Tag: cormons

  • Katastrofë natyrore, rrëshqitja e dheut rrëmben banesën dhe dy te zhdukur

    Katastrofë natyrore, rrëshqitja e dheut rrëmben banesën dhe dy te zhdukur

    Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:38
    Brazzano di Cormons, Itali – Një rrëshqitje masive e dheut gjatë natës së dielë shkatërroi një shtëpi trekatëshe në provincën Gorizia, duke lënë dy persona të zhdukur, ndërsa një tjetër u shpëtua nga ekipet e emergjencës, raporton Corriere.
    Sipas mediave italiane, një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare janë ende të zhdukur. Një person i plagosur, i cili theu këmbën, u transportua në spitalin në Udine. Rrëshqitja e dheut përfshiu gjithashtu banesën ngjitur dhe mbuloi zonën me baltë nga kodra pranë kishës.

    Zjarrfikësit, vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe paramedikët po punojnë pa u lodhur për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të larguar mbeturinat nga rrugët e përmbytura. Njësitë e specializuara kanë përdorur varka, helikopterë dhe pompa me kapacitet të lartë për operacionet e shpëtimit.

    Kryebashkiaku Roberto Falcaro ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes për shkak të rrugëve të bllokuara dhe përmbytjeve.

    Situata mbetet e rëndë në Cormons dhe fshatrat përreth, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet për gjetjen e të zhdukurve dhe pastrimin e zonës nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq.