Shtatë muaj pasi humbjen duelin e parë ndaj Chris Eubank Jr (26 prill 2025), këtë herë Conor Benn arrin të triumfojë ndaj patriotit të tij në revanshin e zhvilluar në stadiumin e Tottenham (15 nëntor 2025). Pra, barazim 1-1 me duele mes dy boksierëve britanikë.
Pas një dueli thuajse të barabartë me 12 raunde, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Benn (119-107, 118-108, 116-110), që fitoi me vendim unanim. Po me këtë rezultat pat fituar edhe Eubank Jr në përballjen e parë dhe tani për dy boksierët parashikohet një triologji. Sfida ishte e vlefshme për peshën e mesme.
Një duel të tretë për të përcaktuar se kush është më i miri. Në përballjen e kësaj fundjave, Benn ishte superior në ring, duke e kontrolluar duelin dhe merituar fitoren. Për Conor Benn 24 fitore, 1 humbje), një ndeshje e mirë, duke mos përsëritur gabimet e sfidës së parë.
Krejt e kundërta ishte Eubank Jr (35 fitore, 4 humbje) në këtë sfidë, që ishte më shumë në pritje dhe pa inisiativë në ring, duke zhgënjyer. Një përballje kjo që ka një rivalitet të hershëm, që nis me baballarët e tyre, që kanë dueluar mes tyre 30 vite më parë.
Tag: conor
-

Conor Benn fiton revanshin ndaj Eubank Jr dhe barazon serinë, boksierët përgatiten për triologjinë vitin tjetër
-

Synonte presidencën e Irlandës, Conor McGregor zyrtarizon vendimin e tij për karrierën në politikë
Conor McGregor ka njoftuar se po tërhiqet nga gara për postin e presidentit të Irlandës. “Pas reflektimit të kujdesshëm dhe pas konsultimit me familjen time, po tërheq kandidaturën time nga kjo garë presidenciale“, shkroi ai në një postim në mediat sociale.
“Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por është i duhuri në këtë moment“, tha më tej McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse. Në shtator të vitit të kaluar, ai pat njoftuar qëllimin e tij për t’u bashkuar me garën për t’u bërë president i Irlandës .
Ai duhej të mbante një fjalim në takimet e Këshillit të Qytetit të Dublinit dhe Këshillit të Qarkut Kildare në një përpjekje për t’u futur në fletën e votimit për zgjedhjet e tetorit. McGregor do të duhej të nominohej ose nga 20 anëtarë të parlamentit irlandez ose nga katër autoritete lokale.
Kampioni i MMA-së tha se kishte qenë i sinqertë në lidhje me qëllimet e tij për të garuar në zgjedhje dhe ishte vërtet i përulur nga mbështetja dhe inkurajimi që mori. “Ky nuk është fundi, por fillimi i udhëtimit tim politik. Unë jam i motivuar nga një angazhim për të përmirësuar jetën, për të mbrojtur të drejtat dhe për t’i shërbyer popullit irlandez me përkushtim dhe integritet”, tha McGregor.
“Do të vazhdoj t’i shërbej popullit tim në skenën globale duke lobuar për interesat më të mira të Irlandës në aspektin social dhe ekonomik – për këtë nuk ka dyshim. Kjo është një maratonë. Jo një vrapim i shpejtë!”, tha irlandezi. -

