Tag: conte

  • Dorëzimi i Contes për kalendarin dhe dëmtimet: “Batanija” është gjithmonë e shkurtër…

    Dorëzimi i Contes për kalendarin dhe dëmtimet: “Batanija” është gjithmonë e shkurtër…

    11 Dhjetor 2025

    8:14

    Alfred Lleshi

    Napoli po has vështirësi në ruajtjen e vazhdimësisë dhe humbja në Lisbonë ndaj Benfica e konfirmon krizën. Rruga drejt 1/8 të Champions League po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa Antonio Conte e pranoi se kalendari ka qenë i pamëshirshëm me skuadrën e tij:
    “Sot nuk ishim të shkëlqyer që në fillim. Benfica luajti të premten, ne luajtëm edhe të dielën dhe më pas bëmë një tjetër udhëtim treorësh. Kjo lodhje, me kalimin e kohës, paguhet”. Conte shpjegoi se Benfica ishte më agresive, ndërsa Napoli gaboi presionin fillestar dhe u gjend menjëherë në vështirësi.
    Trajneri mbrojti lojtarët për sakrificën e tyre: “Nuk kam asgjë për t’i qortuar, dhanë gjithçka”. Ai u ndal edhe te mungesat e rëndësishme, veçanërisht Romelu Lukaku: “Nuk ka bërë ende stërvitje me skuadrën, ndaj nuk mund ta grumbullojmë. Nuk e dimë kur do të kthehet”. Conte shpreson të rikuperojë Lobotka dhe Gutierrez, por pranoi se “batanija do të mbetet e shkurtër…”

  • Conte: Kënaqësi të përballesh me Mourinho, ndaj Benfica duhet energji dhe të mos falim asnjë centimetër

    Conte: Kënaqësi të përballesh me Mourinho, ndaj Benfica duhet energji dhe të mos falim asnjë centimetër

    Pas një rikthimi të fortë në Serie A, ekipi i Napoli po kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Champions League. Kampionët e Italisë do të luajnë për pikë në ndeshjen e sotme ndaj Benfikës së Jose Mourinho. Një ndeshje shumë e vështirë dhe intensive, për të cilën Antonio Conte dha mendimin e tij.
    “Do të përballemi me një ekip të shëndetshëm, që vjen nga një ndeshje e shkëlqyer kundër Sporting Lisbon. Po vijmë nga performanca të mira dhe energji e mirë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, do të na duhet dëshirë dhe përqendrim. Do të jetë një ndeshje shumë intensive dhe e vështirë”, tha Conte.
    Më tej, ai shtoi: “Do të duhet të japim shumë energji, siç kemi bërë kohët e fundit. Duhet të duam të hyjmë në fushë dhe të mos dorëzohemi asnjë centimeter, do të duhet të luftojmë. Do të duhet guxim për ta lënë fushën pa keqardhje“.
    “Situata e lëndimeve sot do të thotë që po merremi me një goditje pothuajse çdo javë. Mendoj se humbja e lojtarëve kryesorë ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë së të gjithëve. Shumë lojtarë që mbërritën në verë kanë filluar të kuptojnë dinamika të caktuara duke luajtur më shumë dhe më mirë”, shtoi Conte.
    Duke folur për përballjen ndaj Jose Mourinho, ai komentoi: “Në fund të fundit, është gjithmonë kënaqësi të takosh ekipet e Mourinho. Ai është një trajner fitues, ka pak për të thënë. Do të jetë mirë ta takojmë dhe ta përshëndetim.”

  • Shkëlqen Hojlund, Napoli kap kreun, dorëzohet Spalletti: Ishin më të fortë (VIDEO)

    Shkëlqen Hojlund, Napoli kap kreun, dorëzohet Spalletti: Ishin më të fortë (VIDEO)

    Mes Serie A, Champions dhe Kupës, Napoli siguroi fitoren e 5-të radhazi, një ecuri shumë pozitive që konfirmon rikthimin e bluve në garë me kohë të plotë. Në “Maradona”, Conte priti të kaluarën e tij të famshme, Juventus, ndërsa Spalletti u rikthye për herë të parë si rival në Napoli pasi i kishte dhuruar më parë titullin e tretë në histori, një rikthim i hidhur ky për teknikun e “Zonjës së Vjetër” pasi Conte triumfoi 2-1 duke kapur kreun e Serie A në kuotën e 31 pikëve, plus 1 nga Inter.
    Njeriu i ndeshjes ishte Hojlund, me danezin që realizoi një “dopietë” golash. Shtatë minuta lojë i mjaftuan Hojlund për të realizuar golin e parë, i shërbyer në zonë nga Neres. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, Yildiz barazoi shifrat në 1-1 pas një goditje të saktë brenda në zonë. Të shtyrë dhe nga një publik i zjarrtë, Napoli gjeti edhe golin e dytë, ku në minutën e 78-të, Hojlund me kokë brenda në zonë dërgoi sërish topin në rrjetë duke i dhuruar bluve një trepikësh të artë pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

