30 Shtator 2025
14:34
Alfred Lleshi
Andrea Ranocchia kujtoi episodin mes Contes dhe De Bruyne, duke e krahasuar me një rast tek Interi: “Lautaro, në Inter-Roma 3-1 të vitit 2005, mbeti i pakënaqur nga zëvendësimi dhe pati përplasje. Sidoqoftë, Conte është trajneri, merr përgjegjësitë kur gjërat shkojnë mirë ose keq. Ka fituar 7 nga 8 kampionate, e di si të fitojë. Metoda e tij është grupi, jo individi. O je me të, o nuk funksionon në ekipin e tij. Kjo është forca e tij”.
Mbi kampionatin: “Kanë kaluar vetëm 5 javë, është shumë herët. Napoli, pavarësisht humbjes me Milanin, mbetet një siguri dhe do të luftojë deri në fund. Edhe Interi ka ekip të fortë dhe trajner të aftë, do të jetë garë e bukur. Te Milani shihet dora e Allegrit. Kuqezinjtë janë kompaktë, me Modric e Rabiot që plotësojnë njëri-tjetrin. Kanë vetëm një ndeshje në javë, ndaj konsumojnë më pak energji”.
Për Juven: “E shoh një shkallë më poshtë. Sipër janë Napoli dhe Interi. Conte bën diferencën nga njëra anë, nga tjetra Chivu është i fortë, kam luajtur me të. Njeri i madh, me koncepte të qarta futbolli”.









