Tag: continental

  • Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë, Turqisë dhe SHBA-së, nga koncesionet e naftës në…

    Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë, Turqisë dhe SHBA-së, nga koncesionet e naftës në…

    Elmas Bogdani
    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shpërthyer me akuza të forta, duke zbuluar sipas saj një nga skemat më të sofistikuara të pastrimit të parave që lidh Tiranën me Ankaranë dhe Uashingtonin. Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo thotë se gjithçka nis nga koncesionet e naftës në Delvinë të dhëna nga Sali Berisha, vijon me shitjen e tyre në vitin 2016 me firmën e Nik Grezdës, dhe përfshin role kyçe të Edi Ramës, Presidentit turk Erdogan dhe kreut të bektashinjve Baba Mondi. Në këtë zinxhir përmenden edhe kompani fantazmë si TransAtlantic, Continental, GBC Oil, Delvina Gas dhe Ionian Gas, të cilat, sipas Kokalarit, janë përdorur si mbulesë për një mekanizëm miliardash. Ajo e quan këtë “makinën e re të pastrimit të parave” dhe paralajmëron se rrënjët e saj prekin politikën shqiptare në nivelet më të larta.
    REAGIMI I PLOTË NË RRJETET SOCIALE I AKTIVISTES KOKALARI
    Ja investigimi i Kokalarit
    “SHTETI BEKTASHIAN – MAKINA E RE E PASTRIMIT TË PARAVE PËR MË TË KORRUPTUARIT? Mohim përgjegjësie për qëllime ligjore: Ky postim mbledh shumë fakte të shoqëruara me lidhje të burimeve që mund të verifikohen nga çdo kush në internet, dhe ka për qëllim informimin jo vetëm të publikut por dhe kërkon vëmendje të menjëhershme si nga SPAK, ashtu dhe nga autoritetet e SHBA-s që merren me pastrimin e parave në Amerikë. Gjithsesi, këtu pasqyrohen analiza dhe opinione personale dhe jam e hapur për çdo korrigjim që mund të vij nga personat e përmendur më poshtë; Vjet është folur dhe komentuar shumë për ‘Shtetin Bektashi’, madje shumë gazeta publikuan një njoftim të Kryegjyshatës, e cila përcakton Nik (Kreshnik) Grezdën, si ‘Ambasador-at-Large’, (foto më poshtë) i cili mbulon dhe lobimin për të bërë njohjen e Shteti Bektashi të mundur në Amerikë. Por çuditërisht asnjë në media nuk morri mundimin të hulumtoj siç duhet se kush ishte Nik Grezda. Jo shumë kohë më parë, në konfidencë më ishte thënë se mbas ‘Shtetit Bektashi’ ishte Erdogan, por disa e kundërshtuan kur postova diçka për këtë në Facebook, duke thënë se në fakt mbas kësaj ideje është Izraeli. Po pse opinioni publik mendonte se ishte Izraeli, kur në fakt deri tashti dihet (ose thuhet-duhet konfirmuar) se Edmond Brahimaj është takuar me elementë te caktuar nga Izraeli thjeshtë për t’ju kërkuar njohjen e këtij shteti islamik në zemër të Shqipërisë dhe Ballkanit?
    Në 30 Tetor 2024, portali Faktoje shkruan: “Interesimi më i madh i huaj erdhi nga mediat turke. Ato i kanë bërë jehonë idesë së Ramës për krijimin e shteti bektashi, pasi lidhej me një komunitet, i cili përcjell një origjinë nga Turqia dhe po ashtu lidhet me myslimanizmin. Media turke “Takvim” ka hedhur idenë se e gjitha mund ishte një lojë e izraelitëve.” Nëse kërkon info mbi gazetën ‘Takvim” del se është në pronësi të Turkuvaz Media Group. CEO Turkuvaz Media Group është i Serhat Albayrak, vëllai i Berat Albayrak, dhëndrit të Erdoganit. Pra, idenë se mbas Shtetit Bektashi qënkërka Izraeli e paska hapur dora vet – Berati Albayrak. Berat Albayrak ka qënë Ministër i Energjitikës nga 2015 deri 2018 dhe Ministër i Thesarit nga 2018-2020. Këto dy Ministri kanë luajtur rol kyç në energji dhe në krijimin e “Turkey Wealth Fund”, e cila është akuzuar shpesh si mekanizëm për aferat personale të familjes së Presidentit Turk. Një mekanizëm të tillë po ndërton dhe Edi Rama në Shqipëri , por temë më vete dhe kjo. Në këtë kohë, TransAtlantic Petroleum Ltd e regjistruar në Bermuda, me seli kryesore në Dallas, Texas, sipas raportit të tyre të depozituar me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA), deklarojnë se në 2016, pikërisht kur Berat Albayrak u bë Ministër i Energjisë, kanë marrë 11 licenca eksplorimi në tokë dhe në det të hapur dhe 25 kontrata qiraje prodhimi në tokë që mbulonin një total prej afërsisht 507,000 acres, ose 205,000 hektar.  TransAtlantic Petrolum gjithashtu është në bashkëpunim të ngushtë me TPAO, Türkiye’s national oil company, që varet nga Ministria e Thesarit dhe menaxhohet nga ajo e Energjitikës në Turqi. Berat Albayrak duket se ka qënë zyrtari që ka aprovuar dhe këtë bashkëpunim.  Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje për ne Shqiptarët është se po në atë vit, pra 2016, kur Berat Albayrak u bë Ministër Energji, TransAtlantic Petroleum që kishte marrë konçesione në Delvinë që në 2007-2008 kur në qeveri ishte Berisha, dhe i kishte 100% nën kontrollin e saj, papritur firmos dy kontrata të reja, duke shitur 75% të interesit të tij.
    Një firmë, dy kompani fantazmë dhe një emër i panjohur
    Firmosja e kontratës së shitjes është bërë në Shkurt të 2016, dhe nga pala e blerësit është firmosur nga vet dora e NIK GREZDËS. Ok, po Nik Grezda duket moshë e re, që ka mbaruar Harry Fultz, mbaroi ekonomik në një universitet në Minnesota, u punësua disa muaj nëpër banka në US, për disa muaj në bankat e Shqipërisë, dhe papritmas del si bashkëpronar i ‘Continental Oil and Gas LLC’, e cila në fakt në kontratën e shitjes, përfaqësohet nga GBC OIL COMPANY LTD, një strukturë e regjistruar në Delware (regjistrimi i biznesit në këtë shtet mbetet anonim), ndërkohë referenca kryesore e kompanisë në shkresat e deklaruara me SEC, dhe për më tepër në internet është bërë me emrin ‘Continental’. Këtë lloj strukture, ku emri i kompanisë aktuale që zotëron aksionet, është shumë ndryshe nga vetë kompania e që figuron në internet dhe nëpër faqe zyrtare profesionale si linkedin, etj, qartazi përdoret për konfuzion. Për më tepër, asnjë nga websitet e kompanive që Nik Greza ka ndarë në biot e tija, nuk janë aktivë. Në fakt një kërkim në Departamentin e Shtetit në Delaware, nuk jep asnjë rezultat për kompanitë e lartpërmendura, dhe pse po të ishte anonim do jepte emrin e agjencisë që është përdorur për regjistrim. GBC OIL dhe as Continental nuk më rezultojnë asgjëkundi as në Shqipëri, por do vazhdoj të kërkoj info. Çuditërisht, i vetmi informacion që është dhënë në Zoom dhe nën emrin e Nik Grezdës, thotë se Continental është me bazë në Florida. Një kërkim për shoqëritë e formuara në Florida tregon se kjo kompani në fakt ka ekzistuar dhe adresën e ka të saktë, por është mbyllur në 1983. Të jetë rastësi dhe një gabim nga Zoom info, ndërkohë që çdo detaj tjetër për Grezdën e ka korrekt? Bohh, nuk di ta them. Së fundmi, as Nik Grezda nuk rezulton në asnjë nga dokumentat e deklaruara në QKB, pra të dy palët, kompania që Nik prezanton dhe vet Nik, jane hije të plotë që vaniten në horizont duke i shpëtuar kolljashëm syrit investigativ. Po pse? Ndërkohë, një ndër asetet e shitura në këtë 75%, është dhe Delvina Gas Company LTD e regjistruar në British Columbia. Kjo është po e njëjta kompani që në 2022, pronar i 25% u bë Sokol Meqemeja, (link më poshtë) që sot duket të jetë në kërkim për ndërtime pa leje (link I reportazhit më poshtë). Në fakt kjo kompani është regjistruar në Shqipëri pikërisht në Janar të 2016, pra vetëm disa muaj përpara blerjes së aksioneve, por si themelues ka pasur Pjer Pojanakun, i cili figuron partner dhe në kompani të tjera me Sokol Meqemenë dhe vëllain e tij, kur kanë marrë shumë konçesione të tjera nga qeveria Rama.
    Misteri i madh i naftës shqiptare
    Ajo që më bën përshtypje nga linku më lart, është fakti që dhe pse është një kompani e regjistruar që në 2016, të gjitha links që zakonisht në këtë faqe të drejtojnë tek dokumenta te kompanisë, pronarëve etj – duken se nuk janë aktivë.  E njëjta ndodh dhe me dokumentet e QKB. Nuk di nga varet këto institucione dhe nuk mund të arrij në një konkluzion nëse dikush mund ti ketë fshirë në mënyrë manuale apo është thjeshtë problem teknik, por mendoj që duhet investiguar nëse është e qëllimshme. Ndërkohë, një link me info të përmbledhur dhe deklaratë të PR të TransAntlantic, përmbledhë shitjen e aksioneve dhe të Delvina Gas. Një kompani tjetër që përmendet tek linku më lart, është dhe kompania Ionian Gas Company Ltd., që ka paguar $12 milion, dhe me sa kuptoj, kjo shumë ishte pjesë e shumës total të blerjes. Kam pasur vështirësi të gjej info mbi Ionian Gas Company Ltd, por do vazhdoj të investigoj më tej. Por, siç është një shprehje, elefanti në dhomë është pikërisht Nik Grezda, i cili mbetet nën hije të plotë dhe nuk figuron asgjëkundi në Shqipëri apo Amerikë, përveç se në dokumentet që, TrasnAntlantic është e detyruar të deklaroj me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA). Pyetja mbetet, në cilin kapacitet e ka firmosur Nik Grezda blerjen e 75% të konçesioneve të naftës që TransAntlantic ka me qeverinë Shqiptare dhe AlbPetrolin, dhe çfarë e lidh atë me ‘Baba Mondin’ kur qartazi ai ka qënë CEO i ABC Health Foundation, klinikë e mbështetur nga të Krishterë? Pra, s’mund të them që kanë lidhje falë besimit fetar.
    Ndërkohë, firmosja e blerjes së aksioneve është si më poshtë:
    Shitës:

    TransAtlantic Holdings B.C. Ltd.
    ATTN: Chad Burkhardt
    16803 North Dallas Parkway
    Addison, TX 75001
    Phone: 214-265-4705
    Fax: 214-265-4705
    E-Mail: [email protected]

    Blerësi:

    Continental Oil & Gas, LLC
    ATTN: Nik Grezda
    16803 North Dallas Parkway
    Addison, TX 75001
    Phone: 614-859-6912
    E-Mail: [email protected]

    Detajet e kontratës:
    Selia kryesore e Nik Grezdës dhe Continental, është gjithashtu në të njëjtën adresë me TransAtlantic në Dallas, Texas, që në opinionin tim do të thotë se TransAntlantic është pjesë e çfarëdo marrëveshjeje të re që është bërë, duke (mundësisht) pleksur dhe veten në aferë që realisht vijnë erë korrupsion.
    Pyetja tjetër akoma më e rëndësishme është:

    Kush është partneri i Nik Grezdës, meqënëse vet është prezantuar si “Co-Founder, Director i Continental Oil and Gas LLC – kjo qartazi mbetet po aq enigmë sa vet Nik Grezda.

    Është për t’u çuditur që TransAntlantic, në 2016, ka bërë disa lëvizje të forta si në Turqi dhe Shqipëri, dhe e njëjta degë e TransAntlantic funksionon në të dy shtetet.  Absurde është dhe fakti që TransAntlantic shiti 75% të aksioneve firmave që ngrejnë shumë dyshime por dhe individë si Meqemeja që ka punuar shumë afër me qeverinë Rama, dhe në fakt kjo duket më shumë sikur janë detyruar ta bëjnë, sesa një veprim i nisur nga kompania vet. Vlen të përmendim që Rama i ka kthyer qeverisë së tij shumë koncesione që janë dhënë nga qeveria e Berishës, siç ka qenë rasti i aeroportit të Rinasit, si e tillë, vras mendjen nëse e njëjta gjë ju bë dhe TransAntlantic duke i lënë atyre vetëm 25% dhe duke e përdorur si fasadë sidomos në SHBA. Kthehemi në 23 Shtator 2024, ku Nik Grezda bëhet personi kryesor për çdo kontakt që duhet në krijimin e “Shtetit të ‘pavarur’ Bektashi”, i cili do jetë si Vatikani, që do të thotë mbrojtje totale që si kërkon dot llogari për paratë apo taksat, asnjë shtet i botës. Një mbrojtje totale nën petkun fetar, që do ta kthej Shqipërinë në Mekën jo vetëm të rrymës islamike të Erdoganit, por gjithashtu në mekanizmin e pastrimit të parave më spektakolare që kemi parë në historinë e njerëzimit. Nëse TransAntlantic është gjithashtu e përfshirë në këtë skemë, atëherë FBI është agjencia e duhur për t’u marrë me ta. Kjo çështje duhet dhe do kaloj dhe në Departamentin e Thesarit. E më që ra fjala, nëse do thoni se Nik Grezda është thjeshtë këshilltar për Kryegjyshatën, atëherë më thoni, pse një pronar i një kompanie që zotëron 75% të një nga kompanitë kryesore të koncesioneve të naftës në Shqipëri (Continental) merret me gjëra kaq të vogla, për më tepër, kur Nik Grezda dhe gruaja e tij duken se deri vonë kanë qenë të angazhuar me fondacione të Krishterë. Në fakt, nga 2012 – 2020 vet Grezda ka qenë CEO i ABC Health Foundation që duket një iniciativë e mbështetur nga komuniteti katolik.
    Si përfundim:
    Kur të gjeni kush është bashkëpronari me Nik Grezdës i Continental që ka blerë 75% aksione të koncesionit të naftës, do kuptoni në detaje kush është mbas ‘Shtetit Bektashi”, por për momentin, dhe me çdo gjë që kam ndeshur në kërkimet e mia, më del qartë që EDMOND BRAHIMAJ më rezulton të jetë në dijeni të çdo detaji, dhe duket se ka lëshuar frenat tek ata që janë mbas aferave korruptive jo vetëm të Shqipërisë, por dhe Turqi, si e tillë, ‘Baba Mondi” duhet të investigohet jo vetëm nga opinioni publik, por dhe që nga momenti që ai, u bë kryegjysh me një vendim gjykatë që do të thotë, në atë pozicion mund të jetë vënë në mënyrë të paligjshme, në bazë të rregullave të vet Kryegjyshatës. (Temë më vete dhe kjo) Nëse Baba Mondi është i pafajshëm, mbasi të lexoj këto detaje, të na thotë, nga e njeh Nik Grezdën dhe pse i ka dhënë 100% frenat të bëj ç’të doje kur vjen puna për ‘Shtetin Bektashi’? Nëse Baba Mondi ka qenë naiv ndaj këtyre fakteve, atëherë të dal dhe të anuloj kërkesën për një Shtet Bektashi, por nëse rezulton pjesë e kësaj skeme – ai duhet të jap dorëheqjen dhe mos ta lërë veten ta heq Kryegjyshata në forma të tjera.  Nëse do ktheni fenë në mekanizëm për të mbuluar korrupsionin qeveritar, atëherë ky është një skandal që duhet reflektuar në shumë media botërore. Heshtja e Baba Mondit në këtë çështje shumë të rëndësishme për ne si komb, do flas qartë që ai është pjesë e tij – si e tillë, dua një ditë të shikoj Baba Mondit, të kapërcej pragun e SPAK dhe të ulet e të flas me prokurorët e saj. Por, në këtë pikë, personalisht do merrem direkt me të derisa ky ‘Shtet të Korruptuarish’ të hiqet nga agjenda anti-kombëtare e Edi Ramës, por dhe e Erdoganit që ndjej se është gjithashtu pjesë e kësaj skeme. To be continued…”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

  • Kompania lobuese e shiti Berishën si pensionist që DASH t’i hiqte non-gratën, kreu i PD anashkalon përgjigjen: Nuk jam zëdhënës i Continental Strategy

    Kompania lobuese e shiti Berishën si pensionist që DASH t’i hiqte non-gratën, kreu i PD anashkalon përgjigjen: Nuk jam zëdhënës i Continental Strategy

    Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë sot dy letrat e dërguara nga kompania lobuese Continental Strategy drejtuar DASH-it për t’i hequr atij statusin non grata.

    Në letrën e parë, kompania argumentonte se Berishës duhet ti hiqet ky sanksionim i vendosur në vitin 2021, pasi ai nuk është më aktiv në politik, ndërsa në të dytën, tetë ditë më pas kompania lobuese kishte bërë një korrigjim, duke thënë se Berisha ishte aktiv në politikë, por pa post në qeveri.
    I pyetur në konferencën e sotme për shtyp Berisha tha se për ccdo pyetje që gazetarët kanë, duhet t’i drejtohen kompanisë, pasi ai nuk është zëdhënës i saj.
    “Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente”, insistoi Berisha.
    Tetë ditë pasi e shiti Berishën si pensionist dhe i kërkoi DASH-it t’i hiqte non-gratën, kompania amerikane e cila do të përfitojë 6 milionë dollarë nga lobimi për Partinë Demokratike, dërgoi një letër të dytë në administratën amerikane ku bëri një korrigjim. Sipas saj Berisha është aktiv në politikë, por jo në Qeveri.
    Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.
    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15. Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dërguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Top Channel

  • Lobisti korrigjon letrat në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por t’i hiqet ”non grata” se s’ka post në qeveri

    Lobisti korrigjon letrat në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por t’i hiqet ”non grata” se s’ka post në qeveri

    Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit, ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.
    Teksa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri. Pas publikimit të këtij lajmi, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.

    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që ndonëse Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15. Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së. /Top Channel/

  • Letra që po tund Departamentin Amerikan të Shtetit/ Kompania amerikane e lobimit kërkon “pastrimin” e emrit të Berishës

    Letra që po tund Departamentin Amerikan të Shtetit/ Kompania amerikane e lobimit kërkon “pastrimin” e emrit të Berishës

    Një ditë më parë (31 korrik), u bë publike një letër ku kompania amerikane e lobimit, Coninental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit që të heqë përcaktimin “non grata” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
    “Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një “narko-shtet”, thuhet në letrën e kompanisë amerikane.
    Sipas Continental Strategy, demokracia në Shqipëri është nën një kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive, e kësisoj argumentojnë ata, “heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë e SHBA-ve në rajon”.
    Në total janë pesë pika kyçe që kompania amerikane e lobimit ndalet për të hequr përcaktimin ndaj Sali Berishës si i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Por cilat janë ato?
    1-SHPALLJA ISHTE E MOTIVUAR POLITIKISHT DHE NUK KA BAZA FAKTIKE
    Continental Strategy argumenton se Berisha nuk është akuzuar për abuzim me të drejtat e njeriut, mbështetje ndaj terrorizmit apo ndonjë aktivitet tjetër të rëndë kriminal që do të kërkonte kufizime në viza.
    “Përkundrazi, Berisha ka qenë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara gjatë 34 viteve të tij në jetën publike, i vlerësuar nga udhëheqës të të dyja partive për reformat ekonomike, përpjekjet kundër korrupsionit, modernizimin e mbrojtjes dhe anëtarësimin në NATO, si dhe për kontributin në stabilitetin rajonal”, thuhet në dokument.
    Më tej tregohen edhe vlerësimet që ka marrë ai nga ish-presidentët amerikanë, që nga George W. Bush e deri te Bill Clinton.
    Sipas kompanisë lobuese, nuk ka asnjë provë për të mbështetur akuzat për korrupsion ndaj tij. Ata kanë marrë edhe kërkesën e kongresmenit Lee Zeldin, i cili në vitin 2021 ka kërkuar prova për të justifikuar përcaktimin “non grata”, por Departamenti i Shtetit nën drejtimin e Antony Blinken, ka dështuar ta bëjë diçka të tillë.
    Ata citojnë edhe diplomatin amerikan Jonathan Moore, i cili është ekspert i zhvillimeve në Ballkan, i cili ka thënë se sanksionet ndaj Berishës janë vendosur “pa ndonjë provë konkrete, por bazuar në thashetheme”.
    2-SHPALLJA KA PASUR EFEKT TË KUNDËRT DHE KA DËMTUAR INTERESAT E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBA-VE
    Përcaktimi “non grata” i Sali Berishës, sipas Continental Strategy, ka “tradhtuar një nga popujt më pro-amerikanë në botë”. Ajo vazhdon më tej duke theksuar se ndikoi edhe në përçarjen e opozitës.
    Sipas Coninental Strategy duke shënjestruar një parti të qendrës së djathtë, shpallja “non grata” i ka dhënë një sinjal të rrezikshëm regjimeve të majta në të gjithë rajonin.
    “Ka treguar se administrata Biden do të mbronte qeveritë e lidhura ideologjikisht pavarësisht sjelljes së tyre, ndërkohë që dënonte figura pro-amerikane të opozitës”, thuhet në letër.
    Kjo ka shkaktuar më tej edhe në transformimin e Shqipërisë “nga një demokraci premtuese në një shtet autokratik në rritje”.
    “Duke hequr kërcënimin e presionit amerikan ndaj Partisë Socialiste në pushtet, shpallja eliminoi një mekanizëm kyç kontrolli ndaj prirjeve autoritare të Kryeministrit Rama”, thuhet në letrën e kompanisë amerikane.
    Po ashtu theksohet se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria është kthye nga “një nga ekonomitë më premtuese në Ballkan në një narko-shtet”.
    “Rama e ka bërë Shqipërinë një qendër të trafikut të kokainës dhe opiumit nga Turqia në Europë dhe vendimi i Ramës për të legalizuar kultivimin e marijuanës ka dëmtuar bujqësinë shqiptare. Shqiptarët sot flasin hapur për “marijuanizimin” e ekonomisë së tyre”.
    Continental Strategy përmend edhe zgjedhjet e 11 majit ku thotë se u “njollosën nga shkelje sistematike që komprometuan shumë rëndë parimet ndërkombëtare të procesit zgjedhor” dhe që “dështoi të ofronte një mjedis të drejtë dhe të lirë për votuesit, ku ata të mund të bënin zgjedhje të informuara”.
    3-KREDENCIALET HISTORIKE DEMOKRATIKE
    Continetal Strategy argumenton se Sali Berisha udhëhoqi tranzicionin e Shqipërisë nga diktatura komuniste në demokraci, duke themeluar “Partinë Demokratike të Shqipërisë, një parti pa komplekse e qendrës së djathtë.”
    “Berisha mbetet lideri i popullarizuar i partisë kryesore opozitare në Shqipëri, dhe kthimi i Shteteve të Bashkuara në një rol neutral në çështjet e brendshme politike të Shqipërisë do të jetë i vështirë për sa kohë që shpallja mbetet në fuqi”, thuhet në letër.
    4-HEQJA E SHPALLJES “NON GRATA” DO TË RIKTHEJË NEUTRALITETIN E POLITIKËS
    Sipas Continental Strategy, qasja aktuale përfaqëson një përkatësi të rrezikshme politike.
    Prandaj në letër thuhet se arsyeja për heqjen është “e fortë për arsye që janë të qarta vetë: Ai [Berisha] është një aleat i palëkundur i Amerikës, dhe përfshirja e tij në listë ishte krejtësisht e motivuar politikisht nga administrata e mëparshme”.
    5-PËRPUTHSHMËRIA ME POZICIONET E SHPREHURA NGA SEKRETARI RUBIO DHE REFORMAT E ADMINISTRATËS TRUMP
    Continental Strategy ndalet edhe te Sekretari Marco Rubio i cili kur ishte senator ka qenë ndër ata që kanë kritikuar administratën Biden për “keqpërdorimin e autoriteteve të dhëna nga Kongresi për të luftuar korrupsionin” dhe shprehu shqetësim për “procesin e sanksioneve të politizuar”.
    “Ata [senatorët] vërejtën veçanërisht se administrata kishte “injoruar raste të dokumentuara mirë të korrupsionit të rëndësishëm nga zyrtarë të huaj qeveritarë, të cilët aktivisht minojnë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe mbështesin kundërshtarët e SHBA-së””, thuhet në letrën e Continental.
    Ekspertët e politikave kanë vënë në dukje se “sanksionet e Blinken ndaj Berishës ishin po aq të motivuara politikisht dhe mashtruese sa edhe heqja e sanksioneve ndaj Houthive” dhe se “Sekretari i Shtetit Marco Rubio duhet të kuptojë se qëllimet e Ramës në hedhjen e sfidave ligjore ndaj Berishës kanë më pak lidhje me qeverisjen e pastër dhe më shumë me goditjen fatale të Berishës 80-vjeçar.”
    Po ashtu shtohet se heqja e shpalljes për Berishën do të ishte në përputhje me qëllimin e deklaruar të Presidentit Trump për të kundërshtuar militarizimin e institucioneve qeveritare që ndodhi gjatë administratës paraprake.
    “Kjo shpallje përfaqëson një shembull të qartë të përdorimit të mjeteve të politikës së jashtme për të avancuar objektiva ideologjike në vend të përpjekjeve legjitime kundër korrupsionit”, thuhet në letër.
    Sipas Continental Strategy, “rasti i Berishës ilustron marrëdhënien problematike midis burokratëve të karrierës në Departamentin e Shtetit me orientim të majtë dhe OJQ-ve progresiste, të cilën Sekretari Rubio ka premtuar ta reformojë. Lidhjet e ngushta midis Ramës dhe rrjetit Soros, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Ramës në dasmën e Alex Soros, tregojnë se si këto marrëdhënie mund të komprometojnë vendimmarrjen objektive në politikë”.
    “Heqja e shpalljes për Berishën do të dërgonte një sinjal të qartë se Departamenti i Shtetit nuk do të shërbejë më si një instrument për avancimin e agjendave politike partiake jashtë vendit”, thuhet në letër.
    Kujtojmë se Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi me një vlerë prej 6 milionë Dollarë për dy vjet me një kompani në Uashington DC. Kjo kontratë është firmosur më 4 Prill nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
    Partia Demokratike ka sqaruar se, është Komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.
    “Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA,- thuhet në sqarimin zyrtar të PD-së,- është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri”.
    Sali Berisha u shpall person non grata në SHBA më 19 maj të vitit 2021, vendim që solli zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare dhe në veçanti në Partinë Demokratike, ku pas tentativës së Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga kjo forcë politike, Berisha u rikthye në krye të saj.
    Berisha e kundërshtoi shpalljen “non grata” si të motivuar politikisht, duke paditur në Francë sekretarin e Shtetit të asaj kohe, Antony Blinken, dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si furnizuesin kryesor të DASH me informacione të pavërteta kundër tij.

  • Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

    Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

    Një ditë më parë (31 korrik), u bë publike një letër ku kompania amerikane e lobimit, Coninental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit që të heqë përcaktimin “non grata” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
    “Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një “narko-shtet”, thuhet në letrën e kompanisë amerikane.
    Sipas Continental Strategy, demokracia në Shqipëri është nën një kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive, e kësisoj argumentojnë ata, “heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë e SHBA-ve në rajon”.
    Në total janë pesë pika kyçe që kompania amerikane e lobimit ndalet për të hequr përcaktimin ndaj Sali Berishës si i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    1-SHPALLJA ISHTE E MOTIVUAR POLITIKISHT DHE NUK KA BAZA FAKTIKE

    Continental Strategy argumenton se Berisha nuk është akuzuar për abuzim me të drejtat e njeriut, mbështetje ndaj terrorizmit apo ndonjë aktivitet tjetër të rëndë kriminal që do të kërkonte kufizime në viza.

    “Përkundrazi, Berisha ka qenë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara gjatë 34 viteve të tij në jetën publike, i vlerësuar nga udhëheqës të të dyja partive për reformat ekonomike, përpjekjet kundër korrupsionit, modernizimin e mbrojtjes dhe anëtarësimin në NATO, si dhe për kontributin në stabilitetin rajonal”, thuhet në dokument.

    Më tej tregohen edhe vlerësimet që ka marrë ai nga ish-presidentët amerikanë, që nga George W. Bush e deri te Bill Clinton.

