm, ku një shtetas nga Kosova është transportuar me urgjencë drejt spitalit pas pickimit nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë.
    Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në një terren të thellë malor, në shtegun mes Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

    Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, pas sinjalizimit të ardhur nga ekipi i kërkim–shpëtimit të Kosovës, forcat ajrore shqiptare u angazhuan menjëherë në operacion, duke bashkëpunuar me autoritetet vendore për të realizuar transportimin ajror të të plagosurit drejt spitalit të Bajram Currit.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit efektiv mes ekipeve shqiptare dhe kosovare, gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.