Tag: copenhagen

  • VIDEO/ Copenhagen fiton në Champions, barazim në Pafos-Monaco

    VIDEO/ Copenhagen fiton në Champions, barazim në Pafos-Monaco

    Përfunduan disa nga ndeshjet e Champions League. Copenhagen ka triumfuar 3-2 në Danimarkë ndaj Kairat Almaty.
    Golat për ekipin e Jacob Neestrup u realizuan nga Dadason, Larsson dhe Robert. Satpaev dhe Baybe shënuan golat për kazakët. Për danezët ky është suksesi i parë në Champions.

    Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Pafos dhe Monacos, e cila përfundoi 2-2.
     

  • Copenhagen nuk fal në shtëpi dhe merr fitoren e parë, Pafos surprizon në fund Monaco-n (video)

    Copenhagen nuk fal në shtëpi dhe merr fitoren e parë, Pafos surprizon në fund Monaco-n (video)

    Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League. Copenhagen ka marrë fitoren e parë për këtë sezon pasi ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të, vetëm 17 vjeç. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert.
    Jordan Larsson dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 59-të, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Robert vulosi fitoren e danezëve me golin e tretë në minutën e 72-të, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej kundërshtarëve, topi përfundoi në rrjetë.
    Atëherë kur u mendua që ndeshja kishte përfunduar erdhi reagimi nga Kairat Almaty, që shënoi dy gola. Fillimisht, në minutën e 81-të, shënoi ylli i tyre i ri, Dastan Satpaev, 17 vjeç, duke përfituar ngë një gafë e portierit vendas. Olzhas Baybek shënoi golin e dytë në minutën e 90-të. Rezultati final, 3-2 për Copenhagen.
    Në Limassol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, ka barazuar 2-2 ndaj Monaco. Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliouche.
    Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17-të me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsic nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun, amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Michail. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për francezët.
    Barazimi për qipriotët do të vinte në minutën e 88-të, ku Mohammed Salisu do të shënonte autogol pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Rezultati final, 2-2.
    SHIKOGOLAT

  • 45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

    45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

    26 Nëntor 2025

    19:31

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot për në Champions League. Në Limassol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, është duke u mundur 1-2 nga Monaco.
    Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliouche.
    Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17-të me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsic nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun, amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Michail.
    Në Danimarkë, Copenhagen është duke fituar 1-0 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert.
    SHIKOGOLAT

  • Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG – Kreativiteti Skandinav tani në Tiranë

    Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG – Kreativiteti Skandinav tani në Tiranë

    Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-I t me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG). Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në Shkup, ndërsa dyqani tjetër do të hapet së shpejti në Prishtinë. Ky hap sjell për konsumatorët shqiptarë një botë të mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësinë skandinave, duke ofruar një eksperiencë të freskët dhe të veçantë në tregun vendas të retail-it.

    Hapja e Flying Tiger Copenhagen në TEG është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

    Martin Jermiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si partner kyç rajonal:

    “Jemi shumë të entuziazmuar që ndodhemi në Shqipëri. Për shkak të suksesit të madh që kemi pasur në Europën Lindore dhe Jugore, nga Polonia deri në Greqi, jemi jashtëzakonisht të emocionuar për dinamizmin e tregut, popullsinë e re dhe potencialin që ofron Shqipëria. Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë rrugëtim së bashku me BALFIN, një partner i fortë dhe i besueshëm me një përvojë shumë të ngjashme me tonën.”

    Stiven Grunerud, Zëvendës President për Zhvillimin e Strategjisë në BALFIN, përmendi atraktivitetin unik të Flying Tiger Copenhagen.

    “Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është se produktet ndryshojnë dhe shtohen vazhdimisht. Nuk viziton dyqanin vetëm një herë – je i ftuar të kthehesh rregullisht sepse gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar.”

    Hapja madhështore mblodhi të ftuar nga Danimarka, përfaqësues të Grupit BALFIN, media dhe influencerë lokalë. Vizitorët përjetuan universin lozonjar të brandit përmes një atmosfere të gjallë, produkteve kreative dhe surprizave të vogla që shënuan këtë moment të veçantë. Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton një pasuri”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët shqiptarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

    Flying Tiger Copenhagen planifikon të hapë 8 dyqane gjatë këtij viti, me një vizion ambicioz: 50 dyqane brenda 5 viteve në rajon.

    Rreth Flying Tiger Copenhagen
    I themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen operon sot me mbi 1,000 dyqane në 41 vende të botës. Brand-i njihet për rrënjët e tij skandinave, dizajnin me ngjyra dhe misionin për të shtuar pak më shumë gëzim në jetën e përditshme – duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, përballueshmërinë dhe një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë.

  • CHAMPIONS LEAGUE: Newcastle e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj belgëve, Qarabag “kockë e fortë” për Copenhagen

    CHAMPIONS LEAGUE: Newcastle e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj belgëve, Qarabag “kockë e fortë” për Copenhagen

    1 Tetor 2025

    19:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Lotto Park” në Anderlecht, kampionia e Belgjikës, Royale Union SG është duke u mundur 0-2 nga Newcastle.
    “Qymyrxhinjtë” gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 18-të me Sandro Tonali, italiani shënoi me një goditje të lehtë në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga një devijim, topi përfundon në rrjetë. Anthony Gordon dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, pas një faulli brenda në zonë ndaj Elanga.
    SHIKOGOLAT
    Në Baku, Qarabag është duke fituar 1-0 ndaj Copenhagen, falë golit të shënuar nga Abdellah Zoubir në minutën e 28-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

  • Alarm për dron në aeroportet e Oslos dhe Kopenhagenit, u mbyllën për disa orë! Dhjetëra fluturime të devijuara

    Alarm për dron në aeroportet e Oslos dhe Kopenhagenit, u mbyllën për disa orë! Dhjetëra fluturime të devijuara

    Aeroporti Ndërkombëtar i Oslos u mbyll pak pas mesnatës për shkak të dronëve që u panë në zonë, tha operatori i aeroportit Avinor.
    Monica Fasting, një zëdhënëse e Aeroportit të Oslos, i tha televizionit norvegjez se fluturimet po devijoheshin në aeroporte të tjera.
    FlightRadar më parë regjistroi avionë që rrotulloheshin rreth aeroportit, duke pritur udhëzime nga kulla e kontrollit.

    #Breaking #Copenhagen Police confirmed that several large, unidentified drones appeared near Copenhagen Airport but disappeared on their own without being shot down.📌Copenhagen Airport is OPEN again #Denmarkhttps://t.co/4IoMdZcESu📌Flights are also diverting from Oslo… pic.twitter.com/KhWuBnHHOL

    — ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) September 22, 2025

    Mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit norvegjez erdhi pas problemeve në Aeroportin e Kopenhagenit, i cili më parë u detyrua të pezullonte operacionet për gati katër orë për të njëjtën arsye.
    “Policia ka nisur një hetim intensiv për të përcaktuar se çfarë lloj dronësh ishin këto”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri i Policisë së Kopenhagenit, Jakob Hansen, duke shtuar se autoritetet daneze dhe norvegjeze po punonin së bashku për të përcaktuar nëse incidentet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

    Footage of a drone flying very low over Copenhagen airport tonighthttps://t.co/LXeXkCfsAN pic.twitter.com/anoAjl5xff
    — Faytuks News (@Faytuks) September 22, 2025

    Të premten, sulmet kibernetike goditën sistemet e regjistrimit në aeroportet në Bruksel, Berlin dhe Londër.

  • Play Off i Champions League/ Shaqiri shënon për Baselin, Bodo Glimt dhuron spektakël

    Play Off i Champions League/ Shaqiri shënon për Baselin, Bodo Glimt dhuron spektakël

    Sot u zhvillua raundi i parë i ndeshjeve të mbetura për kualifikimin në Champions League. Pas katër sfidave të luajtura dje, edhe katër takime të tjera u mbyllën sonte, duke dhuruar emocione të ndryshme.
    Në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, Fenerbahçe e drejtuar nga José Mourinho nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Benficës në Stamboll. Sfida përfundoi 0-0 dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Portugali.

    Barazim pa gola u regjistrua edhe në Skoci, ku Celtic nuk shkoi më shumë se një 0-0 kundër kazakëve të Kairat Almaty.
    Spektakël i vërtetë në Norvegji, ku Bodo/Glimt shkatërroi 5-0 austriakët e Sturm Graz, duke hedhur një hap gjigant drejt fazës tjetër.
    Ndërkohë, në Zvicër, dueli mes Basel dhe Copenhagen përfundoi në barazim 1-1, duke lënë të hapur çdo skenar për takimin e kthimit. Goli për ekipin zviceran u shënua nga Xherdan Shaqiri me penallti.
    Rezultatet dhe shënuesit:
    Basel – Copenhagen 1-114’ Shaqiri (Basel); 45’+3 Gabriel Pereira (Copenhagen)
    Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-07’ Høgh, 10’ Bjørtuft, 25’ Saltnes, 54’ Evjen, 79’ autogol Bøving
    Celtic – Kairat Almaty 0-0
    Fenerbahçe – Benfica 0-0

  • Ndeshja e kthimit, Drita-Copenhagen. Danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme

    Ndeshja e kthimit, Drita-Copenhagen. Danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme

    29 Korrik 2025

    17:47

    Telesport

    Sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet ndeshja e kthimit për raundin e dytë eliminator në Champions League mes Dritës dhe FC Copenhagen.
    Ndeshja e parë ka përfunduar 2-0 në favor të danezëve, të cilët fituan falë dy penalltive të shkaktuar nga mbrojtësi i Dritës, Raddy Ovouka.
    Pavarësisht se shanset janë të pakta, “Intelektualët” do provojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të tentojnë kualifikimin për në raundin e tretë.
    FC Copenhagen nuk ka nxjerrë asnjë problem dhe ka respektuar legjislacionin në Kosovë, duke hequr logon e sponsorit të tyre kryesor Unibet. Në Kosovë janë të ndaluara me ligj reklamat e basteve dhe danezët e kanë respektuar më së miri këtë ligj.
    Klubi danez ka bërë të ditur se do jenë të pranishëm 75 tifozë të tyre në “Fadil Vokrri” dhe i ka falënderuar ata publikisht për mbështetjen në sfidën e sotme.

  • Champions League/ Drita reziston vetëm një pjesë, Copenhagen shumë i fortë

    Champions League/ Drita reziston vetëm një pjesë, Copenhagen shumë i fortë

    Drita pëson disfatë 2-0 ndaj Copenhagen në Danimarkë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions League.Skuadra e Zekerija Ramadanit rezistoi në pjesën e parë, e për diçka të tillë, iu desh edhe pak fat. Me kalimin e minutave vendasit shtuan ritmin, teksa Elyounoussi u ndal nga shtylla.
    Në pjesën e dytë, Drita e pësoi dy herë. Mattsson realizoi dopietë, duke ekzekutuar saktë dy penallti, saktësisht në minutat 69’ dhe 76’. Ndeshja e kthimit luhet pas disa ditësh.

  • Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen (video)

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen (video)

    Kampionia e Kosovës, Drita, është mundur 2-0 nga FC Copenhagen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eleiminator të Champions League. Sfida e luajtur në “Parken Stadium” filloi vrullshëm për vendasit, të cilët që në fillim tentuan të gjenin golin, por nuk ia arritën dot.
    Në minutën e 32-të, danezët iu afruan golit pas një aksioni fanastik, por topi i goditur nga Mohamed Elyounoussi, u përplas në të dy shtyllat dhe për fatin e mirë të dardanëve nuk shkoi në rrjetë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Një pjesë e parë e mirë për “Intelektualët” duke ditur kundërshtarin që kanë përballë, cilësinë dhe vlerën në treg që ka.
    Rezultati u zhbllokua në minutën e 68-të falë një penalltie të shkaktua nga mbojtësi anësor Raddy Ovouka, i cili pengoi brenda zonës Elyounoussi-n. I sapofuturi në fushën e lojës, Magnus Mattsson, u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetën e Faton Malokut. SHIKOGOLIN1
    Në minutën e 75-të përsëritet sërish skena, Raddy Ovouka shkakton sërish penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar këtë herë ndaj Mattsson. Arbitri vendos për penallti pas sinjalizimit nga VAR, Magnus Mattsson tregohet sërish i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e dytë. SHIKOGOLIN2
    Rezultati përfundimtar, FC Copenhagen-Drita 2-0. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë.