Tag: courtois

  • Një nga shtyllat kryesore të ekipit, Real Madrid i ofron rinovim kontrate 33-vjeçarit

    Një nga shtyllat kryesore të ekipit, Real Madrid i ofron rinovim kontrate 33-vjeçarit

    8 Qershor 2025

    19:30

    Telesport

    Edhe pse 33-vjeç, Thibaut Courtois mbetet ende një nga portierët më të mirë në botë dhe pikërisht për këtë arsye Real Madrid do t’i ofrojë rinovim kontrate portierit belg.
    Kontrata aktuale e Courtois skadon në 30 qershor të vitit 2026, por klubi madrilen nuk do që ta humbë atë dhe do t’i ofrojë një rinovim të kontratës. Detajet e kontratës së re ende nuk dihet, por ditët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes dy palëve.
    Që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2018, Courtois ka qenë numri një i portës madrilene dhe padyshim nja nga pikat kyçe në sukseset e arritura gjithë këto vite. Courtois ka edhe besimin e plotë të Xabi Alonso-s, jo më kot drejtuesit e Realit i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

  • Real Madrid gjen zëvendësin e Courtois në Premier League

    Real Madrid gjen zëvendësin e Courtois në Premier League

    11 Maj 2025

    11:00

    Telesport

    Real Madridi po përgatit një ofertë për portierin e Brightonit, Bart Verbruggen.
    Ndërsa Thibaut Courtois është i palëvizshëm si numri 1 i Realit, zëvendësi i tij Andriy Lunin pritet të largohet këtë verë.
    The Sun thotë se Reali po përgatit një transferim për Verbruggen si zëvendësues të ukrainasit.
    Reali synon t’i kërkojë lojtarit holandez nëse ai do të ishte i përgatitur të vepronte kryesisht si zëvendësues i Courtois.
    Si alternativë, Reali po synon gjithashtu portierin spanjoll të Arsenal-it, David Raya.

  • Real Madrid planifikon lëvizjen surprizë për yllin e Chelsea-t

    Real Madrid planifikon lëvizjen surprizë për yllin e Chelsea-t

    30 Prill 2025

    15:10

    Telesport

    Real Madridi thuhet se po kërkon të marrë portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, në verë si zëvendësues për Thibaut Courtois.
    Courtois ka qenë në Santiago Bernabeu që nga viti 2018 dhe ka qenë numri 1 i padiskutueshëm nën drejtimin e Carlo Ancelottit sa herë që ai ka qenë në formë.
    Gjigantët e La Liga-s e shohin atë si një opsion afatgjatë dhe kërkojnë ta mbajnë atë për dy sezone të tjera, të gatshëm të largohen nga norma e tyre e ofrimit të zgjatjeve njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç.
    Ndërsa ata kanë opsionin rezervë – Lunin – që ka rinovuar deri në vitin 2030, ukrainasi pritet të largohet për të luajtur me më shumë rregullsi.
    Sipas Relevo, nëse Los Blancos marrin një ofertë ‘interesante’ për Lunin, ata nuk do ta refuzonin.
    Në atë rast, ata do ta mirëprisnin edhe Kepën, i cili ka kaluar një sezon në huazim në Bernabeu.

  • “Courtois gaboi”, Seedorf: Po aty as Superman-i s’bënte dot gjë

    “Courtois gaboi”, Seedorf: Po aty as Superman-i s’bënte dot gjë

    9 Prill 2025

    15:21

    Telesport

    Pas humbjes së rëndë 3-0 të marrë kundër Arsenal-it në Emirates Stadium, Thibaut Courtois nuk është fshehur.
    Portieri i Real Madrid, i kthyer në portë pas një dëmtimi, ka marrë përgjegjësitë për golin e parë të shënuar nga Declan Rice me goditje dënimi.
    “Marr përgjegjësitë. Mendoja se e kisha pozicionuar mirë murin. Zakonisht vendos një lojtar më shumë, por këtë herë nuk mendova se Rice do t’i jepte aq shumë efekt topit.
    “Por ai shënoi. Edhe goli i dytë ishte shumë i bukur”, ka pranuar Courtois për Movistar.
    Clarence Seedorf e ka analizuar kështu golin e parë për Prime Video:
    “Rice e lexoi mirë situatën. Muri ishte pozicionuar keq: vetëm katër lojtarë dhe shumë hapësira të lejuara.
    “Courtois a gabuar, por gjithsesi topi duhet goditur në mënyrën e duhur. Merita i shkon Rice. Askush, as Superman-i, nuk do ta kishte pritur”.

