Tag: conmebol

  • Mbyllen kualifikueset e CONMEBOL, Bolivia në Play Off për biletën e 7-të të Botërorit 2026

    Mbyllen kualifikueset e CONMEBOL, Bolivia në Play Off për biletën e 7-të të Botërorit 2026

    Janë zhvilluar ndeshejt e fundit të Amerikës së Jugut zona CONMEBOL për Botërorin 2026. Kombëtaret e kualifikuara; Argjentina, Ekuadori, Brazili, Uruguai, Paraguai e Kolumbia luajtën pa ndonjë interes mirpo një biletë eventuale për botërorin e ardhëshëm luhej mes Bolivisë dhe Venezuelës.

    Formula me të shtatën e këtij eventi që shkon në ndeshje shtesë bëri që Bolivia e cila mundi Brazilin e Ançelotit 1-0, të marrë bonusin e duhur e pritur fazën play off për biletën e radhës.

    Raundi i 18-të (i fundit) kualifikues:

    Rezultatet:

    Bolivi-Brazil 1-0

    Kili- Uruguai 0-0

    Peru- Paraguai 0-1

    Venezuelë- Kolumbi 3-6

    Ekuador- Argjentinë 1-0/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • CONMEBOL përcakton 6 biletat e Botërorit, ‘tremb’ Mesi me ndeshjen e fundit në Buenos Aires

    CONMEBOL përcakton 6 biletat e Botërorit, ‘tremb’ Mesi me ndeshjen e fundit në Buenos Aires

    Mesit i rrjedhin lot në fytyrë. Para ndeshjes i pritur nga dashuria e Buenos Airesit dhe në vërshëllimën e fundit, kur gjeniu jep lamtumirën, i prekur dhe emocional. Para tifozëve të tij vendas në atë që ishte ndeshja e tij e fundit në shtëpi për Argjentinën.

    Botërori 2026 me kualifikueset e Botërorit 2026 zona CONMEBOL (Amerika e Jugut) përcaktoi këtë mengjes përfundimisht 6 kombëtaret që shkojnë menjëherë në fazë finale. Me një javë nga fundi, tre kombëtare; Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai i janë bashkuar kombëtareve që janë kualifikuar më herët për Kupën e Botës 2026 (Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Kanada) si Argjentina (me dyshimin e vazhdueshëm për pjesëmarrjen e Leo Mesit në Kupën e Botës i cili shënoi dy gola këtë mengjes në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës), Brazili dhe Ekuadori.

    Ndërkaq Amerika e Jugut ka dhe një mundësi pasi një biletë Botërori mund të vijë nga faza play off. Venezuela ose Bolivia e kanë këtë shans në javën e fundit.

    Eurpoa është prapa me kualifikuese ndërsa deri tani përpos tre vendeve pritëse, kualifikuar automatikisht , numri shkon në 16 ekipe zyrtare të kulaulifikuara për turneun.

    Janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026.Ekipet pritëse:SHBAMeksikëKanadaKombëtare të kualifikuara:JaponiaZelanda e ReIraniArgjentinaUzbekistaniKoreja e JugutJordaniaAustraliaBraziliEkuadorKolumbiaParaguaiUruguai

    Rezultatet e mengjesit të sotëm në Amerikën e Jugut.

    Argjentinë-Venezuela 3-0Brazil-Kili 3-0Kolumbi-Bolivi 3-0Uruguai-Peru 3-0Paraguaj-Ekuador 0-0

    Klasifikimi një xhiro nga fundi, zona CONMEBOL:

    Argjentina 38 pikë

    Brazili 28 pikë

    Uruguai 27 pikë

    Ekuador 26 pikë

    Kolumbia 25 pikë

    Paraguaj 25 pikë

    Venezuela 18 pikë

    Bolivia 17 pikë

    Peru 12 pikë

    Kili 10 pikë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin