Tag: cristiano

  • Cristiano Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Donald Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

    Cristiano Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Donald Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

    Cristiano Ronaldo është rikthyer në skenën politike amerikane pas më shumë se shtatë vitesh. Ylli 40-vjeçar portugez i Al-Nassr u prit këtë javë në Uashington nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një vizite të delegacionit saudit në Shtëpinë e Bardhë.
    Ronaldo, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, mori pjesë në një tur të personalizuar brenda godinës presidenciale, të udhëhequr vetë nga Presidenti Trump. Çifti u shëtit në korridoret historike të dekoruara me portrete presidentësh dhe veprave të artit, ndërsa vizita kulmoi në Zyrën Ovale, ku u realizuan disa foto zyrtare.

    Në njërën prej tyre, Ronaldo shfaqet i buzëqeshur pranë Trump, ndërsa Georgina tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës prej 3 milionë dollarësh, të vendosur mbi tavolinën presidenciale “Resolute Desk”.

    Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një darke zyrtare, Trump bëri humor duke thënë se djali i tij, Barron Trump, është një adhurues i madh i Ronaldos dhe se takimi me futbollistin “do ta bëjë atë të respektojë akoma më shumë të atin”.

  • Ronaldo reagon pas takimit me Trumpin, falenderon për mikpritjen

    Ronaldo reagon pas takimit me Trumpin, falenderon për mikpritjen

    Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi i tij me Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë atij dhe të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez.
    Në postimin e tij, CR7 shkruan:
    “Faleminderit Z. President për ftesën tuaj dhe për mikpritjen e ngrohtë që ju dhe Zonja e Parë më bëtë mua dhe gruas sime të ardhshme, @georginagio. Secili prej nesh ka diçka domethënëse për të dhënë, dhe unë jam i gatshëm të bëj pjesën time ndërsa frymëzojmë brezat e rinj për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga guximi, përgjegjësia dhe paqja e qëndrueshme.”
     

    View this post on Instagram

    Ky takim dhe mesazhi i Cristiano Ronaldo-t nënvizon rëndësinë e frymëzimit të brezave të rinj dhe të angazhimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Futbollisti i njohur u shpreh se secili ka diçka të vlefshme për të dhënë dhe se ai është i gatshëm të kontribuojë përmes shembullit të tij dhe përmes iniciativave që promovojnë guximin, përgjegjësinë dhe paqen.
    Postimi i CR7 ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u përqendruar jo vetëm në suksesin e tij në futboll, por edhe në rolin e tij si figurë publike që mund të frymëzojë të rinjtë dhe të ndikojë pozitivisht në shoqëri.
    Takimi mes Ronaldo-s dhe çiftit presidencial vjen pas një serie ngjarjesh ku futbollisti ka theksuar rëndësinë e edukimit, motivimit dhe përgjegjësisë sociale për brezat e rinj.

  • Futbolli “zbarkon” në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret sot Cristiano Ronaldon

    Futbolli “zbarkon” në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret sot Cristiano Ronaldon

    donald trump-Cristiano Ronaldo

    SHBA- Presidenti Donald Trump do të mirëpresë Cristiano Ronaldon në Shtëpinë e Bardhë të martën, pas kualifikimit të Portugalisë për Kupën e Botës FIFA 2026 .
    Ronaldo do të jetë ndër atraksionet kryesore në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën që do të ndajnë detyrat e organizimit të turneut.
    Superylli portugez pritet gjithashtu të përballet me ekipin kombëtar të meshkujve të Shteteve të Bashkuara, me një ndeshje miqësore përgatitore që thuhet se po diskutohet përpara Kupës së Botës.
    Trump e ka mirëpritur Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Zyrën Ovale në disa raste dhe tani një nga ikonat më të mëdha të futbollit do të takohet me presidentin, sipas MS NOW.
    Ronaldo kohët e fundit deklaroi qëllimet e tij për t’u takuar me Trumpin dhe kërkesa e tij është përmbushur. Raporti sugjeron se tre zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar vizitën e planifikuar të Ronaldos në të njëjtën ditë që Trump është planifikuar të takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
    Mbetet e paqartë nëse takimet janë të lidhura, duke pasur parasysh se Ronaldo luan futboll në Arabinë Saudite për Al-Nassr./ZËRI

  • CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

    CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

    17 Nëntor 2025

    16:24

    Telesport

    Portugalia siguroi zyrtarisht biletën për në Botëror pasi mundi dje 9-1 Armeninë, pa Cristiano Ronaldon në fushë. Ylli portugez mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese, atë ndaj Irlandës.
    Për goditjen më bërryl ndaj kundërshtarit, Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 3 ndeshje pezullim sipas rregullores së FIFA-s, një e bëri që dje ndaj Armenisë. Kjo do të thotë që Ronaldo mund të mungojë dy ndeshjet e para në Kupën e Botës, gjithmonë nëse dënohet me 3 ndeshje mungesë.
    Mediet portugeze raportojnë se trajneri Roberto Martinez është në dilemë të vështirë, të mbështetet të përvoja e Cristiano Ronaldos dhe ta marrë atë më vete pavarësisht dy ndeshjeve të mundshme pezullim, apo ta lërë jashtë dhe të mbështetet te gjenerata e re.
    Sigurisht që vendimi për të lënë jashtë një legjendë si Cristiano Ronaldo nuk do të ishte aspak i lehtë për Martinez dhe do të kryqëzohej pa masë, por ndoshta do të ishte për më të mirën e kombëtares portugeze.

  • CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje për t’u harruar në humbjen e rëndë të Portugalisë ndaj Irlandës, ndoshta ndeshja e tij e fundit kualifikuese për një Botëror. Një goditje me bërryl ndaj O’Shea-s i solli kartonin e parë të kuq në karrierën me Portugalisë, pas 226 ndeshjesh, dhe tani rrezikon një dënim të rëndë.
    Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 14, paragrafi 1, gjestet e dhunshme si bërryla, shkelma ose pështyma sjellin të paktën tri ndeshje pezullim. Me vetëm një takim të mbetur në kualifikuese, dënimi minimal do të zbatohej drejtpërdrejt në Botërorin 2026, duke e lënë CR7 të mungojë në pjesën më të madhe të fazës së grupeve.
    Portugalia ende nuk është kualifikuar matematikisht, por kryeson Grupin F me 10 pikë, dy më shumë se Hungaria, dhe do të vendosë gjithçka ndaj Armenisë në shtëpi. Episodi i ndodhur në minutën e 59-të u konvertua në të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, mes fishkëllimave të stadiumit irlandez. Para vendimit, Ronaldo i kishte bërë gjest “qaramani” O’Shea, gjë që tifozët irlandezë ia kthyen pas përjashtimit të tij.

    CRISTIANO RONALDO SE BURLA DE LA AFICIÓN DE IRLANDA
    Minutos antes de ser expulsado Cristiano Ronaldo volteó a la tribuna e hizo un polémico gesto a la afición de irlanda, situación que causó el enojo de todo el estadio.
    VIDEO: @Owene2220 pic.twitter.com/WrTiYUvO7r
    — Estadio Deportes (@EstadioDxts) November 13, 2025

  • Cristiano Ronaldo zbulon se kur do të martohet me Georgina Rodríguez

    Cristiano Ronaldo zbulon se kur do të martohet me Georgina Rodríguez

    Pas nëntë vitesh martesë, pesë fëmijëve dhe spekulimeve të panumërta në media, Cristiano Ronaldo më në fund ka zbuluar detajet e dasmës së tij me Georgina Rodríguez.
    Në një intervistë të rëndësishme, futbollisti i famshëm foli për propozimin spontan, arsyet e pritjes së gjatë dhe datën kur ai dhe partnerja e tij prej kohësh do të ecin drejt altarit.
    Ronaldo konfirmoi se dasma do të zhvillohet në vitin 2026, pas Kupës së Botës. “Do të martohemi pas Kupës së Botës”, i tha ai gazetarit Piers Morgan me një buzëqeshje, duke shtuar: “Dhe shpresoj të arrij në dasmën time me trofeun e Ligës së Kampionëve”.
    Edhe pse ata njoftuan fejesën e tyre në gusht të këtij viti, kur Georgina tregoi një unazë të mrekullueshme me një “Po, po”, Ronaldo tani ka zbuluar se si ndodhi gjithçka. Propozimi, thotë ai, nuk ishte i planifikuar, por krejtësisht spontan. “Gjërat e mira ndodhin natyrshëm,” shpjegoi ai. “Futbolli, jeta, mundësitë, martesa… ato vijnë kur kanë nevojë.”
    Momenti ndodhi në orën 1 të mëngjesit dhe vajzat e tyre, Alana dhe Eva, luajtën një rol kyç. “Ndërsa po i jepja unazën Georginës, vajzat tona erdhën dhe thanë: ‘Babi, po ia jep mamit unazën dhe po i kërkon të martohet me ty?’ Atëherë e kuptova vërtet – po, ishte momenti i duhur”, kujtoi ai.
    Ai i përshkroi ndjenjat e tij për Georginën me fjalë prekëse:
    “Do të martohem me të sepse besoj se koha është e duhur. Jo vetëm sepse ajo është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është personi që dua më shumë. Ajo është dashuria e jetës sime.”

  • Në debat për herë të parë dy Ronaldot/ CR7: Jam më i miri në Botë; “Fenomeni”: Nuk pajtohem me të…

    Në debat për herë të parë dy Ronaldot/ CR7: Jam më i miri në Botë; “Fenomeni”: Nuk pajtohem me të…

    Braziliani Ronaldo ka komentuar një deklaratë të Cristiano Ronaldos se cili është më i miri në historinë e futbollit. “Fenomeni” e klasifikon sulmuesin portugez si një ndër 10 më të mirët.
    “Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia, për atë që kam arritur, për atë që isha, sesa të flas vetë për të.
    Cristiano ka një histori fantastike. Ai ka arritur gjëra të mrekullueshme, ka shënuar të gjitha llojet e golave. Ai gjithashtu ka pasur një përshtatje të mirë të ndryshimit të pozicionit, duke kaluar nga një sulmues i krahut të majtë në një sulmues qendre, gjë që nuk është e lehtë.

  • Cristiano Ronaldo ka mbi 40 makina super luksoze, por pothuajse nuk nget asnjërën

    Cristiano Ronaldo ka mbi 40 makina super luksoze, por pothuajse nuk nget asnjërën

    Imagjinoni të keni mbi 40 makina sportive, supersportive, ‘hypercar’ dhe SUV luksozë, por të mos ngisni asnjë. Ky paradoks i përket vetëm dikujt si Cristiano Ronaldo, ambicia e të cilit është përqendruar aq shumë te vetja sa vlera bëhet relative. Pasioni i tij për makinat është legjendar, ashtu si talenti dhe arritjet në fushë. Në një intervistë të fundit, kampioni portugez zbuloi se zotëron mbi 40 makina, përfshirë disa nga më ekskluzivet dhe më të fuqishmet në botë. Ndër to dallohen “Bugatti”, që ai i quan “bisha”.

    Megjithëse zotëron një flotë mbresëlënëse, Ronaldo pranon se nuk i pëlqen t’i ngasë. Për të, makinat janë objekte koleksioni, jo mjete transporti. Ai kujdeset që të jenë gjithmonë të pastra dhe në gjendje perfekte, pa u ulur në timon. Makinat e tij ndodhen në vende të ndryshme; në Arabi, Angli, Spanjë dhe madje Itali.

    Koleksioni përfshin modele ultra të rralla si “Bugatti Veyron”, “Chiron” dhe “Centodieci”, e fundit prodhuar vetëm në 10 njësi dhe me vlerë rreth 9 milionë dollarë. Ai zotëron edhe “Ferrari, Lamborghini”, “Rolls-Royce” (përfshirë SUV, “Cullinan”) dhe “Bentley”. Me një koleksion kaq të pasur dhe të larmishëm, Ronaldo mbetet një ndër sportistët me garazhin më të jashtëzakonshëm në botë. Dhe me gjasë, nuk do të ndalet këtu.

