Tag: cremonese

  • “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

    23 Nëntor 2025

    16:53

    Telesport

    Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini duket se do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar sot 1-3 në transfertë ndaj Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e 12-të.
    I zakonshmi Matias Soule shënoi për Romën në minutën e 17-të, duke zhbllokuar rezultatin, pas asistit ttë marrë nga Manu Kone dhe pastaj erdhi goditja perfekte e sulmuesit argjentinas.
    Në minutën e 62-të, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Dy minuta më pas, Roma gjen golin e dytë me Evan Ferguson, skocezi shënoi pas një rrëmuje të gjatë në zonë.
    Wesley Franca vulosi fitoren e Romës me golin e tij në minutën e 69-të, pas asistit të El Shaarawy dhe një kundërsulmi model të verdhekuqve. Francesco Folino shënoi golin e nderit për vendasit në minutat shtesë. Pas kësaj fitoreje, Roma merr vendin e parë me 27 pikë, Cremonese mbetet në vendin e 11-të.
    SHIKOGOLAT

  • Spalletti e nis me këmbë të mbarë, Juventus fiton ndaj Cremonese dhe i afrohet objektivit kryesor (video)

    Spalletti e nis me këmbë të mbarë, Juventus fiton ndaj Cremonese dhe i afrohet objektivit kryesor (video)

    Luciano Spalletti e ka nisur me këmbë të mbarë te Juventusi, pasi bardhezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, 1-2 në transfertë ndaj Cremonese, për javën e 10-të të Serie A.
    Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
    Andrea Cambiaso shënoi golin e sigurisë për bardhezinjtë në minutën e 67-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësi kundërshtar.
    Në minutën e 82-të, Cremonese ngushton shifrat me Jamie Vardy. Anglezi shënon pas mori një top të gjatë dhe fitoi duelin me Federico Gatti dhe më pas mposhti Di Gregorio-n.
    Shifrat përfundimtare, Cremonese 1-2 Juventus. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën. Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, Cremonese mbetet në vendin e nëntë me 14 pikë.
    SHIKOGOLINEKOSTIC
    SHIKOGOLINECAMBIASO
    SHIKOGOLINEVARDY

  • Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

    Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

    1 Nëntor 2025

    21:30

    Telesport

    Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë, 0-1, në transfertën ndaj Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari.
    Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
    Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë për Luciano Spaletti-n në krye të Juventusit. Ndërkohë, Edon Zhegrova gjendet sërish në stol, shpresojmë që të ketë disa minuta për të në pjesën e dytë.

  • Inter merr “hakun” e Milanit dhe nuk e diskuton fitoren ndaj Cremonese. Shkëlqen Bonny (video)

    Inter merr “hakun” e Milanit dhe nuk e diskuton fitoren ndaj Cremonese. Shkëlqen Bonny (video)

    Inter nuk ka bërë gabimin e Milanit që u mund pak javë më parë në “San Siro” 1-2 nga Cremonese. Zikaltrit kanë fituar pastër 4-1. Të besuarit e Cristian Chivu gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë.
    Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco.
    Në fillim të pjesës së dytë, zikaltrit shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 54-të, Barella kroson nga këndi, Bonny pason për Dimarco, i cili “shkund” rrjetën me një goditje të fortë në kufjijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 57-të,pasi portieri mik bën një gafë fatale duke pasuar topin te Mkhitaryan, ky i fundit pason për Bonny, i cili asiston bukur për Nicolo Barella, mesfushori shënon golin e katërt. Golin e nderit për miqtë e shënoi Federico Bonazzoli në minutën e 88-të.
    Inter fiton 4-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 12 pikë, Cremonese mbetet në vendin e tetë me 9 pikë. Padyshim kjo është ndeshja më e mirë e Interit të drejtuar nga Cristian Chivu, ndërsa Ange-Yoan Bonny shkëlqen në ndeshjen e tij të parë si titullar me një gol dhe 3 asiste.
    SHIKOGOLAT

  • Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, vendosin Lautaro & Bonny (video)

    Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, vendosin Lautaro & Bonny (video)

