Tag: courtois

  • Courtois: Po të mos e donim trajnerin humbnim 6-0, sonte treguam se nuk jemi ekip i vdekur

    Courtois: Po të mos e donim trajnerin humbnim 6-0, sonte treguam se nuk jemi ekip i vdekur

    11 Dhjetor 2025

    8:30

    Alfred Lleshi

    Thibaut Courtois analizoi humbjen e radhës të Real Madridit dhe momentin e vështirë që po kalon ekipi, me vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit. Portieri belg mori përgjegjësinë për golin e parë ndaj City: “Nuk e meritonim humbjen, ishte ndeshje e barabartë. Te 1-1 gabova unë, topi më erdhi shumë pranë dhe nuk e spastrova mirë. Pastaj na shënuan menjëherë për 2-1”. Ai theksoi se në pjesën e dytë skuadra mori kontrollin, por “topi nuk donte të hynte në rrjetë”.
    Courtois tregoi se për mungesën e Mbappé ekipi u informua në grumbullim: “Dje nuk dukej mirë. Është për t’u vlerësuar që erdhi të na mbështeste. Më mirë të humbasë një ndeshje sesa 10”.
    Ai mbrojti grupin dhe Xabi Alonso: “Sot u pa që skuadra është me trajnerin. Sikur dikush të mos ishte me trajnerin, do të humbnim 6-0. Të gjithë luftuan deri në sekondën e fundit”. Për zërat mbi zëvendësim të Xabi Alonso tha: “Janë normale kur ke seri rezultatesh negative, por sot treguam që nuk jemi ekip i vdekur”.

  • Lë veten jashtë, Courtois zbulon 3 portierët më të mirë të momentit në botë

    Lë veten jashtë, Courtois zbulon 3 portierët më të mirë të momentit në botë

    20 Nëntor 2025

    20:36

    Telesport

    Në një intervistë të fundit për “Cadena Cope”, Thibaut Courtois, foli gjerë e gjatë për shumë çështje dhe një mës tyre ishte dhe zgjedhja e tre portierëve më të mirë aktualisht në botë.
    “3 portierët më të mirë në botë tani? Po lë veten timë jashtë. Oblak në vendin e 3-të, Alisson dhe David Raya”, tha Courtois.
    Ndërkohë, që nuk mungoi dhe komenti për një legjendë të klubit madrilen si Iker Casillas. “Iker Casillas është një shenjtor. Ai do të thotë shumë për tifozët e Real Madridit”, tha Courtois.
    Belgu ka luajtur 304 ndeshje për Los Blancos, duke pësuar 294 gola dhe duke regjistruar 121 ndeshje në total pa pësuar gol. Sezon pas sezoni, ai ka konfirmuar veten si një nga portierët më të mirë në botë dhe padyshim një nga më të mirët në historinë e Real Madridit.

  • “Është rritur si lider”, Courtois vlerëson shokun e ekipit: Na zgjidh një problem

    “Është rritur si lider”, Courtois vlerëson shokun e ekipit: Na zgjidh një problem

    20 Nëntor 2025

    13:08

    Telesport

    Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të jetë në fushë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Elche në La Liga. Para takimit ai foli për dëmtimin e tij të dy javëve më parë, që e la jashtë kombëtares ditët e fundit.
    “Ishte vetëm një pengesë e vogël, por do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë. Po përparoj gradualisht. Nuk dua që një dëmtim të më mbajë jashtë më gjatë“, u shpreh portieri belg, lojtar kyç për “los blancos”.
    Portieri foli për gjendjen e Kylian Mbappe, gjithnjë e më shumë vendimtar te Real Madrid me golat e tij këtë sezon. “Këtë vit po shohim një përmirësim të ndjeshëm në mentalitetin fitues të Mbappé. Mund ta shihni se ai është një lider”.
    “Sezonin e kaluar, ai pati pak vështirësi për t’u përshtatur me ekipin dhe rolin e tij, por këtë vit ai po na udhëheq. Është mirë kur ke një lojtar si ai që të zgjidh problemet në sulm, por e gjithë skuadra po luan mirë”, tha Courtois.

  • Courtois rikthehet në portë pas dëmtimit dhe vlerëson Mbappe: Është rritur si lider, na zgjidh problemin e golit

    Courtois rikthehet në portë pas dëmtimit dhe vlerëson Mbappe: Është rritur si lider, na zgjidh problemin e golit

    20 Nëntor 2025

    13:08

    Telesport

    Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të jetë në fushë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Elche në La Liga. Para takimit ai foli për dëmtimin e tij të dy javëve më parë, që e la jashtë kombëtares ditët e fundit.
    “Ishte vetëm një pengesë e vogël, por do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë. Po përparoj gradualisht. Nuk dua që një dëmtim të më mbajë jashtë më gjatë“, u shpreh portieri belg, lojtar kyç për “los blancos”.
    Portieri foli për gjendjen e Kylian Mbappe, gjithnjë e më shumë vendimtar te Real Madrid me golat e tij këtë sezon. “Këtë vit po shohim një përmirësim të ndjeshëm në mentalitetin fitues të Mbappé. Mund ta shihni se ai është një lider”.
    “Sezonin e kaluar, ai pati pak vështirësi për t’u përshtatur me ekipin dhe rolin e tij, por këtë vit ai po na udhëheq. Është mirë kur ke një lojtar si ai që të zgjidh problemet në sulm, por e gjithë skuadra po luan mirë”, tha Courtois.

  • Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    20 Nëntor 2025

    12:06

    Alfred Lleshi

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli hapur për disa tema të nxehta në një intervistë për “Cadena Cope”. Ai komentoi idenë e një “krize” te madrilenët: “Kur barazojmë ose humbasim, flitet gjithmonë për krizë… Kundër Liverpool-it humbja ishte e merituar, por kundër Rayo nuk luajtëm aq keq”.
    Më pas reagoi ndaj zërave për probleme me Xabi Alonson: “Nuk kam marrëdhënie të keqe me trajnerin. Disa lojtarë janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por diskutojmë hapur. Artikujt e tillë janë të rremë, vetëm zëra”.
    I pyetur për krahasimin Ancelotti–Xabi, u shpreh: “Janë dy botë të ndryshme. Ancelotti është pothuajse figurë atërore, me karizëm unikale. Xabi është më i ri, më modern. Të dy janë trajnerë të mëdhenj. Të thuash se na mungon Carlo është mungesë respekti”.
    Courtois iu përgjigj edhe deklaratave të Yamal para “El Clásico”: “Lamine është i madh, do të bëjë histori. Emocionet të bëjnë të thuash gjëra që s’duhet, kjo është atmosfera e një klasikeje të La Liga-s”.

  • Legjenda e Real Madridit: “Courtois është Messi i portierëve, asnjë si ai”

    Legjenda e Real Madridit: “Courtois është Messi i portierëve, asnjë si ai”

    9 Nëntor 2025

    11:54

    Telesport

    Thibaut Courtois ishte në një formë fantastike në përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield, duke u bërë hero i Real Madridit me tetë pritje vendimtare që e mbajtën skuadrën madrilene në lojë.
    Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje të ngushtë 1-0 për “Los Blancos”, paraqitja e portierit belg u vlerësua lart nga të gjithë pas ndeshjes.
    Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Santiago Cañizares, nuk i kurseu elozhet për Courtois. “Courtois është si Maradona, Messi apo Cristiano, por në botën e portierëve. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë”.
    Ai shtoi gjithashtu se, “megjithëse është shumë i gjatë, Courtois lëviz me lehtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, sikur të kishte trupin e një portieri 1.80 metra. Kjo e bën atë unik dhe i jep një avantazh të madhe ndaj të tjerëve.”

  • Liverpool “skuq” Realin, MacAllister shemb “murin” Courtois, Slot në delir: Fitore e madhe

    Liverpool “skuq” Realin, MacAllister shemb “murin” Courtois, Slot në delir: Fitore e madhe

    Liverpool “zgjohet” edhe në Champions, me të kuqtë që “thyejnë” Real Madrid, triumfuan 1-0 në “Anfield”, por ky rezultat duket një gënjeshtër në një kohë kur ekipi i Slot krijoi 17 raste, goditi 9 herë kuadratin dhe kishin të paktën 4 raste të pastra për gol, por Courtois u kthye në një mur të vërtetë.
    Fillimi i ndeshjes ishte një dialog i vazhdueshëm mes tij dhe Szoboszlai-t, fillimisht e ndali në mënyrë fantastike me këmbë, ndërsa më pas grushtoi një predhë të vërtetë të hungarezit.

    Me fillimin e pjesës së dytë, portieri i Real Madrid bëri sërish mrekullinë, këtë herë duke ndalur nga shumë pranë goditjen me kokë të Van Dijk. Brenda një minutë, në dy raste thuajse të ngjashme, Courtois fluturoi duke grushtuar në këndore edhe goditjen e Ekitikes. Më në fund, pas disa përpjekjeve, në minutën e 61-të, Courtois u dorëzua, me MacAllister që me kokë mposhti portierin e Real Madrid. Goli i argjentinasit në fund rezultoi një 3-pikësht pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
    Kjo fitore, e dyta radhazi, rikthehen më në fund qetësinë në radhët e Liverpool, një sukses që trajneri Slot e vlerësoi jashtëzakonisht shumë: “Ishte një paraqitje fantastike pasi thyem një ekip të jashtëzakonshëm si Real Madrid, një ekip që po kalonte një formë të shkëlqyer pasi kishin humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Të fitosh kundër tyre, me këtë cilësi është diçka shumë pozitive”, u shpreh Slot.
    Nuk e bëri dramë këtë humbje trajneri Alonso: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por lejuam shumë goditje standarde, bëmë shumë faulle të panevojshme. Kjo ishte një humbje shumë ndryshe nga ajo kundër Atleticos, ishim të mirë vendosur në fushë”, u shpreh Alonso.
    ()

