Tag: conten

  • Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike

    Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike

    19 Nëntor 2025

    15:05

    Alfred Lleshi

    Kampionati italian rikthehet pas pushimit të kombëtareve. Në pritje të shortit të së enjtes për “play off”-et drejt Botërorit, afrohet edhe fundjava e Serie A. Gara në krye është tepër e ngushtë, me disa skuadra ende plotësisht në lojë për titull, të ndara vetëm nga pak pikë. Pierpaolo Marino, ish-drejtues te Napoli dhe Roma, foli për këtë situatë.
    Sa i përket Napolit dhe polemikave pas disa deklaratave të trajnerit Antonio Conte, ai nënvizoi: “Besoj se ato kanë qenë deklarata të dala nga stomaku, pra të nxituara, jo strategjike. E pashë ndeshjen dhe ishte vërtet e papashikueshme. Është e kuptueshme që një person me karakter si Conte, i cili pas ndeshjes shpesh thotë të vërtetën, të ketë folur lirshëm. Më goditi shumë kur tha ‘nuk dua të shoqëroj të vdekurin’. Një frazë shumë e fortë, që linte të nënkuptohej dorëheqja apo një largim.
    Personalisht nuk e shoh situatën aq të rëndë sa të kërkonte një votë besimi, sepse askush nuk e kishte vënë në dyshim Conten. Ambienti napolitan është shumë i lidhur me të, edhe komunikata e De Laurentiis ishte mëse sqaruese, e dobishme për të zbehur përshtypjen, për ne që punojmë në këtë fushë, se mund të kishte një largim”.

  • Merkatoja e janarit, De Laurentiis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Conten

    Merkatoja e janarit, De Laurentiis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Conten

    11 Nëntor 2025

    11:36

    Alfred Lleshi

    Napoli po përgatit përpjekjen e madhe në merkaton e janarit për të dalë nga kriza dhe dhënë një mesazh mbështetjeje për Antonio Conte. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur për drejtorin sportiv Manna dhe trajnerin disponueshmërinë e një buxheti prej të paktën 50 milionë eurosh.
    Prioritet kryesor është mbrojtësi i djathtë, ku Di Lorenzo po ndjen lodhjen nga mungesa e alternativave. Synimi është Brooke Norton-Cuffy nga Genoa (rreth 15 milionë euro), me alternativa si Sacha Boey i Bayern Munich.
    Në mesfushë dhe sulm, Napoli do të bëjë të paktën një blerje për të zëvendësuar Anguissa (në Kupën e Afrikës) dhe De Bruyne (jashtë deri në shkurt), me objektiv Arthur Atta të Udinese (rreth 20 milionë euro) dhe monitorim të Morten Frendrup.
    Nuk përjashtohet huazimi surprizë i Federico Chiesa nga Liverpool, që mund ta çojë Conten në formacionin 3-5-2 për Lukakun dhe Hojlund. Sipas klubit, Rrahmani është afër rinovimit 2-vjeçar, ndërsa Anguissa kërkon rritje page. Marianucci mund të largohet, ndërsa Lucca mbetet jashtë merkatos.

  • De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    2 Tetor 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Java e Kevin De Bruyne nuk ka njohur qetësi. Pas kritikave në transfertën e “San Siros” ndaj Milanit dhe debatit për zëvendësimin e kërkuar nga Conte, tashmë i qetësuar, belgu u rikthye protagonist në Champions League kundër Sportingut me një asist, duke arritur kuotën 26 në kompeticion dhe barazuar legjendat Zidane e Iniesta. “Nuk kam pasur asnjë problem me Conten, – theksoi ai. – Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën. Është folur shumë këto ditë, por në të vërtetë nuk kam asnjë problem. Dua vetëm të luaj dhe të kënaqem”.
    Kundër Sportingut dominoi mesfushën, por ai vlerësoi Højlund: “Bëmë një ndeshje të madhe, krijuam shumë raste. Në golin e parë prita momentin dhe hapësirën e duhur për ta shërbyer, Hojlund bëri pjesën tjetër. Po rritet shumë, ngjan me Haaland, edhe pse vjen më shpesh drejt topit. Nëse fokusohet te futjet, mund të shënojë shumë”.
    Për rolin e tij: “Vendos trajneri. Luaj ndryshe nga vitet e fundit, me moshën ndryshojnë edhe ritmet. Mund të alternohem me McTominay, secili do të gjejë vendin e vet”.

  • De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

    De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

    6 Gusht 2025

    7:30

    Alfred Lleshi

    “Me Conten fitoj 25”. Ky është titulli kryesor i faqes së parë të numrit të sotëm të “Corriere dello Sport”, dedikuar Kevin De Bruyne, duke iu referuar një interviste ekskluzive që kampioni belg ka dhënë për gazetën në fjalë, ku deklaron: “Deri tani kam fituar 24 trofe. Tashmë dua titullin kampion në Serie A”.
    Në intervistë përfshihen shumë tema: lidhja me Napolin, mentaliteti i Antonio Contes, Grealish, Liga e Kampionëve, Modric dhe Pino Daniele. Ja disa nga deklaratat e tij: “Kisha edhe oferta të tjera, por zgjodha një skuadër që është e jashtëzakonshme. Nuk jam ëndërrimtar, e ardhmja varet nga puna e palodhur. Maradona? Një legjendë”.

  • Zero tituj për Interin… Nuk ndodhte prej 5 vitesh, që nga sezoni i parë me Conten

    Zero tituj për Interin… Nuk ndodhte prej 5 vitesh, që nga sezoni i parë me Conten

    Zhgënjim i madh në shtëpinë zikaltër, që ende nuk po zbehet, pas finales së Champions League, të shtunën mbrëma, të humbur me rezultatin e thellë 5-0 kundër PSG. Më në fund, frika e një pjese të tifozëve interistë u kthye në realitet: sezoni, që në një moment dukej se mund të çonte deri te tripleta, përfundoi pa asnjë trofe (zero tituli).
    Një ngjarje e pazakontë për zikaltrit, pasi nuk ndodhte prej sezonit 2019-2020, sezoni i parë me Antonio Conten në pankinë, kur u renditën të dytët në Serie A, humbën finalen e “Europa League” dhe u ndalën në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Që nga ajo kohë, zikaltrit gjithmonë kanë fituar të paktën një titull.
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp pas finales së humbur në Mynih, u shpreh kështu: “E dimë që nga humbjet del më i fortë, sonte dhemb si në Stamboll. Ishin ndeshje të ndryshme, sonte ishim më të lodhur se PSG. Nuk luajtëm mirë teknikisht, parizienët i fitonin të gjitha topat e dytë.
    Ne luajtëm deri të premten e kaluar në kampionat, ata e fituan kampionatin tre muaj përpara. Parizienët kanë cilësi të jashtëzakonshme, e dinim që ishin më të fortë se ne. Megjithatë, duhet të luanim më të mirë. Së bashku nuk ia dolëm dhe e merituam humbjen”.

  • Zbulohen prapaskenat e takimit Conte-De Laurentiis, premtimet dhe gjithçka u tha mes tyre

    Zbulohen prapaskenat e takimit Conte-De Laurentiis, premtimet dhe gjithçka u tha mes tyre

    Fillimisht takimi me Papën dhe më pas ai me trajnerin, vetëm pak hapa larg Presidentit të Republikës. Antonio Conte dhe Napoli janë afruar sërish në një ditë të jashtëzakonshme në Romë, e ndarë mes magjisë së Vatikanit dhe një dreke me bisedë pune që zgjati tri orë në shtëpinë e Aurelio De Laurentiis, në rrugën “Ventiquattro Maggio”, vetëm 200 metra nga “Quirinale”.
    Forca më e madhe që ka hyrë në lojë, megjithatë, ishte ADL. Ai e hapi sërish tryezën e bisedimeve me trajnerin kampion të Italisë, pas krisjes së thellë të krijuar në janar për shkak të strategjive të ndjekura nga klubi në merkato. De Laurentiis dha çdo garanci të mundshme për ambicien e madhe të klubit dhe nivelin e lartë të investimeve. Janë gati 200 milionë euro për të ndërtuar një Napoli edhe më të fortë dhe sidomos për të qenë konkurrues në nivelin më të lartë në Itali e në Champions League.
    Drejtori sportiv Manna, i rëndësishëm si një vit më parë për punën në prapaskenë, është vënë në lëvizje shumë më herët dhe është gati të finalizojë dy goditje të mëdha si Kevin De Bruyne dhe Jonathan David (sa për të nisur). Pa harruar infrastrukturën, që është gjithashtu element kyç për një skuadër fituese: nga qendra stërvitore te fushat.
    Me pak fjalë: presidenti ka premtuar çdo përpjekje për ta përmirësuar gjithnjë e më shumë Napolin, duke mbuluar boshllëqet që dolën në pah gjatë një sezoni të përfunduar me fitimin e titullit, kryevepër e Contes dhe skuadrës, duke ngritur sërish një të ardhme që deri të hënën ishte e mbuluar nga mjegulla. Dhe jo ajo blu e festimeve në Lungomare.
    Që Juventusi mendon për Conten, ashtu siç ka menduar Milani dhe, siç duket, Manchester United, është fakt i konfirmuar, por gjatë takimit të djeshëm u përjashtua kategorikisht çdo tratativë me këto klube.

    Mes trajnerit dhe presidentit ekziston një respekt dhe lidhje njerëzore e rrallë për futbollin, që shkon përtej mospajtimeve profesionale. Janari, me moszëvendësimin e Kvara dhe mospërforcimin e mbrojtjes, kur skuadra ishte në krye, por me një grup të ngushtë lojtarësh, la gjurmë që kulmuan me mendimin për t’u ndarë. Tani duket se diçka po ndryshon. Deri të hënën, mundësitë për ta parë Conten sërish në pankinën blu për vitin e dytë nga tre të kontratës ishin të pakta, por dje u shtuan. Mjaftueshëm për të barazpeshuar alternativat…
    Përgjigjja përfundimtare e trajnerit Conte pritet të vijë deri në fundjavë, ndërkohë që pritet edhe një takim i fundit, i ndërtuar sipas nevojave të ndërsjella. Ekziston edhe një aspekt që nuk mund të kalojë pa u vënë re: fakti që takimi përfundoi me reflektim dhe jo me ndarjen e shumëpërfolur, tregon për hapje.
    Edhe De Laurentiis, që doli nga shtëpia në orën 17:10 me shoferin e tij, 20 minuta pas Contes, drejtorit sportiv Manna, administratorit Chiavelli, nënkryetarit Edoardo De Laurentiis dhe zëvendës drejtorit sportiv Sinicropi, ishte i buzëqeshur. Ai përshëndeti gazetarët dhe ngriti gishtin e madh lart. Mund të mos thotë asgjë, por ndoshta do të thotë gjithçka…
    Në çdo rast, edhe sot, si dje, ideja për t’ia besuar stolin Massimiliano Allegrit në rast ndarjeje me Conten, vazhdon të qëndrojë. Një tjetër profil i nivelit të lartë.
    Në këtë moment, Conte është i rrethuar nga përpjekje për ta mbajtur. Klubi blu po bën gjithçka për ta bindur të qëndrojë. Njësoj si bashkëshortja e tij, zonja Elisabetta; Oriali, stafi dhe madje edhe Lukaku. Secili prej tyre, gjatë paradës në Lungomare, deklaroi hapur: “Do të bëj gjithçka për ta bindur”.
    Napoli, qyteti, presin me padurim; janë të dashuruar me Conten. Ashtu si edhe De Laurentiis. Presidenti ka qenë diskret dhe i respektueshëm në publik, duke shmangur presionet apo batutat, por në prapaskenë ka qenë i vendosur dhe i qartë. E do atë në krye të Napolit, në Itali dhe në Europë. E do për të fituar sërish, bashkë.