    4 Tetor 2025

    18:47

    Telesport

    Inter është duke udhëhequr 2-0 ndaj Cremonese në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë.
    Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco. Një pjesë e parë totalisht e dominuar nga të besuarit e Cristian Chivu, të cilët e mbyllin me avantazhin e dyfishtë 2-0.
    Kujtojmë që për ziklatrit pati dhe një gol të anulluar nga VAR, në minutën e 11-të, ku Manuel Akanji devijoi në rrjetë goditjen e Dimarco, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
    SHIKOGOLAT

  • Cremonese, prezantohet Vardy: Objektivat? Nuk kam limite, i lumtur të jem këtu

    Cremonese, prezantohet Vardy: Objektivat? Nuk kam limite, i lumtur të jem këtu

    Pas largimit nga Leicester, Jamie Vardy u prezantua zyrtarisht te Cremonese, ku u shpreh i lumtur që do të nisë këtë aventurë të re.
    “Mendoj se pasi u ula me trajnerin dhe pronarin, detyra kryesore është të sigurojmë mbijetesën në ligë. Për të qenë i sinqertë, ashtu ishte edhe te Leicester. Nuk pati kurrë ‘do të synojmë këtë apo atë’, gjithmonë ishte ‘na duhet të qëndrojmë në ligë.

    “Ditë normale ndeshjeje janë gjithmonë 11 kundër 11 dhe kushdo mund të mposhtë këdo. Kështu që ne do të punojmë sa më shumë në stërvitje për të qenë gati për çdo ndeshje që vjen. Do t’i marrim një e nga një dhe të shohim ku do të na çojë.”

  • Ambrosini për startin e kuqezinjve: Cremonese, dush i ftohtë… As Allegri nuk e kuptoi çfarë ndodhi

    Ambrosini për startin e kuqezinjve: Cremonese, dush i ftohtë… As Allegri nuk e kuptoi çfarë ndodhi

    Milani debutoi keq, me humbje në shtëpi, ndaj Cremonese. Ish-mesfushori kuqezi, Massimo Ambrosini, komentoi për “Corriere della Sera”: “Ishte një dush i ftohtë. Është e vërtetë që kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbylljen e merkatos, në fushë nuk ishte Leao, por nga ajo që pamë në miqësoret dukej se skuadra kishte baza solide. Madje as Allegri, sipas mendimit tim, nuk e kuptoi plotësisht çfarë ndodhi në javën e parë të kampionatit”.
    Një krahasim me skuadrën e sezonit të kaluar: “Duke parë ata që ikën, si Theo apo Reijnders, duhet të pranojmë se ishin top-lojtarë në pozicionet e tyre. Në këtë moment është herët për krahasime, sepse merkatoja nuk ka mbaruar ende. Kujtojmë se Napoli, një vit më parë, pas humbjes në javën e parë bleu Lukaku dhe McTominay. Ndeshja e parë e kampionatit të ri dukej si vazhdim i sezonit të kaluar”.
    Ambrosini për Napolin dhe Interin: “Kundër Torinos, skuadra zikaltër dërgoi një mesazh hakmarrjeje pas fundit të sezonit të kaluar. Rezultati është rastësor. Verdiktet pas 90 minutave të para të sezonit nuk janë përfundimtarë, por agresiviteti me të cilin Interi e përballoi Torinon tregon një besim të rikuperuar”.
    Për tranzicionin nga Inzaghi te Chivu: “Për mua, Botërori i Klubeve i shërbeu Interit për të eleminuar pasojat e sezonit të kaluar. Turneu ishte i dobishëm për procesin e njohjes së skuadrës. Përfshirja e lojtarëve kryesorë ishte totale, çka nuk është e zakonshme. Në nivele të larta duhet të punohet edhe mbi motivimin, ashtu siç kritikoi Allegri lojtarët pas humbjes me Cremonesen”.
    Për Vlahovic: “Është sulmues i shkëlqyer, lojtarët e fortë gjithmonë ndihmojnë…”
    Mbi mundësinë për titull: “Aktualisht Milani ka pak më pak shanse se Napoli dhe Interi, që janë superiorë ndaj të gjithëve, përfshirë edhe Juventusin”.

  • Cremonese shokon Milanin e Allegrit, Roma mund Bolognën

    Cremonese shokon Milanin e Allegrit, Roma mund Bolognën

    Sezoni i ri i Serie A 2025-2026 ka nisur me një rezultat befasues. Skuadra e sapo ngjitur në elitë, Cremonese, ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-1 në “San Siro”, duke i prishur festën e rikthimit trajnerit Massimiliano Allegri në pankinën ku nuk kishte qenë prej më shumë se 11 vitesh.
    Grigiorosët kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një goditjeje me kokë të Baschirotto, ku mbrojtësi Pavlović u vonua në mbulim. Pikërisht serbi e përmirësoi gabimin në fund të pjesës së parë duke barazuar rezultatin me një tjetër goditje me kokë.

    Në minutën e 61-të, në momentin më të mirë të kuqezinjve, erdhi goli i dytë i Cremoneses: një gjysmë roveshate spektakolare e Bonazzolit, që nuk i la asnjë mundësi portierit Maignan. Përpjekjet e Milanit në minutat e fundit nuk sollën asgjë dhe ndeshja u mbyll me një fitore historike për miqtë.
    Roma triumfoi 1-0 ndaj Bolognës falë një goli të shënuar nga blerja e re, Wesley në fillimin e pjesës së dytë.

  • Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video)

    Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video)

    Pritej të ishte një ndeshje feste, një fillim i mbarë sezoni, por rezultoi ndryshe, shumë ndryshe. Në një “San Siro” të tej mbushur plot, Milan është mundur 1-2 nga Cremonese, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A. Ekipi i ardhur nga Serie B, bëri një paraqitje fantastike dhe tregoi me shumë dëshirë dhe vullnet për të fituar ndeshjen. Max Allegri ka ende shumë punë për të bërë te Milan.
    Miqtë gjetën golin në minutën e 27-të me Federico Baschirotto, i cili mposhti me kokë Mike Maignan, pas krosimit perfekt të Alessio Zerbin. Në fund të pjesës së parë, në kohën shtesë, Milan barazon shifrat me Strhinja Pavlovic. Mbrojtësi serb shënon me kokë pas krosimit të Pervis Estupinan. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Pjesa e dytë foli sërish për miqtë, edhe pse pritej e kundërta. Në minutën e 60-të, Bonazzoli shënon një supergol me gjysmë-rroveshatë, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Maignan. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Max Allegri, asgjë nuk ndryshoi. Rezultati përfundimtar, Milan-Cremonese 1-2.
    SHIKOGOLINEBaschirotto
    SHIKOGOLINEPAVLOVIC
    SHIKOGOLINEBONAZZOLI
    Në sfidën tjetër të luajtur në “Olimpico”, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nis me këmbë të mbarë, pas fitores 1-0 ndaj Bologna-s. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Wesley Franca në minutën e 52-të, i cili shënoi duke përfituar nga një mos kuptim mes tyre i mbrojtësve miq.
    SHIKOGOLINEWESLEYFRANCA

  • Cremonese befason Milanin, por një mbrojtës kthen kuqezinjtë në lojë. “Paqe” në “Olimpico” (video)

    Cremonese befason Milanin, por një mbrojtës kthen kuqezinjtë në lojë. “Paqe” në “Olimpico” (video)

    23 Gusht 2025

    21:42

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e mbrëmjes në Serie A. Në “San Siro”, Milan po befasohet nga ekipi i ardhur nga Serie B, Cremonese.
    Miqtë gjetën golin në minutën e 27-të me Federico Baschirotto, i cili mposhti me kokë Mike Maignan, pas krosimit perfekt të Alessio Zerbin. Në fund të pjesës së parë, në kohën shtesë, Milan barazon shifrat me Strhinja Pavlovic.
    Mbrojtësi sërb shënon me kokë pas krosimit të Pervis Estupinan. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në sfidën tjetër, e cila po luhet në “Olimpico” mes Romës dhe Bologna-s, mungoi goli në pjesën e parë.
    SHIKOGOLINEBaschirotto
    SHIKOGOLINEPAVLOVIC