Tag: çrregullim

  • Çfarë janë sulmet e panikut

    Çfarë janë sulmet e panikut

    Kam frikë nga ataket e panikut, ndihen të forta dhe të frikshme. Por kur kupton çfarë i shkakton dhe si t’i menaxhosh, ato nuk kanë më të njëjtin pushtet mbi ty.

    E zbulojmë si:

    1. Si ndihen ataket e panikut?

    2. Si kalon njeriu nga frika në çrregullim?

    3. Sjellje dhe reagime tipike nga ataket e panikut

    4. Ndihma dhe trajtimi

    1. Si ndihen ataket e panikut

    Ndihesh sikur trupi yt po përfshihet nga një rrymë elektrike me tension të lartë, frymëmarrja jote vështirësohet dhe mendja nxiton duke kërkuar një zgjidhje për ato ndjesi të pashpjegueshme. 

    Nevoja për ndihmë, mbrojtje, dhe lufta për t’i shpëtuar asaj situate, pengojnë çdo përpjekje për të kontrolluar veten dhe reagimet e tua.

    Pastaj, papritmas, gjithçka mbaron, duke lënë të njëjtën ndjenjë shkatërrimi të prodhuar nga një cunami, në këtë rast, një psikologjik.

    2. Si kalon njeriu nga frika në çrregullim?

    Frika bëhet çrregullim kur mekanizmi ynë natyror i alarmit të rrezikut nuk fiket më në kohë dhe fillon të reagojë edhe kur jemi realisht të sigurt. 

    Zakonisht nis nga një situatë konkrete (një frikë natyrore, një ngjarje stresuese, një simptomë fizike), ku trupi ynë reagon fort: zemra rreh shpejt, mendja mendon “jam në rrezik”, muskujt tendosen. 

    Nëse ky përjetim na tremb shumë, truri e regjistron: “kjo situatë është super e rrezikshme”. Herën tjetër, mjafton një kujtesë e vogël, një vend, një mendim, një ndjenjë në trup  dhe alarmi ndizet sërish, shpesh edhe më fort. 

    Njeriu fillon të shmangë: nuk del, nuk hipën në makinë, nuk merr ashensorin, nuk prek objekte të caktuara, nuk përballet me njerëz. Kjo shmangie e çon trurin të besojë edhe më shumë që rreziku qenka realisht aty. 

    Me kalimin e kohës, frika zgjeron territorin e saj, ndikon tek gjumi, puna, marrëdhëniet dhe liria e përditshme dhe aty flasim jo më për një frikë natyrore, por për një çrregullim ankthi, fobi apo OCD. Ku frika nuk na mbron më, por na pengon të jetojmë.

    3. Sjellje dhe reagime tipike nga ataket e panikut

    Duke analizuar reagimet më të zakonshme ndaj një perceptimi të frikës intensive, vërejmë disa përsëritje të vazhdueshme në njerëz dhe situata të ndryshme:

    Kur njeriu përjeton një frikë shumë të fortë, shpesh reagon në disa mënyra që, pa e kuptuar, e ushqejnë edhe më shumë këtë frikë. 

    Së pari, fillon ta shmangë çdo gjë që e frikëson, vende, situata, njerëz, mendime. Por sa më shumë shmang, aq më i paaftë ndihet për t’u përballur, ndërsa “përbindëshi” në mendje bëhet gjithnjë e më i madh. 

    Së dyti, kërkon vazhdimisht sigurime dhe mbrojtje nga të tjerët (telefonata, mesazhe, shoqëri, kontrolle). Në fillim e qetësojnë, por në plan afatgjatë e mësojnë trurin se “vetë nuk ia dal dot, kam nevojë patjetër për dikë tjetër” pra ia delegon fuqinë tjetrit. 