  • Ronaldo ka mbi 40 makina luksoze, por nuk i drejton asnjë, ja pse i mban si koleksion

    Ronaldo ka mbi 40 makina luksoze, por nuk i drejton asnjë, ja pse i mban si koleksion

    Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive, supersportive, hypercar dhe makina SUV luksoze, por të mos drejtosh asnjërën prej tyre. Është ky një paradoks që i përket vetëm një personi që është I fokusuar te vetja deri në atë pikë, sa vlera bëhet relative.

    Në mënyrë më specifike, ky është rasti i Cristiano Ronaldos. Pasioni i yllit portugez të futbollit dihet botërisht dhe është legjendare ashtu si talenti dhe rezultatet e tij në fushën e lojës. Në një intervistë të fundit, Cristiano Ronaldo ka pohuar se ka në zotërim mbi 40 makina mes të cilave disa prej modeleve më ekskluzive dhe të fuqishme në botë sic janë modelet Bugatti që Cristiano Ronaldo I përkufizon si ‘bisha’.
    Pavarësisht kësaj flote impresionuese, Ronaldo pranon se nuk i pëlqen të drejtojë makinën. Sipas tij, makinat nuk konsiderohen si mjete transporti, por si object koleksioni. Cdo mjet merr kujdesin deri në detajet më të vogla, gjithnjë të pastra dhe në kushte perfekte. Ronaldo sigurohet të ato të jenë gjithë kohës në gjendjen më të mirë, por pa u ulur ndonjëherë në timon.
    Çudia tjetër? Makinat nuk ruhen në të njëjtin vend, por sic e ka pohuar vetë Ronaldo, ato janë të shpërndara në Arabi, Angli, Spanjë e madje edhe në Itali. Koleksioni i makinave të Cristiano Ronaldos përfshin modele ekskluzive si Bugatti Veyron dhe Chiron, e deri te modeli shumë i rrallë Centodieci, që ka vetëm 10 ekzemplarë të prodhuar dhe me një vlerë rreth 9 milionë dollar. Po kështu në koleksionin e Ronaldos ka edhe automjete të tilla si Ferrari e Lamborghini  apo edhe Rolls Royce e Bentley.
    Me pak fjalë është ky, ndoshta koleksioni më i pasur në të gjitha kuptimet dhe i larmishëm mes sportistëve më të famshëm botëror. Dhe të mendosh që Cristiano Ronaldo është një personazh që nuk ndalet dhe  vazhdon të jetë në aktivitet edhe pse pas 3 muajsh do të festojë 41 vjetorin e tij të lindjes. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ky koleksion të pasurohet me ndonjë tjetër makinë supersportive e luksoze.

  • Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

    Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

    6 Nëntor 2025

    10:59

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo ndodhet vetëm 48 gola larg objektivit final të karrierës së tij; 1.000 golave zyrtarë si profesionist. Ndryshe nga Pelé, që përfshinte edhe miqësoret, të gjithë golat e portugezit janë shënuar në ndeshje zyrtare dhe me pamje filmike.
    Në pauzën e fundit të kombëtareve, portugezi shënoi dy gola ndaj Hungarisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola. Ai vazhdon të thyejë rekorde si në efikasitet, ashtu edhe në jetëgjatësi sportive.
    Një statistikë tjetër e pabesueshme? Ronaldo është i pesti golashënues më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, edhe pse nuk është mëngjërash. Ai ka shënuar 181 gola me të majtën, pas Messit (744), Hulk (258), Salah (243) dhe Griezmann (191), ndërsa pas tij ndodhet Haaland (179).
    Në total, Ronaldo ka realizuar 611 gola me të djathtën, 156 me kokë, 63 nga goditje dënimi dhe 177 penallti të shënuara nga 211 tentativa. Një katalog i plotë që dëshmon se nuk ka pasur dhe s’do të ketë golashënues kaq të kompletuar si CR7.