Michel Platini ka folur për herë të parë, pas shpalljes i pafajshëm edhe në apel, në lidhje me akuzat për mashtrim mbi çështjet e caktimit të Botërorëve në Rusi dhe Katar. Megjithatë, në këtë dalje publike, ai është ndalur më shumë te një dashuri e vjetër, që nuk është shuar kurrë: Juventusi.
Pas fitores me vështirësi ndaj Venezia në javën e fundit të Serie A, bardhezinjtë siguruan vendin e katërt dhe kualifikimin në Champions League. Në horizont është Botërori i Klubeve në SHBA, teksa me shumë gjasa drejtimin teknik do ta marrë sërish Antonio Conte, pas titullit të fituar me Napolin.
Platini komentoi: “Nuk dua të përfshihem në këto dinamika, Tudor bëri mirë. Conte është një figurë e rëndësishme, por Juventusit i duhen lojtarë të mirë, nëse do të rikthehet te fitorja. Janë lojtarët, ata që e shkruajnë historinë e një klubi më shumë se trajnerët”.
Ndërkohë që kthimi i Contes duket i afërt, legjenda franceze mohoi zërat se i është ofruar ndonjëherë posti i presidentit të klubit bardhezi: “Asnjëherë nuk më ka telefonuar njeri nga Juventusi. Nuk mund të kem një opinion nëse nuk ka pasur asnjë kontakt. Mund të them vetëm që kam një jetë të mirë dhe jam shumë mirë kështu. Avokati Agnelli ma kërkoi dikur, por refuzova sepse duhej të kthehesha në shtëpi. Sigurisht që është nder i madh që edhe pas 40 vitesh mendohet ende për mua te Juventusi”.
Ai shtoi se e ndjek më pak futbollin italian: “Në Francë nuk transmetohet Serie A dhe që kur nuk jam më president i UEFA-s, e ndjek më pak. Jam i lumtur që Juventusi përfundoi në vendin e katërt. Në futboll, kur nuk mund të fitosh, të paktën përpiqu të mos humbasësh. Champions League është shumë e rëndësishme për klubin”.
Sa i përket Kupës së Re të Botës për Klube, Platini shprehu skepticizëm: “Kupa e Botës për Klube ka ekzistuar prej 50 vitesh, më pas e ndryshova dhe përfshiva të gjitha federatat. Tani FIFA do të bëjë një turne me më shumë para, ka të drejtën e vet. Sidoqoftë, nga këndvështrimi i një futbollisti, më duket e ndërlikuar. Pra, e shoh si kompeticion legjitim, por të ndërlikuar”.
Tag: conte
-

Platini: Kurrë s’më kanë thirrur për të qenë president i Juventusit. Conte? Duhen lojtarë të mirë për të fituar
-

Conte, po tani? Brenda pak ditësh takimi me De Laurentiis, por tundimi Juventusit është shumë i fortë
Të fitosh dhe të thuash lamtumirë? Hipoteza nuk është aq e largët nëse flitet për Antonio Conte. Gjatë festës së titullit, si ai, ashtu edhe De Laurentiis mbajtën një qëndrim pritës, me presidentin që e bëri mjaft të qartë se do ta mbante me kënaqësi, ndërsa trajneri konfirmoi marrëdhëniet e mira me gjithë ambientin, por pa u shprehur qartë për atë që do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Javën që sapo nisi do të zhvillohet takimi sqarues, por shumëkush ka përshtypjen se tundimi për një rikthim te Juventusi është shumë i fortë. Ka ndodhur në Torino dhe në Milano, mund të ndodhë sërish në Napoli. Conte, me trengjyrëshin në gjoks, duket i gatshëm të përshëndetet me kampionët si fitues. Një gjë është e sigurt: të gjithë tashmë e kanë kuptuar se me të mundësitë për të arritur suksese, edhe të papritura, janë shumë të larta.
Ashtu siç është e qartë se, për arsye të lidhura me merkaton, me lodhjen në marrëdhënie që shkakton dikush që kërkon përkushtim të plotë fizik dhe mendor, apo për faktorë të tjerë, është e vështirë ta mendosh atë si trajner afatgjatë. Këtë e tregon edhe karriera e tij: një sezon e gjysmë te Bari, një te Siena, tre te Juventusi, dy me kombëtaren italiane, nga dy vite te Chelsea dhe Interi, dy gjysma te Tottenham.