“Tears in Heaven”, tragjedia familjare që frymëzoi këngën hit të Eric Claptonit
“A do ta njihje emrin tim, po të të shihja në Parajsë? A do të ishte e njëjta gjë, nëse do të shihja në Parajsë?”– thuhet ndër të tjera në tekstin e “Tears in Heaven” (Lot’ në Parajsë), kënga hit e krijuar dhe interpretuar nga këngëtari dhe kitaristi i famshëm britanik, Eric Clapton.
E publikuar në vitin 1991, ajo u rendit në krye të renditjes muzikore në më shumë se 20 vende dhe fitoi Grammy Awards si Kënga e Vitit, Albumi i Vitit (Unplugged) dhe si Performanca më e Mirë Vokale për Meshkuj.
Por ndonëse arriti një sukses të jashtëzakonshëm, kjo këngë ishte produkt i gjendjes së rënduar emocionale të artistit.
Ajo lindi nga dhimbja e madhe e shkaktuar nga vdekja aksidentale të djalit të tij 4-vjeçar, Conor, dhe është e përshkuar nga ndjenja e humbjes, dhimbjes dhe malli i një prindi të pikëlluar.
Mëngjesin e 20 marsit 1991, djali i Clapton ndodhej me ish-të dashurën e tij, aktoren italiane Lory del Santo duke luajtur në apartamentin e saj në Nju-Jork.
Conor ra aksidentalisht nga rezidenca e katit të 53-të përmes një dritareje që ishte lënë pa dashje hapur pas punimeve në apartament. Clapton ndodhej në një hotel aty pranë dhe po përgatitej ta merrte Conor-in për një drekë të planifikuar babë e bir dhe të vizitonte me të kopshtin zoologjik në Central Park.
“Në një moment pata një telefonatë nga apartamenti i tyre. Në fakt, sa po bëhesha gati të dilja nga dhoma e hotelit për të shkuar dhe për ta marrë për të ngrënë drekë së bashku.
Lory ishte në anën tjetër të telefonit dhe ulërinte duk më thënë se ai kishte vdekur.
Nuk po i besoja veshëve”– kujtoi Clapton në një intervistë të vitit 1992 për gazetaren britanike Sue Lawley.
Clapton e mbylli menjëherë telefonin dhe duke mos e besuar ende atë që dëgjoi, doli nga vrap nga hoteli dhe u drejtua për në bllokun e apartamenteve ku “pa ambulanca, zjarrfikëse dhe automjete ndihmëse”.
Kur hyri në apartamentin e Lory-t, i mbushur plot me punonjës të shërbimit të urgjencës, Clapton kujton se u ndje sikur ajo skenë nuk kishte të bënte me të.
“M’u duk sikur kisha hyrë në jetën e dikujt tjetër. Dhe ndihem ende kështu”– shtoi Clapton në atë intervistë.
Funerali i Conor u mbajt dy ditë para ditëlindjes së 46-të të këngëtarit. Eric e përshkroi lidhjen e tij me Conor si marrëdhënien më të ngushtë që ai kishte deri në atë pikë të jetës së tij, dhe ai e vlerëson djalin e tij të ndjerë si një nga arsyet kryesore që u bë dhe mbetet një njeri më i matur.
Nga fundi i viteve 1970, këngëtari i hitit tjetër “Cocaine”, kishte hequr dorë nga zakoni i tij i konsumit të heroinës, por konsumonte ende shumë droga të tjera – përfshirë kokainën – dhe alkool.
Ishte lindja e Conor në vitin 1986, ajo që i dha Clapton shtysën për t’u deintoksinuar dhe për të qëndruar larg drogës.
“Unë e bëra për Conor, sepse mendoja se nuk mund të isha një njeri i denjë pranë tij”–shkruan Clapton në librin e tij me kujtime botuar në vitin 2007 “Clapton: TheAutobiography”.
Artisti shton se ajo tragjedi familjare i dha forcën për të qenë përgjithmonë larg drogës, në vend se t’i rikthehej konsumit të saj.
Duke u përballur me një pikëllim të thellë, ai e kaloi vetëm pjesën më të madhe të muajve të ardhshëm, duke udhëtuar midis Anglisë dhe Antiguas, ku mori pjesë në seanca meditimi dhe kërkoi ngushëllim në kitarën e tij duke krijuar muzikë.
Dy këngë të shkruara në atë periudhë, u frymëzuan direkt nga ajo që kishte ndodhur në jetën e tij.
“Circus Left Town” tregon historinë e ndjekjes së një shfaqjeje cirku bashkë me Conor një natë para vdekjes së tij.
“Tears in Heaven” ka një përmasë personale edhe më të fuqishme, dhe shtron pyetjen nëse do të takohemi sërish me ata që kanë vdekur para nesh.
Në fillim që të dyja këto këngë nuk ishin menduar të dilnin në publik por Clapton u inkurajua të shtonte këngën e fundit, të bashkëshkruar me Will Jennings, në kolonën zanore për të cilën po punonte për filmin “Rush”. Ajo tragjedi e nxiti Clapton të luante një rol më të madh në jetën e vajzës së tij.
Ruth Kelly Clapton lindi një vit para Conor dhe është fëmija i vetëm i Clapton me Yvonne Kelly, një menaxhere e një studio muzikore nga Montserrat.
Oferta e kësaj të fundit për t’u njohur më mirë me vajzën e tij në periudhën pas vdekjes së Conor u pranua nga Eric, dhe gjatë vizitave të shumta, ata krijuan një raport të gushtë.
“Ishte e mrekullueshme të isha sërish në shoqërinë e një fëmije, fëmijës im”, shkruan Clapton në kujtimet e tij.
“Duke analizuar në retrospektivë ato vite, e kuptoj se çfarë ndikimi të thellë pati ajo vajzë në mirëqenien time.
Prania e saj në jetën time ishte absolutisht jetike për rimëkëmbjen time.
Tek ajo, unë gjeta përsëri diçka reale për t’u shqetësuar, dhe kjo ishte e rëndësishme, pasi më bëri sërish një qenie njerëzore aktive”– thekson ai. / Biography.com – bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË HISTORI TRONDITËSE NGA TRAGJEDIA ÇAME E 80 VITEVE MË PARË…
Nga Hajredin Isufi
Komunikoj shpesh me telefon dhe email me studiuesin Jorgo Koçi nga Filati autori i librit “Filates”. Kolegu im është me kulturë të gjerë, një enciklopedi e vërtetë dhe arkiv i gjallë për historinë ë re te Filatit e rrethinat.Më pëlqen të komunikoj dhe të diskutoj rreth problemeve të luftës së dytë në Filat se miku im është i vërtëtë në ato që shkruan, është i paanshëm. Në një rast kur më tregonte disa detaje të marrëdhënieve të mira mes dy komuniteteve, myslimanët shqiptarë me bashkëqytetarët e tyre të krishterë dhe anasjelltas jo vetëm në qytet por edhe në fshatra. Më tregoi me emra konkretë se si nga shqiptarët mysliman ashtu edhe nga të kishterët që kishin sakrifikuar në momente të vështira nga jeta e tyre në mbrojtje të njëri-tjetrit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Conor McGregor do të kandidojë për president të Irlandës, vë theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni
Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 17:51
Conor McGregor u kërkon mbështetësve të tij që të lobojnë te këshilltarët e qarqeve në Irlandë që ta nominojnë si kandidat për President të vendit. Ai pretendoi javën e kaluar se tashmë kishte siguruar mbështetjen e këshilltarëve, deputetëve dhe senatorëve. Ish-kampioni i arteve marciale të përziera (MMA) postoi një video në llogaritë e tij në mediat sociale të enjten, e cila u filmua jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin.
“Qytetarë të Irlandës, është koha për ndryshime të vërteta! Si president, unë nuk do të nënshkruaj asnjë projektligj për ta shndërruar në ligj para se t’i paraqitet popullit! Nëse dëshironi ta shihni emrin tim në fletën e votimit për president, ju lutem kontaktoni këshilltarët e qarkut tuaj vendor sot dhe kërkojuni atyre të më nominojnë”, thotë ai në mbishkrimin e videos.McGregor preku disa nga problematikat me të vilat po përballet Irlanda në vitet e fundit, duke vendosur theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni. “Kemi parë që mungesa e strehimit në Irlandë të rritet në nivele të papara, duke demonstruar refuzimin e kësaj qeverie për të përmbushur dhe respektuar deklaratën tonë se të gjithë fëmijët në Irlandë duhet të duhen. Në vend të kësaj, fëmijët tanë po braktisen. Ky dështim i brezave të ardhshëm është shoqëruar me një fluks të imigracionit masiv në një sistem tashmë të prishur. Turizmi ynë ka rënë ndjeshëm, ndërsa rreziku në rrugët tona është rritur”, tha ai.
-

