Tag: çudira

  • Romeo Kara, njeriu që i bëri gropën në SPAK i shuan shpresat Ilir Metës për të dalë nga burgu, ja çfarë po ndodh…

    Romeo Kara, njeriu që i bëri gropën në SPAK i shuan shpresat Ilir Metës për të dalë nga burgu, ja çfarë po ndodh…

    Rigels Seliman
    Njeriu që dikur e kallëzoi Ilir Metën në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), juristi i njohur, Romeo Kara, ka shuar çdo shpresë të ish-presidentit për t’u liruar nga burgu. Kara, i cili e akuzoi Metën për aferën e bujshme “CEZ–DIA”, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të avokatit mbrojtës që paralajmëroi “çudira” dhe daljen e Metës nga qelia brenda këtij muaji. Sipas Karës, këto janë vetëm manovra për të rikthyer vëmendjen publike dhe për të ushqyer mitin e viktimës politike. “Drejtësia nuk funksionon me libra dhe deklarata, por me fakte dhe prova”, u shpreh ai me tone të forta gjatë një reagimi për gazetën “SOT”. Juristi theksoi se askush nuk do të dorëzohet përballë një “libri të nakatosur nga Meta”, duke ironizuar synimin e ish-presidentit për të botuar një rrëfim personal. Ai shtoi se “libri i fjalëve nuk mund të zhbëjë librin e veprave”, duke e cilësuar veprimet e Metës si pjesë të “librit të turpit”. Kara e mbylli me një ironi therëse, duke sugjeruar edhe titullin për librin e Metës: “Pordhësihanet e Baba Likes” apo “Aventurat e të Fortit të Pazarit të Ri”. Me këtë deklaratë, juristi që i hapi dosjen e parë në SPAK ish-presidentit, i ka dhënë fund çdo iluzioni për një rikthim të shpejtë të Ilir Metës në liri.
    Ja reagimi i plotë i z. Romeo Kara për gazetën “SOT”
    “Avokatët e kanë për detyrë të flasin për klientin e tyre, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet, sidomos për t’i dhënë oksigjen politik e mediatik një figure që po mbytet nga provat si dhe të intimidojnë opinionin dhe aktorët në proçes. Deklaratat e avokatëve janë pjesë e strategjisë mbrojtëse dhe shpesh kanë më shumë funksion publik sesa juridik.  Është e kuptueshme që Meta të kërkojë të krijojë perceptimin e një drejtësie të politizuar apo të një lirimi të tij të afërt, por drejtësia nuk funksionon me deklarata, por me fakte dhe prova. Deklaratat për ‘dalje nga burgu’ e libra që do të tronditin botën, janë pjesë e të njëjtës lojë, për të krijuar përshtypjen se, kemi të bëjmë me një viktimë të sistemit dhe jo me një njeri që po përballet me drejtësinë. Nëse ndaj tij ekzistojnë akuza të bazuara dhe prova të forta, asnjë libër dhe asnjë paralajmërim për çudira nuk do të ndryshojë rrjedhën e procesit. Nga ana tjetër, nëse akuzat janë të dobëta, atëherë rruga ligjore do ta çojë në lirimin e tij, por jo sepse e ka paralajmëruar vetë. Sa për librin që thuhet se po shkruan, më shumë sesa dokument historik apo politik, do ta quaja një përpjekje për të rishkruar realitetin dhe për të ushqyer mitin e viktimës. Drejtësia duhet të flasë me akte, jo me letra e deklarata.  Deri atëherë, çdo paralajmërim për çudira mbetet vetëm një frazë për titujt e mediave. Unë nuk besoj se jo vetëm drejtësia shqiptare, por askush nuk do të dorëzohet përballë një libri të nakatosur nga Meta. Libri i fjalëve që pritet të dalë prej tij, nuk mund ta zhbëjë librin e veprave të tij, librin e turpit të tij. Ligji nuk ka nevojë për letërsi, por për të vërtetën. Ligji ka nevojë për prova.  Dhe nëse Meta ka vendosur të shkruajë libër, le ta shkruajë dhe ndoshta për herë të parë do të na tregojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur në këto 30 vite me pushtetin, paratë dhe shërbimet e tij. Por të mos e shesë si revolucion të ndërgjegjes dhe armë presioni, sepse askush nuk ka më as frikë e as emocion nga ai dhe për më tepër të  besojë në përralla me heronj të rremë. Sidoqoftë unë mund t’i sugjeroj titullin e librit. Librin mund ta titullojë: “Pordhsihanet e Baba Likes”, apo “Aventurat e të Fortit të Pazarit të Ri””, shprehet juristi i njohur, Romoe Kara për gazetën “SOT”.
    Avokati: Ilir Meta del në tetor. Po shkruan libër, do shihni çudira
    Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një media deklaroi se ish-Presidenti do të dalë këtë muaj. “Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë. Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira”, deklaroi Cakrani.

  • Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Nga Ola Xama/

    Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne që jetojmë çdo ditë stresin e qytetit të Tiranës.

    Nëse koha e shkurtër dhe faktori media do ia lejojë, fushata nuk ka përse të ofrojë çudira, premtime për ndryshime rrënjësore apo shërbime falas.

    Tirana ka nevojë për menaxhim.

    Ajër të pastër që vjen nga një zhvillim i kontrolluar i sektorit të ndërtimit në bazë të nevojave, duke krijuar paralelisht më shumë parqe.

    Dhënia e zgjidhjes së parkimit që kushton trafik, orë dhe para për kryeqytetasit.