    Së treti, mund të mundohet me çdo kusht të kontrollojë trupin e vet (zemrën, frymëmarrjen, dridhjet), por sa më shumë përpiqet t’i kontrollojë, aq më shumë rritet ankthi dhe duket sikur po humb kontrollin. 

    Këto tre mekanizma, shmangia, mbështetja e tepruar tek të tjerët dhe lufta për të kontrolluar çdo simptomë fizike, e mbajnë frikën gjallë dhe e kthejnë pak nga pak në një çrregullim.

    4. Ndihma dhe trajtimi

    Kur një person arrin të ndalojë këto reagime jofunksionale,  shmangien, kërkimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet për të kontrolluar trupin, atëherë edhe frika fillon të rikthehet në formën e saj normale, atë që thjesht na paralajmëron por nuk na paralizon. 

    Nëse këto tre sjellje janë ato që e kthejnë frikën në panik, atëherë heqja dorë prej tyre është hapi kryesor për ta zhdukur vetë çrregullimin.

    Shembull:

    Marrim një person që ka pasur një sulm paniku në supermarket. Që prej asaj dite ai nuk shkon më atje (shmangie), merr dikë gjithmonë me vete për çdo dalje (kërkim ndihme) dhe kontrollon vazhdimisht frymëmarrjen që të mos “i ndodhë përsëri” (përpjekje për kontroll). 

    Nëse gjatë trajtimit mëson të kthehet gradualisht në supermarket, të shkojë vetë dhe të lejojë trupin të qetësohet pa luftuar simptomat, paniku fillon të zbehet, sepse truri mëson sërish se nuk ka rrezik real.

    Për ta bërë këtë proces të sigurt dhe të suksesshëm, nevojitet ndihma e një psikologu, i cili krijon një plan ndërhyrjeje të personalizuar sipas historisë, nevojave dhe ritmit të personit. 

    Terapia i jep njeriut mjetet që t’i rikthejë vetes fuqinë dhe ta rikthejë frikën në vendin e saj natyral, një sinjal mbrojtës, jo një armik.

  • Hitleri kishte çrregullim të fshehur gjenetik seksual, çfarë tregojnë analizat për diktatorin nazist

    Hitleri kishte çrregullim të fshehur gjenetik seksual, çfarë tregojnë analizat për diktatorin nazist

    Në maj të vitit 1945, pas rënies së Berlinit, ushtarët aleatë hynë në bunkerin e Adolf Hitlerit.

    Mes tyre ishte koloneli amerikan Roswell P. Rosengren, i cili mori si “suvenir” një copë nga divani ku udhëheqësi nazist kishte kryer vetëvrasje. Tetëdhjetë vjet më vonë, ajo copë e njollosur me gjak u përdor për të parë për herë të parë ADN-në e Hitlerit, duke zbuluar detaje të pazakonta mbi gjenet dhe shëndetin e tij.
    Hulumtimi, i realizuar nga profesorja e Universitetit të Leicesterit Turi King – e njohur për identifikimin e eshtrave të mbretit Richard III – do të prezantohet në dokumentarin e Channel 4 “Hitler’s DNA: Plani i një Diktatori”.
    Sipas analizës, Hitleri vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin normal të pubertetit dhe organeve seksuale. Kjo gjendje shpjegon nivele të ulëta testosteroni dhe mundësinë e problemeve të funksionit seksual, të cilat, sipas historianëve, mund të kenë ndikuar në izolimin e tij personal dhe përqendrimin obsesiv në politikë.