Slot: Jam i sigurtë se ata të dy do të dijnë të nxjerrin më të mirën nga Salah në fushë
18 Gusht 2025
9:30
Telesport
Liverpool kampion në fuqi në Premier League e nisi sezonin e ri me një fitore 4-2 ndaj Bournemouth. Një fitore e vështirë, ku protagonist ishte edhe Mohamed Salah, që realizoi në minutat shtesë.
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, beson se dy lojtarët e rinj të ardhur këtë verë do të dinë se si të marrin më të mirën nga egjiptiani në fushë. “Sipas mendimit tim, Jeremie Frimpong dhe Conor Bradley janë tipa të ngjashëm, megjithëse Jeremie mund të jetë më i mirë në situata një kundër një se sa Conor”, tha Slot.
“Të dy kanë atribute në të gjitha rezultatet dhe nëse luan kundër tyre e di që duhet të jesh i vetëdijshëm për to. Kjo zakonisht i jep Mo Salah edhe më shumë hapësirë për luftime një kundër një, sepse është e vështirë për kundërshtarin kur izolojmë Mo ose Jeremie”, shtoi trajneri i Liverpool.
“Trent nxori më të mirën nga Salah, ndaj besoj se edhe Conor e Jeremie janë tipa të ndryshëm mbrojtësish të krahut, por mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë me sulmuesin tonë”, tha Slot -

Chandler nuk i ndahet duelit me McGregor, publikon datën e re të përballjes mes dy veteranëve të UFC
24 Korrik 2025
10:55
Telesport
Telenovela për zhvillimin e një dueli mes Michael Chandler dhe Conor McGregor duket se nuk ka fund. Një përballje që duhej të ishte zhvilluar dy vite më parë, por që është shtyrë për arsye të ndryshme.
Por orët e fundit ka një lajm të ri që vjen nga vetë Michael Chandler, që duket se shpall datën e re për duelin ndaj “The Notorius”. Veterani i peshave të lehta të UFC-së kohët e fundit bëri postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale që shkruanin “Conor!!!” dhe “1/24/26”.
Vetëm Chandler e di me siguri se cili ka qenë synimi i këtyre dy postimeve, por nuk ka dyshim se ai po paralajmëron për një ndeshje të mundshme me Conor McGregor. Gjithsesi, deri në janarin e vitit të ardhshëm ka ende kohë për të zbuluar nëse ajo datë është e saktë.
McGregor, tashmë 37 vjeç, nuk ka garuar që kur theu këmbën kundër Dustin Poirier në verën e vitit 2021. Në vitet që pasuan, ai hyri në luftë me USADA-n, humbi një padi civile dhe theu gishtin e vogël të këmbës ndërsa stërvitej për rikthimin e tij në UFC ndaj Chandler.
Sa i përket 39-vjeçarit Chandler, ai më në fund u lodh duke pritur për ndeshjen me McGregor dhe u rikthye në aksion në fund të vitit 2024, ku u mposht menjëherë nga Charles Oliveira (UFC 309) dhe Paddy Pimblett (UFC 314) në ndeshje të njëpasnjëshme. -

Tradhti apo liri? Conor McGregor fotografuar me një tjetër grua
Ylli i MMA-së, Conor McGregor, është fotografuar së fundmi në plazhin e Fort Lauderdale në Florida në një moment të ngushtë me një grua brune të panjohur. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se McGregor nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur këtë moment, ndërsa në afërsi mungonte partnerja e tij e përhershme, Dee Devlin.
Ky episod ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke u bërë pjesë e një serie ngjarjesh të përfolura që kanë shoqëruar sportistin ndër vite. Por, ndryshe nga pritshmëritë, reagimi i Devlin nuk ka qenë i ashpër.
Në vend që të distancohej publikisht pas daljes së fotove me një tjetër femër, ajo ka zgjedhur të qëndrojë përkrah McGregorit. Në një postim në Instagram, Devlin e ka uruar atë për ditëlindje me një foto të përbashkët dhe fjalët: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që gjithmonë e bën Dee-n të qeshë”.
Ky gjest i saj ka befasuar ndjekësit, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së çiftit dhe qëndrueshmërinë e saj përballë situatave të tilla publike. -