  • Courtois i dëshpëruar pas humbjes: Në pjesën e dytë harruam se si të luajmë futboll

    Courtois i dëshpëruar pas humbjes: Në pjesën e dytë harruam se si të luajmë futboll

    Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, edhe pse ishte protagonist me disa pritje vendimtare, nuk mundi dot të evitojë humbjen 0-3 ndaj Arsenal në çerekfinalen e parë të Champions League, luajtur në “Emirates”.
    “Mendoj se Arsenal është një ekip i fortë në shtëpi. Ata bënë mire presing, luajnë mirë midis rreshtave. Në pjesën e parë rezistuam mirë, krijuam rrezik në kundërsulm dhe në pjesën e dytë harruam të luanim futboll“, tha Courtois.
    “Nuk do të thosha panik, por ne nuk ishim të qetë me topin. Ata shënuan dy gola nga gjuajtjet e lira, më pas edhe të tretin, ndërsa ne nuk patëm një reagim të mire. Rezultati 3-0 është e vështirë për t’u përmbysur”, tha portieri belg.
    “Gjithsesi, ne e dimë që në shtëpi jemi të fortë me njerëzit tanë që na mbështesin. Tifozët duhet të besojnë te kjo skuadër dhe që në minutën e parë do të japim gjithçka për të përmbysur këtë rezultat”, tha Copurtois.
    Në fund, portieri i “los blancos” tha: “Duhet të përpiqemi të korrigjojmë një gabim. Kur në pjesën e parë dolëm mirë nga presioni dhe patëm topin, kjo në pjesën e dytë nuk na doli. Në këtë drejtim duhet të përmirësohemi dhe të mësojmë”.

  • Courtois rikthehet titullar, jep alarmin para sfidës me Arsenal: Çështje kohe që ata të fitojnë një trofe

    Courtois rikthehet titullar, jep alarmin para sfidës me Arsenal: Çështje kohe që ata të fitojnë një trofe

    8 Prill 2025

    8:40

    Telesport

    Sot në mbrëmje luhet çerekfinalja e parë e Champions League mes Arsenal dhe Real Madrid. Në portë për skuadrën “los blancos” do të rikthehet portieri Thiebaut Courtois. Një portier me përvojë që di t’i përballojë emocionet e këtyre ndeshjeve.
    Belgu garanton se më e keqja tani ka kaluar: “Jam mirë. Kam pasur dy lëndime në fillim të sezonit. Më pas isha mirë dhe ky ishte një problem i vogël. Për të mos rrezikuar para ndeshjeve të rëndësishme, preferova të prisja të kthehesha”.
    “U stërvita dhe tani jam mirë. Humbja ndaj Valencia? Skuadra është e njëjtë. Duhet të vazhdojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin pas një humbjeje“, u shpreh Thiebaut Courtois.
    Për ndeshjen e sotme ndaj Arsenal ai komentoi: “Ne kemi punuar për këtë sfidë. E dimë se si duhet të përpiqemi të mbrohemi kundër tyre. Ne përpiqemi të mos japim shumë goditje nga këndi”.
    “Jemi gati të mbrohemi dhe shpresojmë që ajo që kemi përgatitur do të shkojë mirë. Ne kemi shumë respekt për Arsenal. Unë kam shumë miq që janë tifozë të Arsenal dhe e di që po bëjnë shumë mirë”, deklaroi portieri i Real Madrid.
    “Ata janë një ekip i ri, por me lojtarë me përvojë. Ata janë të fortë, ndaj është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Shpresoj se ne mund t’i mundim, por do të jetë një ndeshje e madhe. Është vetëm çështje kohe para se të fitojnë një trofe”, tha Courtois.