    Feston për këtë fitore të madhe trajneri Conte: “Në një moment kaq të vështirë në nivel numerik po bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Kush luan po përgjigjet me personalitet. Djemtë janë rritur shumë dhe kjo më mbush me krenari”, u shpreh Conte.
    Pranon dominim e Napolit edhe Spalletti, fundja edhe shifrat e tregojnë këtë pasi Juve goditi vetëm 1 herë kuadratin: “Ata ishin më të fortë. Na detyruan të vraponim, ata janë një skuadër e fortë, në gjendje të mirë, por kanë edhe cilësi”, u shpreh Spalletti. Suksesi i Napolit ndaj Juves mori faqet e para të mediave italiane:
    “E sheh çfarë Napoli, Conte në krye, Spalletti -8”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Kryevepër e Contes, dopietë e Hojlund”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Conte feston: Shpirt, kompaktësi dhe maturi. Këto djem janë të pabesueshëm. Faleminderit!

    Conte feston: Shpirt, kompaktësi dhe maturi. Këto djem janë të pabesueshëm. Faleminderit!

    8 Dhjetor 2025

    7:58

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-1 ndaj Juventusit, Antonio Conte lavdëroi Napolin: “Në një moment me vështirësi shumë të mëdha numerike po bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Kushdo që luan, përgjigjet gjithmonë, i gatshëm dhe me personalitet të madh. Djemtë janë rritur shumë dhe kjo më mbush me krenari”. Sipas tij, “skuadra e ndjen momentin e veçantë që po kalojmë dhe jep përgjigjet e duhura”.
    Ndër shtyllat kryesore përmend Scott McTominay: “Edhe Scott, si të gjithë të tjerët, po tregon ndërgjegjësim, përgjegjësi dhe rritje”. E njëjta gjë vlen për Elmas: “Ishte hera e parë që luante në mesfushë”. Conte thekson se Napoli është përballur me Atalantën, Romën, Manchester City në Champions dhe Juventusin “në emergjenca të vazhdueshme”, ndaj mbetet “i mahnitur nga entuziazmi dhe energjia”.
    Në prag të ndeshjes ndaj Benfica në Champions: “Tani duhet të pushojmë. Mund t’i ndryshojmë fazat, të presojmë lart. Sot pësuam vetëm dy goditje, patëm rigorozitet të madh taktik”.

  • Napoli-Juventus është tashmë në histori, përballja e parë zyrtare Conte-Spalletti në Serie A

    Napoli-Juventus është tashmë në histori, përballja e parë zyrtare Conte-Spalletti në Serie A

    5 Dhjetor 2025

    10:24

    Alfred Lleshi

    Antonio Conte dhe Luciano Spalletti do të përballen për herë të parë në një ndeshje zyrtare si trajnerë të dielën, më 7 dhjetor, në “Maradona”. Pavarësisht mbi 1500 ndeshjeve të grumbulluara së bashku, kjo do të jetë e para në Serie A mes tyre. Conte, “me shpirt bardhezi dhe mjeshtër i disiplinës”, kundër Spallettit, “gjeniut dhe të çrregulltit” që rikthehet simbolikisht në Napoli; një duel që mund të ndikojë menjëherë sezonin.
    Napoli kërkon fitoren për të qëndruar në krye, ndërsa Juventusi synon ringritjen dhe futjen në garën e titullit. Të vetmet gjurmë të mëparshme mes tyre datojnë në vitin 2019, kur Spalletti u largua nga Interi dhe vendin e tij e mori Conte, si dhe një miqësore në 29 korrik 2017, Inter-Chelsea, e fituar 2-1 nga Spalletti.
    Të dy kanë fituar titullin në Napoli “pa Maradonën”, arritje që i fut në historinë e klubit axurr. Tani, me rolet e përmbysura, Conte te Napoli dhe Spalletti te Juventusi, dueli i tyre e bën sfidën edhe më magjepsëse.

  • Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat…

    Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat…

    Antonio Conte, trajneri i Napolit, foli pas fitores dramatike me penallti kundër Cagliarit, pas një serie të gjatë gjuajtjesh nga pika e bardhë: “Ishte vërtet seri e gjatë, kush shkoi te pika e bardhë ishte shumë i saktë. Duhet ftohtësi për ta marrë atë përgjegjësi.
    Djemtë bënë një ndeshje të mirë, pësuam gol me fat të keq, pas një devijimi. Pamë që nga fillimi djem premtues si Vergara dhe Ambrosino, ndërsa të tjerë nuk kishin luajtur prej kohësh. Nga tani deri në janar duhet të bëjmë sforco nga nevoja dhe çdo gjë që vjen duhet ta marrim me entuziazëm”.
    Për Milinkovic-Savic: “E morëm, sepse e njihnim cilësinë e tij. Zakonisht pret shumë penallti, sot lojtarët e Cagliarit ishin të saktë, por ai priti atë vendimtaren”.
    Për stilin e lojës: “Ritmet e ulëta nuk na përkasin. Kur luajmë ngadalë bëhemi të parashikueshëm, duhet gjithmonë intensitet i lartë”.
    Për sfidën e fundjavës me Juven: “Është një ndeshje si të tjerat, janë tri pikë në lojë. E respektojmë shumë Juventusin, por synojmë t’i marrim pikët”.
     

  • Opinion / Gara e kreut të Serie A, kush humbet nuk paguan (ende)…

    Opinion / Gara e kreut të Serie A, kush humbet nuk paguan (ende)…

    Nga Ivan Zazzaroni*
    Dhe pas më shumë se tre muajsh (13 javësh, vetëm një e treta e kampionatit) po rikthehemi thuajse në të njëjtën pikë. Katër skuadra ndodhen të ndara me një pikë, duke pritur që në mbrëmje Bologna të bëhet e pesta me 27 pikë. Milani dhe Napoli janë përpara, Interi dhe Roma menjëherë pas. Allegri është ai që ka humbur më pak, Chivu dhe Conte kanë pësuar 4 dhe 3 humbje respektivisht, 4 gjithashtu Gasperini, i cili nuk barazon kurrë. Pra, askush nuk ka treguar ende një superioritet të qartë.
    Në “Olimpico”, Napoli zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme mbrojtjeje dhe kontrolli, duke kufizuar sulmin e Romës në pjesën e parë. Milinkovic-Savic u detyrua të ndërhynte vetëm një herë seriozisht, në minutat e fundit ndaj një goditjeje të Baldanzi. Roma dominoi fushën kryesisht në pjesën e dytë duke kërkuar barazimin, por i mungoi mbështetja dhe cilësia në pasimin final. Vetëm një shkëndijë nga Dybala, pikërisht në rastin e goditjes së Baldanzi, arriti të thyente linjën e Contes.
    Ishte një ndeshje e ndërprerë, ritmi i lartë në 45 minutat e para dhe gjithçka shumë e ngatërruar më pas. Pika kryesore? Krahasuar me Romën, Napoli ka më shumë, edhe kur ka më pak. Conte nuk pati Lukakun, De Bruyne, Anguissa, Spinazzola, Gutierrez dhe Meret, por pavarësisht mungesave mundi të shfrytëzonte Neres dhe Lang, duke eliminuar referencat ndaj mbrojtjes së Gasperinit. Ajo që më parë ishte hapësirë, veçanërisht me Politano, tani është ngushtësi, ndërsa Lang dhe Neres kanë një rreze veprimi të gjerë dhe më pak të parashikueshme.
    Kur Gasperini deshi të zëvendësonte Fergusonin e pamundur, mund të përdorte vetëm Baldanzi, për të cilin irlandezi është “matrioshka”. Sapo Conte të rikthejë tre nga lojtarët e tij kryesorë, Napoli do të ketë një konsistencë krejt tjetër. Roma ka vetëm një rrugë për të vazhduar të qëndrojë në vendet kryesore; përmirësimet në merkaton e janarit. E di që po shkruaj një gjë të zakonshme, diçka e përsëritur dhjetëra herë që nga gushti, por nuk shoh alternativa.
    Skuadra verdhekuqe, me vullnet dhe qëndrueshmëri të shkëlqyer, ndalon shpesh pranë zonës kundërshtare. Gjithashtu nuk është mirë e organizuar. Familja “Friedkin” duhet t’i japë dorën trajnerit, sepse sezoni lejon ëndrra të mëdha. Duhen të paktën dy ndërhyrje, një sulmues qendre dhe një sulmues i majtë që ta lejojë Wesley të kthehet në rolin e tij natyral. Conte ende nuk ka dhënë “dorëheqjen” nga Napoli, as nga titulli. Ua rikujtoj këtë gjë atyre që donin ta shihnin jashtë…
    * Drejtor i “Corriere dello Sport”

  • Gasperini-Conte, mjeshtrat përballë. Në lojë është kryesimi, ja kë favorizojnë statistikat

