Tag: conte

  • Udhëkryqi vendimtar i Napolit, mes lavdisë së titullit dhe zhgënjimit të pabesueshëm “in extremis”

    Udhëkryqi vendimtar i Napolit, mes lavdisë së titullit dhe zhgënjimit të pabesueshëm “in extremis”

    “Me mendjen në kokë… kokë…”, – kjo ka qenë mantra e ulëritur me zë të lartë nga Antonio Conte gjatë gjithë ndeshjes së Napolit kundër Genoa. Dhe pikërisht me kokë, për ironi të fatit, për herë të parë këtë kampionat, erdhi goli i barazimit 2-2 i kuqebluve, i cili e ndërlikon planin për titullin të napolitanëve dhe rrit ndjeshëm tensionin për 180 minutat e fundit të Serie A.
    Tani Conte dhe të tijtë kanë avantazhin minimal prej 1 pike për t’u mbrojtur ndaj Interit, me bonusin e barazhit që është djegur më herët se sa pritej dhe në mënyrë të papritur. Pikërisht në ato rekomandime të përsëritura deri në lodhje gjendet ndonjë sinjal, që tekniku salentin e kishte kapur më herët. “Genoa bëri dy goditje dhe shënoi dy gola”, – theksoi vetë Conte pas ndeshjes, situatë anormale për një skuadër si Napoli që e ka pasur vëmendjen si pikën më të fortë gjatë gjithë sezonit.
    Dhe kthehemi sërish te pika e zakonshme, dy javë shumë të nxehta para fundit. Napolit do t’i duhet ta ketë mendjen në kokë për ta përmbyllur suksesin e titullit në “Maradona”, por më parë duhet të kalojë nga transferta e vështirë e “Tardinit” kundër Parmës. Nevojitet përqendrim maksimal dhe aftësi për të ruajtur kthjelltësinë në fushë, që në javët e fundit, në disa momente ka munguar, pavarësisht rezultateve dhe gjithçkaje tjetër.
    Pasojë edhe e një grupi të kufizuar lojtarësh të lodhur që nga dita e parë. Një grup i reduktuar në minimum, gjë që dallohet edhe nga (mos)bërja e zëvendësimeve nga Conte, i cili për të shkuar deri në fund ka zgjedhur 13-14 lojtarë për t’i marrë me vete, duke krijuar një skenar paradoksalisht të kundërt me atë të Interit që, duke shëtitur në Torino me formacionin e dytë, iu bëri të qartë të gjithëve se nuk e ka frikë sprintin final.
    Gabimet e shumta teknike në mesfushë kundër Genoa kanë vënë në dukje mungesën e kthjelltësisë së disa “gurëve” themelorë të lojës së Napolit, përveç dëmtimit të Lobotka. Tani është fusha, ajo që do të japë përgjigjen përfundimtare. Një udhëkryq vendimtar mes lavdisë së titullit apo zhgënjimi të pabesueshëm në kthesën e fundit.
    Nga përgjigjja e lojtarëve, nga mentaliteti i tyre do të varet verdikti i sezonit, që gjithsesi është ende krejtësisht në duart e Napolit. Do të nevojitet gjithë përvoja e Contes dhe e stafit të tij për ta menaxhuar si duhet javën më të vështirë të vitit, duke punuar shumë me grupin për të ruajtur qetësinë në stërvitje dhe në ndeshje.
    Vetëm kështu mund të menaxhohen sa më mirë energjitë e pakta fizike e mendore që kanë mbetur, duke u përpjekur të shmangin panikun dhe ngutjen për ta mbyllur çështjen e titullit, që mund të sjellë dëme në një duel “kokë më kokë” me Interin, në rast pikësh të barabarta në fund të kampionatit.

  • Conte: Është turp që nuk fituam, e shpërdoruam bonusin që kishim ndaj Inter

    Conte: Është turp që nuk fituam, e shpërdoruam bonusin që kishim ndaj Inter

    12 Maj 2025

    9:15

    Telesport

    Ende me një pikë epërsi, por Napoli shpresonte t’i afrohej dy ndeshjeve të fundit të kampionatit me një avantazh më të sigurt ndaj Inter. Në vend të kësaj, Genoa rrëmbeu një barazim të papritur nga “Maradona”, që mban të hapur garën për titull.
    Antonio Conte, duke komentuar situatën, thotë: “Jemi të vetëdijshëm se kemi luajtur një bonus që kishim. Tani duhet të shkojmë të fitojmë dy ndeshjet e tjera për të fituar kampionatin, duke bërë diçka të pabesueshme”.
    “Nuk e meritonim të humbnim pikë kështu: kishim 22 goditje, 11 në portë, zotërimin e topit, por në fund pësuam dy gola. Është turp, duhet ta kishim fituar, ndaj ka akoma hidhërim. Ata patën dy goditje në portë dhe dy gola. Por ky është futbolli”, tha Conte.
    “Gjithsesi, jemi ende në krye dhe fitimi I titullit do të ishte diçka e pabesueshme dhe këta lojtarë e meritojnë. Ndonjëherë detajet e ndryshojnë rezultatin, por le të fitojë më i miri? Të fitojë ai që e meriton”, tha Conte.

  • Lukaku nuk mban mëri si ish: Uroj që Interi të shkojë sa më larg në Champions

    Lukaku nuk mban mëri si ish: Uroj që Interi të shkojë sa më larg në Champions

    Në fillim ishte Antonio Conte, tani edhe Romelu Lukaku. Në shtëpinë e Napolit po bëjnë komplimente për Interin, rivalin e titullit, që tani duket më shumë i përqendruar te Liga e Kampionëve.
    “Uroj që Interi të arrijë sa më larg në Champions për të mirën e futbollit italian, – tha Lukaku për Dazn, pas fitores ndaj Lecce, duke shtuar: – Megjithatë nuk po shohim të tjerët, duhet të përqendrohemi te vetvetja. Beteja nuk ka mbaruar ende, por do të jetë kështu deri në sekondën e fundit të kampionatit”.
    Belgu, në finalen e Ligës së Kampionëve 2023 me fanellën e Interit, kishte hyrë në pjesën e dytë kundër Manchester City dhe kishte humbur një mundësi të mirë për barazim. Si të ishte mbrojtës i “qytetarëve”, ai kishte bllokuar një gjuajtje nga Dimarco, që mund të kishte sjellë barazimin 1-1.
    “Interit duhet t’i bëhen komplimente për përfaqësimin që po na bën si italianë në Champions. Dhe nuk janë komplimente të rrejshme, sepse Interi përfaqëson Italinë. Në këtë mënyrë na bën të kuptojmë se kampionati italian është në një nivel të rëndësishëm.
    Gjithashtu Napoli, duke rivalizuar fort për titullin me Interin, po bën diçka vërtet të jashtëzakonshme”, – kishte thënë më parë Conte, duke komentuar 3-3 në Barcelonë.

  • De Laurentiis do të takohet me Conten, konfirmim apo lamtumirë? Del në skenë edhe Allegri

    De Laurentiis do të takohet me Conten, konfirmim apo lamtumirë? Del në skenë edhe Allegri

    Pas kthimit nga Maldivet, parashikuar mes të shtunës dhe të dielës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do të ketë një axhendë të ngjeshur. Të hënën, përveç ndonjë të papriture, ai do të takohet me kryetarin e bashkisë Manfredi për të diskutuar çështjen e stadiumit.
    Prioriteti i presidentit “axurr” është që stadiumi “Diego Armando Maradona” të përfshihet ndër arenat që do të presin “Euro 2032”, gjë që do të kërkojë ristrukturimin e “unazës” së tretë dhe rehabilitimin e zonave përreth. Gjatë takimit do të diskutohet mbi një projekt investimi privat mbi tokë publike, në mënyrë që klubi të marrë në menaxhim stadiumin për 99 vite dhe të fitojë të drejta sipërfaqësore.
    Takimi i dytë i javës, mes të martës dhe të mërkurës, ka të bëjë me qendrën e re sportive të Napolit. Përtej projektit teknik (fusha, pishinë, ambiente për stërvitje dhe ndeshje të ‘Youth League’), vendndodhja e re duhet të përmbushë dy kushte kryesore:
    Qasje të mirë infrastrukturore dhe rrugë të aksesueshme.
    Afërsi me tifozët dhe prani e strukturave që e bëjnë të frekuentueshme çdo ditë nga familjet e komuniteti.Aktualisht, zona “Qualiano” është opsioni më konkret.
    Pas përfundimit të këtyre angazhimeve, sipas burimeve, do të zhvillohet një takim vendimtar me trajnerin Antonio Conte, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe drejtori sportiv Manna. Takimi është parashikuar të zhvillohet në qytet dhe ka si qëllim:
    Të qartësojë të ardhmen e Contes në klub, mbas kritikave të tij të forta pas ndeshjes me Monzën.
    Të përcaktojë planet për sezonin e ardhshëm, nëse Conte do të marrë garancitë që kërkon (rreth 6-8 përforcime me nivel të lartë).
    Nëse nuk arrihet marrëveshje dhe Conte largohet pas vetëm një sezoni, Massimiliano Allegri është kandidatura kryesore për ta zëvendësuar atë.

