Tag: çokollata

  • Skandal ushqimor/ AKU godet supermarketet, zbulohet çokollata e kontaminuar me insekte

    Skandal ushqimor/ AKU godet supermarketet, zbulohet çokollata e kontaminuar me insekte

    Rrjeti i supermarketeve “Diambe” në qytetin e Durrësit ka shitur për qytetarët çokollata me insekte.
    Çokollata Talarki Money Euro 100 g, që në dukje ka pamjen e monedhave europiane, në cilësi nuk është e tillë dhe këtë e konstatojnë insektet që janë brenda saj.
    AKU, pasi ka realizuar inspektimin në magazinën e supermarketit “Diambe” në Katund të Ri të Durrësit, përveçse bllokimit, ka dërguar katër kampione të kësaj çokollate për analiza laboratorike pranë ISUV, për të mësuar më tepër mbi ngarkesën mikrobiologjike të saj.
    Polikesen Drazho i AKU-s u shpreh: “Në këtë rast është konstatuar një sasi çokollate që u denoncua për prani të krimbave, ky është një tregues fizik. Sasia e importuar është 2208 copë produkt, e importuar nga Polonia. Aktualisht nga AKU, ku është bërë verifikimi, është bërë edhe gjurmueshmëria dhe është vajtur në markete të tjera po të të njëjtit zinxhir; janë bllokuar 94 copë të produktit.”
    Top Channel, nëpërmjet dokumenteve të inspektimit të AKU, mëson se çokollata si vend origjinë ka shtetin polak dhe importuesi i saj është vetë supermarketi Diambe, i cili në vitin 2024 ka futur në Shqipëri 2208 copë çokollata. Kushtet jo të mira të ruajtjes kanë bërë që në këtë çokollatë, brenda saj, të rriten insekte të dëmshme.
    “Një nga kushtet e ruajtjes është një nga arsyet kryesore, sepse çokollata si produkt ka përmbajtje të lartë sheqeri dhe këto gjejnë terren nëse mbahen në ambient me lagështi apo në kushte të dobëta higjeno-sanitare”, thotë Polikesen Drazho i AKU-së
    AKU ka urdhëruar rrjetin e supermarketeve të heqë nga raftet të gjitha çokollatat Talarki Money. Inspektorët e ushqimit kanë bllokuar gjithsej 98 pako të këtij produkti.
    “Referuar detyrës së lënë në inspektimin e kryer më 04-11-2025 për tërheqjen e produktit çokollatë TALARKI MONEY 100 GR me datë skadence shtator 2026, rezulton se Operatori i Biznesit Ushqimor është në proces për kthimin e produktit në magazinë. Të gjithë subjektet ku është shpërndarë produkti janë njoftuar për të hequr produktin.” – AKU
    Çokollata Talarki nuk është shitur vetëm në Durrës, por në të gjithë rrjetin e supermarketeve Diambe që gjenden në Shqipëri. Ndaj këtij biznesi është marrë edhe masa administrative me gjobë që kap vlerën e 300 mijë lekëve të reja.

  • “Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

    “Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

    Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se ishte viktimë e një tentative helmimi me çokollata dhe reçel, të marra gjatë një aktiviteti publik. 
    Ëmbëlsirat përmbanin tre kimikate në përqendrime të larta dhe kjo nuk mund të jetë e pavullnetshme”, tha Noboa në një intervistë për CNN. 
    Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre. Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij paraqiti një ankesë te prokurorët. 
    “Ne paraqitëm një ankesë, paraqitëm prova për përqendrimin e tre kimikateve”. 
    Është hera e dytë që administrata e Noboas ka pretenduar një atentat ndaj jetës së tij, mes protestave antiqeveritare të indigjenëve dhe krimit në rritje. 
    Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që hidhnin gurë, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit. 
    Organizata më e madhe e popujve indigjenë në vend, e quajtur Conaie, ka bllokuar rrugët — përfshirë në provincën Pichincha të kryeqytetit, që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së kostove të karburantit. 

  • Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës

    Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës

    Nëse mendoni se çokollata është vetëm një ëmbëlsirë e shijshme, mendoni përsëri! Shkenca ka zbuluar se çokollata nuk është vetëm për të kënaqur shijen tuaj – ajo mund të ndikojë në humorin tuaj.

    Çfarë thonë studimet?

    Studimet tregojnë se çokollata, veçanërisht ajo e errët, çliron dopaminë dhe serotoninë, dy hormone që bëjnë trurin të ndihet më i lumtur dhe më i relaksuar. Por ja ku është triku: nuk është çështje të hani një raft të tërë çokollatë çdo ditë – do t’ju shtonte kalori, jo lumturi!

    Një studim i publikuar nga Universiteti i Cambridge zbuloi se një copë çokollatë 10–15 gram në ditë mund të përmirësojë humorin, rrisë energjinë dhe madje të reduktojë stresin.

    Si ta bëni një zakon të këndshëm

    Shijoni një copë të vogël çdo ditë – nuk ka nevojë të ekzagjeroni.

    Shmangni të hani çokollatë kur jeni të stresuar – truri e lidh stresin me sheqerin dhe nuk do të merrni efektin e lumturisë.

    Eksperimentoni me çokollatën e errët – sa më e madhe përqindja e kakao-s, aq më shumë hormone lumturie çlirohen.

    Krijoni ritualin tuaj të çokollatës – një çaj me çokollatë ose një copë pasditeje mund të bëhet momenti juaj i lumturisë.

    Çokollata është më shumë sesa një ëmbëlsirë – është një “ilac” i vogël për ditët kur keni nevojë për një shpërblim emocional. Por si çdo gjë e mirë, doza e duhur bën mrekulli. Pra, mos e teproni, por mos e shpërfillni fuqinë e saj të lumturisë!

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.
    E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
    Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.
    E pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
    Lufton kolesterolin
    Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
    Përmirëson humorin
    Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

    E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
    Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

    E pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
    Lufton kolesterolin
    Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
    Përmirëson humorin
    Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

  • Çokollata nuk është më armiku juaj, shkencëtarët zbulojnë sekretin që rrit kolesterolin e mirë

    Çokollata nuk është më armiku juaj, shkencëtarët zbulojnë sekretin që rrit kolesterolin e mirë

    Çokollata ka qenë gjithmonë një nga ëmbëlsirat më të preferuara, por shpesh është parë si “fajtori” kryesor në dietë për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe yndyrës. Megjithatë, studimet e fundit po tregojnë se çokollata e zezë, e konsumuar në sasi të moderuara, mund të ketë edhe përfitime për shëndetin.
    Një hulumtim i publikuar në revistën Food Science & Nutrition nga Universiteti i Mjekësisë Kermanshah në Iran, zbuloi se teobromina – një përbërës natyror i kakaos – mund të rrisë lehtë nivelet e kolesterolit HDL, të njohur si “kolesteroli i mirë”. Ky kolesterol luan rol mbrojtës për zemrën, duke ndihmuar në largimin e kolesterolit të keq nga enët e gjakut.
    Në studim, pjesëmarrësit morën 450 mg teobrominë në ditë për 12 javë, duke shënuar një rritje të lehtë të HDL, veçanërisht nëntipit mbrojtës HDL2. Gjithashtu u vu re një aktivizim i gjeneve që lidhen me metabolizmin e yndyrës.
    Nutricionistja Fay James shpjegon se çokollata e zezë me mbi 70% kakao është e pasur me polifenole, antioksidantë të fuqishëm që reduktojnë inflamacionin, përmirësojnë funksionimin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe sheqerit. Por, ajo paralajmëron se për të arritur dozën e përdorur në studim, duhen konsumuar 60 deri në 85 gramë çokollatë në ditë – shumë më tepër se një porcion i zakonshëm, duke shtuar rrezikun për kalori dhe sheqer të tepërt
    Ekspertët theksojnë se asnjë ushqim i vetëm nuk përcakton shëndetin, por rëndësi ka një stil jetese i ekuilibruar me ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik, gjumë të mjaftueshëm dhe menaxhim stresi.
    Sipas James, një deri në dy kube çokollatë të zezë në ditë, si pjesë e një diete mesdhetare të pasur me perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme, mund të jenë jo vetëm të padëmshme, por edhe një kënaqësi e dobishme për shëndetin afatgjatë.

  • Nutricionistët rekomandojnë çokollatën – sa e dobishme është në të vërtetë?

    Nutricionistët rekomandojnë çokollatën – sa e dobishme është në të vërtetë?

    Çokollata ka qenë gjithmonë një nga ëmbëlsirat më të preferuara, por shpesh është parë si “fajtori” kryesor në dietë për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe yndyrës. Megjithatë, studimet e fundit po tregojnë se çokollata e zezë, e konsumuar në sasi të moderuara, mund të ketë edhe përfitime për shëndetin.

    Një hulumtim i publikuar në revistën Food Science & Nutrition nga Universiteti i Mjekësisë Kermanshah në Iran, zbuloi se teobromina – një përbërës natyror i kakaos – mund të rrisë lehtë nivelet e kolesterolit HDL, të njohur si “kolesteroli i mirë”. Ky kolesterol luan rol mbrojtës për zemrën, duke ndihmuar në largimin e kolesterolit të keq nga enët e gjakut.

    Në studim, pjesëmarrësit morën 450 mg teobrominë në ditë për 12 javë, duke shënuar një rritje të lehtë të HDL, veçanërisht nëntipit mbrojtës HDL2. Gjithashtu u vu re një aktivizim i gjeneve që lidhen me metabolizmin e yndyrës.

    Nutricionistja Fay James shpjegon se çokollata e zezë me mbi 70% kakao është e pasur me polifenole, antioksidantë të fuqishëm që reduktojnë inflamacionin, përmirësojnë funksionimin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe sheqerit. Por, ajo paralajmëron se për të arritur dozën e përdorur në studim, duhen konsumuar 60 deri në 85 gramë çokollatë në ditë – shumë më tepër se një porcion i zakonshëm, duke shtuar rrezikun për kalori dhe sheqer të tepërt.

    Ekspertët theksojnë se asnjë ushqim i vetëm nuk përcakton shëndetin, por rëndësi ka një stil jetese i ekuilibruar me ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik, gjumë të mjaftueshëm dhe menaxhim stresi.

    Sipas James, një deri në dy kube çokollatë të zezë në ditë, si pjesë e një diete mesdhetare të pasur me perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme, mund të jenë jo vetëm të padëmshme, por edhe një kënaqësi e dobishme për shëndetin afatgjatë.

  • Si quhet pema nga vjen prodhohet çokollata? Pak e dinë emrin e saj

    Si quhet pema nga vjen prodhohet çokollata? Pak e dinë emrin e saj

    Pak njerëz e dinë emrin e pemës nga e cila prodhohet çokollata, megjithëse kjo bimë ka ndikuar thellësisht në kulturat e lashta dhe ekonominë moderne. Bëhet fjalë për pemën e kakaos, një ndër bimët që ka ndryshuar historinë botërore për shkak të vlerës së frutit të saj.

    Sipas faqes ‘Chocolate Bean to Bar’, emri shkencor i saj është Theobroma cacao, që në greqisht do të thotë “ushqimi i perëndive”. Kjo pemë është autoktone në pyjet tropikale të Amerikës, veçanërisht në rajonin e Amazonës dhe në Amerikën Qendrore. Civilizime të hershme si ajo e Maja-ve dhe Aztekëve e përdornin në rituale fetare, por edhe si monedhë për shkëmbim.

    Pema e kakaos rritet në rajone të ngrohta dhe me lagështi të lartë, si Amerika e Jugut, Afrika Perëndimore dhe disa pjesë të Azisë. Fruti i saj, i njohur si kokrra e kakaos, përmban nga 20 deri në 60 fara të mbështjella me një pulpë të ëmbël. Pas fermentimit, tharjes, pjekjes dhe bluarjes, këto fara përpunohen për të prodhuar çokollatë.

    Kakaoja nuk është vetëm një produkt gastronomik, por edhe një pasuri ekonomike për shumë vende tropikale. Industria e saj llogaritet në miliarda dollarë dhe është baza për një nga produktet më të dashura në botë.

    Karakteristikat kryesore të pemës së kakaos përfshijnë:

    -Është një pemë e vogël deri në mesatare, me lartësi nga 4 deri në 8 metra;

    -Ka gjethe të gjata, të shndritshme dhe të zgjatura;

    -Prodhon lule të vogla të bardha ose rozë që çelin direkt mbi trung dhe degë, një fenomen i njohur si kauliflori;

    -Fruti, i njohur edhe si kokrra e kakaos, ka gjatësi nga 15 deri në 30 centimetra dhe varion në ngjyrë nga jeshil, e verdhë, e kuqe deri në vjollcë, sipas varieteteve;

    -Ka nevojë për klimë të ngrohtë, me lagështi të lartë dhe me hijëzim të pjesshëm për t’u rritur mirë;

    -Fillon të japë fruta në moshën 3–4 vjeçare.

    Çokollata që shijojmë çdo ditë vjen nga një pemë që kërkon vite kujdes dhe durim për t’u rritur. Theobroma cacao është shumë më tepër se një burim shijeje – ajo përfaqëson një histori të pasur kulturore, një lidhje të lashtë midis njerëzve dhe natyrës, dhe një urë mes Amerikës së Lashtë dhe botës moderne.