  • Presidenti i Barcelonës tha se Real Madrid favorizohet nga arbitrat, reagon Courtouis: Laporta e tha se duhet ta thotë, krejt e kundërta…

    Presidenti i Barcelonës tha se Real Madrid favorizohet nga arbitrat, reagon Courtouis: Laporta e tha se duhet ta thotë, krejt e kundërta…

    Kur Courtois u pyet për komentet e presidentit të Barcelonës, Joan Laporte, i cili kohët e fundit deklaroi se Real Madridi ishte “gjithmonë i favorizuar”, portieri belg nuk qëndroi indiferent. “Laporta e thotë këtë sepse duhet ta thotë,” filloi Courtois.
    “Që kur kam qenë te Real Madridi, kam vënë re se nuk kemi qenë kurrë të favorizuar – krejt e kundërta.” Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe mediat sportive, ku reagimet u ndanë. Tifozët e Real Madridit e mirëpritën ndershmërinë e Courtois, ndërsa nga ana tjetër, mbështetësit e Barcelonës pretenduan në komente se klubi i tij po gëzonte privilegje në ligë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Courtois alarmon me Milanin e sezonit të kaluar, para sfidës ndaj Juventusit

    Thibaut Courtois foli në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Juventusit, që do të jetë e 300-ta e tij me Real Madridin: “Jam shumë krenar që e arrij këtë shifër. Si fëmijë ëndërroja të luaja për këtë klub. Do të përballemi me një skuadër të madhe si Juventusi, që po kalon moment jo të mirë, por ka shumë cilësi në mbrojtje e sulm. Duhet të luajmë me intensitet për të fituar”.
    Për fjalët e Laporta: “Duhet t’i thotë ato gjëra, por që kur jam te Reali, nuk kemi qenë kurrë të favorizuar. Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të gabojnë, por ne nuk kemi pasur ndihma”. Për ndeshjen që do luhet në Miami: “Do ta ndryshojë garën, nuk mund të krahasohet me NFL apo NBA. Kjo nuk është e drejtë për lojtarët, sepse duhet të luhet gjithmonë në shtëpi dhe jashtë”.
    Mbrojtja e Realit: “Po mbrohemi shumë mirë me të gjithë ekipin. Kundër Getafe duhet të isha i vëmendshëm gjithë kohën. Po funksionon mirë puna kolektive”. Për javën e ngarkuar: “Përgatitja mbetet e njëjtë. Kur ‘Bernabeu’ na mbështet, gjithçka bëhet më e lehtë. Na jep energji për ta vazhduar luftën”.
    Për objektivat e Realit: “Duam të jemi mes 8 më të mirëve, sepse kjo e lehtëson rrugën. Duam të fitojmë ndaj Juventusit për t’i shmangur komplikimet. Vitin e kaluar humbëm në shtëpi ndaj Milanit dhe duam ta shmangim përsëritjen”.
    Për Vinicius: “Mendoj se gjykimet ndaj tij janë të padrejta. Shpesh provokohet në stadiume dhe ndonjëherë reagimet e tij janë të kuptueshme. Ai është djalë shumë i mirë dhe po e fillon sezonin shkëlqyeshëm. Nuk është e lehtë kur i gjithë stadiumi të fishkëllen. Ai po mëson të jetojë me këtë. Më kujton Diego Costa, që i çmendte kundërshtarët. Nëse arrin ta menaxhojë kështu, do të jetë perfekt për ne. Ai është ndër më të mirët në botë”.

  • Po i “digjet” karriera, 26-vjeçari kërkon largimin nga Real Madridi

    Po i “digjet” karriera, 26-vjeçari kërkon largimin nga Real Madridi

    14 Tetor 2025

    18:23

    Telesport

    Andriy Lunin nuk duron dot më të jetë një rezervist i Thibaut Courtois dhe po mendon për largimin nga Real Madrid që në merkaton e janarit, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja.
    26-vjeçari është i pakënaqur me situatën e tij në Madrid, ndaj largimi i tij duket i pashmangshëm. Lunin duhet të presë të paktën deri në vitin 2027, kohë kur i mbaron kontrata Courtois, që të provojë veten si portier i parë. Por, nuk përjashtohet mundësia që Corutois të rinovojë edhe për një vit tjetër. Në këtë situatë, largimi nga Madridi duket alternativa më e mirë për Lunin. Për portierin ukrainas ka interes konkret nga Aston Villa dhe Galatasaray.
    Lunin ka një kontratë afatëgjatë me Real Madridin deri në vitin 2030. Klubi madrilen e vlerëson Lunin 25-30 milionë euro.