Tradhti apo liri? Conor McGregor fotografohet me një tjetër grua
Ylli i MMA-së, Conor McGregor, është fotografuar së fundmi në plazhin e Fort Lauderdale në Florida në një moment të ngushtë me një grua brune të panjohur. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se McGregor nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur këtë moment, ndërsa në afërsi mungonte partnerja e tij e përhershme, Dee Devlin.
Ky episod ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke u bërë pjesë e një serie ngjarjesh të përfolura që kanë shoqëruar sportistin ndër vite. Por, ndryshe nga pritshmëritë, reagimi i Devlin nuk ka qenë i ashpër.
Në vend që të distancohej publikisht pas daljes së fotove me një tjetër femër, ajo ka zgjedhur të qëndrojë përkrah McGregorit. Në një postim në Instagram, Devlin e ka uruar atë për ditëlindje me një foto të përbashkët dhe fjalët: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që gjithmonë e bën Dee-n të qeshë”.
Ky gjest i saj ka befasuar ndjekësit, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së çiftit dhe qëndrueshmërinë e saj përballë situatave të tilla publike. -

Boksierët arrijnë marrëveshjen, Eubank Jr dhe Conor Benn sërish në ring me 20 shtator për revanshin
Boksierët britanikë Chris Eubank Jr dhe Conor Benn kanë rënë dakord që të duelojnë sërish mes tyre me 20 shtator. Një revansh që do të zhvillohet 5 muaj nga sfida e dytë e parë.
Në përballjen e parë të zhvilluar më 26 prill në stadiumin e Tottenham, Eubank fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve dinamikë. Tani boksierët do të përgatiten për të kryqëzuar sërish dorezat mes tyre.
Ende nuk është caktuar vendi se ku do të zhvillohet sfida e vlefshme për peshën e mesme, por me shumë gjasa do të jetë Londra (në Wembley ose sërish në stadiumin e Tottenham).
Duke reaguar pas këtij lajmi, Benn shkroi në Twitter: “Gati për të luftuar! 20 shtatori nuk mund të vijë aq shpejt“.
Në duelin e parë, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Eubank me rezultatin 116-112 dhe ringjalli kujtimet e rivalitetit të ashpër të baballarëve të tyre. Kjo sfidë e parë u zhvillua 35 vjet pasi Chris Eubank Sr. dhe Nigel Benn ishin ndeshur për herë të parë.
Dhe, ashtu sikurse baballarët e tyre edhe dy boksierët do të zhvillojnë një revansh.
“Mendoj se dueli i dytë do të jetë edhe më i mire se i pari. Ata nuk do të ndryshojnë, do të jetë sikur nis raundi i 13-të. Dhe kur sheh një ndeshje të tillë, për mua, gjëja automatike që duhet bërë është të bëj revanshin“, tha Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit. -

Chris Eubank Jr në gjurmët e babait, mposht Conor Benn dhe mbron titullin kampion bote
27 Prill 2025
0:14
Telesport
Boksieri britanik Chris Eubank Jr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj patriotit të tij Conor Benn, duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshën e mesme.
Dueli i zhvilluar në stadiumin e Tottenham ishte një spektakël i vërtetë, me dy boksierët që dueluan pa pushuar asnjë sekondë nga raundi i parë deri tek i 12-ti. Aq sa në fund mezi qëndronin në këmbë.
Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Chris Eubank me rezultatin e njëjtë (116-112, 116-112, 116-112). Kjo është fitorja nr.35 në karrierë për Eubank jr, që ka edhe 3 humbje. Ndërsa për Benn vjen humbja e parë në karrierë pas 23 fitoresh.