    Sipas kompanisë lobuese, nuk ka asnjë provë për të mbështetur akuzat për korrupsion ndaj tij.
    Ata kanë marrë edhe kërkesën e kongresmenit Lee Zeldin, i cili në vitin 2021 ka kërkuar prova për të justifikuar përcaktimin “non grata”, por Departamenti i Shtetit nën drejtimin e Antony Blinken, ka dështuar ta bëjë diçka të tillë.
    Ata citojnë edhe diplomatin amerikan Jonathan Moore, i cili është ekspert i zhvillimeve në Ballkan, i cili ka thënë se sanksionet ndaj Berishës janë vendosur “pa ndonjë provë konkrete, por bazuar në thashetheme”.
    2-SHPALLJA KA PASUR EFEKT TË KUNDËRT DHE KA DËMTUAR INTERESAT E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBA-VE
    Përcaktimi “non grata” i Sali Berishës, sipas Continental Strategy, ka “tradhtuar një nga popujt më pro-amerikanë në botë”.
    Ajo vazhdon më tej duke theksuar se ndikoi edhe në përçarjen e opozitës.
    Sipas Coninental Strategy duke shënjestruar një parti të qendrës së djathtë, shpallja “non grata” i ka dhënë një sinjal të rrezikshëm regjimeve të majta në të gjithë rajonin.
    “Ka treguar se administrata Biden do të mbronte qeveritë e lidhura ideologjikisht pavarësisht sjelljes së tyre, ndërkohë që dënonte figura pro-amerikane të opozitës”,thuhet në letër.
    Kjo ka shkaktuar më tej edhe në transformimin e Shqipërisë “nga një demokraci premtuese në një shtet autokratik në rritje”.
    “Duke hequr kërcënimin e presionit amerikan ndaj Partisë Socialiste në pushtet, shpallja eliminoi një mekanizëm kyç kontrolli ndaj prirjeve autoritare të Kryeministrit Rama”,thuhet në letrën e kompanisë amerikane.
    Po ashtu theksohet se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria është kthye nga “një nga ekonomitë më premtuese në Ballkan në një narko-shtet”.
    “Rama e ka bërë Shqipërinë një qendër të trafikut të kokainës dhe opiumit nga Turqia në Europë dhe vendimi i Ramës për të legalizuar kultivimin e marijuanës ka dëmtuar bujqësinë shqiptare. Shqiptarët sot flasin hapur për “marijuanizimin” e ekonomisë së tyre”.
    Continental Strategy përmend edhe zgjedhjet e 11 majit ku thotë se u “njollosën nga shkelje sistematike që komprometuan shumë rëndë parimet ndërkombëtare të procesit zgjedhor” dhe që “dështoi të ofronte një mjedis të drejtë dhe të lirë për votuesit, ku ata të mund të bënin zgjedhje të informuara”.
    3-KREDENCIALET HISTORIKE DEMOKRATIKE
    Continetal Strategy argumenton se Sali Berisha udhëhoqi tranzicionin e Shqipërisë nga diktatura komuniste në demokraci, duke themeluar “Partinë Demokratike të Shqipërisë, një parti pa komplekse e qendrës së djathtë.”
    “Berisha mbetet lideri i popullarizuar i partisë kryesore opozitare në Shqipëri, dhe kthimi i Shteteve të Bashkuara në një rol neutral në çështjet e brendshme politike të Shqipërisë do të jetë i vështirë për sa kohë që shpallja mbetet në fuqi”, thuhet në letër.
    4-HEQJA E SHPALLJES “NON GRATA” DO TË RIKTHEJË NEUTRALITETIN E POLITIKËS
    Sipas Continental Strategy, qasja aktuale përfaqëson një përkatësi të rrezikshme politike.
    Prandaj në letër thuhet se arsyeja për heqjen është “e fortë për arsye që janë të qarta vetë: Ai [Berisha] është një aleat i palëkundur i Amerikës, dhe përfshirja e tij në listë ishte krejtësisht e motivuar politikisht nga administrata e mëparshme”.
    5-PËRPUTHSHMËRIA ME POZICIONET E SHPREHURA NGA SEKRETARI RUBIO DHE REFORMAT E ADMINISTRATËS TRUMP
    Continental Strategy ndalet edhe te Sekretari Marco Rubio i cili kur ishte senator ka qenë ndër ata që kanë kritikuar administratën Biden për “keqpërdorimin e autoriteteve të dhëna nga Kongresi për të luftuar korrupsionin” dhe shprehu shqetësim për “procesin e sanksioneve të politizuar”.
    “Ata [senatorët] vërejtën veçanërisht se administrata kishte “injoruar raste të dokumentuara mirë të korrupsionit të rëndësishëm nga zyrtarë të huaj qeveritarë, të cilët aktivisht minojnë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe mbështesin kundërshtarët e SHBA-së””, thuhet në letrën e Continental.
    Ekspertët e politikave kanë vënë në dukje se “sanksionet e Blinken ndaj Berishës ishin po aq të motivuara politikisht dhe mashtruese sa edhe heqja e sanksioneve ndaj Houthive” dhe se “Sekretari i Shtetit Marco Rubio duhet të kuptojë se qëllimet e Ramës në hedhjen e sfidave ligjore ndaj Berishës kanë më pak lidhje me qeverisjen e pastër dhe më shumë me goditjen fatale të Berishës 80-vjeçar.”
    Po ashtu shtohet se heqja e shpalljes për Berishën do të ishte në përputhje me qëllimin e deklaruar të Presidentit Trump për të kundërshtuar militarizimin e institucioneve qeveritare që ndodhi gjatë administratës paraprake.
    “Kjo shpallje përfaqëson një shembull të qartë të përdorimit të mjeteve të politikës së jashtme për të avancuar objektiva ideologjike në vend të përpjekjeve legjitime kundër korrupsionit”, thuhet në letër.
    Sipas Continental Strategy, “rasti i Berishës ilustron marrëdhënien problematike midis burokratëve të karrierës në Departamentin e Shtetit me orientim të majtë dhe OJQ-ve progresiste, të cilën Sekretari Rubio ka premtuar ta reformojë.
    Lidhjet e ngushta midis Ramës dhe rrjetit Soros, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Ramës në dasmën e Alex Soros, tregojnë se si këto marrëdhënie mund të komprometojnë vendimmarrjen objektive në politikë”.
    “Heqja e shpalljes për Berishën do të dërgonte një sinjal të qartë se Departamenti i Shtetit nuk do të shërbejë më si një instrument për avancimin e agjendave politike partiake jashtë vendit”, thuhet në letër.
    Kujtojmë se Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi me një vlerë prej 6 milionë Dollarë për dy vjet me një kompani në Uashington DC.
    Kjo kontratë është firmosur më 4 Prill nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
    Partia Demokratike ka sqaruar se, është Komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.
    “Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA,-thuhet në sqarimin zyrtar të PD-së,- është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri”.
    Sali Berisha u shpall person non grata në SHBA më 19 maj të vitit 2021, vendim që solli zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare dhe në veçanti në Partinë Demokratike, ku pas tentativës së Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga kjo forcë politike, Berisha u rikthye në krye të saj.
    Berisha e kundërshtoi shpalljen “non grata” si të motivuar politikisht, duke paditur në Francë sekretarin e Shtetit të asaj kohe, Antony Blinken, dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si furnizuesin kryesor të DASH me informacione të pavërteta kundër tij./tvklan

  • Kompania lobuese e PD-së letër DASH: Hiqni “non gratën” e Sali Berishës, ai nuk është më aktiv në politikë

    Kompania lobuese e PD-së letër DASH: Hiqni “non gratën” e Sali Berishës, ai nuk është më aktiv në politikë

    Sali Berisha

    TIRANË- Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, “Continental Strategy”, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për heqjen e statusit “non grata” për liderin demokrat Sali Berisha. Në dokumentin prej 23 faqesh, të disponuar nga Top Channel, “Continental Strategy” kërkon heqjen e “non gratës” për Berishën, duke argumentuar se kjo shpallje dëmton politikën e jashtme amerikane. “Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”, thuhet në dokument. Në shkresë, kompania thotë ndër të tjera se Berisha tashmë nuk është një figurë aktive politike dhe heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.
    “Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane.
    Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane “Continental Strategy”. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës./ZËRI
     
  • Analiza/ “Një cirk tragjik”! Figurat e PD-së reagojnë pas dështimit të fushatës së mbështetur nga LaCivita

    Analiza/ “Një cirk tragjik”! Figurat e PD-së reagojnë pas dështimit të fushatës së mbështetur nga LaCivita