    Studimi rrëzon gjithashtu mitin e vjetër se Hitleri kishte prejardhje hebraike, duke konfirmuar origjinën e tij austriake-gjermane.
    Nga ana tjetër, analiza poligjenike sugjeron se ai kishte predispozita të larta për autizëm, skizofreni dhe çrregullim bipolar, megjithëse studiuesit theksojnë se këto nuk përbëjnë diagnoza dhe nuk mund të justifikojnë veprimet e tij.
    “Gjenetika nuk mund ta justifikojë asnjëherë atë që bëri Hitleri,” tha profesorja King. “Por ndihmon të kuptojmë kompleksitetin biologjik dhe psikologjik të një figure historike kaq të errët.”
    Shkencëtarët u kujdesën të theksojnë se këto zbulime nuk duhet të përdoren për të stigmatizuar njerëzit me gjendje të ngjashme. Siç shprehet psikologu Simon Baron-Cohen nga Universiteti i Kembrixhit: “Sjellja njerëzore nuk është kurrë 100 për qind gjenetike. Të lidhësh mizoritë e Hitlerit me çrregullime të tilla do të ishte një padrejtësi ndaj miliona njerëzve që jetojnë me to.”
    Mostra e përdorur, e ruajtur në Muzeun e Historisë së Gettysburgut në SHBA, u vërtetua si autentike pasi ADN-ja e saj përputhej me atë të një të afërmi të njohur të Hitlerit.
    Përfundimisht, studimi i ri nuk ofron një “kod gjenetik të së keqes”, por tregon se gjenet janë vetëm një pjesë e historisë – ndërsa pjesa tjetër shkruhet nga zgjedhjet, rrethanat dhe shoqëria.

    Top Channel

  • OCD: Si po banalizohet një çrregullim serioz mendor

    OCD: Si po banalizohet një çrregullim serioz mendor

    Në vitet e fundit, termi “OCD” (dhe jo vetëm, edhe terma të tjerë klinikë si “bipolar” apo “narcist”) është bërë pjesë e fjalorit të përditshëm, veçanërisht në rrjetet sociale. Njerëzit e përdorin me lehtësi, shpesh për të përshkruar një prirje për rregull, pastërti apo kur duan të tregojnë që janë të vëmendshëm ndaj detajeve. “Jam pak OCD me shtëpinë time”, “duhet të jetë perfekt se kam OCD”, janë shprehje që thuhen lehtësisht nga ata që janë të pavetëdijshwm për peshën që mbart kjo fjalë kur shqiptohet nga goja e një personi që jeton realisht me çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Ajo që për disa është një “quirk” apo estetikë e TikTok-ut për dikë tjetër është një burg mendor i përditshëm.

    OCD nuk është rregull apo pastërti, është frikë.

    Në thelb të tij, çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) nuk ka të bëjë me dëshirën për pastërti apo përsosmëri. Është një çrregullim ankthi që karakterizohet nga obsesione/fiksime, mendime, impulsive apo imazhe të padëshiruara që pushtojnë ndërgjegjen dhe shkaktojnë ankth të niveleve shumë të larta dhe kompulsione, veprime ose rituale që kryhen për të neutralizuar këtë ankth. Këto veprime mund të jenë të dukshme (si larja e duarve në mënyrë të përsëritur) apo mendore (si lutjet apo numërimi në vete).

    OCD nuk është “tendenca për pastërti”. Është frika e vazhdueshme se diçka e tmerrshme do të ndodhë nëse nuk kryen një ritual të caktuar. Një mendje që nuk mund të ndalet, që kërkon siguri absolute atje ku siguria nuk ekziston. Pacientët shpesh e përshkruajnë si një “terr emocional të pafund”, një qark i mbyllur midis ankthit dhe përpjekjes për ta shuar atë.

    Por si lind ky çrregullim?

    OCD është një çrregullim i ndërlikuar që buron nga ndërveprimi i faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë. Studimet tregojnë për një disbalancë neurobiologjike në qarkun fronto-striatal i cili lidhet me kontrollin e impulseve dhe vendimmarrjen. Gjithashtu, serotonins luan një rol kyç në modulimin e ankthit dhe sjelljeve kompulsive.

    Por përtej trurit, ekziston edhe historia personale, ajo që shpesh nuk mund të matet me rezonancë magnetike. Shpesh, OCD zhvillohet pas periudhave të stresit kronik, ngjarjeve traumatike, humbjeve apo përgjegjësive të mëdha. Në shumë raste, individi ka një tipar personaliteti perfeksionist, me ndjeshmëri të lartë morale, një ndjenjë të thellë përgjegjësie që e bën të përjetojë faj edhe për gjërat që nuk varen prej tij. OCD mund të shihet si një përpjekje e dëshpëruar e mendjes për të rikthyer kontrollin në një botë që perceptohet si e rrezikshme ose e pasigurt.

    Në platforma si TikTok apo Instagram, hashtag-u #OCD ka miliona klikime. Video me titra si “OCD aesthetic” tregojnë tavolina perfekte, shtrat të rregulluar me precizion apo ngjyra të sinkronizuara. Por ky është një shtrembërim i rrezikshëm. Kur një çrregullim klinik paraqitet si një formë “e bukur neurotizmi”, ndodh një shtrembërim i dyfishtë: ata që vuajnë realisht ndihen më të padukshëm ndërsa publiku i gjerë mëson një version të rremë të çrregullimit.

    Ky fenomen i “romantizimit” të OCD-së ka pasoja të drejtpërdrejta. E para, stigmatizon vuajten e personave që jetojnë me këtë çrregullim duke i bërë të ndihen të keqkuptuar apo madje të turpëruar. E dyta, dëmton ndërgjegjësimin sepse krijon perceptimin se OCD është thjesht një mënyrë të qenuri i organizuar. Dhe e treta, kontribuon në vonesën e kërkimit të ndihmës profesionale pasi individët që kanë simptoma të vërteta mund të mendojnë se nuk janë “mjaftueshëm keq” për të pasur OCD thjesht sepse nuk përshtaten me versionin që shohin në rrjet.

    Në praktikën klinike, OCD shpesh shfaqet në mënyra që shkojnë përtej pastrimit ose rregullit. Ka individë që kontrollojnë dhjetëra herë nëse dera është mbyllur nga frika se mund të ndodhë diçka e tmerrshme. Të tjerë që jetojnë me mendime të padëshiruara agresive, seksuale apo blasfemuese që i tmerron vetë fakti i ekzistencës së tyre. Ka pacientë që ndihen të “papastër” jo fizikisht por moralisht, e për këtë bëjnë rituale për t’u “spastruar” mendërisht. Nuk ka asgjë estetike tek kjo, është një luftë e përditshme midis arsyes dhe ankthit.

    Por pse është kaq e lehtë ta keqkuptojmë OCD-në?

    Sepse në sipërfaqe, OCD shpesh maskohet si rregull, përpikmëri apo “kujdes i tepërt”. Shoqëria shpesh i lavdëron këto cilësi. Por ajo që shohim është vetëm shtresa e jashtme, një përpjekje për të mbajtur nën kontroll diçka që brenda është krejtësisht e paqëndrueshme. Në fakt, shumë persona me OCD janë jashtëzakonisht të vetëdijshëm për absurditetin e ritualeve të tyre por nuk mund të ndalen. Kjo është ajo që e bën çrregullimin kaq të dhimbshëm dhe të lodhshëm: konflikti midis ndërgjegjësimit dhe frikës.

    Trajtimi i OCD-së kërkon kujdes, durim dhe një qasje profesionale shumëdimensionale. Terapia konjitiv-bihejviorale (CBT) është ndër qasjet terapeutike më të efektshme sepse ndihmon individin të përballet me frikën pa ndjekur ritualin që e shuan përkohësisht. Por mbi të gjitha, trajtimi fillon me ndërgjegjësimin, ndërgjegjësimin se ajo që po përjeton nuk është thjesht “stres”, “perfeksionizëm” apo “ves”. Është një çrregullim i diagnostikueshëm dhe i trajtueshëm që meriton seriozitetin dhe vëmendjen e duhur, jo banalitetin e një hashtag-u.