  • Si mund të ndihmojnë çaji, çokollata dhe mollët në uljen e tensionit të gjakut

    Si mund të ndihmojnë çaji, çokollata dhe mollët në uljen e tensionit të gjakut

    “Ushqehuni shëndetshëm” është këshillë e zakonshme, por shpesh e paqartë. Një grup studimesh të fundit sugjeron se disa përbërës natyralë të bimëve, të quajtur flavan-3-ole, mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut.

    Flavan-3-olet, të njohura edhe si flavanole apo katekina, gjenden natyrshëm në ushqime të përditshme si kakao, çaji jeshil dhe i zi, rrush, mollë dhe disa manaferra. Ato janë përgjegjëse për shijen e hidhur në çokollatën e zezë apo çajin e fortë.

    Një analizë e gjerë e 145 studimeve me mbi 5200 pjesëmarrës tregoi se konsumimi i rregullt i flavan-3-oleve, rreth 500–600 mg në ditë, që korrespondon me 2–3 gota çaji ose 1–2 porcione çokollatë të zezë, ul mesatarisht presionin e gjakut me 2.8 mmHg (sistolik) dhe 2.0 mmHg (diastolik). Te personat me tension të lartë, ulja ishte edhe më e madhe: deri në 6–7 mmHg sistolik dhe 4 mmHg diastolik, ngjashëm me efektin e disa ilaçeve.

    Për më tepër, këto përbërës përmirësuan funksionin e brendshëm të enëve të gjakut (endotelit), me një rritje mesatare prej 1.7% në zgjerimin e rrjedhjes së gjakut (FMD). Kjo u vu re edhe te persona me tension normal, gjë që tregon se flavan-3-olet mund të mbrojnë enët e gjakut në mënyra të ndryshme.

    Efektet anësore ishin të rralla dhe të lehta, kryesisht shqetësime të tretjes, çka tregon se ushqimet e pasura me flavan-3-ole janë të sigurta për konsum.

    Ndërsa disa studime testuan suplemente, efektet më të mira u panë kur flavan-3-olet merreshin përmes ushqimeve të plota si çaji apo çokollata. Kjo ndoshta sepse përbërësit natyralë veprojnë së bashku dhe përthithen më mirë.

    Ndryshime të vogla si zëvendësimi i një ëmbëlsire me një mollë dhe çokollatë të zezë, apo një gotë çaj më shumë në ditë, mund të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular me kalimin e kohës.

    Flavan-3-olet nuk janë një kurë magjike, por në kombinim me zakone të shëndetshme, ato përfaqësojnë një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe të shijshme për të mbështetur zemrën. / Medicalxpress – Syri.net

  • Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

    Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

    Çokollata është një pjesë e preferuar e dietës së shumë njerëzve, e njohur për shijen e saj të shkëlqyeshme dhe aftësinë për të nxitur ndjenjat e kënaqësisë. Megjithatë, një konsumim i tepërt i këtij produku të ëmbël mund të sjellë pasoja negative për shëndetin tonë. Ky shkrim në vijim do të shqyrtojë disa nga dëmet potenciale që mund të shkaktohen nga konsumimi i tepërt i çokollatës.

    Shtimi i peshës dhe problemet me mbajtjen e trupit në formë
    Një nga pasojat e njohura të konsumimit të tepërt të çokollatës është shtimi i peshës. Çokollata përmban sasi të konsiderueshme të yndyrave dhe sheqerit, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e masës trupore. Konsumimi i shumtë i këtyre substancave mund të çojë në një degradim të shëndetit dhe mund të shkaktojë probleme të përhershme me mbajtjen e trupin në formë të mirë.

    Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare
    Edhe pse ka disa hulumtime që tregojnë se një sasi e moderuar e çokollatës, veçanërisht ajo e errët, mund të ketë benefite për zemrën dhe enët e gjakut, konsumimi i tepërt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Yndyrat e tepërta dhe sheqeri në çokollatë mund të ndikojnë negativisht në tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

    Rreziku i kariesit dentar
    Sheqeri i pranishëm në çokollatë mund të shkaktojë probleme të kariesit dentar. Bakteret e gojës shndërrojnë sheqerin në acid, i cili mund të dëmtojë lëkurën e dhëmbëve dhe të shkaktojë demtim në strukturen e dhembeve. Përdorimi i tepërt i çokollatës, sidomos i asaj me sasi të lartë sheqeri, mund të shtojë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve në tërsi.

    Ndikon në nivelin e sheqerit në gjak
    Çokollata përmban sheqer të lartë, i cili mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak. Konsumimi i tepërt i sheqerit ka lidhje me rezistencën ndaj insulinës dhe mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një regjim i pasur me çokollatë mund të rrisë rrezikun e këtyre komplikacioneve shëndetësore.