Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: çollaku
-

“Ushtria fik radarët, kultivon drogë”, Çollaku godet qeverinë e Ramës: Krimi ndërkombëtar dhe droga pushtojnë vendin
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar situatën e kriminalitetit dhe luftës kundër karteleve të drogës në Shqipëri, gjatë një interviste në një studio televizive.
Në qendër të diskutimit ishte raporti i fundit i Departamenti Amerikan të Shtetit për lirinë e të bërit biznes në Shqipëri.Gjatë debatit, Çollaku ka komentuar deklaratat publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që sipas tij ditët e fundit, po tregon më shumë angazhim publik sesa institucionet shqiptare.
‘Ambasada e SHBA po flet më shumë se SPAK dhe Ministria e Brendshme, të dyja bashkë,’ u shpreh Çollaku. Ai vuri në dukje se mesazhet që vijnë nga autoritetet shqiptare janë të vakëta dhe shpesh reduktohen në një refren të përsëritur.
‘Një fjali që është refreni i tyre dhe tek kjo kam pak optimizëm se janë duke shtyrë drejt thellimit të hetimeve është: ‘do të luftojmë bashkë’. ‘Do të luftojmë bashkë’ se këta nuk e bëjnë dot vetëm? Nga mungesa e vullnetit, dëshirës dhe nga frika, dhe ata nuk duan t’i lënë që këta ta bëjnë vetëm, se mund të ketë firo rrugës, siç ka ndodhur në shumë raste,’ u shpreh ai.
Sipas gazetarit, kartelet e drogës janë tashmë të integruara me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe me financimet terroriste, duke i dhënë kësaj çështjeje përmasa më të rënda.
‘Ky refren i ambasadës, dhe tashmë nuk ka një ndarje kartel droge apo terrorizëm, tani janë 1. I marrin paratë nga droga.
Francezët kanë nxjerrë ushtrinë.
Belgët kanë nxjerrë ushtrinë, amerikanët po se po. Problemi është se, ne çfarë nxjerrim këtu? Ushtrinë që fik radarët, që kultivon drogë në reparte,’ vijoi më tej gazetari Çollaku.
Ai theksoi gjithashtu se edhe nëse SPAK ka vullnet të luftojë krimin, nuk ka mbështetjen e nevojshme nga strukturat e tjera shtetërore.
‘SPAK edhe sikur të dojë, ka ushtrinë, policinë, një pjesë të kolegëve përballë dhe nuk i kanë në krah,’ theksoi ndër të tjera gazetari Basir Çollaku -

“Edi u shërben trafikantëve”, Çollaku akuzon Ramën: Kryeministri vartës i bandave, kontrollon tregun dhe drejtësinë
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të krimit në vend, gjatë një interviste televizive.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron si ‘zëdhënës i trafikantëve të drogës’, duke nisur një fushatë për të shitur pallatet e ndërtuara me para të pista.Sipas Çollakut, në vend ndodhen mijëra apartamente të ndërtuara nga para të ardhura nga trafiku i drogës, të cilat kanë mbetur stok dhe të pashitura.
‘Pallatet, apartamentet e ndërtuara me paratë e drogës kanë mbetur të pashitura në numër të konsiderueshëm dhe disa mijëra janë stok. Duhet që dikush tu gjejë treg, që të qarkullojnë paratë atyre se, duhet të rifitohet ajo para që të vazhdohet dhe më tej.
Tani del Edi Rama si zëdhënësi i tyre dhe thotë, hajdeni se u ka ngelur çunave pallatet pa shitur. Ata janë njësi të tregut. Ky kontrollon ekonominë, tregun, drejtësinë, dhe kontrollohet prej trafikut,’ deklaroi Çollaku.
Ai e akuzoi më tej Ramën si ‘vartës të bandave’, duke shtuar se Kryeministri ka bërë mijëra kilometra për t’u takuar me ta.
‘Kryeministri është një vartës i këtyre grupeve, bandave. Se të bësh mijëra kilometra për të shkuar dhe për t’i takuar, ka shkuar zotëria atje, i janë bindur këta. Një qeveri që i bindet trafikantëve, drogës’.
Çollaku gjithashtu vuri në dukje reagimet e shpeshta të ambasadës Amerikane në Tiranë, që sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me luftën ndaj karteleve të drogës.
‘Ne kemi parë daljet e shpeshta të përfaqësuesve të ambasadës Amerikane, sidomos në dyjavëshi e fundit, janë 5-6 gjashtë postime të saj për luftë ndaj karteleve të drogës, që janë edhe kartele terroriste, të shpallura nga administrata Trump.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku -

VIDEO/ Çollaku: Rama është nën presion, ka nisur fushatë që të shesë apartamentet e trafikantëve të drogës
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të krimit në vend, gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron si ‘zëdhënës i trafikantëve të drogës’, duke nisur një fushatë për të shitur pallatet e ndërtuara me para të pista.
Sipas Çollakut, në vend ndodhen mijëra apartamente të ndërtuara nga para të ardhura nga trafiku i drogës, të cilat kanë mbetur stok dhe të pashitura.
‘Pallatet, apartamentet e ndërtuara me paratë e drogës kanë mbetur të pashitura në numër të konsiderueshëm dhe disa mijëra janë stok. Duhet që dikush tu gjejë treg, që të qarkullojnë paratë atyre se, duhet të rifitohet ajo para që të vazhdohet dhe më tej.
Tani del Edi Rama si zëdhënësi i tyre dhe thotë, hajdeni se u ka ngelur çunave pallatet pa shitur. Ata janë njësi të tregut. Ky kontrollon ekonominë, tregun, drejtësinë, dhe kontrollohet prej trafikut,’ deklaroi Çollaku.
Ai e akuzoi më tej Ramën si ‘vartës të bandave’, duke shtuar se Kryeministri ka bërë mijëra kilometra për t’u takuar me ta.
‘Kryeministri është një vartës i këtyre grupeve, bandave. Se të bësh mijëra kilometra për të shkuar dhe për t’i takuar, ka shkuar zotëria atje, i janë bindur këta. Një qeveri që i bindet trafikantëve, drogës’.
Çollaku gjithashtu vuri në dukje reagimet e shpeshta të ambasadës Amerikane në Tiranë, që sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me luftën ndaj karteleve të drogës.
‘Ne kemi parë daljet e shpeshta të përfaqësuesve të ambasadës Amerikane, sidomos në dyjavëshi e fundit, janë 5-6 gjashtë postime të saj për luftë ndaj karteleve të drogës, që janë edhe kartele terroriste, të shpallura nga administrata Trump.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.
-

“Miliarda euro të pastruara, firma të përbashkëta”, Çollaku zbulon lojën e Veliaj-Rama: Erioni ka informacion që…
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, duke diskutuar për luftën e ftohtë Rama-Veliaj, është shprehur se, të dy kanë hedhur firma të shumta në paligjshmëri të mëdha në Tiranë.
Sipas Çollakut vetëm ndërtimi në Tiranë ku janë pastruar miliarda euro, i ekspozon ata në maksimum.
‘Unë nuk besoj se Veliaj, në këtë fazë negociatash që ai ka – edhe për punët e paligjshme që ka bërë me Edi Ramën, edhe për miliarda euro që janë pastruar në Tiranë, ku Rama e Veliaj kanë firma të përbashkëta, është gati t’i ekspozojë ato. Për më tepër, edhe vëllai, bashkëshortja dhe vjehrra e Veliajt janë nën hetim dhe mund të përfundojnë duke e implikuar drejtpërdrejt,’ u shpreh Çollaku.
Sipas tij, Veliaj po përdor këtë informacion si mjet presioni për të arritur një dakordësi me Ramën.
‘Veliaj ka guxim dhe informacion për të ndarë paligjshmëritë e Ramës dhe të tijat, por po e shtyn deri në ekstrem për të arritur një marrëveshje të mundshme. Ai ushtron presione, por nuk është ende i gatshëm të bëjë hapin,’ shtoi gazetari Basir Çollaku.
Çollaku komentoi edhe për situatën zgjedhore në Tiranë, duke theksuar se kandidatura e Ogerta Manastirliut është e konfirmuar nga Rama dhe se nuk pritet një fushatë e shpejtë zgjedhore:
‘Manastirliu si kandidate e lancuar e Ramës e ka marrë mandatin. Nuk ka një datë të afërt për të zhvilluar aktivitet elektoral. Të gjitha gjërat janë në tavolinë, por ata akoma po luajnë,’ – tha gazetari Basir Çollaku -

“Kur të flas unë, ti bëhesh lajmi i fundit”, Çollaku zbulon mesazhet e Veliajt nga burgu: Rama dhe Erioni flenë..
Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar në një studio televizive, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konsumon raki në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet prej disa muajsh.
Çollaku analizoi po ashtu procesin që PS po ndjek për ta çuar Bashkinë e Tiranës në zgjedhje të pjesshme, duke e shkarkuar Veliajn përmes votës së këshilltarëve të majtë, me argumentin ligjor të mungesës tremujore në detyrë.
Ai tha se pret që zgjedhjet për kryeqytetin të mos zhvillohen, pasi Rama dhe Veliaj sipas tij duhet të zgjidhin me paqe përplasjet mes tyre.
“Pyetja është a do të ketë zgjedhje në Tiranë. Sigurisht që nuk do të ketë! Kjo është arsyeja se po flenë te burgu Durrësit këto negociatorët që i çojnë fjalë atij, tërhiq, mos u tërhiq. Edhe shohim reagimet e Ramës dhe Veliajt, këto kodet që shpërndajnë në distancë me njëri-tjetrin. Do kalojnë afatet duke u zënë këta. I tha ai zotëria nga burgu: ‘Kur do flas unë, ti do bëhesh lajmi i fundit’. Pra është presion që bëhet. E mori dy ditë rresht vëllain e Erion Veliajt, Arbrin, e thirri SPAK-u. Këta takohen tek SPAK-u, gjithë mazhoranca. Mori vëllain dy ditë rresht, foli Erioni nga burg, tha: ‘Kur të flas unë ti do bëhesh lajmi i fundit’. Këta duan ta zgjidhin me paqe se këta kanë kusure të përbashkëta, këto firmat e mafies bashkë, pastrimin e parave bashkë. Dhe kanë frikë se siç kam lexuar nëpër media, se rakia ndonjëherë çka barku, e nxjerr bardhaku. Se mos ndoshta e tepron me rakinë dhe nxjerr ndonjë sekret. Se duhet mbajtur edhe mbikëqyrje nga qelia ai zotëria atje. Se mos thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë, del edhe ndonjë shkresë që kanë punuar bashkë”, tha Çollaku -

Rama dhe Vuçic të lidhur me grupe kriminale? Gazetari jep deklaratën bombë: DASH direktiva SPAK të nisë goditjen
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një emision televiziv ka thënë se kartelet shqiptare janë të lidhura me ato serbe që ushtrojnë aktivitetin në Amerikën e Jugut.
Çollaku u shpreh se grupet kriminale të të dyja shteteve, kanë lidhje me udhëheqësit Rama dhe Vuçic.
Më tej, gazetari deklaroi se DASH i ka dhënë direktiva SPAK-ut të nisë goditjen nga pastrimit të parave të kokainës nëpërmjet ndërtimit.
“Kartelet shqiptare të lidhura me ato serbe në Amerikën e Jugut. Janë grupe të përbashkëta që kanë lidhje organike me Vuçiç e Ramën. Paligjshmëria e krimi organizuar janë mbërthyer aq shumë bashkë, e Rama është anëtar i këtij bordi e do të hetohet si një nga të pandehurit.
Në Shqipëri u pastruan miliarda euro të kokainës në ndërtim. DASH i ka dhënë direktiva SPAK të nisë goditjen. Trafiku i drogës me mbështetjen qeveritare shqiptare është bërë shqetësim amerikan”, tha Çollaku. -

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e vazhdimësisë së paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit…
Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të forta mbi riemërimet e fundit në qeverinë Rama, duke i cilësuar ato si tregues të qartë të mungesës së çdo ndryshimi real.
Sipas tij, rikthimi i figurave të diskutuara si Belinda Balluku dhe Taulant Balla në pozita kyçe është dëshmi e vazhdimësisë së një modeli qeverisës të ndikuar nga krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria. Çollaku paralajmëron se shqiptarët nuk mund të presin asgjë të mirë nga kjo qeverisje, veçse rritje të paligjshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës.
Basir Çollaku: Janë 2-3 riemërime që janë tregues që nuk ka ndryshuar asgjë. Pra, ku ka kryeministër Rama ne nuk mund të presim asgjë. Riemërimi i Ballukut në të njëjtën detyrë dhe i zotit Balla rikthim si kryetar i grupit parlamentar ku ka dhe përfaqësues banditësh, janë shenja le të themi dhe indikatorë se Rama vazhdon të mbetet në ujërat e zeza të qeverisjes, njëkohësisht i tërhequr nga forca e bandave, e krimit, e mafias dhe këtu nuk mund të themi që ne mund të presim një gjë të re.
Natyrisht që, e reja duhet të pritet është paligjshmëria në rritje do të jetë konsumatorja më e madhe nga kjo qeveri, nga këta ministri, nga ky pushtet le të themi. Nuk mund të shoh që shqiptarët kanë diçka tjetër, diçka të mirë për të jetuar në këtë vend. Më pas paligjshmëri, më pak zbatim ligji, më pak siguri, më pak shëndetësi…Por ajo çfarë shqiptarët kërkojnë nuk do të jetë në këtë qeverisje.
Kjo sepse aty janë përmendur dhe theksuar, akuzat ndaj Ballukut, madje dhe kryetari i Kuvendit është një i akuzuar me grupin e inceneratorëve, kryetari i grupit parlamentar vetëm akuzohet…
-

“Asgjë e mirë”, Çollaku: Riemërimet e Ballukut dhe Ballës tregojnë vazhdimësinë e krimit dhe korrupsionit në qeveri
Në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të forta mbi riemërimet e fundit në qeverinë Rama, duke i cilësuar ato si tregues të qartë të mungesës së çdo ndryshimi real.
Sipas tij, rikthimi i figurave të diskutuara si Belinda Balluku dhe Taulant Balla në pozita kyçe është dëshmi e vazhdimësisë së një modeli qeverisës të ndikuar nga krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria. Çollaku paralajmëron se shqiptarët nuk mund të presin asgjë të mirë nga kjo qeverisje, veçse rritje të paligjshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës.Basir Çollaku: Janë 2-3 riemërime që janë tregues që nuk ka ndryshuar asgjë. Pra, ku ka kryeministër Rama ne nuk mund të presim asgjë. Riemërimi i Ballukut në të njëjtën detyrë dhe i zotit Balla rikthim si kryetar i grupit parlamentar ku ka dhe përfaqësues banditësh, janë shenja le të themi dhe indikatorë se Rama vazhdon të mbetet në ujërat e zeza të qeverisjes, njëkohësisht i tërhequr nga forca e bandave, e krimit, e mafias dhe këtu nuk mund të themi që ne mund të presim një gjë të re.
Natyrisht që, e reja duhet të pritet është paligjshmëria në rritje do të jetë konsumatorja më e madhe nga kjo qeveri, nga këta ministri, nga ky pushtet le të themi. Nuk mund të shoh që shqiptarët kanë diçka tjetër, diçka të mirë për të jetuar në këtë vend. Më pas paligjshmëri, më pak zbatim ligji, më pak siguri, më pak shëndetësi…Por ajo çfarë shqiptarët kërkojnë nuk do të jetë në këtë qeverisje.
Kjo sepse aty janë përmendur dhe theksuar, akuzat ndaj Ballukut, madje dhe kryetari i Kuvendit është një i akuzuar me grupin e inceneratorëve, kryetari i grupit parlamentar vetëm akuzohet… -

Kabineti “Rama 4″/ Çollaku paralajmëron katastrofë: Diella, ministrja me inteligjencë artificiale do të menaxhojë..
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në Syri Tv ka folur për “Diellën”, ministren me Inteligjencë Artificiale, të prezantuar nga kryeministri Rama.Çollaku u ndal dhe te dekreti i Presidentit të Republikës, për të cilin tha se me dekretimin e “Diellës” u soll si drejtor drejtorie.Duke folur për “Diellën” dhe kalimin e prokurimeve publike në varësi të saj, Çollaku e quajti shaka kriminale dhe një mundësi për të thelluar korrupsionin.
“Presidenti u soll si drejtor drejtorie, nuk ishte as në nivelin e një ministri. Kush do i shtypë butonat te kjo “Diella”? Po qindra miliona eurot e Portit të Durrësit, po për inceneratorët thotë gjë kjo “Diella”? Kjo është shaka kriminale. Një liri për të thelluar korrupsionin. Po këta tenderat sekretë do ia kalojnë “Diellës” këta apo i ka ky kryedielli? ”, tha Çollaku