    Gasperini-Conte, mjeshtrat përballë. Në lojë është kryesimi, ja kë favorizojnë statistikat

    Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini përballen të dielën në një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme. Nga sfida Napoli-Roma mund të dalë kryesuesi i ri i Serie A. Të dy trajnerët vijnë me siguri të rikuperuara: Napoli ka fuqizuar sulmin me Noa Lang dhe David Neres, ndërsa Roma, mbrojtja më e mirë e top-5 kampionateve, duket se ka gjetur rrugën e golit (2 gola ndaj Midtjylland dhe Udinese, 3 ndaj Cremonese) falë edhe përfshirjes së të rinjve, sidomos Neil El Aynaoui.
    Conte pritet të startojë me formacionin e fundit: Hojlund në krye të sulmit, mbështetur nga Neres dhe Lang; pas tyre, Lobotka dhe McTominay në mesfushë, me Olivera dhe Di Lorenzo në krahë. Në mbrojtje, Buongiorno, Beukema dhe Rrahmani.
    Gasperini nuk do ta ndryshojë mbrojtjen: Svilar, Mancini, Ndicka dhe Hermoso me Celik dhe Wesley si mbrojtës krahu. Dybala si “9 fals”, me Soule pas tij. Tre mesfushorët për tri vendet e mbetura do të zgjidhen mes Cristante, Pellegrini dhe El Aynaoui.
    Në 10 përballje të mëparshme direkte, Gasperini ka fituar vetëm 2 herë, 2 barazime dhe ka humbur 6 herë ndaj Conte. Fitoret janë në Genoa-Arezzo 3-0 më 8 tetor 2010 dhe në sezonin e kaluar me Atalantën, 3-0 në “Maradona”, falë Lookman.

  • Conte: Duhet të vazhdojmë edhe në Champions me të njëjtën frymë si në kampionat

    Conte: Duhet të vazhdojmë edhe në Champions me të njëjtën frymë si në kampionat

    Katër pikë në katër ndeshjet e para të Champions League janë një hap i vogël për kampionët italianë, Napoli. Skuadra e Conte do të përballet sot me Qarabag në stadiumin “Maradona” për ndeshjen e 5-të të sezonit.
    Një ndeshje ku Napoli vjen me dëmtime të shumta, por edhe me entuziazëm të ripërtërirë pas fitores mbresëlënëse kundër Atalantës në Serie A. “Duhet të vendosim helmetat tona sepse jemi në një situatë të vështirë,” konfirmoi Antonio Conte
    “Po hyjmë në ndeshje me energji pozitive. Do të na duhet intensitet kundër një skuadre që ka qenë zbulimi i kësaj Lige të Kampionëve deri më tani“, tha më tej trajneri i Napoli.
    Duke folur për lëndimet, Conte shtoi: “Hojlund dhe Rrahmani janë të disponueshëm, por nuk e di kur do të kthehen Gilmour dhe Spinazzola. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë sepse kemi pasur një situatë të paparashikueshme që nga fillimi i vitit.”
    “Po hyjmë në këtë ndeshje me energjinë e duhur; kam pasur përgjigje të mira në kampionat me një performancë të shkëlqyer. Tani duhet të rifitojmë energjinë tonë sepse do të na duhet intensitet”, tha Conte
    “Do ta vlerësojmë situatën. Duhet t’i lë disa lojtarë në stol në rast të një rezultati të dobët. E dimë që do të jetë një vit sfidues për shumë arsye, por lojtarët po rriten. Jemi në rrugën e duhur dhe ka gjëra që mund t’i kontrolloj personalisht, si ngarkesa e punës dhe përgatitja taktike, dhe të tjera që nuk mund t’i kontrolloj“, deklaroi Conte.

  • De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll

    De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll

    24 Nëntor 2025

    11:44

    Telesport

    Pas polemikave të dy javëve të fundit, të krijuara nga humbja në Bolonja, skuadra e Napoli iu rikthye fitores, duke mundur në stadiumin “Maradona” një ekip të vështirë si Atalanta me rezultatin 3-1.
    Duket se skuadra reagoi mirë pas akuzave të trajnerit Antonio Conte, duke e dominuar ndeshjen: “Urime Antonio Conte që e mori ekipin përsëri nën kontroll. Urime lojtarëve që ndoqën udhëzimet e tij.”
    Kështu e komplimentoi presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, trajnerin dhe ekipin pas fitores rikthyese të Azzurrëve kundër Atalantës. Suksesi erdhi pas zhgënjimit të humbjes në Bolonjë dhe shpërthimit të trajnerit të Azzurrëve.