Tag: conte

  • Boban kundërshton Conten, pas turpërimit ndaj PSV: Ç’lidhje ka merkatoja? Të rinjtë as nuk luajnë

    Boban kundërshton Conten, pas turpërimit ndaj PSV: Ç’lidhje ka merkatoja? Të rinjtë as nuk luajnë

    22 Tetor 2025

    13:11

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 6-2 të Napolit ndaj PSV-së, Zvonimir Boban reagoi në “Sky Sport” ndaj kritikave të Antonio Contes për merkaton: “Merkatoja nuk ka të bëjë fare me këtë humbje. Conte ka mbajtur 14 lojtarë nga sezoni i kaluar. Cila nga prurjet e reja luan, përveç De Bruyne? Askush. Nuk shoh ndonjë dramë këtu”.
    Boban shtoi: “Flisni për Beukema, por në këtë ndeshje gaboi Buongiorno, jo ai”. Më herët, Conte kishte shpërthyer: “Kemi futur në skuadër 9 lojtarë të rinj, është e vështirë të krijosh lidhje të menjëhershme. E dija që do të ishte një vit i komplikuar. Duhet shumë punë dhe durim”.
     

  • PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

    PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

    Napoli pëson një disfatë të rëndë, historike ndaj PSV, një humbje 6-2 që trondit ekipin e Conte-s. Kjo ishte hera e parë në histori, në turnet Evropian, që Napoli pëson 6 gola, kishte që nga viti 1997 që nuk pësonte 6 gola në një ndeshje të vetme edhe në Serie A. Kjo ishte humbje e dytë radhazi për blutë që ndez alarmin përpara sfidës me Inter.
    Në fakt, Napoli krijoi iluzionin se mund të bënte mirë në transfertën holandeze pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me McTominay, ku në zonë me një goditje të bukur me kokë skocezi tundi rrjetën. Festa nuk zgjati shumë për ekipin e Contes pasi në minutën e 35-të, holandezët vendosën baraspeshën fal një autogoli spektakolar nga Boungiorno, ndërsa 3 minuta më pas PSV përmbysi shifrat.

    Holandezët e nisën “zjarr” fraksionin e dytë ku Dennis Man me një “dopietë” golash dërgoi shifrat në 4-1. Napoli mbeti me dhjetë lojtarë, por McTominay ngushtoi shifrat në 4-2 në minutën e 86-të, por vetëm kaq pasi vendasit realizuan edhe dy gola të tjera brenda kohës së rregullt duke turpëruar Napolin, një humbje shumë e rëndë që vendos Conten në vështirësi në këtë fillim faze në Champions me vetëm 3 pikë në 3 ndeshje.
    Napoli nuk njihej në fushë, por në konferencë për shtyp Conte shpërtheu duke hedhur akuza në distancë: “Ka shumë zhgënjim, e kam thënë gjithnjë, nëse dëshirojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme duhet të rigjejmë shpirtin që kishim një vit më parë, të mos vendosim objektiva personal përpara Napolit”, u shpreh Conte.
    ()
    © BalkanWeb

  • Conte: Napoli po bëhet një ekip me mentalitet europian, por na duhet qëndrueshmëri

    Conte: Napoli po bëhet një ekip me mentalitet europian, por na duhet qëndrueshmëri