Ndoshta nga takimi me De Laurentiis do të dalë një Conte entuziast për të vazhduar në një qytet që e adhuron për ëndrrën që iu ka dhuruar, ose për shkak të projekteve të një presidenti të gatshëm të investojë në lojtarë, që ai i pëlqen veçanërisht. Përshtypja është se thirrja e Juventusit duket shumë e fortë për t’u lënë mënjanë.
Largimi i vitit 2014 shënoi një ndarje me ambientin bardhezi dhe, mbi të gjitha, me presidentin e atëhershëm Andrea Agnelli. Nuk është sekret, megjithatë, që John Elkann dëshiron t’i japë një kthesë klubit, i cili nga viti 2020 nuk fiton kampionatin. Brenda klubit bardhezi është vlerësuar se vetëm me rikthimin e “birit plangprishës” mund të festohet sërish.
Conte, për më tepër, ka shumë interesa në Torino dhe gjithmonë e ka konsideruar si shtëpinë e tij qytetin atje, edhe Juventusin. Të menduarit për t’u kthyer atje ku ka qenë simbol si lojtar dhe ka ditur ta rikthejë klubin në lavditë e dikurshme nga pankina, ka një shije të papërballueshme për Antonio. Për këtë arsye, në pritje të takimit me De Laurentiis, nuk është e pamenduar të thuhet se e ardhmja e tij është tashmë e shkruar, me shumë gjasa bardhezi. -

De Laurentiis, batuta me Conten: Grande mister, mos më thuaj që po shkon te Juventusi…
25 Maj 2025
11:16
Alfred Lleshi
Gjatë darkës për ditëlindjen e tij të 76-të, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lëshuar një batutë ndaj të ftuarit të veçantë, Antonio Conte, duke ndezur menjëherë zërat e merkatos.
“Grande mister, nuk do të shkosh te Juve, apo?” – ka thënë me ironi ADL. Conte ka reaguar vetëm me një buzëqeshje, pa dhënë përgjigje. Sipas “La Repubblica”, De Laurentiis i ka shtuar edhe: “Antonio, më tepër se të të duam kaq shumë, nuk dimë çfarë të bëjmë”.
Në ditët në vijim pritet një takim vendimtar mes tyre për të vendosur nëse projekti pas titullit do të vazhdojë. Conte kërkon garanci të qarta në merkato, ndërsa Juventusi vazhdon ta ketë në radar. Ndërkohë, presidenti i Napolit ka kontaktuar edhe me Massimiliano Allegrin për të qenë i mbuluar në çdo skenar. -

Napoli shpallet kampion i Serie A, futbollistët ndërpresin konferencën e trajnerit Conte (Video)
Napoli ka siguruar titullin e katërt kampion në histori, duke ndezur një festë madhështore në qytet. Pas fitores 2-0 kundër Cagliarit, më shumë se 200 mijë tifozë zbarkuan në rrugët e Napolit për të festuar suksesin e skuadrës së tyre të zemrës.
Trajneri Antonio Conte, në përpjekje për të ruajtur qetësinë gjatë konferencës për shtyp, u “sabotua” në mënyrën më të bukur nga vetë lojtarët e tij. Amir Rrahmani dhe shokët e skuadrës shpërthyen në gëzim, duke ndërprerë konferencën me këngë dhe shampanjë, ndërsa përqafimet dhe lotët e gëzimit nuk munguan.
Atmosfera e jashtëzakonshme rikthen në kujtesë festimet e vitit 2023, kur Napoli u shpall kampion për herë të fundit. Këtë vit, rikthimi i lavdisë nën drejtimin e Contes ka ripërtërirë entuziazmin e tifozëve napoletanë dhe ka rikthyer skuadrën në majën e futbollit italian.Antonio Conte’s press conference included some surprise visitors. 🇮🇹 ⚽️ 🏆 pic.twitter.com/I1EQESAyIf
— Raffaele (@ItalianoCalcio) May 23, 2025 -

Conte: Ta mbyllim me sukses punën, do të kem dy zemra, një në stol dhe një në tribunë
Te Napoli gjithçka është gati për të nisur festën e titullit kampion në Serie A. Për të përfunduar punën pa u shqetësuar për rezultatin e Inter, ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte i duhet një fitore sot në stadiumin “Maradona” ndaj Cagliari, në ndeshjen e fundit të kampionatit.
“Kampionati fitohet nga skuadra që ka treguar dhe merituar më së shumti në 38 ndeshje. Ne ndjejmë përgjegjësinë t’u japim tifozëve napolitanë diçka të bukur dhe historike. Skuadra e di që duhet ta përfundojmë punën“, u shpreh trajneri i Napoli, pak orë para ndeshjes së sotme.
Ai do të mungojë sot në stol, pasi është i skualifikuar. “Patjetër që ndjej një dëshirë të madhe për të dalë në fushë dhe për të drejtuar këtë ndeshje. Ne vijmë nga një sezon shumë stresues. Duhet të tregosh qëndrueshmëri në rezultate dhe paraqitje dhe të kesh aftësi për të menaxhuar situata pozitive dhe negative”, tha Conte.
“Në karrierë ka fitore edhe humbje. Kjo ka krijuar një kore shumë të ashpër tek unë. Sot do të doja të isha pranë djemve dhe përballë tifozëve për të drejtuar ekipin por kam besim te stafi, tifozët dhe atmosfera që do të krijohet në stadium. Do të kem dy zemra. Një në stol dhe një në tribunë“, tha Conte
“Duhet ta përfundojmë më sukses punën. Skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet bërë. Ky ishte një sezon shumë kërkues. Kishte shumë presion, sepse ka dëshirë për të shlyer besimin. Ndjeva shumë peshë mbi supet e mia, por gjithçka u bë për Napolin dhe jo për Conte”, deklaroi trajneri I ekipit napoletan. -

“Conte është një vlerë e shtuar, si pak të tjerë. Shpresoj të vendosë të qëndrojë te Napoli”
Brenda ose jashtë… Të premten vendoset fituesi i kampionatit italian. Napoli, që kryeson renditjen, do të përballet në shtëpi me Cagliari-t, ndërsa Interi, vetëm një pikë më pak, do të luajë në transfertë kundër Como-s.
Për Napolin dhe trajnerin Antonio Conte ka folur në gazetën “Il Mattino” ish-trajneri legjendar Arrigo Sacchi: “Conte sjell zakonisht të paktën ‘10 pikë’ me vete në ekipin që merr përsipër të drejtojë? Saktësisht nuk e di, por janë shumë. Ai është një vlerë e shtuar, si pak të tjerë. Dhe, pa dyshim, renditja e Napolit është meritë e tij.
Fitorja ndaj Cagliari-t do të ishte pika magjike e rrugëtimit të tij. Pastaj, shpresoj që të vendosë të qëndrojë ende te Napoli. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është se çfarëdo vendimi të marrë, të mos i sjellë ndonjë pendesë në të ardhmen”.
Sacchi shton: “Renditja e Serie A të lë me frymën pezull. Nëse fiton, çka nuk është kurrë e lehtë, sepse të fitosh nuk është asnjëherë e thjeshtë, nuk duhet të presësh rezultatin e Interit që luan në Como. Pastaj, ndaj Fabregas nuk është aspak e thjeshtë. Është një ‘finale’, një natë emocionesh të mëdha, me vetëdijen se nuk ka më rrugë shpëtimi, as ‘parashuta’.
Të premten vendoset gjithçka. Dhe është bukur kështu; jeta nuk të jep gjithmonë një mundësi tjetër. Futbolli, siç i them gjithmonë gruas sime, që nuk di shumë për të, është pasqyra e jetës. Punon gjithë sezonin, ditë e natë, për të arritur të luash një ndeshje të tillë”. -

Conte dhe ndeshja e titullit që do ta përjetojë si “spektator”. Napoli frenon festën, por jo përgatitjet speciale
Festa nuk është tani, ka vetëm futboll për t’u luajtur. Napoli ka pezulluar gjithçka që lidhet me fjalë e koncepte që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen ndaj Cagliarit. Nuk ekziston asgjë tjetër në mendjen e Antonio Contes, asgjë tjetër në planet e klubit.
Është një qasje e përbashkët, e arsyeshme, pas vuajtjeve të javëve të fundit dhe zinxhirit të pabesueshëm të emocioneve të ndërtuara mes Parmës dhe Milanos, midis “Tardini” dhe “San Siro” të dielën e kaluar.
Nuk ka më vend për gabime, Napoli është vetëm një hap larg titullit kampion. Atje e ndiejnë shijen e suksesit, por finishi duhet kaluar përpara se të ngrihen duart drejt qiellit. Përveç planit të nevojshëm për rendin publik të hartuar nga Prefektura dhe Policia, nuk do të ketë asgjë tjetër deri në një urdhër të ri.
Conte i pezulluar ndaj Cagliarit, si po e përgatit NapolinConte dhe skuadra janë zhytur plotësisht në përgatitjen e ndeshjes që, me një fitore, do t’i sillte Napolit titullin kampion, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e Interit ndaj Como së Fabregas. Një spanjoll, që u përmend masivisht në rrjetet sociale pas javës së fundit, Pedro, natyrisht e ka dhënë tashmë ndihmesën e tij. Tani është momenti për të vulosur fatin që Napoli e ka pasur në duar që nga fillimi.
Ndoshta janë ditët e fundit të Contes, nga sot deri të premten. Përpara se të mendojë për të ardhmen, fokusi është total: punë, mentalitet, përqendrim, egërsi. Përpjekja e fundit, ndeshja e fundit, mundësia e fundit. Kulmi i sezonit; 90 minuta pasioni të pastër, që do të përjetohen pa zjarrin e Antonio Contes në pankinë.
Conte i pezulluar, por jo i “zhdukur”I pezulluar, por jo i “zhdukur”. Fati që ai vetë e ka ndërtuar bashkë me ekipin nga dita e parë mund të bëhet vepra më madhështore e një karriere tashmë të lavdishme. Në pankinë do të jetë sërish zëvendësi i tij, Cristian Stellini, siç ndodhi edhe ndaj Bologna. Stellini është i pamposhtur në kampionat, kur ka zëvendësuar Conten, mes Serie A dhe Premier League: 7 fitore dhe një barazim (pikërisht në “Dall’Ara”).
Conte pritet ta ndjekë zhvillimin e ndeshjes nga një pozicion i ngritur në tribunën e shtypit të “Maradona”, por mund të zgjedhë edhe një vend tjetër, siç kanë bërë kolegë të tjerë më parë. E rëndësishme është që, afër apo larg, skuadra e di si të fitojë me Conten pas saj.
Ekrane gjigante, “zona azzurra” dhe autobusë të hapur. Qyteti gati për titullinNdërkohë, bashkia po zbukuron dhe përgatit qytetin për festë. Të premten do të vendosen ekrane gjigante për të parë ndeshjen ndaj Cagliarit, të cilët do të instalohen në “Piazza del Plebiscito” (me një skenë pranë), “Piazza Mercato” dhe “Piazza Ciro Esposito” në Scampia. Po shqyrtohet edhe një plan qarkullimi i veçantë për të arritur atje.
Do të krijohet një e ashtuquajtur “zona azzurra”, me mbyllje të trafikut në Lungomare dhe qendrën historike të qytetit. Aty do të lejohen vetëm automjetet e autorizuara, ndërsa të tjerët do të duhet të lëvizin në këmbë, siç ndodhi dy vite më parë.
Po mendohet gjithashtu organizimi i një parade të ekipit me autobusë të hapur, në rast fitoreje. Kjo ndoshta do të zhvillohet të shtunën, në mënyrë që të lejojë edhe lojtarët e grumbulluar me kombëtaret të marrin pjesë në festën e titullit. -

Allegri-Conte-Inzaghi midis zgjedhjeve të bëra dhe ‘tradhtive’: çfarë po ndodh në Serie A
Këto janë ditë të nxehta, shumë të nxehta për valsin e stolave. Në javën e fundit të kampionatit italian, dhe pak ditë para finales së Champions League, do të bashkohen disa pjesë për mozaikun e radhës të Serie A.
Një mozaik i ripërtërirë, i destinuar të ketë pasoja në enigmën europiane, veçanërisht pas lamtumirës së Farioli-t nga Ajax-i.
Trajneri italian e bëri zyrtare ndarjen e tij nga klubi holandez me një deklaratë. Nuk është çudi: fundi do të kishte qenë i njëjtë edhe nëse do ta kishte fituar titullin.
I lidhur me Roma-n në javët e fundit, për Farioli-n interesohen shumë klube dhe është një nga kandidatët për stolin e Bayer Leverkusen.
Klubi gjerman, në fakt, u detyrua të braktiste pistën Fabregas dhe po vlerëson profile të tjera. Ndërkohë, holandezët kanë zgjedhur Ten Hag si trajner për sezonin e ardhshëm.
Duke u rikthyer te Allegri, siç ka raportuar Calciomercato.it, trajneri livronez mbetet favoriti për stolin e Napoli-t në rast të largimit të Conte-s. Ky i fundit synon të kthehet në Torino, ku është numri një në listën e pronarëve dhe drejtuesve, me Chiellinin që është gjithnjë e më i përfshirë në dinamikën e klubit.
Allegri ka një marrëdhënie të shkëlqyer me De Laurentiis. Në Napoli, ndër të tjera, ai do të gjente një drejtues sportiv si Manna dhe sulmuesin që gjithmonë e dëshironte tek Juventus: Romelu Lukaku.
Modalitetet e një ndarjeje midis Conte-s dhe klubit blu mbeten për t’u sqaruar, por nuk presim një betejë si ajo me Spallettin, në vitin 2023.
Më në fund, Roma. Verdhekuqtë do t’ia besojnë stolin një trajneri konkret dhe pragmatik, i aftë për të ndërtuar një ekip të ripërtërirë. Për momentin, edhe e ardhmja e Simone Inzaghit duhet të përcaktohet.
Një takim është planifikuar midis menaxherit të tij dhe Inter-it në fund të sezonit për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij me rregullimet financiare përkatëse. Klubi zikaltër njeh meritën e trajnerit për çuarjen e Inter-it drejt një finale prestigjioze kundër PSG-së.
Ish-trajneri i Lazio-s ka marrë disa oferta: një të madhe nga Arabia Saudite dhe disa nga Premier League. Një moment reflektimi 360 gradë, pavarësisht rezultatit të sfidës europiane kundër PSG-së, është i kuptueshëm.
Në rast të një ndërprerjeje të kontratës me Inzaghi-n, te stoli zikaltër mund të ulet njëri mes Vieira, Chivu dhe padyshim Allegri, edhe pse Napoli duket shumë më i avancuar në negociata me ish-trajnerin e Juventus-it. -

Conte përgatit Napolin për betejë, ndaj Parma u beson “senatorëve” për të marrë 3 pikët
16 Maj 2025
11:58
Telesport
Pas gabimit kundër Genoa, ku Napoli barazoi 2-2 në shtëpi, skuadra e trajnerit Antonio Conte do të luajë të dielën në mbremjë ndaj Parma jashtë fushe. Një sfidë delikate për titullin kampion në Serie A, me Napoli që ndodhet 1 pikë para Inter në renditje.
Një ndeshje që Napoli nuk mund të humbasë nëse dëshiron titullin. Për këtë arsye, Antonio Conte e mblodhi ekipin gjatë javës dhe u kërkoi senatorëve të tij ta drejtonin grupin për një arritje të paimagjinueshme në fillim të sezonit.
Lukaku, McTominay dhe Spinazzola do të jenë shtyllat mbi të cilat do të mbështetet trajneri Conte. Do të duhet të jenë ata që do të luajnë rolin kryesor në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Do të mungojnë Buongiorno dhe Lobotka. Kthimi i tyre pritet vetëm për ndeshjen e fundit kundër Cagliari. Surpriza mund të jetë aktivizimi i David Neres edhe pse ai nuk mund të luajë 90 minuta, ndaj pritet ta nisë nga stoli.
Trajneri Conte ka karikuar maksimalisht ekipin, i vetëdijshëm se për të do të jetë një betejë e fortë në Parma, që nga ana e saj lufton për të mbijetuar në Serie A. Të gjithë janë gati te Napoli për të shkruar historinë. -

Lukaku: Futbolli më ka ndryshuar jetën, unë dhe Conte jemi si Phil Jackson me Shaquille O’Neal
Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur mbi përshtatjen e tij në qytetin e Napolit, marrëdhënien e veçantë me Antonio Conte dhe ambiciet e së ardhmes.
Napoli, qytet i jashtëzakonshëm: “Dries Mertens më përgatiti shumë mirë për Napolin. Flasim shpesh, ai është nga ata lojtarë të rëndësishëm edhe jashtë fushe. Kur erdha këtu, tashmë e dija çfarë më priste. Nuk jam nga ata që dal shumë, por ndjej gjithmonë ngrohtësinë e këtij qyteti. Tifozët dhe njerëzit na japin një shtytje të pabesueshme. E vlerësoj shumë mbështetjen e tyre. Në shtëpi, jashtë fushe, në rrugë, gjithmonë marrim dashuri. Është një qytet i mrekullueshëm për të jetuar”.
Marrëdhënia me Conte: “Unë dhe Conte jemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin. Ai ka ide dhe plane që unë tashmë i njoh. Nuk ka nevojë të më shpjegojë gjithçka, e kuptoj menjëherë çfarë kërkon. Taktikisht, trajneri e di që unë i analizoj shumë ndeshjet. E kam ndjekur që kur filloi të interesohej për mua në sezonin 2013-2014.
Conte më shtyn të kap majat mendërisht dhe fizikisht, jam gjithmonë i gatshëm për punën e tij. Ne përmirësojmë njëri-tjetrin. Është një trajner fitues dhe një ndër më të mirët. E kuptojmë njëri-tjetrin menjëherë, si njerëz dhe si profesionistë. Ai e di që mund të më kërkojë shumë, sepse në fund arrijmë rezultate.
Gjithçka ka të bëjë me fitoren. Kur nuk fitojmë, nuk ndihemi mirë. Dallimet tona na plotësojnë, kemi një balancë perfekte. Çdo lojtar ka atë trajner që i ndryshon karrierën: Cristiano kishte Fergusonin, Messi kishte Guardiolën, Drogba kishte Mourinhon. Dua të besoj se ne jemi si Phil Jackson dhe Shaquille O’Neal”.
Objektivi është të fitojnë sërish bashkë: “Po punojmë çdo ditë me maksimumin tonë për ta fituar kampionatin. Tani gjithçka varet nga detajet. Jemi të fortë fizikisht dhe teknikisht, kemi mentalitetin e duhur si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Nuk ka qenë e lehtë, e filluam me një mënyrë loje, pastaj e ndërruam, më vonë e ndryshuam sërish.
Pikërisht këtu tregohet maturia e skuadrës, kur arrin të njohë situatat dhe ndryshimet gjatë ndeshjes. Tani duhet të jemi të gatshëm për sakrificë, punë dhe forcë mendore”.
400 gola në karrierë, a ka ende ëndrra Lukaku: “Tani dua vetëm të shijoj çdo gol që shënoj dhe të shoh ku do të më çojnë ato. Me kalimin e kohës fiton përvojë dhe e njeh më mirë rrjedhën e një ndeshjeje, gjithçka bëhet më e thjeshtë dhe më argëtuese.
Nëse golat që do të shënoj në pjesën tjetër të karrierës do të më sjellin trofe, do të jem shumë i lumtur, sepse gjithçka rrotullohet rreth fitores. Nuk kam ndonjë ëndërr specifike, dua vetëm të jem mirë fizikisht, sepse kjo është më e rëndësishmja.
Dua të luaj sa më gjatë në nivele të larta dhe të shijoj ende shumë ndeshje nga ky sport i mrekullueshëm, që më ka ndryshuar jetën mua dhe familjes sime”.