Tag: conte

  • Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    8 Prill 2025

    9:16

    Telesport

    Pas barazimit 1-1 ndaj Bologna, disa lajme jo të mira kanë mbërritur nga fusha për trajnerin e Napoli, Antonio Conte. Për ndeshjen e radhës ndaj Empoli, ai nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë.
    Bëhet fjalë për Scott McTominay, Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa. Tri titullarë të rëndësishëm të skuadrës napoletane, që është në garë për titullin kampion në Serie A.
    McTominay kërkoi të zëvendësohet në minutën e 70-të për shkak të një problemi muskulor. Skocezi doli me dhimbje të mëdha dhe do të duhet të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Empoli.
    “Scott mori një goditje në kofshë dhe doli sepse kishte dhimbje të forta. Ai ka një problem muskulor që shpresojmë ta zgjidhim për ndeshjen e radhës“, tha Stellini, zv.trajneri i Napoli që drejtoi ekipin pas skualifikimit të Conte.
    Ndërsa Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa do të mungojnë pasi janë të skualifikuar. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në këtë ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Empoli.

  • “Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

    “Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

    Në një intervistë për “Radio Capri”, legjenda e trajningut italian Arrigo Sacchi foli për momentin aktual të Napolit dhe në përgjithësi garën për titull, ku Napoli po përpiqet të qëndrojë në hap me Interin. Për Napolin: “Ka bërë shumë mirë, sepse po jep gjithçka që posedon. Kur ndodh kjo, hiqini kapelen…”
    Për Milanin: “Fatkeqësisht, shumë lojtarë kanë humbur motivimin dhe nuk janë më një skuadër. Shpresoj që të rikthejnë shpirtin e duhur. Conceição është trajner i mirë, por ka gjetur një situatë të vështirë. Në karrierën time gjithmonë kam zgjedhur lojtarë të besueshëm dhe inteligjentë.
    Ju napoletanët keni pasur fatin të merrni një trajner të madh. Antonio Conte është i jashtëzakonshëm, ka bërë një kryevepër, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit. Te Milani, ndoshta janë blerë lojtarë jo të përshtatshëm, ose që kanë humbur disi motivimin”.
    Për garën e titullit: “Duhet parë, por nëse Interi fiton edhe një herë, nuk kapet më. Në fakt, janë tri-katër skuadra që shpenzojnë shumë në Serie A. Prandaj, është e drejtë që të fitojnë nëse investojnë më shumë.
    Komplimente për djemtë e Napolit, që ndaj Milanit m’u dukën të lodhur. Shumë komplimente për Antonio Conte, një trajner i madh. Edhe pse me burime të kufizuara, po përballet denjësisht me Interin që vlen tri-katër herë më shumë”.

  • Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    1 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Antonio Conte mund të jetë duke drejtuar ndeshjet e fundit si trajner i Napolit, nga Italia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të 55-vjeçarit në krye të stolit të Juventusit.
    Bardhezinjtë shkarkuan pak ditë më parë Thiago Motta-n dhe emëruan Igor Tudor, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit është pikërisht rikthimi i Conte-s, i cili sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: nësë duan rikthimin e tij, duhet t’i garantojnë përforcime cilësore.
    Në listën me përforcimet që kërkon, një emër spikat mbi të tjerët: Dodi Lukebakio. Anësori i Sevilla-s ka tërhequr vëmendjen e Conte-s, tekniku italian e sheh belgun si një lojtar kyç për të forcuar sulmin e kujtdo ekipi që ai do drejtojë sezonin e ardhshëm. Shpejtësia, driblimi dhe aftësia e 27-vjeçarit për të shënuar gola e bëjnë atë profilin e duhur për skemat e Conte-s.