Tag: crvena

  • Hapoel dhe Crvena Zvezda komandojnë Euroleague, Fenerbahce ngjit shkallët, zhgënjen Real Madrid

    Hapoel dhe Crvena Zvezda komandojnë Euroleague, Fenerbahce ngjit shkallët, zhgënjen Real Madrid

    Janë luajtur takimet e raundit të 11-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipet e Hapoel tel Aviv dhe Crvena Zvezda kryesojnë renditjen me nga 11 fitore secila.
    Skuadra izraelite u mund 74-68 nga kampionët e Fenerbahce, që fillojnë të rikuperojnë në renditje pas një starti zhgënjyes. Ndërsa serbët e Crvena Zvezda fituan pa probleme 91-79 ndaj Monaco.
    Zhgënjen skuadra e Real Madrid, që u mund 87-77 në fushën e saj nga grekët e Panathinaikos, duke dalë nga zona play off. Fiton Barcelona, që mposhti 88-81 Virtus Bologna, ndërsa Olympiacos u mund në sekondat e fundit 88-87 nga Armani Milano.
    Euroleague – Raundi i 11-të
    Crvena Zvezda – Monaco, 91-79
    Fenerbahce – Hapoel tel Aviv, 74-68
    Real Madrid – Panathinaikos, 77-87
    Paris Basketball – Valencia Basket, 90-86
    Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, 89-83
    Dubai Basketball – Zalgiris Kaunas, 95-89
    Anadolu Efes – Bayern Munich, 74-72
    Villeurbanne – Partizan Beograd, 88-87
    Barcelona – Virtus Bologna, 88-81
    Armani Milano – Olympiacos, 88-87

  • Një trio surprizë në krye të Euroleague, Real Madrid shpartallon kampionët e Fenerbahce

    Një trio surprizë në krye të Euroleague, Real Madrid shpartallon kampionët e Fenerbahce

    Zalgiris Kaunas, Crvena Zvezda dhe Hapoel Tel Aviv janë tri ekipet që kryesojnë Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 8-të. Një trio surprizë, në një edicion me shumë të papritura.
    Skuadra e Zalgiris fitoi 96-59 ndaj Villeurbanne, ndërsa Crvena Zvezda mposhti 99-92 Maccabi jashtë fushe. Humbet edhe Hapoel Tel Aviv, që u mund 62-58 nga Olympiacos jashtë fushe.
    Skuadra e Real Madrid fitoi thellë 84-58 ndaj kampionëve në fuqi të Fenerbahce, ndërsa Barcelona mposhti në sekondat e fundit 87-76 Partizan Beograd jashtë fushe.
    Euroleague – Raundi i 8-të
    Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 96-59
    Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 92-99
    Valencia Basket – Dubai Basketball, 80-78
    Bayern Munich – Virtus Bologna, 86-70
    Armani Milano – Paris Basketball, 86-77
    Real Madrid – Fenerbahce, 84-58
    Monaco – Panathinaikos, 92-84
    Olympiacos – Hapoel Tel Aviv, 62-58
    Partizan Beograd – Barcelona, 76-78
    Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 86-75

  • Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

    Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

    Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares serbe, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd.
    Sipas mediave vendase, Milovanović ishte duke u përgatitur të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtohej, duke u raportuar si viktimë e një dyfishtë infarkti.
    Klubi i Crvena Zvezdës reagoi me një mesazh ngushëllimi: “Dejan ishte më shumë se një futbollist. Një djalë i rritur në akademinë tonë, kapiten dhe mik i madh, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te bashkëlojtarët dhe tifozët. Ai do të mbahet mend si një njeri i gëzuar, i përkushtuar dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Largimi i tij i parakohshëm ka krijuar një boshllëk të madh në familjen tonë,” thuhet në komunikatën e klubit.
    Milovanović, që kishte kaluar të gjitha grupmoshat e Crvena Zvezdës, pas mbylljes së karrierës aktive kishte vijuar të ishte pjesë e aktiviteteve të klubit së bashku me veteranët.

  • Shoku i skuadrës së Asllanit transferohet në Serbi, Crvena Zvezda firmos me sulmuesin e Interit

    Shoku i skuadrës së Asllanit transferohet në Serbi, Crvena Zvezda firmos me sulmuesin e Interit

    Marko Arnautoviçi është larguar nga Interi si lojtar i lirë. Ish-shoku i skuadrës së Kristjan Asllanit është transferuar në kampionatin serb. Sulmuesi 36-vjeçar është zyrtarizuar sot në radhët e Crvena Zvezdës.
    Arnautoviçi ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me Beogradin deri në verën e vitit 2027. Një transferim i rëndësishëm për klubin serb, që ka siguruar shërbimet e një futbollisti me mjaft përvojë në futbollin europian./Sport Ekspres/

  • Zbulohen detajet e kontratës së Dakut te Zeniti, debutimi mund të vijë kundër… Crvena Zvezdës

    Zbulohen detajet e kontratës së Dakut te Zeniti, debutimi mund të vijë kundër… Crvena Zvezdës

    Mirlind Daku të largohet nga Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar do të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. Mediat ruse bëjnë me dije se lojtari 27-vjeçar është një hap larg Zenit Shën Petersburgut. Media “Championat” ka zbuluar edhe detaje nga kontrata Dakut.
    Futbollisti nga Gjilani do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon, ndërsa Zenitit do t’i kushtojë gjithsej 10 milionë euro ky transferim. Daku do të kryejë testet mjekësore më 15 qershor dhe nëse gjithçka shkon mirë, më 29 qershor do të jetë zyrtarisht lojari i Zenitit të Shën Petersburgut. Si për ironi të fatit, ndeshja debutuese e sulmuesit shqiptar mund të jetë ajo kunër klubit serb, Crvena Zvezdës, e cila do të zhvillohet pikërisht më 29 qershor. /Sport Ekspres/