    Napoli do të luajë sot në Holandë ndaj PSV Eindhoven në Champions League, në kërkim të fitores, pasi kampionët e Italisë kanë humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në Serie A jashtë shtëpisë. Djemtë e Conte iu përgjigjën humbjes ndaj Manchester City duke mposhtur Sporting Lisbon.
    Në Eindhoven, ndeshja kundër PSV do të jetë një provë vendimtare: “Ne nuk jemi këtu për të qenë viktima sakrifikuese“, komentoi Antonio Conte në konferencën për shtyp. “Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë sepse është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë“.
    Trajneri italian mund të rikuperojë lojtarët kryesorë të mesfushës, por ende nuk është marrë një vendim në lidhje me McTominay: “Ai ka një prerje mbi kyçin e këmbës, por do të marrë përgjegjësinë për të vendosur nëse është i disponueshëm apo jo. Nuk duhet ta detyrojmë veten; nuk duam të marrim rreziqe të panevojshme“.
    “Krahasuar me vitin e kaluar, kemi shënuar më shumë gola, edhe pse kemi pësuar më shumë. Mesatarja jonë është rritur, madje edhe në ndeshjen e fundit patëm shumë raste. Na duhet qëndrueshmëri edhe pse vëllimi i lojës është rritur në çdo aspekt dhe ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të ekspozuar ndaj rreziqeve”, tha Conte
    Më tej, trajneri i Napoli tha: “Ky është ekipi ynë: luajmë për të provuar të shënojmë një gol më shumë dhe me një mentalitet evropian. Ekipet e mëdha duhet gjithashtu të marrin në konsideratë rrezikun e pësimit të disa golave ​​të tjerë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe të vështira”.

  • Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund (video)

    Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund (video)

    18 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Torino ka fituar 1-0 ndaj Napoli-t për javën e 7-të në Serie A, duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të drejtuar nga Antonio Conte, pas asaj ndaj Milanit. Golin vendimtar për vendasit e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 32-të.
    Në minutat shtesë, Napoli gjetën rrjetën me Noa Lang, por goli i sulmuesit holandez u anullua për pozicion jashtë loje. Zhgënjim i madh te napolitanët, Antonio Conte-n nuk e mban vendi. SHIKOGOLINEANULLUAR
    Kristjan Asllani luajti për 85 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Elbasanasi u zëvendësua në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë.

  • Serie A dhe Champions, trajneri Conte përgatitet për një “tur force” me Napolin

    Serie A dhe Champions, trajneri Conte përgatitet për një “tur force” me Napolin

    17 Tetor 2025

    13:09

    Telesport

    Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë në Champions League dhe më pas ndeshja vendimtare me Inter për titullin kampion në Serie A. Janë këto tri sfidat e radhës të Napoli kampion në Itali.
    Tri ndeshje delikate, ku trajneri Antonio Conte synon të zbatojë një “turnover” për të patur gjithnjë një ekip të freskët e agresiv. “E rëndësishme është t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha trajneri i Napoli.
    “Duke pasur parasysh dëmtimet e fundit, rotacionet do të jenë të pashmangshme. Prandaj kërkuam një merkato të fuqishme dhe një ekip të zgjeruar, pasi luajmë çdo tri ditë”, shtoi më tej Conte.
    “E di që çdo sfidë ka rëndësinë e saj, duhet maksimumi dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për të bërë gol. Gjithsesi, jemi fokusuar te ndeshja me Torino, për të tjerat do të flasim javën tjetër”, tha Conte.

  • Conte e donte që në verë, De Laurentiis do e sjellë në janar. Napoli po përgatit një tjetër super përforcim

    Conte e donte që në verë, De Laurentiis do e sjellë në janar. Napoli po përgatit një tjetër super përforcim

    9 Tetor 2025

    19:21

    Telesport

    Edhe pse te Man. United e ka shumë të vështirë të jetë titullar në formacionin e Ruben Amorim, Kobbie Mainoo ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të njohura.
    Gjatë verës, Antonio Conte e kërkoi me ngulm për te Napoli, por transferimi nuk u bë dot i mundur. “Calciomercato” raporton se pas përpjekjes së dështuar në verë, Aurelio De Laurentiis po përgatit një ofensivë të re për janarin. Antonio Conte ka qenë i qartë me drejtuesit e Napolit: ai dëshiron një mesfushor me mentalitetin, fizikun dhe aftësinë taktike për të mbuluar mungesën e Franck Anguissa, i cili do të garojë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Kamerunin midis dhjetorit dhe janarit dhe Kobbie Maino ëhstë profili i duhur.
    Mënyra e transferimit pritet të jetë huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.

