Tag: cooper

  • Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper: Ekstremizmi islamik dhe ai i djathtë kërcënimet më të mëdha për vendin

    Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper: Ekstremizmi islamik dhe ai i djathtë kërcënimet më të mëdha për vendin

    Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka deklaruar se ekstremizmi islamik dhe ai i ekstremit të djathtë mbeten “kërcënimet më të mëdha” për vendin, ndërsa po afrohet përvjetori i 20-të i sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër.
    Më 7 korrik 2005, katër sulmues vetëvrasës goditën rrjetin e transportit të kryeqytetit, duke vrarë 52 persona dhe plagosur mbi 770 të tjerë në tre trena të metrosë së Londrës dhe në një autobus.

    Duke shkruar në “Sunday Mirror”, Cooper kujtoi se si e mësoi lajmin për sulmet, ndërsa po shkonte në një konferencë të qeverisjes vendore në rolin e saj të atëhershëm si ministre e re.
    “Programi anti-radikalizim ‘Prevent’u bë më i rëndësishëm se kurrë”, tha Cooper.
    “Dhe komunitetet në të gjithë vendin ishin të vendosura se urrejtja nuk do të fitonte. Puna e bërë në atë kohë ka vazhduar dhe ka evoluar. Terrorizmi ekstremist islamik mbetet kërcënimi më i madh, i ndjekur nga terrorizmi ekstremist i krahut të djathtë”, shtoi ajo.
    “Por, ne gjithashtu përballemi me kërcënime nga shtete armiqësore, krim të organizuar serioz, kriminelë kibernetikë dhe një rritje të individëve të radikalizuar në internet”, theksoi Cooper.
    Në prill, legjislacioni që ofron mbrojtje më të madhe për të ndihmuar në parandalimin dhe reduktimin e dëmit nga sulmet terroriste në vendet e ngjarjeve u bë zyrtarisht ligj.

  • Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

    Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

    Supermodelja Gigi Hadid ka festuar me emocion ditëlindjen e 30-të më 25 prill në ambientet elegante të Le Chalet në New York, ku surpriza më e madhe për fansat ishte konfirmimi publik i lidhjes së saj me aktorin Bradley Cooper.
    Në një postim në Instagram më 3 maj, Hadid ndau një sërë fotosh nga festa, ku në një prej tyre ajo shihet duke shkëmbyer një puthje me Cooper përpara një torte gjigante me çokollatë – shenja e parë e qartë e romancës së tyre në rrjetet sociale.
    Në përshkrimin e postimit, Gigi shprehu mirënjohjen për të gjitha rolet e saj në jetë – si nënë, mike, partnere, motër, vajzë dhe bashkëpunëtore – duke theksuar se ndihet me fat për çdo përvojë që ka përjetuar gjatë këtyre viteve. “Jam shumë me fat që jam 30! Me fat për çdo moment të bukur e sfidues, për çdo mësim e dhuratë që jeta më ka sjellë,” shkroi ajo ndër të tjera.

    Në festën e ditëlindjes morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë motrën Bella Hadid, nënën Yolanda Hadid, aktoren Zoë Kravitz dhe modelen Emily Ratajkowski. E pranishme ishte edhe vajza e saj katërvjeçare, Khai, të cilën Gigi e ka me këngëtarin Zayn Malik.

    Lidhja e Hadid dhe Cooper nisi të përflitej në tetor të vitit 2023, kur ata u panë bashkë në një darkë në West Village të Nju Jorkut. Megjithëse janë treguar diskretë, çifti është shfaqur herë pas here në evente publike. Hadid ka zbuluar se janë njohur në ditëlindjen e një fëmije të një miku të përbashkët dhe se ndajnë një pasion të përbashkët për teatrin – një botë në të cilën Cooper e ka futur modelen.
    Në disa foto të festës, Hadid u pa me një unazë të artë në dorën e majtë, çka ka ngritur dyshime për një angazhim, por burime pranë çiftit theksojnë se ata janë të lumtur së bashku dhe nuk kanë nxitim për të formalizuar marrëdhënien.
    /vizionplus.tv