    Nisja e procesit të diferencimit të mbetjeve në burim dhe investimi në riciklimin e tyre.

    Mirëmenaxhim duke nisur me mbylljen e dhjetra ndërmarrjeve publike parazitare në bashki, ngushtimit të strukturës së administratës që vjel një pjesë të konsiderueshme të buxhetit dhe garë të drejtë në prokurime.

    Në tenderat që bën Bashkia Tiranë kam parë çudira, 300 mijë euro për strategji që shkruhen nga Chat GPT se si të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore dhe asnjë investim për pajisje që të mbrojnë nga këto fatkeësi.

    Rrugë që prishen e ndërtohen çdo vit, korsi biçikletash që kanë të njëjtin fat, shtrime dhe mbushje me paratë e taksapaguesve për asfaltin që çajnë punimet e pallateve apo fibrat e internetit…

    Vetëm nga këto, kursehet të paktën gjysma e shpezimeve buxhetore të bashkisë.

    Dhe prapë nuk ka nevojë për shërbime falas, por për shërbime dinjitoze të cilat nuk i marrim sepse paratë që derdhim për taksa e tarifa kanë përfunduar në skema korrupsioni.

    Shërbime të mira, ajër të pastër, më pak trafik dhe më shumë art.

    Kaq duhet të premtojë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Çudirat nuk ndodhin në 1 vit e gjysëm, kurse këto pak pika bëhen për 6 muaj.

    Hapi pas i partive opozitare për të mbështetur një figurë që nuk kontrollohet nga politika është një mundësi që ne si qytetarë nuk duhet ta humbim.

    Personalisht kam shumë respekt për formimin dhe qytetarinë që ka patur dhe që tregoi sot Ermal Hasimja – një kandidaturë dinjitoze,  por dhe për aktivizmin dhe kontributin e dhënë në shumë kauza të Florjan Binaj.

    Flori ka qënë kritik dhe opozitar me pushtetin përpara 2013-s dhe mbeti kritik kur rotacioni politik nuk solli ndryshim, madje duke marrë kosto personale. 

    Këto zgjedhje të tij, përpara tundimit nga postet dhe fondet që zgjodhën kolegët e tij, tregojnë mjaft për integritetin që ka!

  • “Ilir Meta del në tetor”, Kujtim Cakrani zbulon: Ai po shkruan libër në qeli, do shihni çudira!

    “Ilir Meta del në tetor”, Kujtim Cakrani zbulon: Ai po shkruan libër në qeli, do shihni çudira!

    Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se ish-Presidenti do të dalë këtë muaj.
    “Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, tha Cakrani.
    “Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira.

  • Çudira shqiptare/ Dasmorët zbresin në rrugë e ja marin valles, bllokohet qarkullimi në Vlorë

    Çudira shqiptare/ Dasmorët zbresin në rrugë e ja marin valles, bllokohet qarkullimi në Vlorë

    Një episod i pazakontë është shënuar mesditën e kësaj të enjte në qytetin e Vlorës, ku një grup dasmorësh kanë ndalur papritur automjetet dhe kanë zbritur në rrugë për të kërcyer valle në mes të aksit kryesor Transballkanik.

    Ngjarja ndodhi në një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

    Pamjet e shpërndara nga qytetarë të pranishëm tregojnë një atmosferë festive, ndërsa makinat presin në radhë deri në përfundim të valles.

    Pas pak minutash festë spontane, dasmorët janë futur me shpejtësi nëpër makina dhe kanë vijuar rrugën, duke liruar trafikun.

  • Çudira nga Vlora / Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë, habiten edhe turistët e huaj (VIDEO)

    Çudira nga Vlora / Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë, habiten edhe turistët e huaj (VIDEO)

    Një shtyllë elektrike ka shkaktuar panik sot në Vlorë, teksa telat e korentit kanë rënë në masë.
    Megjithatë, në ndihmë ka ardhur një zjarrfikës, i cili menjëherë ka vepruar duke i …hedhur ujë.
    Në video dallohen telat që shpërthejnë sapo spërkaten nga uji. Ndërsa veprimi i zjarrfikësit jo vetëm që ka habitur disa të huaj që ndodheshin aty pranë, por ka detyruar disa qytetarë që t’i bërtasin zjarrfikësit duke i kërkuar të ndalojë.

  • Çudira nga Mirditë! Kutia me materiale zgjedhore mbërrin në KZAZ pa kapak, dyshime për manipulim votash

    Çudira nga Mirditë! Kutia me materiale zgjedhore mbërrin në KZAZ pa kapak, dyshime për manipulim votash

    Një tjetër rast i çuditshëm është regjistruar këtë pasdite pas mbylljes së votimit në Mirditë.
    Dyshohet se mund të jetë pjesë e manipulimeve të zgjedhjeve të 11 majit në këtë zonë.
    Një nga kutitë me materialet zgjedhore, që mbërritën në KZAZ 14 nuk kishte kapak. Kjo gjë ka shtuar dyshimet për parregullsi në këtë qendër votimi.

  • Çudira shqiptare! Të votosh në dollap

    Çudira shqiptare! Të votosh në dollap

    Aktualitet Magazinë E Diel, 11 Maj 2025 09:41

    Nuk mungojnë çudirat shqiptare as ditën e zgjedhjeve në vend. Një dhomë e pazakontë votimi është ajo e përdorur në fshatin Zhan në Lushnje.Qytetarët plotësojnë fletët e votimit në një dollap.