    Nga Helen Bratt, analist mbi politikën e Ballkanit

    Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë është përfshirë në kaos pas humbjes së saj poshtëruese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 — një rezultat që shumë njerëz të brendshëm po e quajnë pasojë të asaj që një deputet i PD-së e përshkroi si “një cirk tragjik i drejtuar nga kllounë”.
    Disa anëtarë të lartë të partisë, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe frikës nga hakmarrja politike, përshkruan një peizazh rrëmuje, pakënaqësie dhe zemërimi në rritje për vendimet e marra në nivelin më të lartë, veçanërisht mbështetja te konsulenti politik amerikan Chris LaCivita.
    Miliona të shpenzuara, asnjë strategji e zbatuar
    Në qendër të polemikave është LaCivita, i njohur më së miri për shërbimin si bashkë-menaxher i fushatës për rizgjedhjen e Donald Trump në vitin 2024. Ai u soll nga kreu i partisë Sali Berisha si një tru i supozuar strategjik dhe i dha autoritet të gjerë mbi fushatën zgjedhore të PD-së së bashku me një pagë të madhe.
    “Ishte një shaka gjigante që nga fillimi”, tha një zyrtar i lartë i PD-së. “Ne i dhamë miliona euro këtij konsulenti amerikan dhe nuk morëm asgjë tjetër përveç sloganeve të lodhura të MAGA-s dhe cosplay politik në këmbim. Deputetët tanë nuk kishin as fonde për të bërë fushatë në nivel lokal”.
    Dy deputetë aktualë të PD-së e shprehën këtë zhgënjim: “Ne u lamë mënjanë për shkak të një njeriu që nuk e njihte Tiranën nga Tropoja. Të gjitha paratë shkuan për konsulencën e tij dhe asnjë qindarkë për organizim të vërtetë. Ndërkohë, Rama po bënte xhiro rreth nesh me një lojë të vërtetë në terren”, tha një deputet i PD-së i vlerësuar publikisht.
    “Berisha vazhdon të përsërisë të njëjtën strategji: konsulentë të huaj, tubime të ekzagjeruara dhe slogane boshe. Çdo zgjedhje, i njëjti skenar. I njëjti dështim. Ai e ka humbur plotësisht kontaktin”, tha një tjetër deputet i PD-së.
    Kontrata e Strategjisë Kontinentale
    Roli i LaCivitës u vu nën shqyrtim të shtuar pas zbulimeve se PD nënshkroi gjithashtu një marrëveshje të veçantë lobimi prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy — një firmë e drejtuar nga ish-stafe të Senatit për Sekretarin aktual të Shtetit Marco Rubio.
    Kontrata, me vlerë 250,000 dollarë në muaj për dy vjet, thuhet se kishte për qëllim sigurimin e një vize hyrjeje në SHBA për Berishën, i cili mbetet i shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit për dyshime për korrupsion.
    Top Channel publikoi dy letra nga Continental drejtuar zyrës së Rubios duke kërkuar shprehimisht lejen e vizës për Berishën, pavarësisht mohimeve të tij publike se kishte ndodhur ndonjë lobim.
    Në letra, Berisha identifikohet si “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë”, duke minuar drejtpërdrejt përpjekjet e tij për t’u distancuar nga fushata e lobimit.
    Marrëveshja e pazbuluar e LaCivitës
    LaCivita po punon gjithashtu sipas një kontrate të veçantë dhe të pazbuluar me Berishën. Ai ka pretenduar se nuk është një marrëveshje lobimi, por më tepër një kontratë “strategjie politike” — megjithatë asnjë version i dokumentit nuk është bërë kurrë publik. Mungesa e transparencës — veçanërisht në kontekstin e pajtueshmërisë me FARA-n e SHBA-së dhe ligjin zgjedhor të Shqipërisë — ka ngritur shqetësime serioze.
    Një sulm i dyshimtë mediatik
    Ajo që e bëri përpjekjen e lobimit edhe më të diskutueshme ishte mënyra se si u ekzekutua. Dosjet e FARA-s zbulojnë se më 17 prill 2025, Continental i dërgoi artikuj të shumtë një zyrtari amerikan – pothuajse menjëherë pas botimit të tyre në mediat amerikane të krahut të djathtë.
    Një artikull, i botuar nga Fox News më 16 prill, titullohej: “Soros kundër Trump: Socialistët synojnë konservatorët në zgjedhjet e ardhshme evropiane.” Një tjetër u shfaq të nesërmen në 19FortyFive, me titull: “Si e shtyu Departamenti i Shtetit Shqipërinë nga demokracia në narko-shtet.”
    Edhe pse këto artikuj u zbuluan në dosjet FARA të Continental si të shpërndarë në Departamentin e Shtetit, firma nuk raportoi ndonjë rol në porositjen ose publikimin e artikujve – pavarësisht përputhjes së tyre të habitshme me pikat e diskutimit të Berishës. Toni i stilizuar i artikujve dhe narrativat e formuluara ashpër dukeshin të përshtatura jo për një audiencë të gjerë, por posaçërisht për politikëbërësit amerikanë – veçanërisht brenda Departamentit të Shtetit.
    Dosjet tregojnë se artikujt iu dërguan direkt Dan Holler, zëvendësshef i stafit të Sekretarit të Shtetit dhe një ish-punonjës i Senatit Rubio — duke anashkaluar zyrtarët përgjegjës për Shqipërinë ose Ballkanin Perëndimor. Ky detaj ngre pyetje në lidhje me synimin dhe qëllimin e mundshëm të përpjekjes së lobimit.
    Jehonat e medias ‘ngrenë vetullat’
    Fushata tërhoqi gjithashtu mbështetës të papritur. Deri më 1 maj, ishte e qartë se përpjekja kishte dështuar: Departamenti i Shtetit as nuk i kishte lëshuar Berishës vizë dhe as nuk ia kishte hequr përcaktimin e tij si person jo i kërkuar. Kjo u konfirmua në një dosje plotësuese të FARA-s , në të cilën Continental paraqiti materiale shtesë në një përpjekje të fundit për të ndryshuar qëndrimin e Departamentit.
    Megjithatë, korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Axios, Marc Caputo, hyri papritur në bisedë, duke iu përgjigjur një postimi në mediat sociale nga gazetari politik i Wall Street Journal, John McCormick, i cili kishte ndarë mbulimin nga kolegu i tij, gazetari i hetimeve politike dhe ndërmarrjeve të WSJ, Josh Dawsey, mbi punën e LaCivitës në Shqipëri. Caputo pretendoi se një burim i Departamentit të Shtetit i tha atij se Berishës tani i lejohej të hynte në Shtetet e Bashkuara – pavarësisht se nuk kishte raportuar kurrë më parë për Shqipërinë dhe nuk ofroi asnjë shpjegim pse ai pyeti për rastin.
    Pastaj, më 9 maj — vetëm dy ditë para zgjedhjeve kombëtare në Shqipëri — Tyler O’Neil, redaktor i lartë i The Daily Signal , publikoi një raport të ngjashëm. Artikulli citoi përsëri një burim anonim të Departamentit të Shtetit dhe përfshinte komente nga James Carafano i The Heritage Foundation. Carafano është gjithashtu redaktor në 19FortyFive , një nga platformat që transmetoi mesazhet fillestare pro-Berisha — duke ngritur pyetje nëse kjo pasqyronte një rreth të ngushtë apo të koordinuar lojtarësh ideologjikë.
    Por, pavarësisht gjithë zhurmës, Berisha ende nuk kishte asgjë për të treguar — as vizë, as fitore politike, vetëm një sërë artikujsh shtypi, fatura konsulentësh dhe një strategji fushate që u shemb në kontakt me realitetin.
    Reagim i ashpër brenda PD-së
    Ndërsa historia vazhdon të zbulohet, thirrjet për llogaridhënie brenda PD-së po bëhen gjithnjë e më të forta.
    “Jemi të lumtur që e shohim LaCivitën të largohet”, tha një zyrtar i PD-së. “Ai bëri premtime të mëdha dhe nuk i mbajti. Shumë njerëz menduan se ai ishte më i interesuar të avanconte profilin e tij sesa të ndihmonte fushatën”.
    Edhe disa zëra të lidhur me Trumpin e tallën rolin e LaCivitës. Në X (më parë Twitter), komentatori i krahut të djathtë Raheem Kassam e akuzoi atë se “punonte me njerëz të dyshimtë” në Shqipëri. “Ku doni të më deportoni, Shqipëri?” tha ai me shaka. Aktivistja konservatore Evi Kokalari shtoi kësaj, “Chris ende nuk e di çfarë i bëri vetes.”
    Një Parti e Përçarë, Një Strategji e Dështuar
    Pavarësisht kolapsit zgjedhor, Berisha ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke këmbëngulur se do të “vazhdojë luftën” – një veprim që vetëm sa ka thelluar përçarjet brenda partisë.
    “Është sikur të shikosh dikë që i vë flakën shtëpisë dhe pastaj këmbëngul se është i vetmi që mund ta rindërtojë atë”, na tha një figurë e PD-së. “Berisha po mbahet fort pas pushtetit sikur të ishte viti 1997. Por ai është arsyeja pse partia po digjet”.
    Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, e quajti marrëveshjen me LaCivitën një “enigmë” politike dhe financiare, duke kërkuar transparencë të plotë në lidhje me shumën e paguar dhe nëse ekziston ndonjë kontratë. “Nëse ka një kontratë, ajo duhet të jetë publike. Fshehja e saj ngre pyetje më të mëdha sesa vetë pagesa”, tha Sula.
    Edhe aleatët e hershëm po shkëputen nga radhët. Analisti Altin Gjeta e quajti fushatën “një dështim të plotë strategjik”, ndërsa komentatori Mentor Kikia argumentoi se përfshirja e LaCivitës dukej “më shumë si një mision politik sesa një mision zgjedhor”.
    Çfarë mbetet
    Ajo që ka mbetur është një parti e përçarë, një hije ligjore që po thellohet dhe një klasë konsulentësh të huaj që përfitoi ndërsa PD-ja po shembej. Rreziku i Berishës me ndikimin amerikan pati efekt të kundërt – dhe duke vepruar kështu, mund të ketë zbuluar se sa i zbrazët ishte në të vërtetë ky ndikim./ Argumentum

    Top Channel

  • Ekskluzive/ Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

    Ekskluzive/ Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

    Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

    Madje, ai theksoi se që kur kishte lënë detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.
    “Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë”, tha ai.
    Por kjo duket se nuk është e vërtetë. Sipas dokumenteve të depozituara në FARA, kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishes.
    E para në datën 28 Mars, e firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro-amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit, ku i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishën.
    Qëllimi i kësaj vize: takimi me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale. Kjo kërkesë, siç thuhet në dokumentin që Top Channel disponon, është shpërndarë nga Continental Strategy, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
    Por, kur pas më shumë se një muaji që kjo kërkesë për të pajisur Sali Berishën me vize është injoruar nga Departamenti Amerikan i Shteti, Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partinë Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, vetëm pak ditë më parë, në datën 1 Maj.
    Edhe kjo letër është depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, në emër të Partisë Demokratike. Në të bëhet sërish thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës.
    Letra mbyllet me lutjen e lobuesve të cilët theksojnë se shpresa e vetme për klientin e tyre mbetet një vendim i Marco Rubios.
    Njv vendim qe deri tani nuk ka ardhur.
    Sanksionimi i Sali Berishës vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit (https://2021-2025.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/) dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit të Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate.
    Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, por as kjo kërkesë, deri më sot nuk është marrë parasysh.
    Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë nongrata dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikës, deri tani lutjet e tij janë refuzuar.

    Top Channel

  • Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

    Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

    /Top Channel

  • SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    Edhe Associated Press ka raportuar sot për ndryshimin e qëndrimit të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) në lidhje me opozitën shqiptare dhe Sali Berishën.

    Në një artikull kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri, Associated Press ndalet edhe tek marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, duke cituar gjithashtu një reagim nga kompania lobuese ‘Continental Strategy’.

    Sipas zëdhënëses së ‘Continental Strategy’, Melissa Stone, neni 7031(c) është përdorur nga administrata e mëparshme si një armë politike kundër Sali Berishës.

    Pas publikimit të lajmit se Departamenti i Shtetit ka rrëzuar vendimin e Sekretarit Blinken ndaj Sali Berishës dhe se ky vendim ka qenë i politizuar, ka reaguar edhe kompania ‘Continental Strategy’, e angazhuar nga opozita shqiptare për mbrojtjen e kauzave të saj.

    Melissa Stone, zëdhënëse e kompanisë, tha për Associated Press se puna e tyre ka si synim heqjen e masave non grata, të cilat janë përdorur si mjete politike edhe ndaj liderit të opozitës.

    “Puna jonë po financohet nga një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe lider aktiv i diasporës shqiptaro-amerikane, i cili e do Amerikën dhe e do Shqipërinë,” – tha Stone.

    Ajo shtoi se, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ata po kërkojnë nga administrata Trump të ndërmarrë një rishikim të plotë dhe të përmbysë përdorimin politik të nenit 7031(c) gjatë administratës Biden ndaj liderëve konservatorë pro-amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Sali Berisha.

    Sipas deklaratës së DASH, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që interesat e politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës Biden.”