Tag: copilot

  • ‘OpenAI do ta hajë Microsoft-in të gjallë’: Paralajmërimi i Elon Musk për Satya Nadella pas lançimit të GPT-5

    ‘OpenAI do ta hajë Microsoft-in të gjallë’: Paralajmërimi i Elon Musk për Satya Nadella pas lançimit të GPT-5

    Kreu i Tesla-s, Elon Musk, ka paralajmëruar CEO-n e Microsoft, Satya Nadella, se OpenAI do të “hajë” kompaninë e tij të gjallë, pikërisht në ditën kur kompania e drejtuar nga Sam Altman lançoi GPT-5 në platformat e saj.

    “Sot, GPT-5 është lançuar në platformat tona, përfshirë Microsoft 365 Copilot, Copilot, GitHub Copilot dhe Azure AI Foundry,” tha Nadella. “Është modeli më i avancuar deri tani nga partnerët tanë në OpenAI, duke sjellë përparime të fuqishme në arsyetim, kodim dhe biseda, të gjitha të trajnuara në Azure.” Nadella theksoi se ishin vetëm dy vjet e gjysmë që kur CEO i OpenAI, Sam Altman, u bashkua me të në Redmond për të paraqitur GPT-4 në Bing, dhe tha se përparimi që ka ndodhur që atëherë ishte “i pabesueshëm”.

    “Shpejtësia e përparimit po rritet çdo ditë dhe mezi pres të shoh çfarë do të bëjnë zhvilluesit, bizneset dhe konsumatorët me këtë arritje të fundit,” shtoi ai.

    Në përgjigje të komenteve të Musk për “humbjen” e Microsoft nga OpenAI, Nadella tha: “Për 50 vjet, njerëzit kanë tentuar dhe kjo është ajo që e bën argëtuese! Çdo ditë mëson diçka të re dhe inovon, bashkëpunon dhe konkurron. Jam i emocionuar për Grok 4 në Azure dhe pres me padurim Grok 5!”

    Cursor AI, një editor kodi i fuqizuar nga AI bazuar në Visual Studio Code, gjithashtu konfirmoi integrimin e GPT-5, duke e quajtur atë “modelin më inteligjent të kodimit që ekipi ynë ka testuar” dhe e lansoi falas “për momentin”.

    Musk, që mbështet platformën AI Grok, shtoi: “Përveç asaj që Grok 4 Heavy është ende AI më i fuqishëm.” Më herët, Sam Altman tha se ai ndihej “i pafuqishëm” pasi GPT-5 zgjidhte pa gabime një problem të vështirë me e-mailin që ai kishte luftuar. Në një intervistë për një podcast, Altman e përshkroi këtë përvojë si një “ndjenjë të çuditshme”, duke parë shpejtësinë dhe saktësinë e AI.

    Duke testuar GPT-5, ai tha se ishte “i frikësuar” dhe e krahasoi momentin me Projektin Manhattan. Ai citonte fizikantin Robert Oppenheimer dhe sugjeroi se GPT-5 mund të kishte “efekte të përhershme” në një shkallë të ngjashme, megjithatë jo në një kuptim shkatërrues.

    OpenAI të enjten lançoi ChatGPT-5 falas për të gjithë përdoruesit, duke premtuar përmirësime “të rëndësishme” të mundësive të AI ndërkohë që konkurrenca globale në këtë sektor intensifikohet. Altman e quajti GPT-5 “qartësisht një model që është inteligjent në përgjithësi” dhe një “hap të rëndësishëm” drejt inteligjencës artificiale të përgjithshme, megjithëse ende nuk mëson në mënyrë të vazhdueshme. Ai krahasoi progresin ndërmjet versioneve: GPT-3 ndihmon si një nxënës të shkollës së mesme, GPT-4 si një student universiteti dhe GPT-5 si një ekspert me titull PhD.

    Modeli i ri shkëlqen në detyra autonome “agjent” dhe “kodimin me vibrim”, i cili gjeneron aplikacione sipas kërkesës dhe është dizajnuar të jetë më i besueshëm./ndtv/KultPlus.com

  • Microsoft prezanton aplikacionin e ri të Copilot AI

    Microsoft prezanton aplikacionin e ri të Copilot AI

    Duke mos surprizuar askënd, konferenca Build 2025 ka në qendër të vëmendjes Copilot AI. Ditën e sotme kompania njoftoi se ka filluar lançimin e Wave 2 Spring që përmban një aplikacion të rifreskuar të Microsoft 365 Copilot.

    Gjithashtu prezantoi Copilot Tuning, një metodë e “kodit të ulët” për ndërtimin e modeleve AI që funksionojnë me të dhëna dhe procese specifike të kompanive.
    Qëllimi është që konsumatorët dhe bizneset të jenë të afta të ndërtojnë mjetet e tyre të biznesit sipas nevojave të tyre.

    Microsoft pretendon se Copilot Tuning, që mbërrin në Qershor për anëtarët e programit testues, do tu japë mundësi studiove ligjore të krijojnë agjentë AI që reflektojnë ekspertizën e tyre unike duke krijuar drafte dokumentesh dhe argumentesh automatikisht pa asnjë kodim.

    Me aplikacionin e ri Microsoft 365 Copilot, Microsoft ka vendosur në qendër bisedimin me inteligjencën e saj artificiale për të përmbushur detyra të caktuara.
    Ndërfaqja duket mjaft e thjeshtë dhe duket se do të mund të përdorni gjithashtu agjentët ekzistues dhe faqet bashkëpunuese. Siç Microsoft bëri të ditur në Prill, përdoruesit gjithashtu do të mund të blejnë agjentë të rinj nga dyqani si dhe të ndërtojnë blloqet Copilot për grumbullim të dhënash.
    /PCWorld Albanian

  • Microsoft ridizajnon aplikacionin Copilot

    Microsoft ridizajnon aplikacionin Copilot

    Microsoft prezantoi veçoritë më të fundit të asistentit Microsoft 365 Copilot AI. Aplikacioni i ridizajnuar tashmë ka qasje në modelin më të fundit GPT-4o të OpenAI që u lançua muajin e kaluar përmes Copilot Create.

    Kjo do të thotë se tashmë mund të gjeneroni imazhe, video dhe përmbajtje të tjera me cilësi dhe kreativitet më të lartë.
    Një tjetër veçori e madhe është Notebooks, shënim të bazuara në projekte që kanë për qëllim organizimin e informacionit si të dhëna, faqe, dhe lidhje dhe më pas shkëmbimin e tyre me Copilot.

    Në këtë mënyrë Copilot ka shumë kontekst për të punuar dhe përgjigjet i informon mbi të kur përdorni Copilot për një projekt të caktuar.
    Përmirësime të tjera janë kërkim më i mirë AI që integrohet me platforma si Google Drive, Slack dhe Jira. Është përmirësuar ndërfaqja e bisedës ndërsa chatboti tashmë mban mend bisedat e kaluara dhe preferencat.

    Së fundi Agent Store jep qasje të shpejtë në agjentët AI nga Microsoft dhe palët e treta. /PCWorld Albanian

  • Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Aplikacioni Copilot për Windows i Microsoft është ç’instaluar në mënyrë të paqëllimshme në disa pajisje Windows 11 nga përditësimi më i fundit mujor i Windows.

    Përditësimi i së Martes filloi të dërgohet më 11 Mars dhe bëri që Copilot të hiqej jo vetëm nga taskbar por plotësisht nga kompjuteri. Microsoft tha se ishte në dijeni të problemit me Copilot dhe po punonte për të gjetur një zgjidhje për përdoruesit e prekur.
    Ndërkohë tha se përdoruesit në fjalë mund ta ri-instalojnë Copilot nga Microsoft Store dhe manualisht ta rivendosin në taskbar.

    Edhe pse shihet si një keqfunksionim i përditësimit, disa përdorues të Windows 11-ës të cilët nuk kanë qenë të interesuar për Copilot padyshim që do ta shohin si pozitive.
    Microsoft është në mesin e një lançimi të një versionit të Copilot për Windows 11 një vit pasi e shndërroi atë në një aplikacion bazik uebi. Aplikacioni i ri Copilot ka një ndërfaqe të përmirësuar përdoruesit.

    Më 4 Prill, në evenimentin e 50-vjetorit të kompanisë, CEO i AI Mustafa Suleyman do të zbulojë funksionalitetet e reja të Copilot. /PCWorld Albanian

  • Microsoft përgjigjet përditësimit problematik të fshiu Copilot nga kompjuterët Windows 11

    Microsoft përgjigjet përditësimit problematik të fshiu Copilot nga kompjuterët Windows 11

    Në fillim të javës raportuam se Microsoft kishte dërguar një përditësim problematik në Windows 11 që çoi në ç’instalimin e aplikacionit Copilot në disa pajisje.

    I njëjti përditësim shkaktoi probleme me ekranet blu të vdekjes, me SSD-të që dështonin dhe probleme të tjera me RDP.
    Microsoft tashmë ka reaguar duke dërguar një përditësim emergjent i cili adreson problemin e Copilot. Në faqen zyrtare të mbështetjes, Microsoft konfirmoi se përditësimi kishte rikthyer Copilot dhe rivendosur aplikacionin në taskbar.

    Si rezultat është bërë instalimi i tij automatik dhe ngjitja përsëri në taskbar pasi u fshi nga përditësimit i Marsit 2025. Përdoruesit të cilët ende nuk shohin Copilot, Microsoft rekomandon ri-instalimin e Microsoft Store.
    Kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë shkoi keq me përditësimin e Marsit. Dyshohet se Microsoft gabimisht kishte çaktivizuar lançimin e Copilot duke bërë ç’instalimin e tij nga sistemet.

    /PCWorld Albanian