Tag: conceição

  • Conceicao: Dua të përmirësoj golat dhe asistet, ja çfarë më thotë CR7 për Juventusin

    Conceicao: Dua të përmirësoj golat dhe asistet, ja çfarë më thotë CR7 për Juventusin

    7 Nëntor 2025

    13:15

    Alfred Lleshi

    Francisco Conceicao, sulmues i Juventusit, foli për “Tuttosport” para derbit të Torinos. Rreth CR7: “Më pëlqen të flas me Cristiano. Më mëson shumë, këtu ka kaluar shumë mirë. Gjithmonë më thotë: Je në një klub i madh, por kur nuk fiton, presionet rriten”.
    Për Dusan Vlahovic: “Ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë, më pëlqen shumë. Ka gjithçka për të na ndihmuar me golat e tij. Nga ana ime dua ta ndihmoj me asistet. E shoh si gjithmonë, gjithmonë është stërvitur shumë mirë”.
    Rreth jetës në Torino dhe ekipit: “Këtu ndjej gjithmonë detyrimin për ta merituar Juventusin. Po punoj për të arritur momente më të mira. Po përpiqemi të asimilojmë idetë e Spallettit. Po bëjmë një punë të mirë, tani duhet të fitojmë ndeshjet. Trajneri po krijon një lidhje të fortë me ne, i analizojmë gabimet. Duam topin, kemi shumë cilësi, por disa herë nuk e kemi shfaqur”.
    Rreth objektivave: “Si ekip do të isha i kënaqur nëse fitojmë titullin. Në planin personal duhet të përmirësoj golat dhe asistet, kjo mund të më çojë në nivelin më të lartë”.

  • “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    7 Nëntor 2025

    11:12

    Telesport

    Mesfushori portugez Francisco Conceição komentoi për herë të parë ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti në krye të Juventus. Ai foli edhe periudhën e vështirë që po kalojnë bardhezinjtë, duke theksuar rëndësinë e trajnerit të ri dhe autokritikën e ekipit.
    Duke folur për “La Repubblica”, Conceição shprehu admirim të madh për trajnerin e ri, i cili tashmë po revolucionarizon qasjen ndaj lojës. “Ne po i përvetësojmë idetë e tij. Spalletti ka qenë fantastic, së bashku rishikuam atë që nuk po bënim siç duhet dhe po fillojmë të mendojmë në mënyrën se si ai kërkon”, tha portugezi.
    “Duhet të luajmë futboll, të duam topin, të nxjerrim cilësinë. Përvoja fituese e Spalletti do të na ndihmojë të performojmë në mënyrën më të mirë“, shtoi më tej Conceição. Më pas, ai bën autokritikë mbi krizën dhe presionin nga mjedisi përreth.
    Lidhur me vështirësitë e ekipit nën drejtimin e trajnerëve të mëparshëm Thiago Motta dhe Igor Tudor, anësori portugez mori përgjegjësinë: “Faji është kryesisht tek ne. Kemi folur gjatë për këtë sepse nëse kemi pasur tre trajnerë në shtatë muaj, problemi ka qenë edhe skuadra. Atmosfera te Juve është e vështirë kur nuk ka fitore”.

  • A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    5 Tetor 2025

    10:40

    Telesport

    Trajneri Igor Tudor ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë titullar as për ndeshjen me Milanin.
    Kreu i pankinës së Juventusit ka konfirmuar se Francesco Conceicao do ta nisë nga minuta e parë sonte dhe ka dhënë argumentin e tij.
    “Conceicao do të jetë titullar në ofensivë, sepse për ne është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë. Sigurisht, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar, por jemi të kënaqur”.
    “Ka qenë në pamundësi për të luajtur për thuajse një vit. Patjetër qo të na ndihmojë”, deklaroi ai.

  • Mitaj pa trajner,  Spalletti dhe Conceicao në balotazh për stolin e Al Ittihad

    Mitaj pa trajner, Spalletti dhe Conceicao në balotazh për stolin e Al Ittihad

    Humbja 2-0 përballë Al Nassr nuk u prit mirë nga sheikët e Al-Ittihad, me këta të fundit që shkarkuan menjëherë trajnerin Laurent Blanc. Në Arabi ka nisur puna për të gjetur pasuesin e teknikut francez.
    Sipas mediave, dy janë opsionet kryesorë për të marrë vendin e tij, Luciano Spalletti dhe Sergio Conceicao, dy emra të rëndësishëm dhe për më tepër të lirë.

    Me interes e pret këtë vendim edhe anësori kuqezi Mario Mitaj pasi Blanc nuk e shihte si pjesë të projektit duke e nxjerr jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Juventus blen 100% kartonin e portugezit, reagon lojtari: I kënaqur që gjithçka mbaroi, mezi pres të luaj

    Juventus blen 100% kartonin e portugezit, reagon lojtari: I kënaqur që gjithçka mbaroi, mezi pres të luaj

    23 Korrik 2025

    10:11

    Telesport

    Pas disa javësh negociatash, më në fund anësori portugez Francisco Conceição është një lojtar i Juventus. Bardhezinjtë e blenë 100% kartonin e lojtarit nga Porto.
    Ky transferim i ka kushtuar Juventus 30.4 milionë eurosh, që do të paguahen në 4 vite, plus shpenzime shtesë prej 1.6 milionë eurosh.
    Kontrata e re e Conceição, që vjet luajti me Juventus në formë huazimi, do të zgjasë deri më 30 qershor 2030. Pra, një kontratë 5-vjeçare.
    “Jam i kënaqur që jam këtu, mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Një përqafim të madh. Shihemi së shpejti“, ishin fjalët e para të Francisco Conceição pasi Juventus pranoi ta blinte atë.
    Sezonin e kaluar, portugezi realizoi 7 gola në 40 ndeshje që luajti me bardhezinjtë, duke shpresuar që edhe këtë sezon të jetë një lojtar kyç për skuadrën e trajnerit Igor Tudor.

  • Asnjë surprizë, Juventus blen përfundimisht kartonin e sulmuesit

    Asnjë surprizë, Juventus blen përfundimisht kartonin e sulmuesit

    Francisco Conceicao është përfundimisht lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi ka blerë kartonin e sulmuesit portugez nga Porto, për një shifër që shkon tek 30 milionë euro.
    Conceicao, i cili deri më tani luajti si huazim në Torino, ka firmosur me “Zonjën e Vjetër” deri me 30 qershor 2030.

    “Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Porto FC për blerjen përfundimtare të lojtarit Francisco Fernandes nga Conceicao për një tarifë prej 30.4 milionë eurosh, me pagesën që do të bëhet në katër vite, plus shpenzime shtesë prej 1.6 milionë eurosh.
    Juventusi ka nënshkruar një kontratë me lojtarin deri më 30 qershor 2030”- shkruan Juventus.

  • Juventus mbyll marrëveshjen me Porto për Conceiçao, sot pritet zyrtarizmi i portugezit, ja detajet

    Juventus mbyll marrëveshjen me Porto për Conceiçao, sot pritet zyrtarizmi i portugezit, ja detajet

    14 Korrik 2025

    10:49

    Telesport

    Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Francisco Conceiçao. Juventus pritet të finalizojë sot negociatat me Porto në lidhje me blerjen e anësorit portugez, i cili mbërriti në huazim nga klubi portugez një vit më parë.
    Marrëveshja është ende në fazat e fundit të finalizimit të detajeve, pasi 22-vjeçari është pothuajse e sigurt se do të jetë i pranishëm në kampin stërvitor që do të fillojë më 24 korrik nën drejtimin e Igor Tudor.
    “Record” raporton se Conceiçao, i cili zotëron 20% të aksioneve në kontratën e tij, do të heqë dorë nga pjesa që duhej të merrte: Kjo do t’u lejojë bardhezinjve të përfundojnë marrëveshjen me një çmim më të ulët.
    Domethënë, 25 milionë euro, plus bonuse. Një zbritje e vogël nga shuma 30 milionë euro të përcaktuara nga klauzola e tij e lirimit, e cila skadon të martën. Nga ana tjetër, paga e anësorit do të rritet, duke arritur në 5 milionë euro krahasuar me 2.5 milionë euro neto që ai ka fituar deri më tani.
    Në këtë mënyrë, Juventus do ta rimbursonte Conceiçao për tërheqjen e mësipërme. “Tymi i bardhë” pritet të dalë së shpejti, madje njoftimi zyrtar mund të mbërrijë që sot.

  • Juventus në ankth për Conceiçao, nëse nuk nxiton në blerje klauzola rritet me 50%

    Juventus në ankth për Conceiçao, nëse nuk nxiton në blerje klauzola rritet me 50%

    7 Korrik 2025

    9:01

    Telesport

    Një lajm jo i mirë vjen për Juventus në lidhje me negociatat për rikthimin e Francisco Conceiçao në Torino. Transformimi i marrëveshjes nga një huazim i thjeshtë në një huazim përfundimtar mund t’u kushtojë bardhezinjve më shumë.
    Aktualisht, klauzola për blerjen e lojtarit është 30 milionë euro, shumë që kërkon edhe Porto për ta lënë të lirë lojtarin. Por kontrata përfshin një rritje të kësaj shume deri në 45 milionë euro pas datës 15 korrik.
    Çka do të thotë se Juventus duhet të nxitojë dhe mbyllë gjithçka brenda kësaj jave për të evituar që kjo shumë të rritet. Juventus nuk ka asnjë mundësi që të arrijë ato shifra, ndërsa te Potro presin të mësojnë se si do të rrjedhin ngjarjet.
    Me fanellën e Juventus, mesfushori portugez arriti të realizojë 7 gola në total në 40 ndeshje që u aktivizua sezonin e kaluar. Klubi italian dëshiron ta mbajë, por rrezikon të humbasë gjithçka nëse nuk nxiton.

  • Porto, gati t’i ulë kërkesat për Conceição. Juventusi merr lajme pozitive nga Portugalia

    Porto, gati t’i ulë kërkesat për Conceição. Juventusi merr lajme pozitive nga Portugalia

    4 Korrik 2025

    14:54

    Alfred Lleshi

    Porto është gatshi t’i ulë kërkesat për kartonin e Francisco Conceição. Kështu shkruan gazeta portugeze “A Bola”, sipas së cilës klubi i “Dragoes” do të ishte i prirur të pranojë një reduktim të shumës fillestare të kërkuar për sulmuesin e lindur në vitin 2002 (30 milionë euro), duke e zbritur në rreth 28 milionë euro, me kusht që shitja të kryhet menjëherë dhe përfundimisht.
    Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se Juventusi ka vendosur të nxjerrë në treg Nico Gonzalez. Pas një sezoni zhgënjyes, ish-sulmuesi i krahut i Fiorentinës nuk i ka bindur drejtuesit bardhezinj. Drejtori i përgjithshëm Damien Comolli është i gatshëm të administrojë largimin e tij.
    Me fjalë të tjera: Nico Gonzalez është në merkato dhe Juventusi do të dëgjojë të gjitha ofertat pa bërë rezistencë në rast se do të mbërrijnë. Klubi është i bindur se mund ta përballojë mungesën e 5 golave dhe 4 asistimeve, sa të sezonit të fundit nga argjentinasi.
    Paraqitje larg pritshmërive krahasuar me periudhën e tij te Fiorentina. Megjithatë, vetë lojtari ka një mendim tjetër. Për momentin nuk e sheh veten diku tjetër dhe është i vendosur të dëshmojë se mund të jetë element i vlefshëm për Juventusin.
     

  • Sergio Conceiçao drejt Amerikës Latine, portugezi gati të marrë detyrën e trajnerit të klubit të njohur brazilian

    Sergio Conceiçao drejt Amerikës Latine, portugezi gati të marrë detyrën e trajnerit të klubit të njohur brazilian

    4 Korrik 2025

    9:19

    Telesport

    Pasi u eliminua në raundin e 16-të të Kupës së Botës për klube, skuadra e Botafogo ka prishur marrëdhënien me trajnerin Renato Paiva.
    Klubi brazilian është në kërkim të një zëvendësuesi dhe ka disa profile evropiane në garë për këtë detyrë. Favoriti dhe aktualisht kandidati i fortë për stolin e “Fogao” është Sergio Conceiçao.
    Trajneri portugez, sezonin e kaluar ishte protagonist i gjashtë muajve të fundit në krye të Milan, ku nuk arriti të shkëlqente dhe u largua.
    50-vjeçari ka drejtuar vetëm në Europë dhe kjo mund të jetë aventura e parë për të jashtë kufijve të kontinentit të vjetër. Për momentin palët janë në bisedime, që duket se po shkojnë në drejtimin e duhur.