Tag: cristiano

  • Cristiano Ronaldo bëhet pronar i një klubi? Flet ish-mesfushori: “Ka blerë hotele. Pse jo klube?”

    Cristiano Ronaldo bëhet pronar i një klubi? Flet ish-mesfushori: “Ka blerë hotele. Pse jo klube?”

    3 Prill 2025

    20:40

    Telesport

    Cristiano Ronaldo mund të bëhet pronar i një klubi futbolli.
    Legjenda e sportit më popullor në botë është këshilluar të blejë një klub futbolli pas mbylljes së karrierës si lojtar aktiv.
    Klubi i tij mund të jetë Wrexham. Propozimi ka ardhur nga ish-mesfushori i kampionatit anglez, Andy Townsend, i cili sugjeron se Ronaldo mund ta blejë Wrexham dhe të punojë me Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney .
    “Cristiano Ronaldo ndoshta mund të blinte Wrexham dhe të kishte Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney si mbështetës të tij. Sigurisht, nëse ka dëshirë”.
    “Nuk do të befasohesha ta shihja pronar të një klubi, kur të përfundojë së luajturi. Ne e kemi parë atë të investojë në hotele dhe gjëra të tjera, kështu që pse jo një klub?”

  • Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Al Hilal, një nga ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, po synon të bëjë një goditje të madhe përpara së të nisë ky kompeticion. Klubi saudit, i cili tashmë ka figura të njohura në skuadër, po kërkon të përforcohet akoma dhe më shumë dhe ka në mendje një plan të bujshëm.
    Dëshira e madhe e Al Hilal është të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, i cili është ende në kontratë me Al Nassr, por nuk ka pranuar ende të rinovojë. Transferimi i Ronaldos do të ishte një goditje e bujshme për Al Hilal jo vetëm për Kupën e Botës për Klube, por edhe brenda ligës arabe.
    Interesimi i Al Hilal për Ronaldon nuk është i ri. Në vitin 2022, klubi u përpoq të transferonte portugezin, por kufizimet e vendosura nga Qendra për Arbitrazh Sportiv e prishën marrëveshjen. Tani, me largimin e Neymar, klubi i Al Hilal po kërkon një yll të ri dhe beson se ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë do të ishte transferimi ideal. Pavarësisht se është 40 vjeç, sulmuesi vazhdon të tregojë cilësinë e tij me shifra mbresëlënëse, duke kaluar 20 golat këtë sezon.
    Deri më tani, nuk ka pasur një ofertë zyrtare, por bisedimet mund të intensifikohen në ditët në vijim dhe marrëveshja mund të arrihet para 15 qershorit, datë në të cilën nis Kupa e Botës për Klube.

  • E bujshme nga Spanja, Cristiano Ronaldos planifikon rikthimin e bujshëm në Europë

    E bujshme nga Spanja, Cristiano Ronaldos planifikon rikthimin e bujshëm në Europë

    1 Prill 2025

    9:34

    Telesport

    Cristiano Ronaldo thuhet se po mendon për një rikthim befasues te Real Madrid me kontratën e tij me Al Nassr që do të skadojë në fund të sezonit.
    Gazeta spanjolle El Desmarque raporton se 40-vjeçari shpreson të kthehet në Real Madrid gjatë verës dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube.
    Mësohet se Inter-i dhe Al Hilal janë të dy të interesuar për Ronaldo-n, i cili pritet të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit.
    Lëvizja do të ishte e përkohshme, duke lejuar që Carlo Ancelotti të linte pushim lojtarët kryesorë përpara sezonit të ri në vend që t’i aktivizojë ata në një turne tjetër.
    Mbetet për t’u parë nëse gjigantët spanjollë janë të interesuar të rikthejnë sulmuesin legjendar portugez, qoftë edhe përkohësisht.

  • Ancelotti bekon Mbappe: Te Real mund të arrijë po ato rekorde si Ronaldo, më pas do të jetë legjendë

    Ancelotti bekon Mbappe: Te Real mund të arrijë po ato rekorde si Ronaldo, më pas do të jetë legjendë

    1 Prill 2025

    9:24

    Telesport

    “Kylian Mbappé ka shansin për të krahasuar trashëgiminë e tij me atë të Cristiano Ronaldo te Real Madrid”. Ai që e bën këtë deklaratë është trajneri Carlo Ancelotti pas golit të shënuar nga francezi fundjavën e kaluar në kampionat.
    Ky ishte goli i 33-të sezonal për Mbappe, që në sezonin e tij të parë me fanellën “los blancos” ka barazuar rekordin e yllit portugez, në sezonin e tij të parë te Real Madrid (sezoni 2009-2010). Dhe sezoni s’ka përfunduar ende për francezin.
    “Është e vështirë të bësh krahasime mes lojtarëve të ndryshëm. Ajo për të cilën mund të shpresoj është që Mbappe të arrijë të fitojë dhe të bëjë atë që Cristiano Ronaldo ka arritur në Real Madrid”, tha trajneri italian.
    Më tej, Ancelotti shtoi: “Mendoj se Kylian e ka aftësinë për ta bërë këtë gjë. Nëse ia del, ai do të jetë një legjendë e Real Madrid ashtu siç është edhe Cristiano Ronaldo“.
    Deri më tani, Mbappe ka shënuar 22 gola në kampionat, 7 në Champions League dhe nga një gol në Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën UEFA dhe Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s.