  • Rama në Berat: Kur morën detyrën këtu vinin 30 mijë vizitorë, në 2024 u regjistruan 1 milion në vit

    Rama në Berat: Kur morën detyrën këtu vinin 30 mijë vizitorë, në 2024 u regjistruan 1 milion në vit

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë pasdite takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit me qytetarët e Beratit. ”Të gjithë ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë se vije deri në Lushnje, pastaj futeshe në një shteg plot gropa e pluhur që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike siç është Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të shkretë e të zymtë. Kur ne morëm detyrën ishin 30 mijë vizitorë, ndërsa vjet Berati shënoi 1 milion turistë”,-tha Rama.

  • “Nuk besonim se mund të dulonim për titullin, falë Conte po ia dalim mbanë por duhet kujdes”

    “Nuk besonim se mund të dulonim për titullin, falë Conte po ia dalim mbanë por duhet kujdes”

    1 Maj 2025

    10:23

    Telesport

    “Ne besojmë te tituli dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin“. Janë këto fjalë e Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napolit, i cili shpreson të ngrejë për të dytën herë në karrierë titullin kampion me skuadrën napoletane.
    “Nuk e mendonim se do të arrinim këtu. E dimë që do të jetë e vështirë, por është në duart tona dhe do të përpiqemi të japim gjithçka në këto katër ndeshje për të parë se ku do të arrijmë. Duhet të bëjmë një hap të fundit dhe jemi gati të luftojmë deri në fund“, tha Di Lorenzo.
    Shumë do të varet nga puna e trajnerit Antonio Conte. “Kam një marrëdhënie me të bazuar në sinqeritet, – vazhdoi Di Lorenzo. – Isha në Evropian, lexova për emrin e trajnerit dhe menjëherë mendova se ai ishte trajneri dhe personi i duhur për ne. Pas 10 muajsh mund ta konfirmoj”.
    “Që nga telefonatat e para, ai menjëherë më përcolli besim dhe respekt dhe më tha se kishte nevojë që unë të filloja përsëri për ta rikthyer Napolin në garë. Edhe unë kisha nevojë për të, skuadra kishte nevojë për të. Trajneri na ka çuar në një nivel të rëndësishëm në një kohë të shkurtër“, shtoi Di Lorenzo.

  • Conte: Nuk e ndoqa humbjen e Interit ndaj Romës, sepse vuaj mjaftueshëm për veten…

    Conte: Nuk e ndoqa humbjen e Interit ndaj Romës, sepse vuaj mjaftueshëm për veten…