  • Telashe për Napoli, trajneri Conte humbet për një muaj titullarin e mesfushës

    Telashe për Napoli, trajneri Conte humbet për një muaj titullarin e mesfushës

    8 Tetor 2025

    8:12

    Telesport

    Një goditje e fortë për Napoli dhe Antonio Conte. Mesfushori Stanislav Lobotka është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares sllovake dhe është rikthyer në Itali. Ai iu nënshtrua një serie testesh pas dëmtimit që pësoi të dielën kundër Genoa.
    “Stanislav Lobotka, i lënduar në ndeshjen e së dielës dhe i detyruar të zëvendësohej, iu nënshtrua testeve. Ato konfirmuan një dëmtim muskulor të një shkalle të tillë që e detyrojnë të mos luajë në kombëtare”, tha Federata Sllovake e Futbollit.
    Lobotka ndodhet në Napoli për teste të mëtejshme mjekësore, për një tërheqje muskulore që ka të ngjarë ta mbajë jashtë fushave për një muaj. Nëse ndodh kjo, ai do të humbasë ndeshjet e Serie A kundër Torino, Inter, Lecce, Como dhe Bologna.
    Ai gjithashtu do të mungojë edhe në Champions League, kundër PSV dhe Eintracht Frankfurt. Trajneri Conte mendon se zëvendësuesi i tij natyror, skocezi Gilmour, do të luajë në vendin e Lobotka.

  • Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

    Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

    6 Tetor 2025

    10:03

    Telesport

    Napoili fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Genoa dhe rikthehet në krye të Serie A, por për trajnerin Antonio Conte ky sezon nuk ka për të qenë aspak i lehtë. “Jemi në një rrugë të panjohur, ndaj ky vit do të jetë më i vështiri për ne”, tha trajneri Conte.
    “Krahasuar me ekipet e tjera, që kanë luajtur në Champions League për vite me radhë, tani e gjejmë veten përballë një situate të re. Vitin e kaluar skuadra ishte shumë e kufizuar dhe me nëntë lojtarë të rinj duhet durim”, shtoi Conte.
    Më tej, trajneri i Napoli tha: “Disa prej tyre nuk janë ende gati, ata duhet të fillojnë dhe të futen në dinamika të caktuara. Jemi kampionët e Italisë dhe duam ta ruajmë këtë pozicion, por e dimë se kundërshtarët duan të na mundin”.
    “Ne kemi lojtarë që na japin vrull me shpejtësinë e tyre, jemi vërtet të etur t’i përfundojmë këto gjashtë ndeshje fort. Urime djemve, duke e ditur se ka shumë punë për të bërë. Do të jetë një sezon sfidues dhe një themel për të ardhmen“, tha Conte.

  • Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    2 Tetor 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Antonio Conte shijon fitoren e parë në këtë Champions, suksesin 2-1 ndaj Sporting Lisbona me golin vendimtar të Højlund: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, e kam përballur edhe me Tottenham në Champions. Shumë lojtarë janë ende aty, është skuadër me nivel. Ne fituam si grup, pavarësisht emergjencave. Krahasuar me vitin e kaluar, mbrojtja ka ndryshuar krejtësisht. Të gjithë dhanë përgjigje pozitive, edhe ata që hynë si Neres, Lang, Oliveira e Lucca. Dy golat e pësuar në Milano na kanë dhënë shtysën, grintën dhe vëmendjen që treguam sot”.
    Për De Bruyne tha: “Vjen nga një realitet i madh, 10 vite te City në nivele shumë të larta. Ai është serioz dhe punon shumë. Unë kërkoj nga të gjithë përkushtim total dhe agresivitet në të gjitha fazat. Nëse duhet të bëj zëvendësim për të fituar, e bëj pa hezitim”.
    Mbi humbjen me Milanin: “Pësuam dy gola të shmangshëm, që na e vështirësuan punën. Megjithatë, sivjet e kemi komanduar lojën më shumë se sezonin e kaluar. Duhet të kemi një ‘frikë të shëndetshme’ për të mos pësuar. Pamja me Leao të ndjekur nga 7 lojtarë tanët tregon mentalitetin e duhur”. Për McTominay: “Mund të luajmë me 4 mesfushorë ose 4-3-3, por gjithmonë me ekuilibër dhe forcë për të rikuperuar topin. Rruga është e qartë”.