Tag: coppola

  • Fotografi “të papara”: Momente gjatë realizimit të filmit “The Godfather” më 1972

    Fotografi “të papara”: Momente gjatë realizimit të filmit “The Godfather” më 1972

    “The Godfather” (Kumbari), pjesa e parë, u realizua në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo. Filmi është i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969.

    Ky është një film i cili bëri historinë duke vendosur standarde të reja për kinemanë amerikane.

    Performanca e Marlon Brandos si Vito Corleone në vitin 1972 në “The Godfather” ishte një pikë kthese në karrierën e tij, transmeton “ObserverKult”.

    Regjisori Francis Ford Coppola e bindi Brandon që t’i nënshtrohej një “ndryshimi”, dhe Brando pranoi ta bëjë, ai përdori topa pambuku për të simuluar pamjen e fryrë të faqeve.

    Filmi zhvillohet përballë rrugës 128 Mott në “Italinë e Vogël” të Nju-Jorkut.

    Më poshtë mund t’i shihni disa foto të realizuara nga fotografët e New York Daily News, e që paraqesin momente nga realizmi i filmit në fjalë.

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    KJO ISHTE TRONDITJA QË SHKAKTOI DALJA NË KINEMA E FILMIT “THE GODFATHER” NË VITIN 1972

    Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo.

    Nga Eusebio Ciccotti

    Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik.

    Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike.

    Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo. Filmi është i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Coppola nderon Herzog me një fjalim mirënjohjeje në Festivalin e Venecias

    Coppola nderon Herzog me një fjalim mirënjohjeje në Festivalin e Venecias

    Regjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola do të mbajë nesër një fjalim mirënjohjeje për regjisorin e njohur gjerman, Werner Herzog, me rastin e dhënies së ”Luanit të Artë për Arritje në Jetë”, në sallën e madhe të Pallatit të Kinemasë, gjatë natës hapëse të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

    Nesër në orën 17:00, në sallën ”Korinto” do të prezantohet dokumentari i Mike Figgis ”Megadoc”.

    Ky dokumentar bën pjesë në seksionin ”Venice Classics” dhe sjell prapaskenat e xhirimeve të filmit më të fundit të Francis Ford Coppola ”Megalopolis”.

    Regjisori i madh Coppola e ka marrë ”Luanin e Artë për Arritje në Jetë” në vitin 1992, gjatë Festivalit të 49-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

    Werner Herzog do të shfaqë dokumentarin e tij të ri ”Ghost Elephants”, jashtë konkurrimit, nesër.

    Po nesër ai do të mbajë edhe një masterclass në ”Match Point Arena”, pranë ”Tennis Club Venezia”, në Lido./ atsh/ KultPlus.com

  • Francis Ford Coppola në spital gjatë vizitës në Itali, çfarë ndodhi?

    Francis Ford Coppola në spital gjatë vizitës në Itali, çfarë ndodhi?

    Regjisori legjendar i “The Godfather”, Francis Ford Coppola, është shtruar në një spital në Itali pas një rrahjeje të çrregullt të zemrës. 86-vjeçari ndodhej në vend për të promovuar filmin e tij të fundit “Megalopolis”, kur mjekët zbuluan një aritmi të lehtë gjatë kontrolleve për një ndërhyrje të planifikuar në zemër.
    Burime pranë revistës People konfirmuan se Coppola është nën kujdesin e kardiologes së njohur Andrea Natale dhe se gjendja e tij është stabile. “Ai po pushon mirë dhe gjithçka është në rregull. Është mirënjohës për përkujdesjen që po merr,” thanë burimet.
    Ndërkohë, regjisori u shfaq optimist gjatë prezantimit të Megalopolis në Festivalin e Filmit Magna Graecia, ku deklaroi:“Të rinjtë më thonë se bota është në kaos, por unë u them atyre se nuk ka problem që njerëzimi nuk mund ta zgjidhë.”
    Mediat raportojnë se Coppola është gjithashtu në kërkim të lokacioneve të reja jashtë SHBA për filmin e tij të radhës.

  • Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep

    Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep

    Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.

    Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.

    Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

    Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare.

  • Arrestohet në flagrancë Kryebashkiaku, u kap teksa po fuste paratë në xhep

    Arrestohet në flagrancë Kryebashkiaku, u kap teksa po fuste paratë në xhep

    Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.
    Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.
    Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.
    Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare.