Tag: conte

  • Napoli, festë me fishekzjarre për ditëlindjen e Contes. Urime dhe emocione pa fund

    Napoli, festë me fishekzjarre për ditëlindjen e Contes. Urime dhe emocione pa fund

    Fishekzjarre si qirinj gjigantë mes njerëzve dhe një tortë me De Laurentiis dhe djemtë e tij. Gëzuar ditëlindjen, mister! Gëzuar ditëlindjen, Antonio Conte! 56 vite të mbajtura me një fizik prej protagonisti dhe qëndrim krenar si një admiral i marinsave, ose më thjesht si trajner kampion i Italisë,  që ende punon personalisht si sportist i vërtetë.
    Autentik, i bën lojtarët të vrapojnë, por vrapon edhe vetë (i vetëm), stërvitet fort, nuk humbet asnjë ritëm. Gjithsesi, kjo është një histori më vete. Festë e dyfishtë për të mbyllur një ditë pune me dy seanca shumë të lodhshme në stadiumin “Teofilo Patini”.
    Mëngjes dhe pasdite, me stërvitje rraskapitëse dhe kilometra të përshkuara, që i shteruan fizikisht lojtarët. Të gjithë, pa përjashtim, në fund të seancës fizike u shtrinë në bar për pak “stretching” dhe çlodhje, me trajnerin Antonio që iu dha dorën secilit prej tyre. Si për të thënë: mirë, bravo! E njëjta gjë do të vijojë.
    Flakë në fushë dhe fishekzjarre jashtë, siç po thonim. Në orën 20:00, pas përfundimit të seancës së dytë stërvitore të ditës, u mbajt një spektakël piroteknik i organizuar dhe ofruar nga bashkia e Castel di Sangro, me kryetarin e bashkisë, Angelo Caruso, si mikpritës.
    Ai ishte shpirti i festës, Conte ishte mbreti i kësaj mbrëmjeje. Fillimisht festa dhe përqafimi me tifozët në hapësirën mes stadiumit “Teofilo Patini” dhe “Palasport”, më pas një festë e vogël familjare e Napolit te “Aqua Montis”, baza e klubit në Rivisondoli. Darkë dhe tortë të gjithë së bashku, kush këndon dhe kush duartroket, kështu bëhet në grumbullim.

    Ky quhet grup, kjo quhet skuadër. Në fakt, Conte kishte marrë një urim të madh me këngë për ditëlindjen që rreth orës 11 paradite, sapo kishte dalë në fushën e stadiumit për seancën e parë. Të paktën 2500 tifozë në tribuna kënduan “Gëzuar ditëlindjen mister”! Kënga u përsërit edhe pasdite, Conte përshëndeti dhe falënderoi ndërsa drejtonte ushtrimet taktike.
    I pari që i bëri urimin trajnerit, të paktën publikisht, ishte Aurelio De Laurentiis. Pikërisht, në mesnatë: “I dashur Antonio, shumë urime nga unë, nga familja ime dhe nga i gjithë Napoli!”. Ky ishte mesazhi i publikuar nga presidenti përmes profilit të tij në “X” (ish-Twitter).
    Një marrëdhënie shumë e thellë mes të dyve, miqësi e sinqertë që tejkalon lidhjen profesionale. Lidhje që përfshin edhe familjet. Conte, De Laurentiis dhe zonjat e tyre, Elisabetta dhe Jacqueline, ndër të tjera, kaluan së bashku disa ditë pas grumbullimit në Dimaro, në Ischia, ashtu siç ndodhi pas fitores së titullit dhe para rinovimit të “paktit azzurr”.
    Edhe Juventusi, përmes profileve të veta në rrjetet sociale, i bëri urim për ditëlindjen Contes. “Gëzuar ditëlindjen, Antonio”, – ishte mesazhi drejtuar ish-kapitenit dhe ish-trajnerit. Një gjest dashamirësie dhe elegance ndaj një simboli të klubit bardhezi, edhe pse disa tifozë e shoqëruan me komente më pak festive, të ndikuar nga atmosfera e afërt e kampionatit. Gjëra futbolli.
     

  • “Conte e di mirë çfarë i duhet Napoli-t”, Sacchi: Futbolli italian duhet të fillojë të dëgjojë tifozët

    “Conte e di mirë çfarë i duhet Napoli-t”, Sacchi: Futbolli italian duhet të fillojë të dëgjojë tifozët

    Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, e sheh Napolin duke synuar mesfushorin e Manchester Cityt, Jack Grealish.
    Sacchi beson se trajneri i Napolit, Antonio Conte, do ta mirëpriste ardhjen e Grealish.
    Ai tha për La Gazzetta dello Sport: “Napoli? Antonio Conte di si të luajë në Europë. Ai e di se duhet të përmirësohet në situatat një kundër një.
    “Ai po kërkon një tjetër sulmues krahu; për Grealish po flitet. Ai dëshiron të krijojë epërsi numerike në krahë. Është mënyra e duhur për të thyer mbrojtjet kundërshtare.
    “Dhe pastaj, me Kevin De Bruyne, ai e ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë në mesfushë. Lorenzo Lucca do të jetë shumë i dobishëm si zëvendësues për Lukakun si në Itali ashtu edhe në Champions League”.
    Lidhur me Serie A në përgjithësi, Sacchi tha gjithashtu:
    “Publiku kërkon argëtim, është koha që klubet të dëgjojnë nevojat e atyre që paguajnë për biletat. Nuk është më si vitet 1970 ose 1980, kur njerëzit nuk dinin çfarë po ndodhte jashtë vendit.
    “Tani të gjithë e shohin se si luhet loja në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe futbolli italian duhet të jetë në të njëjtën gjatësi vale nëse nuk dëshiron të rrezikojë të bëjë hapa prapa”.

  • Conte: Vjet ndodhi diçka e bukur, tani duhet të punojmë me inteligjencë dhe përulësi

    Conte: Vjet ndodhi diçka e bukur, tani duhet të punojmë me inteligjencë dhe përulësi

    25 Korrik 2025

    8:45

    Telesport

    Trajneri i Napoli, Antoni Conte, u takua me tifozët në kampin stërvitor. Ai përsëriti angazhimin e ekipit dhe stafit për të mbajtur një profil të ulët përpara sezonit të ardhshëm. “Është mirë që e gjejmë veten përsëri pas një viti me diçka të rëndësishme në fanellat tona“, tha trajneri i Napoli.
    “Diçka e bukur ka ndodhur; ju gjithmonë na keni mbështetur, nga fillimi deri në fund. Jemi të lumtur që ju kemi shpërblyer mbështetjen duke ju bërë krenarë dhe duke u shpallur kampionë“, shtoi trajneri Conte, kampion në fuqi me Napoli.
    “Ekipi gjithmonë ka pasur një ndjenjë të madhe përkatësie dhe respekti. E dinim se duhej të rikuperoheshim pas një sezoni të vështirë. Tani duhet të jemi inteligjentë dhe të përulur. Supozimi dhe arroganca janë të padobishme“, vazhdoi Conte.
    “Ne i dimë vlerat që të çojnë te suksesi. Ato janë puna e palodhur dhe profesionalizmi. Ne e dimë se çfarë duhet për të arritur sërish diçka të rëndësishme“, deklaroi Antonio Conte, duke preferuar të qëndrojë me këmbë në tokë.

  • Napoli kampion e nis me humbje, Conte nuk shqetësohet: Jemi ende pas fizikisht e taktikisht

    Napoli kampion e nis me humbje, Conte nuk shqetësohet: Jemi ende pas fizikisht e taktikisht

    23 Korrik 2025

    9:48

    Telesport

    Sezoni 2025/26 i Napolit nis me një zhgënjim: Kampionët e Italisë pësuan një humbje 0-2 kundër Arezzo në miqësore. Një debutimin me humbje për Kevin De Bruyne, por që nuk shqetëson shumë trajnerin Antonio Conte.
    Pjesa e parë pati shumë debutime për napolitanët: De Bruyne, Marianucci, Lucca dhe Lang, ku të gjithë ishin titullarë. Belgu, ish-lojtar i Manchester City, u përpoq menjëherë të shpikte diçka në sulm, por pa sukses.
    “Janë vetëm 6 ditë grumbullim ku kemi punuar shumë. Luajtëm dhe provuam disa nga gjërat e reja që kishim përgatitur. Kemi qenë pushim për një kohë të gjatë dhe nga ana fizike jemi ende pas”, tha Conte.
    “Duhet ende të punojmë shumë dhe të gjejmë vendet e duhur taktikisht për lojtarët e rinj që kanë ardhur. Në ditët në vijim do të kemi më shumë qartësi sin ë lojë ashtu dhe në skemat që do të përdorim”, tha Conte.

  • Rrahmani: A është ky, Napoli më i fortë ku kam luajtur? Koha do ta tregojë…

    Rrahmani: A është ky, Napoli më i fortë ku kam luajtur? Koha do ta tregojë…

    Amir Rrahmani, një nga figurat kyçe të Napolit dhe tashmë ndër “senatorët” e skuadrës kampione italiane, flet me realizëm dhe maturi nga grumbullimi veror në Dimaro. I intervistuar nga “Sky Sport”, mbrojtësi kosovar ka reflektuar mbi atmosferën në skuadër dhe fazën përgatitore, duke mos u nxituar me etiketime të mëdha: “Nuk e di nëse ky do të jetë Napoli më i fortë ku kam luajtur ndonjëherë. Koha do ta tregojë, por sigurisht që është një nga më të fortët”.
    Rrahmani komentoi edhe intensitetin e stërvitjeve të drejtuara nga Antonio Conte, duke bërë një krahasim me përgatitjet e vitit të kaluar: “Vera e kaluar ishte më e vështirë. Conte nuk ka ndryshuar, stërvitjet janë shumë të forta, i bëjmë çdo ditë. Nuk është e lehtë”.
    Sa i përket synimeve për sezonin që po afron, ai është i qartë: “Objektivi ynë është të japim më të mirën në çdo kompeticion”.
    Mbrojtësi i Napolit ka dhënë një koment edhe për blerjet e reja të klubit, duke i konsideruar si elementë me peshë dhe përvojë: “Të gjithë janë lojtarë me cilësi të mëdha. Nuk janë këtu rastësisht. Kanë luajtur në klube të rëndësishme. Klubi i ka zgjedhur për një arsye”.
    Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen këtë verë është padyshim Kevin De Bruyne, i cili sipas Rrahmanit ka qenë i kujdesshëm para se të merrte vendimin për transferimin: “Ai di shumë gjëra për klubin tonë. Para se të vinte ka pyetur në kombëtare Lukakun. Ka shumë cilësi. Tani duhet të përshtatet me atë që kërkon trajneri Conte”.
    Në fund, një koment për partnerin e ri në qendër të mbrojtjes, holandezin Beukema: “Çdo mbrojtës që vjen, përpiqet të komunikojë me partnerin e repartit. Kur e di se çfarë do të bëjë tjetri, është më e lehtë të punosh bashkë”.
    Fjalë me peshë nga një lider i heshtur i mbrojtjes, i cili edhe këtë sezon pritet të jetë pikë kyçe në arkitekturën taktike të Napolit të Contes.

  • Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    20 Korrik 2025

    18:51

    Telesport

    Me mbërritjen e sulmuesit Lorenzo Lucca nga Udinese dhe mbrojtesit Beukema nga Bologna, skuadra e Napolit është pothuajse e plotë. Conte tani dëshiron pjesën e fundit të puzzle: një sulmues krahu të aftë për të bërë një ndryshim edhe më të madh.
    Ndoye mbetet favoriti, por diferenca me Bologna-n nuk po ngushtohet, pavarësisht se Napoli tashmë kanë një mirëkuptim bazë me zviceranët, të cilët do të donin të luanin për Napolin.
    Ndërkohë, ata po mbajnë sytë hapur edhe te Nusa i Leipzig dhe Chiesa i Liverpool. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë përparim.
    Për të finalizuar skuadrën, tani nevojitet një zëvendësues për Meret, dhe Napoli vazhdon të mbajë kontakte me Torinon në lidhje me Milinkovic-Savic. Kjo lëvizje mund të përfshijë edhe Ngonge qe do te shkonte te Torino.

  • Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Një foshnje 15-muajsh u gjet e vdekur në Namur të Belgjikës, pasi qëndroi e bllokuar në një makinë për orë të tëra në një ditë të nxehtë vere.

    Autoritetet lokale njoftuan lajmin, duke shtuar se zyra e prokurorit ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

    Sipas raporteve fillestare, të raportuara nga shtypi belg, babai harroi ta çonte fëmijën në çerdhe para se të shkonte në punë, duke e lënë pa vetëdije në makinën e parkuar në vendin e tij të punës për gjithë ditën, gjatë së cilës temperaturat arritën 25 gradë Celsius.

    Ekzaminimi mjeko-ligjor ia atribuoi vdekjen goditjes nga nxehtësia (hipertermisë) dhe përjashtoi përfshirjen e një pale të tretë. Kur u pyet për rastin, zyra e prokurorit nuk pranoi të komentonte mbi thelbin e çështjes, duke u kufizuar në theksimin se, “sipas provave fillestare të mbledhura, fëmija mbeti në automjet për shkak të një pakujdesie tragjike”.

  • De Laurentiis bën premtimin e madh: Do të vijnë lojtarë të tjerë, Conte do ta mbajmë gjatë këtu

    De Laurentiis bën premtimin e madh: Do të vijnë lojtarë të tjerë, Conte do ta mbajmë gjatë këtu

    12 Korrik 2025

    8:15

    Telesport

    Pas një fillimi të shkëlqyer të merkatos së verës, me nënshkrimet e Marianucci nga Empoli dhe, më e rëndësishmja, De Bruyne nga Manchester City, presidenti Aurelio De Laurentiis ringjalli entuziazmin e tifozëve të Napoli.
    Në një deklaratë të bërë gjatë një eventi në Pompei, aid ha sinjale të qarta se merkato për skuadrën kampione të Italisë nuk ka përfunduar. Madje ai bëri një prmbim të madh.
    “Nënshkrime të reja? Shumë lojtarë të rinj do të mbërrijnë së shpejti te Napoli“, deklaroi ai, duke ngritur në qiell entuziazmin e tifozëve napoletane.
    Në fund, presidenti i Napoli foli edhe për trajnerin Antonio Conte, që vendosi të qëndrojë: “Conte është i shkëlqyer, ai është trajneri më i mirë që mund të kishim. E kemi ende me vete dhe do ta mbajmë“.

  • “De Bruyne nuk ka ardhur te Napoli për të kaluar pleqërinë. Conte, trajneri më i mirë i Serie A”

    “De Bruyne nuk ka ardhur te Napoli për të kaluar pleqërinë. Conte, trajneri më i mirë i Serie A”

    I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka komentuar merkaton e Napolit duke filluar, natyrisht, nga blerja e Kevin De Bruyne që ka sjellë entuziazëm në ambientin blu, pas fitimit të titullit kampion:
    “Blerja më e rëndësishme e Napolit është ai që drejton nga stoli, Antonio Conte. Ta kesh konfirmuar atë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe garanci për të ardhmen. Është trajneri më i mirë i Serie A dhe një nga më të mirët në nivel botëror”.
    Napoli duket se është përpara të gjithëve në garën për titull…Për momentin, po. Ka ende shumë kohë deri në fund të merkatos dhe gjithçka mund të ndodhë, por më duket se Napoli po i bën gjërat me arsye, me metodë dhe largpamësi.
    Cilat blerje ju bindin?Para së gjithash afrimi i De Bruyne. Belgu është një kampion që ka luajtur në një nga skuadrat më të forta në botë, Manchester City, ka mentalitet fitues dhe, nga sa di unë, dëshiron ta jetojë eksperiencën në Itali me entuziazëm dhe ambicie. Nuk ka ardhur këtu për të kaluar pleqërinë. Dhe pastaj, më lejoni ta them, nëse do të donte të kalonte pleqërinë i qetë, nuk shkonte në një skuadër të drejtuar nga Conte… Antonio është si çekiç, të qëndron mbi kokë 24 orë në ditë, nuk të lë asnjë çast të qetë.

  • E BUJSHME: Thomas Muller drejt transferimit surprizë në Serie A, e kërkon klubi kampion

    E BUJSHME: Thomas Muller drejt transferimit surprizë në Serie A, e kërkon klubi kampion

    30 Qershor 2025

    18:38

    Telesport

    Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi veteran do të largohet nga klubi bavarez menjëherë sapo të mbarojë aventurën në Kupën e Botës për Klube, ku Bayern do të përballet në çerekfinale me PSG-në.
    Edhe pse do largohet nga Bayern, Muller do vazhdojë të japë ende kontributin e tij në fushën e blertë, por tani në një klub tjetër. Sulmuesi gjerman ende ndihet mjaftueshëm i fortë për të vazhduar të garojë në nivelin më të lartë dhe tashmë po shqyrton ofertat për sezonin e ardhshëm.
    Për 35-vjeçarin ka interes nga disa klube dhe liga të ndryshme, por ditën e sotme është raportuar një lajm vërtet i bujshëm nga Italia, sipas të cilit, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte, kërkon të transferojë sulmuesin gjerman. Conte kërkon të përsërisë rastin De Bruyne, ndaj nuk përbën dhe aq befasi ky interes për një sulmues si Thomas Muller. Conte vlerëson shumë eksperiencën e Muller dhe mbi të gjitha mentalitetin e tij fitues, gjë që kërkon ta injektojë edhe te pjesa tjetër e ekipit.