    Në krye të renditjes së Serie A, pas fitores ndaj Torinos dhe hapit fals të Interit. Megjithatë, Antonio Conte nuk ndalon së shikuari pas, nga ku e ka nisur, nga puna e madhe që ka bërë në të gjitha frontet, duke folur vetëm për futboll, “për të mos u keqinterpretuar”.
    Është Conte i zakonshëm, teksa në intervistën për DAZN zbuloi se nuk e kishte ndjekur ndeshjen Inter-Roma të Inzaghit. “Vuaj tashmë mjaftueshëm për veten, imagjinoni sikur të vuaja edhe për të tjerët, – tha ai para kamerave. – Kam parë pjesën e dytë të Fiorentina-Empoli, jo Inter-Roma. Në fund më thanë rezultatin”.
    Për ndeshjen ndaj Torinos: “Tashmë jemi të vetëm në krye të renditjes, por mungojnë edhe 4 ndeshje. Sot bëmë hapin e parë duke u ngjitur në vendin e parë. Na presin dy skuadra si Lecce dhe Parma, që luftojnë për mbijetesë, pra është gjithçka ende për t’u vendosur. Sot e nisëm ndeshjen të vetëdijshëm për forcën tonë, stadiumi na shtyu shumë dhe ishte lojtari ynë i 12-të”.
    Për mesfushën: “Duke parë skuadrën, duhej të gjenim gola nga pjesë të tjera të fushës, sepse në formacion nuk kemi shumë lojtarë që shënojnë rregullisht. Kemi punuar shumë, kemi arritur në 74 pikë dhe tani Champions-i është thjesht një çështje matematike. Duke menduar nga ku e nisëm, është diçka shumë e bukur”.
    Menjëherë pas fitores së Napolit ndaj Torinos, ndërhyri edhe presidenti Aurelio De Laurentiis përmes rrjeteve sociale: “Gjakftohtësi, qetësi dhe durim. Forca Napoli, gjithmonë!”

  • Conte jep kushtrimin para lojtarëve të Napolit: Izolohuni nga gjithçka, tani fillon rruga drejt titullit

    Conte jep kushtrimin para lojtarëve të Napolit: Izolohuni nga gjithçka, tani fillon rruga drejt titullit

    23 Prill 2025

    12:55

    Alfred Lleshi

    Në “Castel Volturno” ka nisur numërimi mbrapsht për sprintin final drejt titullit. Antonio Conte e ka mbledhur skuadrën në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë karikimin e nevojshëm në këtë moment vendimtar të sezonit.
    Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, trajneri i Napolit ka mbajtur një fjalim të qartë dhe të fuqishëm, duke iu kërkuar lojtarëve të tij: “Izolohuni nga gjithçka dhe të gjithë, përqendrohuni vetëm te fundi i sezonit, pas të gjitha sakrificave që kemi bërë gjatë kampionatit”.
    Mesazh i prerë, për ta mbajtur vigjilencën sa më lart, për të shmangur shpërqendrimet dhe qëndruar të fokusuar tek objektivi madhor. Fitorja me vështirësi ndaj Monzës ka qenë një hap i rëndësishëm, por Conte e di mirë se për të arritur titullin duhet një ecuri perfekte në ndeshjet e mbetura.
    Çdo përballje e mbetur duhet trajtuar si finale, sidomos tani që mungesat e rëndësishme si Buongiorno, Juan Jesus dhe Neres e bëjnë gjithçka më të vështirë. Nuk ka më vend për gabime. Napoli ëndërron dhe Conte ka vendosur ta udhëheqë sprintin final me fokus maksimal.

  • Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    18 Prill 2025

    10:31

    Telesport

    Napoli përgatitet për një ndeshje delikate në fushën e Monza këtë fundjavë, me shpresën që të fitojë dhe të rikthehet në krye të Serie A. Skuadra e trajnerit Antonio Conte ndodhet 3 pikë pas Inter në renditje.
    “Skuadra është rritur shumë. Ripashë ndeshjen e parë të sezonit, ndaj them se ekipi ka pasur një përmirësim të madh që nga ai moment. Ekipi aktual është një i afërm i largët të asaj skuadre“, tha Conte.
    “Jemi tre pikë prapa Inter, gjë që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit. Synimi ynë ishte të shkaktonim telashe dhe po ia dalim deri në fund ndaj një ekipi të kompletuar që po ecën shumë mirë edhe në Champions League”, shtoi Conte.
    Në fund, trajneri i Napoli komentoi: “Ndoshta dikush duhet të falënderojë Napolin që e mbajti të hapur këtë kampionat, i cili pa ne do të ishte mbyllur prej muajsh. Sot shoh një skuadër krejtësisht të vetëdijshme për cilësinë e ekipit”.

  • Conte mes serisë fituese dhe presionit të titullit: Ta shijojmë këtë betejë nervash me Interin

    Conte mes serisë fituese dhe presionit të titullit: Ta shijojmë këtë betejë nervash me Interin

    7 ndeshje për të provuar të fitojë titullin kampion. Empoli vlen për të mos e lënë Interin të shkëputet dhe për ta rikthyer Napolin 3 pikë larg zikaltërve. Të gjithë flasin për një kalendar më të lehtë për Napolin, për një avantazh ndaj rivalëve për shkak të më pak angazhimeve.
    Conte qëndron i qetë dhe paralajmëron. “Rreziqet ekzistojnë në çdo ndeshje, – tha trajneri i Napolit në prag të sfidës kundër toskanëve, – sepse në fund të sezonit, shumica e ekipeve kanë objektiva për të arritur: kush për mbijetesë, kush për një vend në Champions, kush për titull, ‘Europa League’ apo ‘Conference League’. Çdo ekip ka synimet e veta”.
    Kjo vlen edhe për Empolin, që kërkon pikë për të shpëtuar nga rënia. Kjo është arsyeja pse Conte qëndron vigjilent për ndeshjen e së hënës në “Maradona”.
    A beson Conte te një seri fitoresh: “Në fillim e kam menduar që mund të fitonim 38 ndeshje, por kjo nuk ndodh. Vetëm fakti që jemi ende të pamposhtur është diçka e jashtëzakonshme dhe ka ndodhur rrallë. Nuk mund të presësh t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Humbjet dhe barazimet janë pjesë e lojës. E rëndësishme është rregullsia. Këtë vit kemi pasur një vazhdimësi të mirë mes fitoreve dhe barazimeve. Ka pasur periudha me fitore radhazi, të tjera me më shumë barazime, por jemi aty dhe kjo tregon që kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer.
    Kanë mbetur edhe 7 ndeshje. Çdo kundërshtar ka objektiva të rëndësishëm. Empoli lufton për të mos rënë dhe do të vijë me ‘thikën ndër dhëmbë’. Pjesa e dytë e kampionatit është shumë më e vështirë se e para. Në fillim luajnë të gjithë lirshëm, por tani çdo pikë është jetike për dikë. Ndeshjet bëhen më të mbyllura, më të studiuara”.
    Për problemet në pjesët e dyta: “Nëse do të kishim probleme me pjesët e dyta, do kishim zero pikë kundër Juventusit, Interit apo Atalantës. Duhet të kuptojmë që ndeshjet zgjasin 90 minuta, plus koha shtesë. Po, ndonjëherë mund t’i menaxhonim më mirë pjesët e dyta kur ishim në avantazh. Nuk ndodh vetëm me ne, por me të gjitha skuadrat. Po punojmë me djemtë që, edhe kur jemi në avantazh 1-0 apo 2-0, duhet të vazhdojmë me të njëjtin plan loje, me presion dhe posedim për të kërkuar golin tjetër. Sidoqoftë, ndërmjet të thënit dhe të bërit është një oqean…”
    Për presionin dhe Interin: “Betejën plot presion me Interin është një gjë që duhet ta shijojmë. Jemi kundërshtari i drejtpërdrejtë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe kjo është një ndjenjë e bukur. Do të thotë që jemi duke bërë shumë mirë. Duhet të kalojmë përtej limiteve tona për të qëndruar në hap me një skuadër si Interi, e cila po tregon edhe në Europë se është ndërtuar për të fituar gjithçka.
    Është një presion i bukur, një entuziazëm mes tifozëve. Ëndrra për të garuar për titull po na jep energji dhe kjo do ndihet sot në stadium. Këtë presion e kemi fituar vetë dhe duhet ta shijojmë. Po luftojmë për diçka të rëndësishme”.
    Për dëmtimet dhe rikthimet: “Neres ka qenë jashtë për një muaj e gjysmë dhe normalisht i duhet kohë për të rifituar ritmin. Sidoqoftë, është një djalë serioz, jep 100% dhe mund të na ndihmojë shumë. Dy ditë më parë u rikthye në stërvitje edhe Spinazzola, që kishte marrë një goditje në miqësoren me Puteolan, gjatë pushimit.
    Tani është rikuperuar dhe mund të jetë opsion. Buongiorno është i dëmtuar, nuk duket gjë shumë serioze, por do të mungojë ndoshta një apo dy javë. Jesus ka bërë gjithmonë mirë, edhe kundër Bologna, kam besim te djemtë në dispozicion. Edhe Mazzocchi mund të luajë nga fillimi. McTominay është në formë, shpresojmë të rikthehet te goli, sepse ka pasur shumë raste në këto ndeshje. Kemi nevojë edhe për golat e tij”.