    Në fund, duhet t’a themi me zë të lartë: OCD nuk është një mënyrë për ta bërë jetën “më të rregullt” por një luftë e vazhdueshme me mendjen. Dhe nëse secili prej nesh ka ndonjë detyrë etike është të mos e romantizojmë dhimbjen por të ndihmojnë në trajtimin e saj.

    Në praktikën time klinike, kam parë njerëz që kanë kaluar vite të tëra duke fshehur ritualet e tyre, duke mos guxuar t’u tregojnë të tjerëve frikën që i përpin. Dhe kur më në fund e kuptojnë se ajo që kanë nuk është “çmenduri”por një çrregullim që mund të trajtohet, shpesh është hera e parë që ndihen të lirë.

    Dhe ndoshta ky është mesazhi që duhet të përhapim në vend që t’a kthejmë në trend: që pas çdo mendimi të padëshiruar ka një njeri që përpiqet me gjithë fuqinë e tij të mos humbasë kontrollin mbi vetveten dhe ky nuk është trend, është guxim.

  • Cilat janë llojet e pagjumësisë

    Cilat janë llojet e pagjumësisë

    Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.

    Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.
    Studimet e fundit kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

    Pagjumësia e Përgjithshme
    Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.
    Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.
    Pagjumësia e Përshtatur
    Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.
    Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.
    Pagjumësia E Nxitur
    Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.
    Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.
    Pagjumësia Idiopatike
    Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.
    Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.
    Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.
    Pagjumësia Për Shkak Të Medikamenteve dhe Kafesë
    Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.
    Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.
    Pagjumësia Për Shkak Të Një Problemi Mjekësor
    Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.
    Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.
    Pagjumësia Paradoksale
    Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.
    Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.
    Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.
    Pagjumësia Psikofiziologjike
    Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.
    Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.
    Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.
    Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

  • Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike

    Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike

    Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
    Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.
    Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.
    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
    “Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

  • Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime

    Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime

    Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
    Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.
    Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.
    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
    “Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

  • Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore

    Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore

    Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

    Në dokumentin thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.
    “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport sipas mediave në Kosovë.

    Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.
    “Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.
    Në konstatimet e raportit thuhet se Murseli “është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”.
    “Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshitë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”, thuhet në raport.
    Në dokument përshkruhet edhe statusi psikik i Murselit. Aty thuhet se ai është i vetëdijshëm, i orientuar në kohë dhe hapësirë dhe se pamja e jashtme i përgjigjet moshës së tij.
    “I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet në dokument.
    “I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajta. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”, thuhet tutje në dokument.

  • U tall me autizmin, kandidatja e ‘Koalicionit Euroatlantik’ reagon ashpër ndaj Ramës: E rëndë dhe e papranueshme

    U tall me autizmin, kandidatja e ‘Koalicionit Euroatlantik’ reagon ashpër ndaj Ramës: E rëndë dhe e papranueshme

    Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili përdori termin “autikë” gjatë nëj deklarate publike. Sipas Pampurit, një etiketim i tillë është i papranueshëm dhe shumë i rëndë. Ajo thekson se autizmi nuk është një sëmundje, por një mënyrë tjetër e të perceptuarit botën.
    Pampuri përfundon me një thirrje për më shumë ndjeshmëri, respekt dhe përkushtim nga institucionet shtetërore, duke nënvizuar se përdorimi i një gjuhe të tillë nga figura publike, e aq më tepër nga një kryeministër, është i pafalshëm.
    “Etiketimi “autikë”, nga kryeministri; një artikulim i papranueshëm dhe i rëndë, për këdo që e dëgjon, dhe shumë më shumë për prindërit e fëmijëve me autizëm që përballen çdo ditë me vështirësi, prej burokracive qe qeveria e Edi Ramës u krijon, e si të mos mjaftonte kjo, duhet të dëgjojnë dhe çmenduritë që burojnë nga deliri i një kryeministri gastor, fjalëshumë, e punë hiç.
    Ndjesa nuk mjafton, për të shlyer lëndimin e atyre prindërve që përballen çdo ditë me vështirësi, shumicën e të cilave, ua krijoni vetë ju, qeveria juaj Edi Rama, e cila ka një qasje të varfër ndaj familjarëve dhe personave me çrregullim të spektrit të autizmit.
    Është pikërisht kjo qeveri, e cila ka lënë në harresë nevojat që këta fëmijë dhe familjarët e tyre kanë.Personat me çrregullim të spektrit të autizmit, nuk janë të sëmurë, ata thjesht e përjetojnë botën ndryshe. Autizmi është një mënyrë tjetër e të menduarit, ndjerë dhe komunikuar. Paragjykimi vetëm thellon izolimin, ndërsa mbështetja, mirëkuptimi dhe pranimi ndihmojnë që ata të shprehin potencialin e tyre të plotë.
    Çdo individ me autizëm ka aftësitë dhe veçantitë e veta, ata meritojnë respekt, hapësirë dhe mundësi si çdo njeri tjetër. Nuk është e pranueshme të jesh i pandjeshëm dhe të përdorësh etiketime ndaj personave me çrregullim të spektrit të autizmit. Empatia, respekti dhe dashamirësia janë thelbësore. Ata përballen me sfida që shumica nuk i kuptojnë, dhe pikërisht për këtë arsye meritojnë më shumë mirëkuptim, jo gjykim. Mungesa e ndjeshmërisë jo vetëm që i lëndon, por edhe i përjashton nga një shoqëri që duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh ka përgjegjësinë të kontribuojë në një botë më të drejtë, ku diversiteti neuropsikologjik pranohet dhe vlerësohet. Ndaj etiketimi që përdor çdo person i thjeshtë, është i patolerueshëm, dhe i pafalshëm nga ana e kryeministrit, prejt të cilit kjo kategori pret mbështetje e jo përçmim apo tallje”, shkruan Pampuri në “Facebook”.

  • Rama fyen autikët, reagon Berisha: Është turp të quhet prind dhe bashkëshort

    Rama fyen autikët, reagon Berisha: Është turp të quhet prind dhe bashkëshort

    Krahasimi i bërë nga Kryeministri Edi Rama mes votuesve të Partisë Demokratike dhe personave me spektrin e autizmit, për Sali Berishën është akti më i rëndë i kësaj fushate.
    Lideri demokrat Ramën e krahasoi me Adolf Hitlerin dhe Enver Hoxhën teksa shtoi se nuk meriton të quhet prind dhe bashkëshort.
    “Tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata”.
    Berisha: Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e ka pasur Adolf Hitleri.

    Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte.

    E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore.
    E ka pasur diktatori Bokasio.
    Ky është një superskandal.
    Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim.
    Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një.
    Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky.
    Është turp të quhet bashkëshort ky.
    Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata.
    Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë.
    Këta gjeti ky për të etiketuar.
     
     

  • Rama fyen autikët/ Berisha: Ky është një superskandal! Një përçmim të tillë e kishte edhe Adolf Hitleri

    Rama fyen autikët/ Berisha: Ky është një superskandal! Një përçmim të tillë e kishte edhe Adolf Hitleri

    Rama fyen autikët/ Berisha: Ky është një superskandal! Një përçmim të tillë e kishte edhe Adolf Hitleri

    Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë konferencës me gazetarët edhe ndaj deklaratave të kreut të qeverisë ku fyen fëmijët autikë. Ai tha se, është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj që janë ata.

    “Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri.

    Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte.

    E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore.

    E ka pasur diktatori Bokasio.

    Ky është një superskandal.

    Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim.

    Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një.

    Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky.

    Është turp të quhet bashkëshort ky.

    Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata.

    Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë.

    Këta gjeti ky për të etiketuar”, tha Berisha.