Tag: courtois

  • Real Madrid “tradhton”Lunin, gjen që tani pasardhësin e Courtois

    Real Madrid “tradhton”Lunin, gjen që tani pasardhësin e Courtois

    11 Tetor 2025

    20:21

    Telesport

    Edhe pse kontrata e Thibaut Courtois skadon në vitin 2027, Real Madrid ka filluar që tani nga puna për të gjetur pasuesin e denjë të portierit belg.
    Pavarësisht se në ekip kanë një portier shumë të mirë si Andriy Lunin, drejtuesit madrilenë duket se nuk i besojnë shumë 26-vjeçarit dhe kanë piketuar një portier të ri, i cili po paraqitet shumë mirë në La Liga.
    Bëhet fjalë për Vladyslav Krapyvtsov, portierin 20-vjeçar ukrainas, i cili u transferua si lojtar i lirë te Girona dhe deri tani ka rënë në sy me nivelin e treguar. Skautët e Real Madrid do monitorojnë nga afër paraqitjet e portierit të ri ukrainas këtë sezon, i cili është një nga disa emrat që po ndiqen për të gjetur zëvendësuesin ideal të Courtois.

  • Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit, vitin e kaluar

    Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit, vitin e kaluar

    17 Shtator 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Real Madridi fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Olimpique Marseille në “Bernabéu”, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Portieri Thibaut Courtois, protagonist, komentoi për “Movistar”:
    “Pati momente që më kujtuan sezonin e kaluar. Trajneri ka vizion të plotë për lojtarët kreativë si Mbappé dhe Arda Güler, ata dinë të kthehen pas topit, gjë që redukton shumë rastet e kundërshtarit. Gjithashtu, tekniku i ri kërkon që të luajmë më lart se sezonin e kaluar, një ndryshim i rëndësishëm për mua”.
    Courtois theksoi edhe rëndësinë e faktorit fushë: “Është e vërtetë që fitorja në shtëpi përbën çelësin për të shkuar larg në Champions. E mësuam këtë nga humbja ndaj Milanit sezonin e kaluar. Krijuam shumë raste, por dy golat erdhën nga penalltitë. Performanca jonë meritonte më shumë sonte, duhej të fitonim me diferencë më të madhe”.

  • Courtois bëhet pronar i diskos më të famshme belge, do ta zgjerojë deri në 4.000 persona

    Courtois bëhet pronar i diskos më të famshme belge, do ta zgjerojë deri në 4.000 persona

    9 Shtator 2025

    11:12

    Alfred Lleshi

    Portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës, Thibaut Courtois, ka befasuar me një investim të ri; rikthimin e diskotekës legjendare “Versuz” në Hasselt, pranë Bree, vendlindjes së tij. Lajmin e bëri të ditur Het Belang van Limburg.
    “Versuz”, ikonë e jetës së natës belge ku kanë performuar emra si David Guetta, Tiësto apo Martin Solveig, u mbyll në maj 2025 për t’u shndërruar në një hapësirë multifunksionale për koncerte e evente, sipas themeluesit Yves Smolders. Sipas projektit, salla e re do të bashkojë dy ambiente dhe ofrojë kapacitet deri në 4.000 persona, me teknologji të avancuar në zë, ndriçim e komoditet.
    Smolders, i cili në vitin 2021 organizoi festën pas dasmës së Courtois në Kanë, e ka tërhequr portierin në këtë aventurë të re. Ky nuk është hapi i parë i portierit belg në muzikë. Më 2019, Courtois ishte pjesë e “Artist Amplifier”, qendër muzikore në Hasselt, që ofron mësime për DJ, label diskografik dhe agjenci artistësh.
     

  • Courtois: Ja çfarë na kërkon trajneri Alonso që të bëjmë, shpesh jam në qendër të fushës

    Courtois: Ja çfarë na kërkon trajneri Alonso që të bëjmë, shpesh jam në qendër të fushës

    Real Madrid pati një nisje të shkëlqyer në La Liga këtë sezon, duke fituar të dyja ndeshjet e luajtura deri më tani, ndërkohë që nuk ka pësuar asnjë gol. Portieri belg Thibaut Courtois është një ndër faktorët që skuadra nuk ka pësuar ende gol, duke bërë disa pritje të shkëlqyera e treguar vlerat e tij.
    “Kemi arritur dy fitore shumë të rëndësishme. Të fitosh jashtë fushe duke mos pësuar gol është e rëndësishme. Niveli që kemi treguar dhe reagimet tona janë shumë të mira deri në sekondën e fundit të ndeshjes. E dinim se do të ishte një fillim i vështirë i sezonit, por deri më tani jemi paraqitur mirë”, tha Courtois.
    Portiere belg flet për kërkesat që ka trajneri i ri Xabi Alonso: “Ai na kërkoi që në fillim të fillonim mirë, me shumë presion sulmues dhe lojë mbrojtëse. Nëse bëni presion lart, ata nuk kanë shanse dhe mund të luajnë vetëm me topa të gjatë, dhe pastaj unë ose një mbrojtës jemi aty për ta rifituar shpejt dhe për të sulmuar përsëri”.
    “Është shumë e vështirë për ekipin tjetër të çlirohet nga ai presion. Kjo është ajo që bëjmë dhe funksionon mjaft mirë, kjo është qasja që duhet të ndjekim. Unë ndihem mirë, trajneri më kërkon të luaj shumë më përpara, kështu që vrapoj shumë. E mbështes ekipin sepse kur ata bëjnë presion lart duhet të qëndroj aty. Shpesh jam në qendër të fushës”, tha Courtois.

  • Rinovimi në horizont, Courtois: Dua të qëndroj sa më gjatë te Reali

    Rinovimi në horizont, Courtois: Dua të qëndroj sa më gjatë te Reali

    Thibaut Courtois dëshiron të qëndrojë te Real Madrid. Portieri belg, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se negociatat për rinovimin vijojnë, teksa theksoi dëshirën e tij për të kontribuar sa më gjatë në Madrid.
    Zgjatja ime e kontratës? “Negociatat janë duke u zhvilluar. Dua të qëndroj te Real Madridi sa më gjatë të jetë e mundur. Ëndrra ime është të dal në pension te Real Madridi”, thotë Thibaut Courtois.

  • Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid

    Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid

    21 Korrik 2025

    8:39

    Telesport

    Thibaut Courtois dhe Real Madrid po zgjasin kontratën e tyre. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” raporton se portieri belg, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me “los blancos” edhe për një sezon tjetër.
    Marrëveshja me lojtarin 33-vjeçar është finalizuar dhe më 4 gusht ai do të fillojë sezonin me një kontratë të re me Real Madrid. Nuk ka klauzola për një vit plus të dytë të mundshëm, duke pasur parasysh politikën e klubit për zgjatjen e kontratave çdo vit për lojtarët e moshës 32 vjeç e lart.
    Prandaj, Courtois do të mbetet lojtar i “merengues” edhe për një total prej dy vitesh, deri në vitin 2027, një pasqyrim i besimit të treguar nga drejtuesit e klubit spanjoll. Ky rinovim do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës.
    Po Lunin? Interesi i Villarreal është përfolur ditët e fundit, por portieri ukrainas duket i vendosur të qëndrojë te Real Madrid. Ai ka një marrëveshje deri në vitin 2030. Trajneri Xabi Alonso tregoi gjatë Kupës së Botës për klube se Courtois është ende portieri i parë.

  • Courtois: Humbja një goditje e rëndë, kemi se çfarë të përmirësojmë në të ardhmen

    Courtois: Humbja një goditje e rëndë, kemi se çfarë të përmirësojmë në të ardhmen

    10 Korrik 2025

    12:15

    Telesport

    Sezoni zhgënjyes i Real Madrid u mbyll dje me eliminimin nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klube. “Los blancos” u mundën 0-4 nga kampionët e Europës, në një ndeshje të dobët, kryesisht në pjesën e parë.
    “Në këtë ndeshje nuk bëmë presing ashtu si duhet, si një ekip“, nis analizën e tij portieri belg Thibaut Courtois. Ai nuk i kursen kritikat ndaj vetes dhe skuadrës për këtë humbje të rëndë.
    “Ne nuk kemi ndjekur planin e trajnerit Xabi Alonso dhe të dy gabimet në fillim na dënuan. Është një humbje shumë e vështirë për t’u pranuar”, shtoi më tej Courtois.
    Në fund, portieri i Real Madrid, komentoi: “Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për momentin, por mund të kthehet në një leksion të dobishëm për të ardhmen. Një mundësi për të korrigjuar gabimet. E dimë se ne kemi ende shumë punë për të bërë“.

  • Neuer e quajti fajtor për dëmtimin e qëllimshëm të Musialas, Courtois i del në mbrojtje Donnarummës

    Neuer e quajti fajtor për dëmtimin e qëllimshëm të Musialas, Courtois i del në mbrojtje Donnarummës

    Dje, PSG dhe Bayern u takuan në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë, dhe skuadra franceze fitoi 2-0. PSG kaloi në epërsi në minutën e 78-të me anë të Doue, por më pas parisienët mbetën pa Pacho dhe Hernandez, të cilët u përjashtuan me të kuq, në minutat e 82-të dhe 92-të.
    Me dy lojtarë më pak, PSG arriti të shënonte golin e dytë kur Dembele shënoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Në fund të pjesës së parë, lojtari i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.Gjatë luftës për një top, Gianluigi Donnaruma, portieri i PSG, u nis në mënyrë që të arrinte topin i pari, por duke e ditur kontaktin me lojtarin e Bayernit. Edhe pse Donnaruma sigurisht nuk kishte ndërmend ta lëndonte Musialën, ai mori kritika të ashpra nga kolegu i tij në krahun tjetër, Neuer.
    “Ishte një situatë ku nuk duhej të shkoje në atë mënyrë. Është të rrezikosh. Ai ishte i gatshëm të pranonte rrezikun e lëndimit të kundërshtarit. Ai e dinte se kishte shumë të ngjarë ta lëndonte,” tha portieri gjerman dhe vazhdoi: “Pas ndeshjes iu afrova dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh ta shohësh lojtarin tonë?’”Është çështje respekti, të shkosh atje dhe t’i urosh atij të gjitha të mirat. Ai e bëri këtë atëherë. Fair play është gjithmonë pjesë e saj. Do të kisha reaguar ndryshe.”
    Megjithatë, portieri belg i Real Maadrid, Thibaut Courtois, tani i ka dalë në mbrojtje portierit të PSG-së.“Mendova menjëherë se dëmtimi ishte serioz. Të thuash se Donnarumma është fajtor tingëllon e ekzagjeruar, sepse ne, portierët, shkojmë drejt topit, njësoj si sulmuesit. Sulmuesi, kur ngrihet në këmbë, nuk shikon askënd tjetër përvec topit. Është një turp i madh që ky veprim përfundoi kështu. Mendoj se Donnarumma mori topin dhe Musiala u lëndua kur u kthye. Unë them se është e tepërt të fajësosh Donnarummën. Do ta lëndojë edhe atë emocionalisht dhe nuk dëshironte ta dëmtonte Musialan”, tha Courtois. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Real Madrid drejt rinovimit të kontratës me Courtois

    Real Madrid drejt rinovimit të kontratës me Courtois

    Thibaut Courtois ka qenë një nga protagonistët absolutë të sukseseve të fundit të Real Madridit. Pavarësisht dëmtimit të rëndë në gju që e mbajti larg fushës për disa muaj, portieri belg është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke u konfirmuar si një lojtar kyç në ekip.

    Nuk ka dyshime, klubi Merengues dëshiron të vazhdojë të mbështetet tek ai për të ardhmen.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Courtois është gati të rinovojë kontratën e tij me Los Blancos për dy sezone të tjera.

    Ndërsa presim të kuptojmë se kush do të jetë portieri i dytë, belgu tashmë ka dhënë pëlqimin e tij për rinovimin.
    Marrëveshja është e afërt dhe do t’i lejojë Real Madridit të sigurojë portën e tyre, me atë që shumë e konsiderojnë si më të mirin në botë.

  • Real Madrid dhe Courtois arrijnë marrëveshjen, e shtyjnë edhe me një vit kontratën

    Real Madrid dhe Courtois arrijnë marrëveshjen, e shtyjnë edhe me një vit kontratën

    10 Qershor 2025

    9:57

    Telesport

    Ai konsiderohet nga të gjithë, ose pothuajse të gjithë, një nga portierët më të mirë në botë dhe i këtij mendimi duket se është edhe klubi i tij, Real Madrid.
    Për pasojë, Thibaut Courtois është afër rinovimit me “los blancos”, duke e shtyrë edhe me një vit kontratën aktuale. Sipas Fabrizio Romano, më 1 korrik, saktësisht një vit para skadimit, Reali do t’i ofrojë një propozim rinovimi portierit belg.
    Palët duhet të arrijnë së shpejti një marrëveshje të re pa probleme të veçanta, duke qenë se Courtois nuk ka ndërmend të ndryshojë ekip. Por, edhe Real është shumë i kënaqur me paraqitjet e tij.