Tag: crystal

  • Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

    Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

    7 Dhjetor 2025

    20:48

    Telesport

    Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro.
    Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra për repartin sulmues, por i fundit që po fiton ndjeshëm terren është francezi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
    Kontrata e 28-vjeçarit me Crystal Palace skadon në vitin 2027, ndaj drejtuesit e klubit anglez janë të hapur për largimin e tij për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij. Sipas “The Sun”, Milan është i përgatitur të bëjë një ofertë afër 40 milionë eurove për të bindur Crystal Palace dhe për të siguruar transferimin e Jean-Philippe Mateta brenda merkatos së janarit, duke i vënë Allegri-t në dispozicion një sulmues të fuqishëm, i cili pritet të japë një ndihmë të madhe në garën për titullin kampion.

  • Mërzitet Hansi Flick, Barcelona nuk është në gjendje të transferojë objektivin kryesor të trajnerit gjerman

    Mërzitet Hansi Flick, Barcelona nuk është në gjendje të transferojë objektivin kryesor të trajnerit gjerman

    13 Nëntor 2025

    17:06

    Telesport

    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një përforcim të domosdoshëm në merkaton e janarit për krahun e djathtë të mbrojtjes. Emri i pëlqyer nga Flick është Daniel Munoz, mbrojtësi i djathtë i Crystal Palace.
    Megjithatë, Crystal Palace, i vetëdijshëm për rolin kyç të kolumbianit, ka përjashtuar çdo ofertë për ta shitur atë gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke i mbyllur derën përfundimisht Barcelonës.
    Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas kishte përgatitur një ofertë 30 milionë euro për Munoz, me qëllim për të siguruar atë që në merkaton e janarit. Objektivi i Barcelonës shtyhet për verën e ardhshme, por konkurrenca do të jetë shumë e madhe, duke parë formën e mrekullueshme që po tregon Munoz dhe sigurisht që Crystal Palace do të kërkojë më shumë se 30 milionë euro.

  • Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    6 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Aventurës së Yann Bisseck tek Inter, mund të vijë fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka përfunduar në radarin e klubeve të Premier League.
    Mediet angleze raportojnë se Crystal Palace e sheh Yann Bisseck si zëvendësuesin ideal të Marc Guehi dhe është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për të. Klubi zikaltër kërkon të paktën 40 milionë euro.
    Përveç Crystal Palace, për Bisseck ka inter konkret edhe nga Tottenham dhe West Ham. E sigurt është që gjermani do të jetë protagonist gjatë merkatos së janarit.

  • Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot

    Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot

    6 humbje në 7 ndeshjet e fundit janë shifra alarmante, por trajneri Slot nuk preket, të paktën jo për momentin. Liverpool pësoi një tjetër disfatë të rëndë, këtë herë në Carabao Cup, me Crystal Palace që i nxori jashtë Kupës së Ligës pas suksesit 0-3 brenda në “Anfield”. Trajnerit Slot i kushtoi shumë shtrenjtë rotacioni i madh që kishte bërë në këtë takim.
    Pa Van Dijk, Konaté, Szoboszlai, Gakpo, Wirtz, Salah dhe Ekitike, Liverpool ishte shumë i prekshëm, me Sarr që i goditi dy herë në limitet e pjesës së parë. Sulmuesi nga Senegali realizoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa katër minuta më pas kompletoi “dopietën” e tij personale. Të kuqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë në fraksionin e dytë, por pa sukses, jo vetëm kaq, por Pino në minutën e 88-të sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

    Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, trajneri Slot nuk shfaqi pendesë për faktin që la pushim pjesën më të madhe të titullarëve: “Ky klub e ka përdorur këtë turne gjithmonë për të aktivizuar lojtarët e akademisë. Mu duk një vendim i drejtë dhe nuk kam ndryshuar mendim tani që humbëm. Të lush 3 ndeshje në 7 ditë mes Premier dhe Champions është një sfidë. Grupi ynë nuk është i fryrë sa shumë mendojnë”, u shpreh Slot.
    Kalon më tej në fazën çerekfinale edhe Newcastle, me “qymyrxhinjtë” që triumfuan 2-0 përballë Tottenham.
    ()

  • Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    6 Tetor 2025

    17:26

    Telesport

    Oliver Glasner po bën një punë fantastike te Crystal Palace. Në sezonin e tij të parë më Crystal Palace, Glasner fitoi FA Cup, ku mundi në finale Man. City-n dhe Community Shield, ku mundi në finale Liverpool-in.
    Aktualisht, Crystal Palace renditet në vendin e gjashtë në PL dhe deri tani ka rezultuar që është një kundërshtar i fortë për këdo dhe merita më e madhe për këtë gjë është e Oliver Glasner.
    Ndërkohë, “Team Talk” raporton se dëshira e madhe e Glasner është të drejtojë Bayern Munich. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë dy ekipe të tjera në Bundesligë, Wolfsburg 2019-2021 dhe Eintracht Frankfurt 2021-2023.

  • E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

    E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

    2 Tetor 2025

    16:20

    Telesport

    Fichajes raporton bujshëm se Bayern është në pozitat më të mira për qendërmbrojtësin Marc Guéhi.
    Lojtari i Crystal Palace është në vitin e fundit të kontratës dhe klubi gjerman po tenton ta transferojë në merkaton e janarit. Madje, ka nisur që tani tratativat dhe hapat konkrete.
    Crystal Palace do të ishte i kënaqur me 25-30 mln euro, duke qenë se në janar anglezi hyn në 6 muajt e fundit të kontratës.
    CaughtOffside, ndërkohë, shkruan se është Tottenham Hotspur klubi që ka më shumë shanse për 25-vjeçarin.

  • Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

    Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

    29 Shtator 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Virgil van Dijk bëri autokritikë pas humbjes së Liverpool-it në kampionat, ndaj Crystal Palace: “Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë. E kam thënë shumë herë; nuk duhet të entuziazmohesh kurrë tepër dhe as të zhgënjehesh shumë. Duhet të punojmë e të mos dëgjojmë botën e jashtme. E dinim që duhej të bënim më mirë, të gjithë e dinin. Jemi të zhgënjyer nga paraqitja dhe nga mënyra si e përballuam ndeshjen. Nëse do kishim barazuar, do të ishte gjysma e së keqes”.
    Kapiteni holandez shtoi: “Nuk ka arsye për panik, por duhet të përmirësohemi shpejt, sepse të martën luajmë në Turqi kundër Galatasaray në Champions. Edhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi gati. Shpresoj të jetë hera e vetme këtë sezon, kjo që na ndodhi”.
    Për kundërshtarin: “Ka arsye pse Palace ishte 17, tani 18 ndeshje pa humbje. Ekip i disiplinuar, mbrohet thellë dhe ka cilësi në kundërsulm. Dështimi nisi nga ne; ishim të pasaktë në zotërim, humbëm duelet dhe pa vrull”.

  • 45′ e para: Crystal Palace befason Liverpool-in, City ngec në shtëpi, Chelsea “ok” (video)

    45′ e para: Crystal Palace befason Liverpool-in, City ngec në shtëpi, Chelsea “ok” (video)

    27 Shtator 2025

    16:49

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kavës së gjashtë në Premier League. Chelsea po udhëheq 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Brighton. “Blutë” gjetën golin në minutën e 24-të, pas një kombinimi fantastik, Caicedo-Estevao-Enzo Fernandez. Caicedo jep një pasim të mrekullueshëm ëpr brazilianin Estevao, i cili kroson në zonë dhe Enzo Fernandez e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
    SHIKOGOLIN
    Në “Etihad”, Manchester City po barazon 1-1 ndaj Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Armando Broja gjendet në stol.
    SHIKOGOLAT
    Crystal Palace po fiton 1-0 ndaj Liverpool. Vendasit gjetën avantazhin pas 8 minutash lojë me Ismaila Sarr, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës së krijuar në zonë. Një dominim total i Crystal Palace në pjesën e parë, ku rezultati mund të ishte më i thellë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona dhe Bayern nuk presin dot verën, e duan yllin e Premier League që në janar

    Barcelona dhe Bayern nuk presin dot verën, e duan yllin e Premier League që në janar

    22 Shtator 2025

    19:42

    Telesport

    Pasi dështoi në momentet e fundit transferimi i Marc Guehi nga Crystal Palace te Liverpool, qendërmbrojtësi anglez ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha si Bayern, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Juventus, Inter etj.
    Duke ditur që mbrojtësi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace, prandaj interesi për të është kaq i madh.
    Megjithatë, sipas asaj që raporton “Football Insider”, Bayern dhe Barcelona iu kanë paraprirë ekipeve të tjera dhe e duan qendërmbrojtësin anglez që në merkaton e janarit. Ende nuk dihet sa do jetë shuma që do kërkojë Crystal Palace, por duke ditur që lojtari mund të largohet falas pas 6 muajsh, mendohet të jetë një shumë rreth 20-25 milionë euro.

  • Okafor e bën sefte në PL, Tottenham mjaftohet me 1 pikë. Crystal Palace ngjitet në vendin e 4-të. Broja në stol

    Okafor e bën sefte në PL, Tottenham mjaftohet me 1 pikë. Crystal Palace ngjitet në vendin e 4-të. Broja në stol

    20 Shtator 2025

    17:54

    Telesport

    Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 16:00 (me orën tonë) në Premier League. Brighton edhe pse në avantazh të dyfishtë, në fund barazoi 2-2 ndaj Tottenham. Për vendasit shënuan Minteh 8′ dhe Ayari 30′. Për londinezët shënuan Richarlison 43′ dhe autogoli i Jan Paul van Hecke në minutën e 82-të.
    Leeds mori një fitore të madhe në trnsfertë 1-3 ndaj Wolves. Vendasit kaluan të parët në avantazh pas 8 minutash lojë, me golin e Ladislav Krejci. Përmbysja e Leeds erdhi në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, me golat e Calvert-Lewin 31′, supergoli i Anton Stach nga goditja e dënimit dhe Okaford në fund të pjesës së parë. Për ish-sulmuesin e Milanit, ky është goli i parë me fanellën e Leeds. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së dytë.
    Crystal Palace vazhdon formën e mirë, duke fituar në transfertë 1-2 ndaj ëest Ham. I zakonshimi Jean-Philippe Mateta zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të. Jarrod Bowen barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, Mitchel shënoi golin e avantazhit dhe të fitores 1-2 për Crystal Palace në minutën e 68-të.
    Burnley barazoi 1-1 ndaj Nottingham Forest. Armando Broja e pa gjithë ndeshjen nga stoli.