Tag: çollaku

  • Deputeti i PD-së del kundër Berishës: SPAK nuk është i kapur nga Rama

    Deputeti i PD-së del kundër Berishës: SPAK nuk është i kapur nga Rama

    Kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Kreshnik Çollaku tha se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën për SPAK, i cili thotë se është mashë e PS-së. Çollaku se SPAK ka problemet e saj por është i vendosur në luftën ndaj korrupsionit.
    “Unë pranoj që SPAK mund të mos jetë perfekt. Besoj se ka pasur dhe do të ketë përpjekje për të kapur dhe përdorur atë institucion por edhe sistemin e drejtësisë nga aktorë politikë.
    Por mendoj që në parim edhe pse ka nevojë për një monitorim për funksionimin e plotë dhe të pavarur, unë mendoj që është interesi i opozitës dhe i demokratëve, të mbështesë luftën kundër korrupsionit, gjë që të cilën në masën më të madhe SPAK në bindjen më të madhe e justifikon.
    Unë kam një qëndrim ndryshe nga zoti Berisha ndaj SPAK. Ai mendon se SPAK është i kapur nga Edi Rama. Unë nuk e mendoj këtë gjë! Rama mund të ketë tentuar apo do të tentojë, por deri tani nuk ia ka dalë.”, u shpreh Çollaku në Dritare TV.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.

  • ‘Ka emra të rrezikshëm në lista’… Trondit Basir Çollaku: Do dalin gjatë rrugës, keni për ta parë

    ‘Ka emra të rrezikshëm në lista’… Trondit Basir Çollaku: Do dalin gjatë rrugës, keni për ta parë

    Gazetari Basir Çollaku thotë se në listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit vijojnë të jenë persona që kanë probleme me ligjin.

    “Realisht e gjithë qeveria është në Prokurorinë e Posaçme, por më shumë se gjysma prej tyre janë në dosjen e SKY Encro, duke kuvenduar me banditë, me horra elektoralë, me kriminelë, me pastrues parash”, tha ai në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.

    Çollaku theksoi se kjo situatë e rëndë nuk do të mbetet pa pasoja, duke parashikuar se shumë nga këta kandidatë nuk do të jenë edhe për shumë kohë në liri. “Dhe pavarësisht marrjes së një mandati dhe përfshirjes në listat e deritanishme, do të jetë një liri e përkohshme. Këtu ka edhe mbi gjysmën e kryebashkiakëve të vendit që janë po aty. Do kemi surpriza gjatë këtij muaji prapë. Në këtë drejtim, ku sojsëzë të partive, që janë futur nëpër lista…”, tha Çollaku.